Transferi i ri i Sunderlandit, Lorik Cana, e ka bartur shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit, ndërsa tani menaxheri i ekipit Steve Bruce ka konfirmuar se mesfushori kosovar ka arritur ta bindë se është njeriu që meriton të jetë kapiten i përhershëm i skuadrës.“E kam marrë vendimin dhe Loriku do të jetë kapiten i klubit. Ai e ka bërë një gjë të tillë më herët te klubi i tij i mëparshëm (Marseille)”. “Disa njerëz mund t’i çojnë vetullat dhe të thonë: ‘Ai është lojtar i huaj’, mirëpo ai e flet gjuhën në mënyrë të përsosur, ai udhëheq nga shembulli, është në moshë të mirë, ka përvojë...”. “Mendoj se kushdo që e ka ndjekur atë do të kuptojë pse e kam bërë kapiten të skuadrës”, ka thënë Bruce për faqen zyrtare të Sunderlandit.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se Zlatan Ibrahimovici është sulmuesi më i mirë në botë, ndërsa ka mbështetur idenë që Antonio Cassano duhet të luajë për Italinë.“Është keq që Ibrahimovici u largua nga Interi, sepse ai është sulmuesi më i mirë në botë. Megjithatë, Eto’o është i mirë dhe ka shënuar shumë herë”, është shprehur Mancini për “La Gazzetta Dello Sport”. Mancini ka folur edhe për sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, të cilin trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, nuk e fton në kombëtare. “Cassano është lojtari më i mirë italian dhe është turp që ai nuk është në skuadër. Mendoj se ai është pjekur, megjithatë unë nuk jam trajneri”, ka shtuar Mancini.
“Besoj se Madridi ka skuadër më të mirë se Barca, kjo është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë”. “Do t’iu ndihmoj lojtarëve të rinj që të kuptojnë se për çfarë është ky klub dhe të dinë se çfarë do të thotë të luash për këtë stemë”. “Jemi të përgatitur që të luftojmë për tre titujt. Do të më pëlqente të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, kundër Barcelonës, ose kundër kujtdo”, është cituar Guti nga “Marca”.
Në prag të takimit me Danimarkën, i vlefshëm për kualifikimet për Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, mbetet optimist për një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.Mbase i inkurajuar nga fitorja e thellë prej 6-1 në miqësoren ndaj Qipros, Duro thotë se kombëtarja shqiptare ka ndryshuar në muajt e fundit, dhe shpreson se rezultati i ndeshjes së parë (kur Danimarka fitoi 3-0) nuk do të përsëritet në Qemal Stafa më 9 shtator. “Janë dy ndeshje me të njëjtin kundërshtar, por në kohë të ndryshme. Te ne kanë ndryshuar shumë gjëra, duke u nisur që nga trajneri Kuzhe. Trajnerët kanë ide të ndryshme, por me Kuzhen ka rezultuar se kemi bërë hapa përpara”, ka thënë Duro në një intervistë për Sporti Shqiptar. “Jo më kot Danimarka është kryesuese e grupit A. Nuk ka fituar vetëm kundër nesh, por e ka bërë këtë edhe kundër ekipeve të tjera në grup. Por, kjo ndeshje vjen në një periudhë tjetër nga ajo që luajtëm në Danimarkë. Mendoj se gjendja e mirë e skuadrës dhe entuziazmi të finalizohen më një lojë të mirë dhe më një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Danimarkës, gjë që, siç e thashë edhe më parë, do t’i shërbejë ekipit në të ardhmen”, ka shtuar Duro.
"Il Giornale" njofton se David Beckham do të kthehet te Milani në janar me qëllim që t’i japë një shtytje mesfushës së Rossonerëve dhe të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Anglisë për Kampionatin Botëror 2010.Në këtë njoftim thuhet se kuqezinjtë kanë lënë një vend të lirë në skuadër për mesfushorin anglez, pasi që dështuan ta transferonin mesfushorin tetovar Blerim Xhemajli gjatë këtij afati kalimtar. Beckham aktualisht është lojtar i Los Angeles Galaxy, ndërsa pritet që në ndeshjen e 6 janarit kundër Genoas, ai do të jetë në fushë me fanellën e Milanit. Ish-kapiteni i Anglisë është detyruar nga trajneri i Tre Luanëve, Fabio Capello, që të luajë në një skuadër evropiane, nëse dëshiron që të përfshihet në ekipin që do ta përfaqësojë Anglinë në Afrikën e Jugut gjatë verës së ardhshme.
