Ndeshja e dytë e vlefshme për Trofeo Tim, e zhvilluar ndërmjet rivalëve të qytetit Milano, Milan dhe Inter, ka përfunduar me fitoren e lojtarëve me fanellat zikaltër.Nerazzurët kanë mposhtur Rossonerët me rezultat minimal prej 1-0, në ndeshjen e dytë të Trofeo Tim. Golashënues i vetëm në këtë përballje 45-minutëshe, ishte sulmuesi i Interit, Mario Balotelli (24’). Tani kreu i takon Interit me katër pikë, dhe për të shikuar se kush do të shpallet fitues i këtij trofeu duhet të presim të zhvillohen edhe 45 minutat ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Bianconerët nuk guxojnë ta humbin këtë ndeshje.
Në ndeshjen e parë të Trofeo Tim, Interi dhe Juventusi barazuan me rezultat prej 1-1, ndërsa Zonja e Vjetër shënoi fitore pas ekzekutimit të penaltive.Është zhvilluar ndeshja e parë e Trofeo Tim, ndërmjet Interit dhe Juventusit në Pescara, e cila përfundoi me fitoren e bardhezinjve, të cilët ishin më të saktë nga pika e bardhë. Thiago Motta shënoi për Nerazzurët (26’), ndërsa Amauri barazoi rezultatin për të siguruar penalltitë, pas ekzekutimit të të cilave Bianconerët ishin më të saktë. Pas kësaj ndeshje, Juventusi kryeson me dy pikë ndërsa Interi gjendet në vendin e dytë me një pikë. Ndeshja e radhës zhvillohet ndërmjet Interit dhe Milanit, ndërsa pastaj do të luajnë Juventusi me Milanin.
Everton është i gatshëm të marrë shërbimet e mbrojtësit të Newcastle United, Steven Taylor.Sipas Telegraph, menaxheri i Evertonit, David Moyes, është i etur të ofrojë tetë milionë funte për mbrojtësin e qendrës të Newcastle United, Taylor. Moyes është kthyer kah Taylor pasi përpjekjet e tij të nënshkruajë me mbrojtësin e Arsenal, Philippe Senderos, dështuan.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk ka shans që ta shesë kapitenin e Topçinjve, Cesc Fabregas te Barcelona.“Vërtet mendoni se i shesim lojtarët tanë një ditë para fillimit të Kampionatit, lojtarët të cilët janë thelbësor për skuadrën? Nuk ka shans”. “Nuk mund t’i ndalosh njerëzit që të kenë imagjinatë të bujshme gjatë netëve të tyre pa gjumë, por kjo nuk do të thotë se do t’ua plotësojmë dëshirën”, ka thënë Wenger për “Association Press”.
Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, beson se do të kthehet sërish te Milani, ku bëri disa paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar.“Është e thjeshtë, dua të kthehem te Milani dhe Milani do të jetë i lumtur nëse unë kthehem”. “Nuk ka proces të vërtetë bisedimesh, pasi që ende ka kohë. Tash po mendoj për Galaxy-n, pastaj (pas mbarimit të MLS-së) do të mendoj për gjëra tjera’, është shprehur mesfushori anglez për “Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka njoftuar se ai është i entuziazmuar për fillimin e sezonit të ri te klubi i ri, dhe ndjen atmosferën optimiste të të gjithëve në Stamford Bridge.“Këtu është pak më ndryshe, sepse është sezoni im i parë jashtë Italisë. Dëshiroj të arrij sukses me klubin tim dhe jam i lumtur, jo i frikësuar, pa tension, pa presion. Jam lumtur që do të fillojë sezoni”. “Kam një ndjenjë të mirë me atmosferën në këtë klub, dhe ishte e njëjta (atmosferë) edhe në ndeshjen kundër Manchester United”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të Bluve.
Transferi i ri i Liverpoolit, Alberto Aquilani, ka deklaruar të premten se ai gjithmonë e ka admiruar Simbolin e të Kuqve, Steven Gerrard.“Edhe pa ardhur te Liverpooli kam thënë se Steven Gerrard është mesfushori më i mirë në botë”.“Do të jem shumë i nderuar që do të luaj krahas tij dhe shpresoj se do të mësoj nga loja e tij. Dëshiroj të luaj në një skuadër me lojtarë të rangut të tij”, ka thënë Aquilani për skysports.com.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se skuadra e tij është mjaft e pjekur për ta fituar titullin e Ligës Premier.“Të flasësh për fitimin e Ligës është një deklaratë shumë e guximshme, por unë e kam ndërtuar këtë ekip dhe dëshiroj ta zhvilloj atë. Në moshë (mesatare) 22 apo 23-vjeçare, një klub është mjaft i pjekur për sukses”, ka thënë Wenger për “The Sun”.Menaxhmenti i Real Madrdit në krye me Florentino Perezin i ofroi para të majme francezit për ta marrë timonin e Mbretërve, ndërsa Wenger refuzoi për të qëndruar në Emirates.“Mendoja se nëse largohem, në njëfarë mënyre do t’i tradhtoja bindjet e mia. (Mos-shkuarja ime) s’kishte asgjë të bënte me Real Madridin, por me Arsenalin”, ka shtuar Wenger.
