Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka lavdëruar jo vetëm rezultatin, por edhe lojën e kuqezinjve në fitoren e thellë prej 6-1 në miqësoren e mbrëmshme të zhvilluar në Qemal Stafa ndaj Qipros.
“Jo vetëm rezultati, por edhe loja ka pasur më shumë rëndësi. Ekipi tregoi dëshirë të madhe për fitore dhe kjo është pozitive. Paraqitja e lojtarëve, edhe ata që ishin në stol, duhen vlerësuar. Kemi ende shumë punë përpara”, ka thënë Kuzhe për mediat shqiptare Trajneri ka vlerësuar lojën e Hykës dhe të Vilës, dy lojtarë që mësohet se do të jenë në përbërje të ekipit në ndeshjet e mëtejshme eliminatore.
Përforcimi i ri i Interit, Samuel Eto'o, thotë se ai dëshiron të japë maksimumin për të ndihmuar nerazurët të arrijnë te triumfe të reja, por ka pohuar edhe mundësinë që në një të ardhme të rikthehet te ish-klubi i tij, Barceona.
Eto’o shënoi me gol debutimin e tij zyrtar për klubin në kuadër të Superkupës së Italisë, të cilën Interi e humbi ndaj Lazios me rezultat 2-1. “Jam i lumtur se si shkojnë gjërat në Inter. Tashmë mbresat që luajta në Superkupë janë pozitive. Ne dominuam ndeshjen, duke krijuar shumë mundësi. Më pëlqen trajneri shumë, synoj të jap maksimumin sapo të mundem, me qëllim që ta falënderoj atë”, ka thënë kamerunasi. “Gjithmonë kam qenë mirë në Barcelona dhe një ditë mund të rikthehem dhe të luaj për atë klub të madh. Por tash jam në Inter, ku tashmë ndjehem i lehtësuar pas një periudhe aq të shkurtër”, ka shtuar Eto’o.
Sipas mediave franceze, kampioni i Serie A, Interi, është i gatshëm të ndajë 25 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Bordeaux, Yoann Gourcuff.
Ish-lojtari i Milanit sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Bordeaux ku arriti të fitojë titullin e kampionit të Francës si dhe titullin e lojtarit më të mirë. Bordeaux vendosi të shfrytëzojë rastin dhe të bëjë të përhershëm transferimin e tij, duke harxhuar 15 milionë euro. Por mediat në Itali tashmë disa ditë kanë shkruar se Gourfuff është pjesë e listës së dëshirave të Jose Mourinhos. Së fundi, Le Parisien shkruan se presidenti i Interit ka shprehur dëshirën për ta rikthyer mesfushorin në Serie A dhe ka paralajmëruar se është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro. Megjithatë besohet se kampioni i Francës nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e Yoann Gourcouff, pavarësisht se do të mund të fitonte 10 milionë euro.
Lorik Cana Shtylla e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është edhe më optimist për kombëtaren pas fitore së thellë prej 6-1 në miqësoren e mbrëmshme përballë Qipros.
Cana luajti 73 minuta dhe u largua pasi kuqezinjtë avanconin 5-1, duke marrë duartrokitjet e tifozëve dhe vlerësimin pozitiv nga stafi teknik. “Duhet të besojmë te kjo kombëtare, sepse lojtarët që janë dhe këta që po vijnë, po tregojnë dëshirë të madhe. Trajneri Kuzhe ka një plan afatgjatë për të qenë të suksesshëm”, ka thënë Cana. “Përkushtimi është maksimal nga të gjithë, ndaj nuk ka arsye pse të mos shpresojmë në edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet zyrtare me Danimarkën dhe Suedinë”, ka shtuar përforcimi i ri i Sunderlandit. Cana së fundi tha për mediat shqiptare se në Ligën Premier ai shihet si “Beckhami shqiptar”.
Trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, është i kënaqur pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Zvicrës.
“Bëmë disa ndryshime pasi ato ishin të planifikuara, jo për shkak të Kupës së Konfederatave. Luajtëm disa modele interesante dhe pasuam topin shumë mirë në fushë, kishin shanset tona, pastaj në mënyrë paradoksale rrezikuam të humbim në fund. Këto lojtarë janë këtu dhe do të luajnë në të ardhmen, sigurisht”, ka thënë Lippi. Lippi së fundi shkaktoi kundërthënie kur tha se Italia ka ‘një në një milionë shanse’ për të fituar radhazi Kupën Botërore në Afrikën e Jugut.
Klubi italian Milan është i bindur se do të arrijë të fitojë garën për të marrë shërbimet e mesfushorit të Los Angeles Galaxy, David Beckham.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani është duke kryesuar garën ndaj Chelseat dhe Tottenhamit për të huazuar Beckham në afatin kalimtar të janarit. Në fakt drejtuesit e Milanit supozojnë se tashmë kanë siguruar një marrëveshje me menaxhmentin e Bekcham. Ndërkohë, Milani është duke synuar edhe mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Royston Drenthe.
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, është i ngazëllyer me dy golat e shënuara në ndeshjen e mbrëmshme, të cilat ndihmuan kombëtaren angleze të nxjerrë barazim përballë asaj holandeze.
“Mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë për Anglisë. Paraqitja jonë ishte e mirë dhe mendoj se kjo ishte ajo që kërkonte menaxheri”, ka thënë Defoe.“Në pjesën e parë mendova se ishin ca pa fat me golat që pranuam, por në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, treguam një shpirt të mirë dhe merituam rezultatin”, ka shtuar sulmuesi anglez.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Manchester City do të jetë njëri nga konkurrentët e fortë për ta fituar titullin e kampionit të Ligës Premier në sezonin e ri.