Fillimi i mbarë i Diegos në sezonin e ri me Juventusin ka tërhequr edhe vëmendjen e legjendës franceze Michel Platini.Presidenti i UEFA-s beson se Diego së bashku me ikonën Alessandro Del Piero mund t’i ndihmojnë Juves drejt sukseseve, për të lënë prapa Calciopolin që e dëmtoi shumë skuadrën më të suksesshme italiane. “Nuk e njoh mirë Diegon, mirëpo ai i takon kategorisë së numrave dhjetë. Ai bën pjesë në grupin e lojtarëve që janë të uritur për gola. Dhe ai e ka emrin e Maradonës. “Është një grusht i madh: Juve ka vënë gjithë bastin tek ai, ndërsa unë pres që ta shoh atë bashkë me Del Pieron”, ka thënë Platini për “La Gazzetta dello Sport”, i cili ka dëshirë të madhe që t’ia dorëzojë trofeun e Ligës së Kampionëve skuadrës së tij të dikurshme.
Mesfushori holandez Wesley Sneijder është larguar nga Real Madridi në drejtim të Interit me qëllim që të ndihet si protagonist në skuadër.“E bëra për të ardhmen. Zgjodha Interin, sepse këtu mund të ndihem si protagonist. Te Madridi isha njëri ndërmjet shumë të tjerëve. Dhe ata më trajtonin si fëmijë”. “Reali është botë në vetë: paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem për ta (drejtuesit e klubit) dhe ata i trajtojnë njerëzit pa respekt. Megjithatë, jam i krenar që kam qenë pjesë e historisë së Real Madridit”, ka thënë Seijder për “La Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ndihet si lojtar i ri në Camp Nou dhe nuk ngutet që ta shfaqë formën e tij më të mirë duke qenë se sapo është kthyer nga lëndimi.“Unë jam lojtar i ri, mirëpo nuk dëshiroj të ngutem, sepse ende nuk kam luajtur sa duhet që nga rikthimi prej lëndimit”, tha Ibrahimovic për “Sport”. Në debutimin e tij në La Liga, boshnjaku me pasaportë suedeze u shënua në listën e golashënuesve, megjithatë për të është e rëndësishme që “të gjejë ritmin e lojës dhe të mësojë sistemin e Barcelonës”.
Tenisti i pestë në botë, amerikani Andy Roddick ka shfrytëzuar armën e tij më të fortë, servimet e parezistueshme, për mposhtur në tri sete tenistin nga Franca, Marc Gicquel (6-1, 6-4, 6-4), në ndeshjen e rundit të dytë.Roddick, triumfi i të cilit në vitin 2003 është edhe i fundit para periudhës dominuese nga Roger Federer, në ndeshjen e ardhshme do të ketë përballë bashkëvendësin e tij John Isner, i cili eliminoi turkun Marsel Ilhan në tre sete (6-3, 6-3, 7-6). Në rundin e tretë ka depërtuar edhe tenisti i katërt në botë, serbi Novak Djokovic, i cili mposhti në tre sete (6-3, 6-4, 6-4), australianin Carsten Ball. Djokovic, finalist në vitin 2007, në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër amerikanit Jesse Witten.
Klubi romak Lazio ka hedhur poshtë raportet se talenti shqiptar Pajtim Kasami është në rrugë për të kaluar Palermo.I riu 17-vjeçar nga Maqedonia, i cili ka nënshtetësi zvicerane, ishte pjesë e të rinjve të Liverpoolit, nga ku në janar të këtij viti kaloi në radhët e Lazios, sigurisht me ndihmën e edhe të drejtorit sportiv të këtij klubi, Igli Tare. Mesfushori defanziv është lidhur me një largim nga Lazio këtë verë për shkak të pamundësisë për të gjetur vend me formacionin e parë, por klubi romak thotë se talenti shqiptar është i nevojshëm për ekipin. “Lazio dëshiron të bëjë të ditur se lajmi për transferimin e supozuar të lojtarit tonë Pajtim Kasami te Palermo, është plotësisht i pabazë”, thuhet në deklaratën e Lazios.
