Përforcimi i ri i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se më lehtë është të luash në Barcelona se sa në ish-klubin e tij, Inter.

“Nuk është aq stresuese sa në Itali. Këtu, mendoj se do ta shijoj lojën më shumë. Rritmi është më i qetë. Temperatura më e kënaqshme po ashtu”, ka thënë Ibrahimovic.

“Ndjehem shkëlqyeshëm. Është vështirë të përpiqem ta shpjegoj ndjenjën që kam përjetuar. Kur dëgjoni emrin tuaj, se Barcelona është e interesuar, mendoj se çdokush dëshiron të vijë dhe të luaj pa para këtu”.

“Mendoj se i kam dhënë gjithçka Interit, nuk mund të jepja më shumë. Mendoj se atje do të mund të kisha vazhduar të luaj, por këtu mendoj se mund të përparoj më shumë”, ka përfunduar suedezi.

Trjaneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ylli i ri i ekipit, Cristiano Ronaldo, ende nuk është adaptuar plotësisht në jetën në Spanjë.

“Në ndeshjet para sezonale kemi punuar shumë në shumë aspekte dhe Cristiano ka qenë subjekt i shumë ndryshimeve, vendit, ligës... dhe kjo do të shkojë më gjatë për t’u adaptuar”, ka thënë Pellegrini, pas fitores së thellë të mbrëmshme ndaj Rosenborg në Santiago Bernabeu Trophy.

“Mendoj se ai po vjen në formë të mirë në prag të fillimit të La Liga. Unë tashmë kam të qartë gjithçka në mendjen time. Ekipi tregoi paraqitje të mira në para sezon dhe do të kem shumë opsione për të bërë një 11-she të mirë”, ka shtuar trajneri kilian.

Sulmuesi i ri i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar (Milan)Sulmuesi i ri i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, është gatshëm të bëjë debutimin e tij në Serie A me fanellën kuqezi këtë vikend në derbin kundër Interit.

“Këtu jam shumë mirë, të gjithë janë të këndshëm me mua. Dhe është një vend i qetë për të punuar. Derbi do të jetë një ndeshje e mirë për debutimin tim, një ndeshje e vështirë dhe do të jetë shkëlqyeshëm të luaj aty për të parën herë”, ka thënë Huntelaar.

“Inter është një ekip i mirë, por unë jam këtu për të dhënë më të mirën nga vetja. Ne duhet ta krijojmë fatin tonë dhe do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme”, ka shtuar holandezi.