Gjatë këtij afati kalimtar ‘pasanikët’ kanë transferuar lojtarë të tillë si Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor, Roque Santa Cruz, Gareth Barry dhe Kolo Toure, ndërsa pritet që t’i konkurrojnë katërshes së madhe në garën për titull.“(City) ka bërë që të gjithë të ulen dhe të mendojnë. Padyshim se do të luftojë për top-katërshin. Nëse shikojmë standardin dhe kualitetin e lojtarëve që ka transferuar, ata mund të jenë i aftë të garojnë edhe për titull”, ka thënë Gerrard për “The Sun”.
Që nga transferimi i tij tek Inter, Amantino Mancini ka zhgënjyer plotësisht duke mos mundur ta shfaqë formën që tregonte te Roma.
Kjo është arsyeja që spekulime të ndryshme e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Giuseppe Meazza, ndërsa skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Sampdoria, West Ham United dhe Lyon.Mirëpo, braziliani ka refuzuar çdo mundësi për t’i braktisur Nerazzurët gjatë këtij afati kalimtar.“Unë jam mirë tek Inter. Kuptohet që dëshiroj të luaj më shumë, mirëpo në fund të fundit unë jam mirë, jam i lumtur dhe më pëlqejnë të gjithë në klub”.“Mourinho më ka dhënë shpresë se do të mundohet të më gjejë më shumë kohë për lojë këtë sezon, mirëpo edhe shumë lojtarëve të tjerë ua ka premtuar të njëjtën gjë”.“Duhet të stërvitem mirë dhe të jap më të mirën nga vetja kur të më jepet shansi në fushë. Do të mundohem ta bëjë këtë dhe nëse më vjen mundësia, atëherë do të mundohem të nxjerr më të mirën nga ajo”, është shprehur 29-vjeçari për “Sky Sport24”.
Skuadra e Milanit ka hequr dorë nga portieri Zeljko Kalac, duke e zëvendësuar atë me Flavio Roman, i cili u transferua nga Monaco. “Klubi Futbollistik Milan njofton se me konsensus, është vendosur ta përfundohet bashkëpunimi me lojtarin Zeljko Kalac. Ne e falënderojmë atë për çka ka bërë për Rossonerët në të kaluarën dhe ia dëshirojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”.“Klubi Futbollistik Milan po ashtu njofton se ka siguruar shërbimet e plota të Flavio Romas nga Monaco, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Milanit.
Mesfushori ofanziv i Fiorentinas, Mario Santana, duket se është lodhur më nga kërkesa e tij që Viola t’ia vazhdojë kontratën, kështu që ai mund të largohet në drejtim të Romës.
Giallorossët kërkojnë shërbimet e argjentinasit qe një kohë të gjatë, mirëpo deri më tani ai ka refuzuar të largohet nga Fiorentina me të cilën ka kontratë deri në vitin 2010.Santana ka kërkuar zgjatjen e kontratës edhe për një vit, ndërsa skuadra aktuale e tij nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.“Dëshiroj të qëndroj në Firence, por më e rëndësishmja është të luaj për një skuadër e cila më dëshiron”.“Agjenti im dhe unë e kemi diskutuar mundësinë për t’iu bashkëngjitur Romës, dhe tani ekziston mundësia që të ndodhë, sepse mendoj që Viola nuk mendon ashtu si mendoj unë”, ka thënë Santana për Ansa.it.
Dy gola të sulmuesit të Tottenham, Jermain Defoe, i kanë ndihmuar kombëtares së Anglisë të rikthehet nga disavantazhi 2-0 për të barazuar 2-2 në ndeshjen miqësore përballë Holandës.
Defoe ka shënuar pas vetëm tre minutash pasi është përfshirë në lojë në pjesën e dytë dhe ka barazuar gjysmë orë më pas. Për Holandën në pjesën e parë shënuan Dirk Kuyt (10’) dhe Rafael van der Vaart (38), pas gabimeve të Rio Ferdinant dhe Garreth Berryt.Për kombëtaren angleze David Beckham bëri paraqitjen e tij të 113-të, ndërsa u zëvendësua në pjesë të dytë. 34-vjeçari ka nevojë edhe për 12 paraqitje tjera për të barazuar rekordin e Peter Shilton prej 125 paraqitje me kombëtaren.Holanda tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën Botërore 2010, ndërsa Anglia mund ta bëjë këtë duke mposhtur Kroacinë në Wembley më 9 shtator.

Një gol i shënuar nga sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren Brazilit në miqësoren përballë Estonisë në La Coq Arena në Tallinn.
Kampioni i pesëfishtë botëror nuk mund të gjejë shpesh rrjetën e vendasve dhe arriti te fitorja me një gol të vetëm të shënuar nga Fabiano në pjesën e parë të ndeshjes, madje duke e parë veten në disa raste edhe të kërcënuar nga Estonia, që u mbajt mirë përballë një kundërshtari të fuqishëm.Në fillim të pjesës së dytë, Felipe Melo pati një shans të shkëlqyeshëm për të dyfishuar rezultatin për fituesin e Kupës së Konfederatave, por dështoi të shënojë.Në anën tjetër, kampioni në fuqi i botës, Italia, po ashtu nuk ka qenë bindëse në ndeshjen përballë Zvicrës duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola.