Mesfushori rus Andrei Arshavin ka vetëm fjalë lavdëruese për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, duke thënë se francezi din të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.
Arshavin është përshtatur shkëlqyeshëm në ekipin e Arsenalit, duke u bërë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.“E dija se ritmi në Angli do të jenë në një nivel më të lartë, por nuk e dini se sa më lartë derisa nuk e përjetoni këtë. Tash adaptohem më me lehtësi, kisha kohë t’i analizoj gjërat”, ka thënë Arshavin.“Sa i takon jetës jashtë fushës nuk jam adaptuar ende, por raportet e mia me futbollistët tjerë të Arsenalit janë të mira. Jam ndjerë i mirëseardhur”.“Arsenali blen futbollistë vetëm me kërkesë të Arsene Wegner. Wenger nuk e sheh vetëm sipërfaqësisht lojtarin, ai e sheh në brendi. I sheh kualitetet e tij dhe se si ta shfrytëzojë më së miri”, ka shtuar rusi.
Mesfushori holandez Wesley Sneijder nuk ka thyerje të nyjës, por mbetet i dyshimtë për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të rundit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ish-lojtari i Real Madridit u nxor nga loja gjatë ndeshjes së mbrëmshme në mes të Holandës dhe Japonisë. Në fytyrën e lojtarit shihej një dhimbje e fuqishme, por pas analizave mjekësore u vërejt se lëndimi i tij nuk ishte aq serioz. Mjeku i kombëtares holandeze ka pohuar se lojtari nuk ka thyerje të nyjës dhe ka kaluar vetëm me dëmtime të ligamenteve. Snejder, i cili javën e kaluar debutoi me fanellën e Interit, tash do të rikthehet në Milano për të filluar procesin e rehabilitimit. Mesfushori nuk do të luajë në ndeshjen e mesjavës kundër Skocisë, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Barcelona që zhvillohet më 16 shtator.
Ryan Giggs nuk e ka në plan ta dhunojë karrierën e tij dhe dëshiron të dalë në pension në mënyrën më të mirë.
Futbollisti legjendar i Manchester United, Ryan Giggs, tashmë ka 36 vjet dhe e din se është duke i luajtur vitet e fundit të karrierës së tij.Giggs nuk e ka në plan të luajë deri në vitet e 40-ta të tij, dhe dëshiron të pensionohet si futbollist i Manchester United dhe jo të transferohet te klube më të vogla dhe ta vazhdojë karrierën me dhunë.“Futbolli është jeta ime, por unë nuk do të luaj deri në 40 vjet dhe do të kërkoj ndonjë sfidë tjetër në këtë sport. Kur trupi im do të thotë se nuk do të mund të luaj në nivelim më të lartë, do ta di se është koha për pensionim”, ka thënë Giggs.“Dua ta përfundoj karrierën në mënyrën më të mirë. Nuk kam në plan të luaj në liga më të vogla, për ta shkatërruar karrierën”, ka shtuar britaniku.
Barcelona planifikon të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Robinho, gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa spekulohet se si shkëmbim Thierry Henry mund të kthehet sërish në Ligën Premier.
Gjatë afatit kalimtar veror ‘pasanikët’ i kushtëzuan katalunasit me shërbimet e Leo Messit për ta lejuar transferimin e brazilianit, ndërsa tani “Sunday People” shkruan se Pep Guardiola do të bëjë një ofertë të re. I njëjti burim pohon se trajneri i Cityt, Mark Hughes, mund të pajtohet me largimin e Robinhos me kusht që Henry të kalojë në drejtim të kundërt, gjë që do t’i konvenonte Barcelonës.
Ruud van Nistelrooy ka njoftuar se e ka refuzuar një ofertë të Romës gjatë afatit kalimtar veror për të qëndruar te Real Madridi.
“Roma provoi të më transferojë, mirëpo unë mendova se nuk është për mua, nuk isha i magjepsur me ofertën”. “Madridi më lejoji që të vendosja në mënyrë të pavarur, ndërsa unë preferova të qëndroj, edhe pse e di se do ta kem vështirë ta gjej një vend në skuadër”, u ka thënë holandezi gazetarëve spanjollë.
Lojtarët italianë (Foto: ESPN) Mbrojtësi i Milanit, Kakha Kaladze, i ka kërkuar falje kombit të tij pas dy autogolave të shënuar në fitoren 2-0 të Italisë ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e mbrëmshme kualifikuese për Botërorin 2010.
