Roma ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Tottenham, Roman Pavlyuchenko, shkruajnë mediat italiane. Me sulmuesin e Real Madrid, Alvaro Negredo, që vendosi të zgjedhë në mes të Hull City dhe Real Zaragoza, Roma është rikthyer në tabelën e negociatave me Pavlyuchenko, shkruan Corriere dello Sport.
Tottenhami iu ka bërë me dije drejtuesve të Romës se mund të shkruajnë me rusin për një shumë prej 12 milionë funtesh.
Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, është njëri nga lojtarët për të cilin është spekuluar shumë gjatë këtij afati kalimtar.Edhe pse më herët agjenti i tij Herminio Menendez kishte thënë se “Bisha” do të qëndrojë në Olimpico, ai tani e ka ndërruar mendimin duke mos mohuar mundësinë e kalimit të brazilianit tek Inter.
“Roma nuk më ka thënë asgjë. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë. Unë kuptoj për gjëra të tilla vetëm kur bisedoj me gazetarët, ata vazhdimisht më pyesin për Julio Baptistan dhe largimin e tij nga Roma. Të gjithë më flasin për një transferim. Transferim? Po në cilin klub?”.
“Kuptohet, qëndrimi (te Roma) është prioritet për të. Nëse Interi kontakton me mua, atëherë do të shohim. Nëse Interi do të fliste me mua për këtë situatë, atëherë do të mendonim se çfarë të bëjmë”, ka thënë Menendez për Romagiallorossa.com.
Mesfushorit të Real Madridit, Jose Maria Guti, i është thënë se është pjesë e planeve të menaxhmentit të ri të Los Blancos, mirëpo sipas një raporti, nga sezoni i ri ai do të luajë në Angli, pikërisht tek Arsenali.“Marca” shkruan se trajneri i Mbretërve, Manuel Pellegrini, i ka thënë Gutit të qëndrojë në Bernabeu, pasi që ai bën pjesë në planet e tij, ndërkohë që drejtori gjeneral Jorge Valdano ka thënë se nuk do ta lëshojnë Gutin së paku edhe një sezon.
Megjithatë, ëndrra e spanjollit është që të luajë në Ligën Premier para se ta mbyllë karrierën, kështu që sezonin e ardhshëm pritet që ai të largohet në drejtim të Anglisë, ndërsa destinacioni më i mundshëm është Arsenali.
Andrea Pirlo ka pranuar që ish-trajneri i tij, aktualisht trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e ka ftuar t’i bashkëngjitet në Stamford Bridge, mirëpo ai është i lumtur që në fund vendosi të qëndronte te Milani.“Kjo ishte një verë e çuditshme, me të gjitha spekulimet të cilat thuajse zyrtarisht më dërguan te Chelsea”.
“Mirëpo, në fund me klubin vendosëm me një marrëveshje të përbashkët se është më mirë të qëndroj”.
“Gjithçka filloi sezonin e kaluar si një shaka. Ai (Ancelotti) më tha t’i bashkëngjitëm te Chelsea, dhe njësoj ishte gjatë gjithë verës”.
“Nëse skuadra do të dëshironte të më shesë do të ishte një situatë krejt ndryshe, mirëpo unë kuptova se edhe dëshira e klubit është si e imja- të qëndroj këtu”, është shprehur mesfushori italian.
Skuadra e Blackburn Rovers ka njoftuar se ka arritur të sigurojë shërbimet e ish-lojtarit të Real Madridit, Michel Salgado.Këtë verë Salgado përfundoi qëndrimin dhjetëvjeçar te Los Blancos, ndërkohë që Blackburn vendosi ta transferonte spanjollin me përvojë.
“Ekipi i Blackburnit sot ka kompletuar transferimin e Michel Salgados. Ish-mbrojtësi i krahut i Real Madridit, është transferuar në Ewood Park si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
Frank Lampard ka deklaruar se golat të cilët i ka shënuar dhe do t’i shënojë me fanellën Chelseat, nuk do të kenë asnjë vlerë nëse Blutë nuk e fitojnë titullin e kampionit në Ligën Premier.Me golin e shënuar kundër Sunderlandit, Lampard ndan vendin e pestë me Jimmy Greaves, në grupin e golashënuesve më të mirë në historinë e Chelseat (me 132 gola të shënuar në 430 paraqitje).
