Stuttgart dhe Fiorentina kanë siguruar biletën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kanë barazuar që të dyja si vendas në ndeshjet e të mërkurës, përballë Politechnica Timisoara, respektivisht Sporting Lisbonës.Ekipi italian Fiorentina edhe pse barazoi 1-1 në fushë të vet ndaj portugezëve të Sporting, kualifikohet për në fazën e grupeve falë më shumë golave të shënuar në ndeshjen e parë si mysafir (2-2).
Portugezët kaluan të parët në epërsi me anë të Joao Mutinho që në pjesën e parë të ndeshjes (35’), ndërsa italianët barazuan me atë të Stevan Jovetic (54’), që doli të ishte vendimtar për kualifikimin e Fiorentinës.
Stuttgarti ka barazuar në fushë të vet pa gola ndaj rumunëve të Politechnica Timisoara, por kualifikohet falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
APOEL Nicosia ka mposhtur ekipin e Copenhagen me rezultat 3-1, dhe qipriotët kualifikohen për në fazën e grupeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Më tej vazhdon edhe Olympiakos, që mposhti ekipin moldav, Sheriff, me rezultat 1-0 (rezultati nga të dyja ndeshjet 3-0).
Golat nda Eduardo, Emmanuel Eboue dhe Andrei Arshavin i kanë dhënë Arsenalit një fitore 3-1 në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Celtic të zhvilluar në Emirates, duke e dërguar ekipin anglez në fazën e grupeve me një rezultat të përgjithshëm 5-1 nga të dyja ndeshjet.Një penalti kontroverse e akorduar në minutën e 28-të dhe shndërruar në gol nga Eduardo, iu dha një goditje të fortë shpresave të mysafirëve për të një rezultat pozitiv, veçanërisht pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Glasgow.
Emmanuel Eboue dyfishoi rezultatin pas shtatë minutash lojë në pjesë të dytë, ndërsa vetëm disa çaste pasi u aktivizua si zëvendësues, rusi Andrei Arshavin trefishoi rezultatin për të ndezur publikun vendas (74’).
Massimo Donati shënoi një gol të bukur nderi për ekipin skocez në çastet e fundit të ndeshjes.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e Brazilit ka një përbërje të shkëlqyeshme, por edhe krahas asaj, ata mendojmë t’i fitojnë tri pikë nga përballja e javës së ardhshme.Argjentina më 5 shtator e pret kombëtaren e Brazilit, ndeshje e cila mund të tregohet shumë e rëndësishme për kualifikimet për Botërorin 2010.
“Ata kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Konfederatave. Mendoj se e vetmja gjë që ku janë munduar, ka qenë të gjejnë zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë”, ka thënë Maradona.
“Ata vërtet kanë një ekip të fuqishëm. Por të jem i qartë: ne do të synojmë fitoren dhe tri pikë”, ka shtuar argjentinasi.
Maradona po ashtu ka thënë se nëse do të zgjidhte një lojtar Brazilin për ekipin e tij, ai do të ishte Kaka. Ndërsa për brazilianët, është i sigurt se do ta dëshironin Lionel Messin.
Pas një takimi të mbrëmshëm të nivelit të lartë, Wesley Sneijder raportohet se ka arritur të bindë drejtuesit e Real Madridit ta heqin atë nga lista e lojtarëve në shitje.Reali u tha se kishte pranuar ofertën e Interit për holandezin, i cili po ashtu kishte tërhequr vëmendjen edhe të Manchester United dhe Bayern Munich këtë javë.
Sidoqoftë, Sneijder gjithmonë ka thënë se dëshiron përfundimisht të qëndrojë dhe ka bindur menaxherin gjeneral të Real Madidit, Jorge Valdano, gjatë një takimi të mbrëmshëm.
Edhe trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, po ashtu është bashkuar në takim dhe të dy, ai dhe Sneijder, kanë bindur Valdanon ta mbajë mesfushorin edhe në sezonin e ardhshëm.
















