Pedro Rodriguez tashmë është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, pasi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin.

Menaxheri i ekipit, Pep Guardiola, që gjatë turneut në SHBA zbuloi se i riu do të përfshihej në ekipin senior këtë sezon.

Anësori 22-vjeçar tash ka nënshkruar marrëveshje profesionale, që e lidh atë me klubin spanjoll deri në vitin 2014, ndërsa në kontratë është potencuar klauzulë e lëshimit në vlerën prej 75 milionë eurosh.

Pedro ka qenë hit në para-sezonin e Barcelonës, duke u bërë golashënuesi më i mirë me katër gola të shënuar, të fundit kundër Athletic Bilbao gjatë ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës.

Ai iu bashkua Barcelonës nga CD San Isidro në vitin 2004, duke bërë debutimin e tij senior gjatë sezonit të kaluar dhe u përfshi edhe në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, si zëvendësues.

Kosice ka arritur një barazim sensacional me rezultat 3-3 ndaj ekipit italian Roma në ndeshjen e parë të rundin të katërt para-eliminator të Europa League në Cermel Stadium në Kosice.

Roma edhe pse e pa veten në disvantazh në fillim të ndeshjes, arriti të rikthehet dhe të rimarrë avantazh të dyfishtë, por në fund nxori vetëm një barazim.

Sllovakët iu shkaktuan mjaft probleme romakëve, me Marco Milinkovic që shënoi një gol të hershëm (7’) para se Francesco Totti ta barazojë rezultatin nga penaltia (38’). Jeremi Menez pastaj shënoi menjëherë në fillim të pjesës së dytë (52’), pak para se Totti ta bëjë rezultatin më të sigurt (76’).

Por Jan Novak, i cili është në formë së fundi, shënoi së pari nga penaltia në minutën e 71-të dhe pastaj edhe një gol tjetër dhjetë minuta më pas, për të nxjerrë barazim që mban gjallë shpresat e ekipit sllovak për një kualifikim në fazën e grupeve.

Sipas mediave në ishull, ekipi i Liverpoolit i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e mesfushorit holandez Rafael van der Vaart.

Holandezi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Manuel Pellegrini dhe ish-lojtari i Hamburg një kohë të gjatë është duke u lidhur me largim nga Madridi.

Për lojtarin janë të interesuar një varg klubesh në mes të cilave edhe Interi, por ai dëshiron të transferohet në Angli. Sipas The Times, në garë për Van der Vaart tash është edhe Liverpooli.

Sipas gazetës të kuqtë janë në gjendje të ndajnë rreth 12 milionë euro për shërbimet e holandezit.

Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, shpreson se ai do të luajë me klubin mbretëror edhe në sezonin e ri.

Robben mbrëmë shënoi një gol të bukur për Real Madridin në fitoren e thellë prej 5-0 ndaj Borussia Dortmund.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, varet nga klubi. Ende ka dhjetë ditë për të më shitur, por unë dëshiroj të mbetem. Jam shumë i lumtur këtu. Që kur jam në Real Madrid kam përparuar shumë fizikisht dhe kam besim të madh në sezonin që presim të fillojë”, ka thënë Robben.

Mesfushori po ashtu ka thënë se golin e tij ia kushton Wesley Sneijder, i cili është mik i mirë i Robben.

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se penaltia e humbur i ka kushtuar ekipit të tij edhe me humbje nga Burnley.

United mbrëmë pësoi një goditje nga ekipi i porsaardhur në Premier Legue, Burnley, duke u mposhtur me rezultat minimal, 1-0, në ndeshjen e dytë të sezonit të ri.

United pati mundësinë të shënojë gol në minutën e 44-të nga penaltia, por Michael Carrick dështoi jetë i saktë nga pika e bardhë.

Ferguson mendon se nëse penaltia do të shënohej, djelmoshat e tij do të arrinin të përmbysnin rezultatin.

“Kjo ishte një paraqitje e dobët, duke i shikuar shanset dhe posedimin e topit që e kishim. Mendoj se do të fitonim nëse e shënonim penaltinë, gjërat do të zhvilloheshin më ndryshe. Pastaj ishim jo seriozë me shanset që i kishim”, ka thënë Ferguson.

Edhe pse theu të gjitha rekordet e transferimeve, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur formën më të mirë te Real Madridi, megjithatë ai thotë se ende është herët për të gjykuar.

“Po ndjehem mirë, po e rikthej formën dalëngadalë. Kuptohet që do të dëshiroja të luaj më mirë, mirëpo kështu janë gjërat tani, këto gjëra kërkojnë kohë”.