“Rekordet personale janë të mira, mirëpo jo aq të rëndësishme sa titujt. Kur shikon prapa, gjithmonë mbahet mend ajo që ke fituar së bashku në karrierë, si ekip”.
“Më krenar më bën marrja e titullit të Ligës Premier dhe Kupës FA me Chelsean. Jam i lumtur që jam në të njëjtin vend me Jimmyn, mirëpo më shumë do të dëshiroja të fitoj me Chelsean”, ka thënë Lampard.
Manchester City raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për mbrojtësin e West Ham United, Matthew Upson.City është kthyer kah Upson pas dështimit për të transferuar mbrojtësit e Evertonit, Joleon Lescott. Sipas Telegraph, thuhet se City mund të ofrojë 15 milionë funte për marrë shërbimet e Upson, edhe pse vështirë se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, mund të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai mund të bëjë edhe një nënshkrim të ri para se afati kalimtar veror të mbyllet në fund të këtij muaji.“Përpiqem të shoh se si është tregu dhe çfarë lojtarësh janë të kapshëm, në rast se do të kishim nevojë. Kurrë nuk mund të dini kur keni lëndime ose nëse duhet të sillni ndonjë”, ka thënë Benitez. “Po ashtu kjo varet edhe nga pozita e lojtarit. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me departamentin e vëzhgimit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, sërish ka gjetur fjalë të mira për përforcimin e ri të ekipit, Thomas Vermaelen, pas fitores së mbrëmshme të topçinjve ndaj Celticut.“Po, jam i befasuar. Ai pati një përgatitje shumë të gjatë dhe e pamë se kishte fuqi fizike dhe mentalitet të përballej me këtë. Kur nevojitet ai del në pah”, ka thënë Wenger. “Besoj se ai ka një përzierje të mirë në aspektit fizik, teknik dhe është me interes të kesh një lojtar që luan me këmbën e majtë, pasi kjo ju jep kënde për të pasuar, të cilat janë të rëndësishëm për mesfushorët”, ka shtuar francezi. Wenger nuk ka lënë pa lavdëruar edhe William Gallas and Alex Song.

Me titullin e fituar të kampionit virtual, në vitin 2008, Breznica ka marrë një VIP ftesë nga RBAR (Red Bull Air Race) – për të marrë pjesë në garën e Hungarisë. Red Bull Air Race (www.redbullairrace.com) e themeluar në vitin 2003 nga Red Bull, është një seri garash ajrore në të cilën garuesit duhet të kalojnë nëpër vështirësi të ndryshme në pistën ajrore në kohën më të shpejtë. Pilotët garojnë kundër kohës duke u sprovuar nga kthesa me forca G shumë të mëdha për të kaluar një stazë me kthesa të formuar nga shtyllat konike, të njohura si ‘porte ajrore’. Garat zakonisht mbahen mbi ujë në qytetet më të bukura të mbarë botës. Ato përcillen nga një program i shfaqjeve ajrore. Garat mbahen gjatë vikendeve ku në ditën e parë mbahen kualifikimet të cilën e përcjell gara në ditën e nesërme. Ngjarja tërheq masa të mëdha shikuesish dhe njëkohësisht transmetohet, live dhe ritransmetim, në shumë shtete. Breznica, 20-vjeçar, përveç ëndrrës jetësore të tij për t’u bërë pilot profesional, gjithmonë ka qenë i flaktë pas fluturimeve akrobatike dhe dëshiron që një ditë të bëhet një ndër pilotët më të mirë në botë, duke garuar në ‘Red Bull Air Race Ëorld Championship’ si njëri nga 15 pilotët më të mirë në botë. Përkrah kësaj, Breznica ka premtuar se do të punojë shumë edhe në promovimin e Kosovës si shteti më i ri në botë, njëkohësisht duke promovuar Industrinë e Aviacionit në Kosovë e cila gjithsesi ka nevojë për zhvillim sa i përket shkollimit të gjeneratës së re të saj. Pas këtij udhëtimi të shkurt por të rëndësishëm në Hungari, Vetonin e pret bursa për pilotim velorë me kadetët ajror të Britanisë së Madhe, dhe planifikon të vazhdojë ndërtimin e karrierës së tij duke marrë lejen e fluturimin dhe duke bërë Kosovën të shihet në këtë industri nga mbarë bota.