Spekulimet rreth transferimi të Wesley Sneijder po vazhdojnë, ndërsa njoftohet se Interi dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për holandezin, ndërsa vetë lojtari nuk është pajtuar me kushtet e transferimit.Sipas 24oredisport.com, klubet janë pajtuar për shumën prej 19 milionë euro, 8.5 prej të cilëve do të paguhen tash, ndërsa 10.5 milionë në qershorin e ardhshëm.Ndërkohë Sneijderit i është ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej 3.7 milionë euro për sezon.Megjithatë, holandezi dëshiron të qëndrojë në Bernabeu dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë të Mbretërve, ndërsa të mërkurën shprehu mosinteresimin tij për t’iu bashkëngjitur kampionit të Italisë.
Sipas faqes zyrtare të Liveropoolit, Fernando Torres ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Anfield.Sulmuesi spanjoll u transferua te Redsat në vitin 2007 me ç’rast kishte nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa tani ai ka rinovuar kontratën e tij, dhe njëkohësisht i është dhënë mundësia për ta vazhduar atë edhe për një sezon, që do të thotë se 25-vjeçari do të qëndrojë në Anfield deri në vitin 2014.“Fernando është njëri nga sulmuesit më të mirë, ndërsa me moshën që ka ai mund të bëhet edhe më i mirë. Secila skuadër e madhe e dëshiron atë, mirëpo ai ka dëshmuar se sa dëshiron të arrijë sukses me Liverpoolin duke u lidhur për këtë klub”, ka thënë trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez.
Barcelona raportohet se është duke menduar për një transferim të mbrojtësit të Gremio, Felipe Mattioni.Mattioni kaloi gjashtë muaj të vështira në Milan në sezonin e kaluar, dhe që atëherë është kthyer te klubi i tij i parë, Gremio.Por agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ia ka propozuar lojtarin Barcelonës, që është në kërkim të një mbrojtësi të ri. Raiola tashmë ka sjellë te kampioni i Evropës dyshen e Interit, Maxwell dhe Zlatan Ibrahimovic këtë verë.Klubi spanjoll po ashtu raportohet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Emmanuel Eboue.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ndjen se djajtë e kuq janë në një pozitë të fuqishme për të krijuar histori, duke fituar titullin e katërt radhazi në ligë.“Ne do të pëlqenim ta bëjmë atë. Do të ishte një arritje e madhe, pasi të gjithë e dimë se sa ligë e vështirë është kjo”, ka thënë Ferguson.“Nën rrethanat që ishin, ishte një arritje e madhe ta fitonim atë vitin e kaluar. Por nuk duhet të shkojnë në Kupën Botërore të Klubeve kësaj here dhe nuk duhet të luajmë ndeshje të ngjeshura”, ka shtuar skocezi.
Nënshkrimi i ri i Liverpoolit, Alberto Aquilani, thotë se bashkë-lojtari i tij te Roma, John Arne Riise, i kishte thënë fjalë bindëse për t’u zhvendosur në Anfield.“Jam mik me Riise dhe ai më ka folur shumë për Liverpoolin. Kam folur me atë edhe për fansat e shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj. Kurrë nuk kam luajtur në Anfield, por kam dëgjuar shumë për atmosferën e veçantë”, ka thënë Aquilani.“Rafa Benitez ishte faktor shumë i rëndësishëm që unë të vij këtu. Riise ka folur shumë mirë për të dhe tha se ai mund të më ndihmojë të zhvillohem si lojtar . Jam shumë krenar që ai më zgjodhi mua”, ka shtuar mes tjerash mesfushori italian.
Trajneri i ekipit turk Galatasaray, Frank Rijkaard, ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Guti.Siç shkruan El Mundo, ish-menaxheri i Barcelonës, Rijkaard, ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit turk të bëjnë ofertë për mesfushorin me përvojë të Spanjës.Guti më herët ka deklaruar se ai mund të mendojë një largim nga Real Madridi në të ardhmen, nëse nuk fiton vend të rregullt në ekipin e parë në javët e para të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri Manuel Pellegrini.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e Arsenalit, Emmanuel Eboue.Siç shkruan El Mundo Deportivo, Barcelona e sheh lojtarin e kombëtares së Bregut të Fildishtë si një mbulesë ideale për mbrojtësin e djathtë, Daniel Alves, dhe do të kontaktojë me Arsenalin në ditët e ardhshme për të pyetur për çmimin.Për Eboue më herët ishte interesuar edhe Fiorentina, por transferimi dështoi.