“Jam i bindur dhe jam i sigurt, se kur të fillojë sezoni do të jem në gjendje të mirë për t’i ndihmuar Real Madridit të shënojë gola”.

“Nuk do të ishte në rregull po të luaja shumë mirë që tani, atëherë nuk do të isha në formë në gjysmën e sezonit. Qëllimi im është ta rikthej formën dalëngadalë. Jam i qetë, jam stërvitur mirë dhe jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen”, ka thënë Ronaldo për SIC.

Blerim XhemajliMesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Granatas në sezonin e kaluar, ndërsa për të janë të interesuara skuadra të tilla, si Milan, Napoli, Udinese, Fiorentina dhe Palermo.

Mirëpo, sipas informatave të fundit, sicilianët e kanë tërhequr interesimin për tetovarin, edhe pse Palermo ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.

Torino dhe Palermo qe disa javë janë në bisedime për shqiptarin me pasaportë zvicerane, mirëpo presidenti i sicilianëve, Walter Sabatini ka thënë për Stadionews.it se Palermo nuk do ta transferojë Xhemajlin.

“Ne nuk do ta transferojmë këtë lojtar. Për ne, ky është një opsion i kaluar”, ka thënë Sabatini.

Para fillimit të sezonit të ri në Serie A, mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, pajtohet se skuadra e tij nuk do ta ketë lehtë, megjithatë shpreson në kualitetet e Ronaldinhos.

“Juve dhe Inter ndoshta janë favoritë, mirëpo ne e kemi Ronaldinhon”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, dhe nëse ai kthehet në formën e tij më të mirë të të kaluarës, atëherë do të kemi sukses si klub”, është shprehur Rino për “Sky”.

Sergio Aguero ka ripërsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Atletico Madridi, edhe pse për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha.

“Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Atletico dhe ashtu ka ndodhur”, ka thënë argjentinasi për gazetën “AS”, pas fitores prej 3-2 kundër Panathinaikosit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

21-vjeçari ka folur edhe për ndeshjen, duke u shprehur i kënaqur me golin e tij dhe sidomos me fitoren.

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë prej 5-0 kundër Borussia Dortmundit, ndërsa njëri nga golashënuesit ishte holandezi Arjen Robben.

Duke folur për gazetën “AS” Robben ka thënë se golin ia kushton bashkëkombësit të tij Wesley Sneijder, i cili duket pranë largimit nga Santiago Bernabeu.

“Golin tim ia kushtova Wesleyt, sepse ai është një mik i mirë, dhe asgjë më pak”, është shprehur Robben.

Diego Forlan (Majtas)Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, thotë se skuadra e tij ka nevojë për angazhim shumë më të madh, përkundër fitores prej 3-2 në udhëtim ndaj Panathinaikosit në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

“Ende nuk ka marrë fund. Duhet ta përfundojmë gjithë punën, sepse krejt çka duam është faza e grupeve”.

“Goli i dytë i Panathinaikosit na i vështirëson punët. Kanë mbetur edhe 90 minuta në Calderon për të përfunduar gjithçka dhe për t’u kualifikuar”, është shprehur uruguaiani.

Barcelona është mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 në Camp Nou nga Manchester City, ndërsa trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola ka lëvduar lojtarët për lojën që kanë shfaqur.

"Kemi bërë shumë ndryshime gjatë ndeshjes. Lojtarët e rinj luajtën në nivel të duhur”.

“Po ashtu luajtën disa minuta edhe disa lojtarë të cilët po rikuperohen nga lëndimet. Mbi të gjitha jam shumë i kënaqur me paraqitjen”, është shprehur trajneri i Barcës.

Autori i golit të vetëm në ndeshje, Martin Petrov Manchester City ka shënuar fitore minimale ndaj kampionit të Evropës, Barcelonës, para një publiku prej mbi 94 mijë njerëzve në Camp Nou.

Një gol i shënuar në pjesën e parë nga bullgari Martin Petrov ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren ekipit anglez në miqësoren prestigjioze, që mblodhi plot 94,123 persona në publik.

Barcelona nuk dëshironte ta humbiste ndeshjen e vlefshme për trofeun Joan Gamper Trophy, pasi ka fituar 13 nga 14 takimet e fundit, ndërsa në tre sezonet e fundit ka mposhtur Interin (5-0), Bayern Munichun (4-0) dhe Boca Juniors (2-1).