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce ka shprehur shqetësimet e tij për një lëndim të Lorik Canës pas humbjes së mbrëmshme ndaj Chelseat.Zhgënjimi i humbjes i Bruce është shoqëruar edhe me dy lëndime të dy mesfushorëve të qendrës, Lee Cattermole dhe Canës, në prag të ndeshjes së të shtunës përballë Blackburnit. Cattermole lëndoi shpinën në një sfidë, derisa Cana do të ketë një analizë me reze-X këtë mëngjes nën dyshimin për çarje në dorë. “Lorik Cana do të futet në rreze-X në mëngjes. Ai ka pasur një çarje në dorë dhe mund të jetë e thyer. Shpresojmë jo”, ka thënë Bruce. Sundeland, pavarësisht se avancoi 1-0 në pjesën e parë, u mposht me rezultat 3-1 në fund të ndeshjes. Cana krahas paraqitjes mbresëlënëse u ndëshkua me karton të verdhë.
Mbrojtësi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se ai i është bashkuar këtij ekipi për të fituar Ligën e Kampionëve.Ylli nga Bregu i Fildishtë u largua nga Arsenali këtë verë për të përforcuar mbrojtjen e Cityt, derisa ky klub dëshiron të ngrejë nivelin e lojës. Dhe një prej caqeve që lojtari ka me klubin e ri, është të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. “Kjo është një ëndërr dhe diçka pjesë e të cilës dua të jem. Njerëzit punojnë shumë për të arritur atje. Kemi parë çfarë ndodhi me Chelsean, pse jo Manchester City?”, ka thënë Toure.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk do të marrë parasysh shitjen e Decos, pas paraqitje të mirë të mbrëmshme kundër Sunderlandit, kur edhe shënoi gol.“Jo, ai nuk dëshiron të ndryshojë ekipin dhe as ne nuk dëshirojmë”, ka thënë Ancelotti. “Ai është duke ia dalë shumë mirë, është shumë i motivuar të qëndrojë dhe të luajë. Ky është një sezon i rëndësishëm për të para Kupës Botërore dhe ai luajti mirë sonte”, ka thënë Ancelotti. Deco ishte autor i golit të tretë në fitoren 3-1 të Chelsat ndaj Sunderlandit.
Topçinjtë e Arsenalit kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në udhëtim te ekipi skocez Celtic.Nga një gol në secilën pjesë ndaj Celticut, i kanë mjaftuar Arsenalit të kthehet më i qetë në Londër, në përgatitje për sfidat e radhës.
Ish-kapiteni William Gallas ishte autor i golit të parë në fund të pjesës së parë të ndeshjes (43’), pasi devijoi një goditje të kapiteni të tashëm Cesc Fabregas nga gjuajtja e lirë.
Goli i dytë ishte dhuratë nga mbrojtësi vendas Gary Caldwell, i cili devijoi drejt golit një harkim të Gael Clichy, në minutën e 71-të të lojës.
Nga ndeshjet tjera të Ligës së Kampionëve, Copenhageni ka shënuar fitore minimale ndaj Apoel, para tifozëve të vet, derisa fitore në udhëtim kanë shënuar Olimpiakos përballë Sheriff dhe Suttgarti përballë Timisoara, që të dyja me rezultat 2-0. Fitorentina ka barazuar në fushë të Sporting Lisbonës.
