Menaxheri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, shpreson të arrijë marrëveshje me mbrojtësin e lëshuar nga Real Madridi, Michel Salgado, gjatë javës që vjen.“Ne nuk kemi fonde për të harxhuar më shumë para, siç na është thënë nga drejtori. Paratë të gjitha janë harxhuar andaj duhet të mbështetemi në ekipin që kemi”, ka thënë Allardyce.“Do të doja ta shtoj Michel Salgadon këtu. Mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm me kualitete të klasit botëror. Do të ishte i vetmi që do të dëshiroja dhe jo më të tjerë. Ai nuk erdhi për prova, ai erdhi vetë për test dhe është gjithçka ok”.“Tash mbetet vetëm aspekti financiar, që shpresoj të shkojë në rregull në fillim të javës së ardhshme”, ka shtuar anglezi.
Hertha Berlin është duke ringjallur interesimin për sulmuesin e Liverpoolit, Andriy Voronin.Lojtari i kombëtares së Ukrainës kaloi sezonin e kaluar si i huazuar nga Liverpooli në Hertha, ku pati një sukses të madh.Sipas Daily Mail, Hertha sërish është e interesuar të nënshkruajë me Voronin edhe kësaj here si huazim, edhe pse Benitez ka shprehur dëshirën ta ketë atë në skuadër për sezonin e ri.
Ekipi i ri i Lorik Canës, Sunderlandi, kërkon të bëjë edhe një përforcim të radhës, mbrojtësin e Arsenalit, Philippe Senderos.Sipas Daily Mail, ekipi i drejtuar nga menaxheri Steve Bruce është duke menduar të transferojë mbrojtësin e qendrës të topçinjve, Senderos, 24-vjeçar, i cili më nuk bën pjesë në planet e Evertonit.Menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, është duke kërkuar oferta për zviceranin, pasi nuk e sheh atë si pjesë të skuadrës së tij.
Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e superyllit francez Franck Ribery. Njoftohet se Los Blancos planifikojnë t’i ofrojnë Bayern Munichut 30 milionë euro dhe shërbimet e dyshes Wesley Sneijder dhe Arjen Robben, për ta transferuar Riberyn në Santiago Bernabeu.Edhe pse drejtuesit e Bayernit vazhdojnë të pohojnë që lojtari i tyre nuk është në shitje, duke kërkuar një shumë të madhe parash, megjithatë Los Blancos nuk heqin dorë nga objektivi i tyre. Trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, ka thënë se dy holandezët janë pjesë e planeve të tij, mirëpo Florentino Perez dëshiron një skuadër superyjesh, dhe Ribery është një i tillë.
Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", Juventusi interesohet për dy lojtarët e Atletico Madridit, Sergio Aguero dhe Maxi Rodriguez.Njoftohet se bardhezinjtë janë duke u interesuar për shumën e dy argjentinasve dhe pastaj do të shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tyre. Aguero është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, për të cilin janë shumë të interesuar Manchester United, Inter dhe Chelsea, ndërsa sa i përket Maxi Rodriguez, Juve mund ta ketë më lehtë ta transferojë.
Agjenti i Nicolas Burdissos ka mohuar spekulimet se Roma dhe Interi janë duke biseduar për transferimin e klientit të tij.“Roma nuk ka kontaktuar me ne”, ka thënë agjenti Fernando Hidalgo për “Gazzetta dello Sport”. I pyetur nga gazetarët nëse Burdisso do të huazohet në ndonjë skuadër tjetër, Hidalgo është përgjigjur: “Qëllimi ynë është që ai të transferohet plotësisht, mirëpo ne nuk do të ndërhyjmë në bisedimet ndërmjet skuadrave”.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron ta shfrytëzojë humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve si motivim për skuadrën e tij ne sezonin e ardhshëm.“Kur e humb ndeshjen e fundit të sezonit, atëherë ke dy-tre muaj për ta shijuar zhgënjimin, dhe kjo nuk na ka pëlqyer”. “Mirëpo ne do ta marrim veten dhe do ta kthejmë goditjen. Kemi shijuar dy finale të Ligës së Kampionëve radhazi, dhe kemi përjetuar ndjenja të të dyja spektrave, mirëpo dështimi është gjithmonë faktor i rëndësishëm për t’u zhvilluar dhe për t’u përmirësuar”, ka thënë Ferguson për “The Independent”.
















