Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka përshkruar punën e akademisë së Arsenalit si të ‘mrekullueshme’.“Jam shumë me fat, pasi kam pasur mundësinë për të shikuar në akademinë e Arsenalit ku ekipi anglez stërvitet dhe puna e tyre është tmerrësisht e mirë”, ka thënë Capello.“Është shumë e rëndësishme për akademitë tjera angleze. Jam shumë i interesuar në akademitë e klubeve angleze, por ata duket se po funksionojnë shumë mirë. Jam shumë, shumë i kënaqur për të ardhmen e Anglisë dhe mendoj se do të bëhet edhe më e mirë”, ka shtuar strategu italian.
Përforcimi i ri i Bayern Munichut, Arjen Robben, thotë se për të ka qenë e interesuar edhe Barcelona, para se ai të largohet nga Real Madrid.Robben ka kuptuar se rivaliteti me Barcelonën i ish-klubit të tij, do ta kishte bërë transferimin e tij në Camp Nou ‘të pamundur’.“Kishte edhe interesim nga Barcelona, por mendoj se ishte e pamundur të shkoj atje. Por ky nuk është problem i im dhe fakt është se jam i ngazëllyer që kam nënshkruar me Bayern Munich”, ka thënë Robben.
Sulmuesi holandez Ruud van Nistelrooy thotë se ai ka hedhur poshtë ofertat për t’u larguar nga Real Madridi gjatë kësaj vere me qëllim që të dëshmojë veten edhe një herë në klubin mbretëror.Reali harxhoi para të majme në transferimin e yjeve si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Kaka, në tentim për të forcuar ekipin për sezonin ri.Por Van Nistelrooy, 33-vjeçar, është i bindur se ai do të fitojë shansin për të treguar veten, pavarësisht se tashmë ka edhe konkurrencën e Gonzalo Higuin dhe legjendës Raul Gonzales.“Gjëja më e lehtë për mua për ta bërë, do të kishte qenë të largohem për një ekip më të vogël. Por unë nuk do të largohem nga Real Madridi”, ka thënë Nistelrooy.“Dua të di se çfarë jam në gjendje të bëj. Ende ka shumë opsione kur vjen puna te loja”, ka shtuar holandezi.
Menaxheri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se Alessandro del Piero nuk e ka të garantuar vendin në formacionin e parë.“Nuk ka pasur pakte sekrete, vetëm bashkim objektiv të ekipit të Juventusit, që është garues në të gjitha frontet”, ka thënë Ferrara.“Alessandro është kapiten, lojtari më reprezentativ dhe duket se ai nuk është i lumtur me vendimin tim. Por unë kam katër sulmues të klasit botëror dhe nuk mund t’i garantoj pjesëmarrje në ekipin e parë secilit”, ka shtuar italiani.
FIFA ka bërë të ditur se ka përjashtuar Chelsean për një vit nga nënshkrimi me ndonjë lojtar të ri për vitin e ardhshëm, pasi ka inkurajuar një lojtar francez të thyejë kontratën e tij dhe të nënshkruajë për klubin.Chelsea nuk do të mund të regjistrojë lojtarë të rinj, qoftë nga Anglia ose jashtë saj, gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, në janar 2010 dhe në fund të sezonit të ardhshëm. Dhoma për Zgjidhjen e Konflikteve e FIFA-s, ka marrë këtë vendim pasi ekipi francez Lens është ankuar se Chelsea ka joshur Gael Kakuta për të thyer kontratën e tij me klubin francez, për të kaluar në Londër. FIFA po ashtu ka ndaluar Kakuta-n nga loja për katër muaj dhe ka urdhëruar atë dhe Chelsan të paguajnë kompensimin dhe çmimin e stërvitjeve për Lens. Chelsea mund të ankohet ndaj këtij vendimi.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, beson se skuadra e tij do të tregojë kualitete kur do të përballet me Barcelonën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.Interi dhe Barcelona do të ndeshen në Giuseppe Meazza me 16 shtator në ndeshjen e parë grupore (në Grupin F), ndërsa ndeshja kthyese në Camp Nou, do të zhvillohet me 24 nëntor.“Është një stimulim i jashtëzakonshëm të luash kundër kampionit të Evropës (për klube)”.“Barcelona është një skuadër e madhe, mirëpo ne do të luajmë në nivel të njëjtë”, ka thënë argjentinasi për “Tuttosport”.
Të mërkurën, Federata e Hendbollit e Kosovës ka marrë ftesë zyrtare nga Federata turke e hendbollit për zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore nga data 29 tetor deri më 1 nëntor të këtij viti, në kuadër të javës së EHF-së (European Handball Federation).Veç Kosovës, në këtë turne janë ftuar edhe përfaqësueset e Egjiptit, Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë dhe Italisë. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së përfaqësueseve, do të caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjeve si dhe numri i përfaqësueseve, varësisht nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Gjakovë, ekipi i Trepçës ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Raiffeisen Superliga, e cila i ka kushtuar me pozitën e parë në tabelë.Trepça është mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 nga Vëllaznimi, ndërkohë me fitoren e shënuar kundër Besës, Flamurtari është ngjitur në krye të tabelës.