Për Barcelonën debutoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë në vend të sulmuesit Bojan Krkic.

Ibrahimovic debuton me fanellën e Barcelonës
Autori i dy golave për Lyonin, Bafetimbi Gomis Lyoni ka shkatërruar ekipin belg Anderlecht me rezultat 5-1 në ndeshjen e zhvilluar në Stade Gerland për të qenë një hap afër kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vendasit siguruar fitoren që në pjesën e parë, kur shënuan katër gola. Miralem Pjanic hapi rezultatin për vendasit pas 10 minutash lojë, para se tre përforcimet e verës, Lisandro Lopez (penalti, 15’), Michel Bastos (39’) dhe Bafetimbi Gomis (42’), po ashtu të futen në listën e golashënuesve.

Matias Suarez ngushtoi disavantazhin e Anderlecht para se të bëhen një orë lojë (58’), por Gomis shënoi edhe golin e dytë të tij pas pesë minutash tjera (63’) për të siguruar fitoren e thellë të Lyonit.

Prej ndeshjeve tjera interesante, fitore ka shënuar edhe Atletico Madrid, duke mposhtur Panathinaikos me rezultat 3-2 në fushë mysafire.

Liverpool ka siguruar pikët e para në sezonin e ri të Ligës Premier, duke mposhtur me rezultat 4-0 Stoke Cityn në Anfield.

Ekipi vendas kaloi në avantazh të dyfishtë që në pjesë të parë. Sulmuesi Fernando Torres hapi rezultatin pas katër minutash lojë, ndërsa përforcimi i ri i verës, Glen Johnson, e dyfishoi atë në fund të pjesës të parë.

Edhe pjesa e dytë rezultoi me po dy gola për vendasit. Kësaj here Dirk Kuyt shënoi në minutën e 78-të, ndërsa një gol të vonshëm e shënoi David N'gog në fund të ndeshjes, për të deklasuar Stoke Cityn.

Fitorja e lartë është një shtytje për shpresat e Liverpoolit për titullin, të cilat pësuan goditje që në start, në javën e kaluar, kur të kuqtë u mposhtën nga Tottenhami në ndeshjen hapëse të sezonit.

Jermain Defoe dhe Benoit Assou-Ekotto i gëzohen njërit prej golave Jermain Defoe ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Tottenhamin të shkatërrojë ekipin Hull Cityt para shikuesve të vet.

Mysafirët avancuan 3-1 që në pjesë të parë, me dy gola të Defoe, dhe një të Wilson Palacios. Defoe hapi rezultatin pas dhjetë minutash lojë ndërsa Palacios e dyfishoi rezultatin pas katër minutash tjera. Stephen Hunt ngushtoi rezultatin në minutën e 25-të të lojës, para se Defoe të shënojë edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë.

Robbie Keane shënoi një gol të katërt në pjesën e dytë për ekipin e drejtuar nga Harry Redknapp (78’), ndërsa Defoe shënoi edhe një gol tjetër të vonshëm, të tretin të tij në ndeshje (90’).

Tottenham mbledh gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para të kampionatit, pasi javën e kaluar mposhti në fushë vendase edhe Liverpoolin.

Burnley ka festuar mbrëmjen e të mërkurës, të cilën vështirë se do ta harrojë, pasi ka arritur të shënojë fitore sensacionale ndaj Manchester United.

Dyshja veterane, Robbie Blake dhe Brian Jensen, ishin heronjtë e mbrëmjes. Blake ishte autori i golit të fitores, duke mposhtur me anë të një goditje nga afërsia portierin mysafir Ben Foster pas 18 minutash lojë.

Në anën tjetër që tre pikët e plota të shkojnë për vendasit u përkujdes edhe portieri Jensen, i cili arriti të mbrojë një penalti të goditur nga Michael Carrick në fund të pjesës së parë të ndeshjes.

Reali i Madridit ka shënuar fitore të thellë prej 5-0 në miqësoren përballë ekipit gjerman Borussia Dortmund.

Mbretërit shënuan pas vetëm tre minutash lojë me anë të mesfushorit Esteban Granero, që doli të ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë, po në minutën e tretë, spanjollët dyfishuan rezultatin, kësaj here me anë të anësorit Arjen Robben.

Por pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë. Në listën e golashënuesve u shënuan edhe sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain (73’), mesfushori brazilian Kaka, i cili shënoi nga penaltia (76’) dhe në minutat e fundit të ndeshjes, rezultatin e vulosi kapiteni Raul Gonzales (89’).