Tenistja e katërt në botë Elena Dementieva dhe e pesta Jelena Jankovic, që të dyja kanë pësuar humbje befasuese në US Open duke u eliminuar nga gara e mëtejme.Tenistja e katërt në botë Elena Dementieva dhe e pesta Jelena Jankovic, që të dyja kanë pësuar humbje befasuese në US Open duke u eliminuar nga gara e mëtejme. Rusja Dementieva, një prej favoriteve për të fituar titullin e këtij turneu pas një vere impresive, u mposht nga 17-vjeçarja Melanie Oudin në tre sete (5-7, 6-4, 6-3). Amerikania Oudin në ndeshjen e radhës do të takohet me të 29-tën në botë për momentin, rusen Maria Sharapova, e cila mposhti me rezultat bindës në dy sete (6-2, 6-1) tinejxheren amerikane Christaina McHale. Jankovic po ashtu është mposhtur në tre sete (6-3, 6-7, 7-6) nga tenistja nga Kazakistani, Yaroslava Shvedova.
Sipas raporteve në Brazil, ai ka pasur ofertë jo vetëm nga Roma, por edhe nga Tottenham, Blackburn Rovers si dhe një varg klubesh nga Amerika dhe Katari. Pavarësisht ofertave të majme në tavolinë, Ronaldo i ka hedhur poshtë ashtu që të mund të luajë në Copa Libertadores me Corinthians. Ronaldo ka rikthyer formën dhe karrierën pas kthimit në kampionatin brazilian me Corinthians, pasi karriera e tij u vu në pyetje gjatë lëndimit të gjurit që pësoi me Milanin, vitin e kaluar.
Ngasësi italian Giancarlo Fisichella ka marrë dritë të gjelbër nga skuadra e tij Force India për të garuar për Ferrarin për pjesën e mbetur të sezonit, me një efekt të menjëhershëm.“Pas një diskutimi gjatë 24 orëve të kaluara, ekipi i Formula 1, Force India, është pajtuar ta lirojë ngasësin Giancarlo Fisichella nga kontrata e tij, për t’iu bashkuar skuadrës Ferrari Marlboro për pjesën e mbetur të sezonit 2009, duke filluar me një efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e Force India. Fisichella tash pritet të debutojë me Ferrari gjatë garës së ardhshme të Formula 1, atë për Çmimin e Madh të Italisë në qarkun e Monza më 13 shtator. Italiani do të zëvendësojë kështu Luca Badoer, dhe do të jetë shok i skuadrës me Kimi Raikkonen, pas mungesës së Felipe Massa, i cili pësoi aksident në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë. s Ferrari po ashtu ka zbuluar se Fisichella do të jetë ngasësi rezervë i skuadrës për vitin e ardhshëm.
Të enjten është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Raiffeisen Superligën e Kosovës, ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit.Ndeshja e zhvilluar në Prizren ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Golin e parë në ndeshje shënuan mysafirët, ndërsa golashënues ishte Liridon Hasani (33’). Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 79-të me anë të Roland Durakut, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Kjo ishte edhe pika e parë për Gjilanin në këtë edicion, që duket se do ta nxjerrë nga kriza që pati në këtë fillim sezoni.
Sulmuesi francez David Trezeguet thotë se në fund të këtij sezoni ai do të largohet nga radhët e Juventusit, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Torino.Ashtu edhe siç është pritur tashmë një kohë, Trezeguet sot zbuloi se do të largohet nga Juventusi, lajm i cili vjen vetëm dy ditë pas përfundimit të afatit kalimtar veror. “Në fund të sezonit do të largohem nga klubi. Një kohë të gjatë kam menduar dhe në fund, me familjen time, vendosëm ta lëshojmë Torinon pas dhjetë vitesh të kaluara këtu”, ka thënë Trezeguet. “Koha ime këtu përfundon, por dua të largohem me trofe, dua të largohem si fitimtar”, ka shtuar francezi. Edhe pse ai ka marrëveshje me Juventusin deri në vitin 2012, beson se klubi nuk do t’i bëjë asnjë problem për largim.
Ish-tenisti numër një në botë, Marat Safin, i ka dhënë fund karrierës së tij në US Open, duke u thyer nga austriaku Jurgen Melzes në Louis Armstrong Stadium.29-vjeçari rus, fitues i dyfishtë i titujve Grand Slam, humbi në katër sete ndaj austriakut; edhe pse doli fitues bindës në të parin, ai humbi tre setet e radhës (1-6, 6-4, 6-3, 6-4). “Është Okey. Ky është fundi. Ishte ndeshja e fundit në karrierë. Mund të kishte qenë një fund më i mirë, por përsëri është okey. Shoh më tej pas karrierës time, andaj nuk kam pendime. Nuk shqetësohem më për humbjet”, ka thënë Safin, i cili fitoi US Open në vitin 2000 dhe Australian Open në vitin 2005.
