“Ekipi luajti mirë dhe djelmoshat dhanë zemrën dhe shpirtin sonte, andaj më vjen shumë keq që pranuam dy gola dhe ishte faji im. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë kapiteni kombëtares së Gjeorgjisë.Ai shënoi të dy golat e fitores së Italisë, që nuk arriti të thyejë mbrojtjen vendase. Ndeshja ishte e para pas afro gjashtë muajsh për Kaladze.
Mesfushori spanjoll Andres Iniesta thotë se kontrata e tij e re me Barcelonën do të arrihet me kalimin e kohës.
Iniesta nuk ka luajtur që nga finalja e Ligës së Kampionëve në Romë, në sezonin e kaluar, të cilën Bacelona e fitoi duke mposhtur anglezët e Manchester United.“Nuk kam pagjumësi në lidhje me kontratën. Dua të qëndroj këtu dhe e di se vlej për këtë klub. Vërtet dua të luaj gjithë karrierën time dhe të pensionohem këtu”, ka thënë Iniesta.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin që skuadra e tij do të vazhdojë të fitojë trofe edhe në sezonin e ri.
Duke folur për sukseset e sezonit të kaluar, Laporta ka lëvduar punën e trajnerit Pep Guardiola. “Në momentet e vështira të sezonit të kaluar, Pep diti si t’i përmirësojë gabimet tona”. “P.sh. fitorja prej 6-2 në Bernabeu ishte mbrëmja më e bukur e sezonit. Fituam gjithçka, por tash ajo periudhë ka mbaruar, dhe jemi në të tashmen”. “Duhet të vazhdojmë me tentativën e njëjtë sikurse në sezonin e kaluar, duke i besuar trajnerit i cili na solli rezultate”, ka thënë Laporta për “AS”.
Robinho Një afat kalimtar sapo është mbyllur, ndërsa Barcelona është duke bërë planet për të ardhshmin.
Sipas “El Mundo Deportivo”, drejtori sportiv Txiki Begiristain tash më i ka identifikuar lojtarët të cilët planifikon t’i sjellë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit. Dy pozitat të cilat Blaugranët planifikojnë t’i përforcojnë janë pozita e anësorit të majtë, (ku vetëm Thierry Henry është lojtar i ekipit të seniorëve), dhe pozita e mesfushorit defanziv (duke llogaritur mungesën e Yaya Toure dhe Seydou Keita që do të luajnë në Kupën e Afrikës). Emrat të cilët po qarkullojnë së fundmi, janë anësori i Manchester Cityt, Robinho, dhe ai i lojtarit të Shakhtar Donetsk, Willian. Për pozitën e mesfushorit defanziv, katalunasit llogaritin Patrick Vieiran, Cristian Poulsen ose Daniel De Rossin. Nëse Barca dështon ta transferojë Robinhon, atëherë në plan është anësori i PSV-së, Ibrahim Afellay.
Sulmuesi i Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, mund të rikthehet pas një kohe shumë të gjatë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër FC Zurich.
Holandezi nuk luan qe thuajse një vit, ndërsa sipas “AS”, Van Nistelrooy do të përfshihet në ndeshjen kundër Cyrihut që do të zhvillohet më 15 shtator. Nëse holandezi përfshihet në skuadër, atëherë Los Blancos do t’i kenë dy golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, Raul (64 gola) dhe Nistelrooy (60 gola).
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e tij do ta ketë vështirë të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror, pas humbjes prej 1-3 nga Brazili.
“Të mposhtesh nga Brazili është gjithmonë keq. Ishim të motivuar për fitore dhe për t’iu afruar Kampionatit Botëror. Mirëpo tash duhet të zmbrapsemi sepse kualifikimi do të jetë i vështirë”. Ai ka thënë se Albicelestët duhet të punojnë shumë dhe të mundohen të nxjerrin tre pikë në përballjen shumë të vështirë ndaj Paraguait.
Mesfushori anglez Steven Gerrard kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë për fitoren e cila u kushtoi Tre Luanëve me moskualifikim në Euro 2008.
“Lojtarët anglezë ende po vuajnë nga ai rezultat dhe ajo paraqitje, prandaj duhet ta shfrytëzojmë atë si motiv për të siguruar fitore të mërkurën”. “Ndjehemi mirë për kualifikimin, jemi duke u mësuar me fitore dhe Kroacia do të jetë një test i vështirë. Asnjë lojtar nuk e dëshiron zhgënjimin e moskualifikimit në një turne të madh në CV-në e tij”, është cituar Gerrard nga “The Daily Mail”.
Spanja e ka demoluar Belgjikën në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma me rezultat prej 5-0, ndërsa trajneri Vicente Del Bosque është shprehur më se i kënaqur me fitoren e të zgjedhurve të tij.
