Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, gjatë këtij afati kalimtar ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, duke përmendur edhe disa skuadra angleze, siç janë Tottenhami dhe Evertoni.

Edhe pse braziliani ka thënë se nuk është i interesuar që të kthehet në Ligën Premier, së fundmi edhe Liverpooli është shprehur i interesuar për shërbimet e tij.

Sipas njoftimeve më të reja nga “Sportsmediaset”, Të Kuqtë do të ofrojnë afër 7-8 milionë euro për transferimin e tij, dhe janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Giallorossët duke llogaritur raportet e mira që kanë me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.

Gjatë ditës së shtunë pritet që mbrojtësi Cristian Zaccardo të prezantohet si lojtar i Parmës, pasi që ka kompletuar transferimin nga Wolfsburgu.

Corriere dello Sport” dhe “TMW” njoftojnë se 27-vjeçari gjatë ditës së sotme do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ekipit të porsapromovuar në Serie A.

Kampioni gjerman ia ka dhënë dritën e gjelbër Zaccardos që të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme.

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se sulmuesi Andriy Shevchenko ka vendosur t’i japë fund qëndrimit në Stamford Bridge.

“I kemi thënë se mund të shkojë. Sheva nuk e ka pasur mundësinë të luajë vazhdimisht prandaj ai ka vendosur të largohet”, është cituar Ancelotti nga “The Irish Independent”.

Sulmuesi ukrainas kërkohet me ngulm nga skuadra e tij e dikurshme Dynamo Kyiv, pastaj nga Fenerbahce dhe Zenit St Petersburg.

Në prag të ndeshjes derbi, Manchester United – Arsenal në Old Trafford, menaxheri i djajve të kuq Alex Ferguson ka lëshuar lëvdata për rivalin e tij të sotëm, Arsene Wenger.

“Një ekip i ri, si Arsenal, që është duke u pjekur, duhet të respektohet dhe përcillet. Mendoj se një gjë që Wenger e ka bërë në mënyrë fantastike në Arsenal është se gjithmonë ka shitur në kohën e duhur. Ai e di se kur është koha për një lojtar të largohet”, thotë Ferguson.

“Nuk është lehtë të menaxherohet kjo. Ai e ka bërë atë edhe me Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure”.

“Mendoj se Arsenali është më mirë se sezonin e kaluar. Ata ndoshta kanë mungesë të përvojë në krahasim me ne, Liverpoolin dhe Chelsean, por nuk ka dyshim se do të jenë këtu. Ata do të jenë shumë afër këtë vit”, ka shtuar skocezi.

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se trofeu i Superkupës së Evropës i detyron atë dhe bashkëlojtarët e tij që të vazhdojnë shprehinë e të fituarit.

“Barcelona është një ekip i madh, i cili e luan lojën ashtu si duhet të luhet”.

“Është e domosdoshme që të vazhdojmë në këtë drejtim, dhe duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, është cituar braziliani nga “AS”.

Ky është trofeu i dytë i Superkupës së Evropës për Alves, i cili një trofe e ka fituar me Sevillan në vitin 2006.

Të premten mbrëma Barcelona ka rrëmbyer edhe trofeun e Superkupës së Evropës, ndërsa portieri Victor Valdes thotë se skuadra e tij nuk ka çfarë të kërkojë më shumë.

Blaugranët kanë shënuar fitore të vështirë në Stadiumin Louis II të Montekarlos kundër Shakhtar Donetsk, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat minimal prej 1-0, vetëm pas vazhdimeve.

“Ka qenë një vit vërtet i mirë, nuk mund të kërkojmë më shumë”, është shprehur Valdes për “AS”.

Golashënuesi i vetëm, Pedro Rodriguez. Foto: ReutersPas një drame të zhvilluar në Monako, Barcelona ka arritur ta mposhtë me rezultat minimal Shakhtarin për t’u shpallur fitues i Superkupës së Evropës.

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës, e zhvilluar të premten mbrëma në Stadiumin Louis II të Montekarlos, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Barcelonës, dhe fituesit të Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me fitoren e Barcelonës prej 1-0.

Duhet përmendur që Barca e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Lionel Messi, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa në anën tjetër sulmonte vetëm Luiz Adriano, i mbështetur nga mesfushorët Fernandinho, Ilsinho dhe Ëillian.

Edhe pse Barcelona ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës duke krijuar presion tek ukrainasit, Shakhtari u mbrojt mirë duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundonte pa gola.

Ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, Blaugranët nuk arritën ta gjenin rrjetin e portës kundërshtare, kështu që koha e rregullt përfundoi pa gola.

As në 15 minutat e para të kohës shtesë nuk u shënua gol, mirëpo në gjysmën e dytë të vazhdimeve më në fund Barcelona shënoi.

Pas një kombinimi ndërmjet Lionel Messi dhe lojtarit që zëvendësoi Zlatan Ibrahimovicin, Pedro Rodriguez, ky i fundit e gjeti rrjetën kundërshtare për t’ia dhënë avantazhin Barcelonës, pak minuta pa përfunduar takimi (115’).

Ky ishte edhe goli i fitores, i cili Barcelonës ia siguron trofeun e Superkupës së Evropës, edhe atë për të tretën herë në histori të klubit.