Desaret Dervishi dhe Malësor Gjonbalaj ia siguruan dy golat Flamurtarit, ndërkohë që golin e vetëm për Besën e shënoi Mensur Duraku nga pika e bardhë.
Një ndeshje për t’u përmendur ishte edhe ajo ndërmjet KEK-ut dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultat 6-0 në favor të KEK-ut.
Rezultatet e javës së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës:
Vëllaznimi-Trepça 1:0
Kosova (V)-Hysi 1:0
Ferizaj-Prishtina 1:0
KEK-u-Drenica 6:0
Flamurtari-Besa 2:1
Liria-Gjilani (të enjten)
Sulmuesi i Napolit, Fabio Quagliarella, është duke jetuar ëndrrën në Campania, pasi ka zbuluar se është kënaqësi e veçantë të luajë për klubin e qytetit të tij të lindjes.Italiani iu bashkua Napolit nga Udinese gjatë kësaj vere dhe shpejt e stabilizoi veten si hero i ri i ekipit.“Ajo që ndodh me mua për momentin është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur. Nuk e di si ta përshkruaj këtë moment, por është si një ëndërr e cila po realizohet”, ka thënë Quagliarella.Sulmuesi po ashtu beson se mikpritja e ngrohtë që ai merr gjatë ndeshje, ia lehtëson atij lojën.
Rafael Nadal ka mposhtur në tre sete Richard Gasquet (6-2, 6-2, 6-3) në rundin e parë të turneut US Open, derisa numri një në botë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Simon Greul po në tre sete (6-3, 7-5, 7-5) në rundin e dytë.I treti i renditur, Nadal, kurrë nuk u dorëzua gjatë 101 minutave të ndeshje, të cilën e fitoi me një paraqitje pothuajse të përkryer. Kampioni i Australian Open tash do të përballet me Nicolas Kiefer, pasi gjermani mposhti francezin Michael Llodra në tre sete (6-3, 6-4, 6-4). Lideri i tenistëve dhe kampioni i pesëfishtë, Federer, ka fituar edhe në ndeshjen e dytë të turneut. Edhe pse fitoi bindshëm në setin e parë, zvicerani pati probleme në dy setet e radhës, në të cilat në fund triumfoi ndaj Greul.
Anësori i Liverpoolit, Ryan Babel, dëshiron të largohet në formë huazimi pasi vazhdimisht lihet jashtë ekipit të parë nga Rafael Benitez.Holandezi 22-vjeçar është cak i ish-klubit të tij Ajax, me mundësinë që të kalojë atje në muajin janar dhe të luajë një gjysmë sezoni në përgatitje për Kupën Botërore. “Ka pasur shumë gjëra që janë premtuar, por asnjëra nuk është përmbajtur. Doja të luaj më shumë minuta dhe të kem më shumë shanse, por menjëherë pas humbjes së parë, unë e humbja vendin tim”, ka thënë Babel. “Mendoj se një gjysmë sezoni në Ajax me synimin për të arritur në Kupën Botërore, nuk do të ishte një ide e keqe. Mund t’i jap diçka ekipit të Ajaxit. Huazimi nuk ishte opsion gjatë verës. Tash jemi pajtuar ta shikojmë situatën në muajin janar”, ka shtuar holandezi.
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Sylvinho, nuk nguron ta krahasojë Robinhon me ish-bashkë-lojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi.“Nuk më pëlqen t’i krahasoj lojtarët, klubet ose trajnerët. Në botë ka pesë ose gjashtë lojtarë të ndryshëm, të cilët janë në një nivel të lartë, dhe Robinho është një prej tyre”, ka thënë Sylvinho. “Messi është i mrekullueshëm dhe po e shijon formën më të mirë në karrierën e tij në Barcelona. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm dhe ishte një prej lojtarëve më të mirë në finalen në Romë. Ai është në një moment ndryshe në jetën e tij”, ka shtuar braziliani.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer me Ashley Cole, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.“Jam shumë i lumtur që Ashley ka dhënë besimin ndaj Chelseat”, ka thënë Carlo Ancelotti për faqen zyrtare në internet të bluve. “Ai është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë, por unë besoj se forma e tij më e mirë do të vijë në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur që kjo do të ndodhë në fanellën e Chelseat”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, është duke synuar një lëvizje në Ligën Premier në muajin janar.Holandezi është lidhur së fundi me një kalim në Everton dhe Tottenham, por në fund vendosi të mbetet te klubi mbretëror. Ai do të luftojë për vend në Real Madrid, edhe pse nuk shihet si pjesë e ekipit të Pellegrinit, por ndodh të mos luajë rregullisht, ai është i gatshëm të zhvendoset në janar. “Nëse nuk do të luaj, do të mund të largohem në muajin janar”, citohet të ketë thënë Van der Vaart.
