David Silva (41’ dhe 68’), David Villa (49’ dhe 85’) dhe Gerard Pique (50’) ishin emrat e golashënuesve që gjunjëzuan belgët në stadiumin Riazor. “Humbja nga SHBA-të në Kupën e Konfederatave na ka bërë të përparojmë, sepse e vërejtëm ku e kemi dobësinë”. “Luajtëm më mirë në pjesën e parë, edhe pse shumica e golave erdhën në të dytën” “Shpresoj ta argëtojmë sërish këtë stadium. Tifozët ishin të shkëlqyer, sensacionalë, të jashtëzakonshëm. Prandaj ne reaguam siç duhet”, ka thënë Del Bosque për “AS”.
Përfaqësuesja e Brazilit e ka turpëruar Argjentinën para tifozëve të vet në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Ishte kjo humbja e parë e Albicelestëve në shtëpi pas 16 vitesh në kualifikimet për një kampionat botëror.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin Gigante de Arroyito të qytetit të lindjes së Lionel Messi- Rosario, ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 3-1. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24, kur një gjuajtje të lirë të Elanos e shfrytëzoi më së miri Luisao për të kaluar mysafirët në epërsi. Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, dyfishoi epërsinë pas shtatë minutash (31’) për t’i shokuar tifozët e pranishëm në Gigante de Arroyito. Në pjesën e dytë (65’), mesfushori i Napolit, Jesus Datolo, befasoi portierin Julio Cesar nga distanca duke e ngushtuar epërsinë e mysafirëve, për t’i dhënë shpresë ekipit të Diego Maradonas. Mirëpo, vetëm tre minuta më pas (68’), Luis Fabiano i shoi shpresat e Argjentinës për barazim, me golin e dytë personal dhe të tretin për Selecaon, pas një asisti të Ricardo Kaka, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas këtij takimi, Argjentina i ka vështirësuar gjërat për kualifikim, derisa brazilianët që sot mund të fillojnë t’i blejnë biletat për në Afrikën e Jugut, pasi që përfaqësuesja e tyre e ka siguruar kualifikimin.
Ëndrra e Portugalisë për të siguruar një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror sa vjen e po zbehet.
Portugezët nuk kanë arritur më shumë se një pikë si mysafir të liderit të Grupit të Parë, Danimarkës. Nicklas Bendtner kaloi Danimarkën në epërsi (42’), ndërsa Liedson barazoi rezultatin për mysafirët (86’). Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zlatan Ibrahimovic ka arritur të sigurojë tre pikë shumë të vlefshme për përfaqësuesen e Suedisë në përballjen ndaj Hungarisë. Olof Mellberg kaloi mysafirët suedezë në epërsi (8’), ndërkohë që Szabolcs Husztiwas barazoi rezultatin nga pika e bardhë (79’). Ishte sulmuesi i Barcelonës, Ibracadabra, lojtari që i solli tre pikë të arta përfaqësues së tij në minutat shtesë, ashtu që tani Suedia gjendet një pikë larg vendit të dytë.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyeshme edhe me kombëtaren e Bregut të Fildishtë duke shënuar dy gola në fitoren 5-0 ndaj kombëtares Burkina Faso, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.
Vendasit kaluan në epërsi ne një autogol të Saidou Panandetiguiri pas 10 minutash lojë, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë. Pjesa e dytë solli edhe katër gola tjerë, dy nga Drogba (50’ dhe 65’), në nga Yaya Tore (55’) si dhe një tjetër nga Kader Keita (70’). Bregu i fildishtë ka shënuar 15 gola në katër ndeshje në grupin E kualifikues për Kupën Botërore, dhe i ka fituar që të gjithat.
Mbrojtësi i Milanit, kapiteni i Gjeorgjisë, Kakha Kaladze, ka shënuar dy herë në rrjetën e vet në pjesën e dytë, për t’i dhënë fitoren prej 2-0 Italisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Derisa lojtarët e Italisë dështuan të mposhtin portierin e Gjeorgjisë, Giorgi Lomaia, detyrën e tyre e kreu Kaladze. Mbrojtësi rosoner shënoi golin e parë në minutën e 57-të, dhjetë minuta para se ta bëjë edhe gabimin e dytë. Italia, e cila i dha fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore, kryeson në grupin 8 me 17 pikë, derisa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Bullgarisë në Torino. Irlanda, e cila renditet e dyta në këtë grup, po ashtu ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 2-1. Fitore bindëse ka shënuar edhe Bullgaria, që ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 4-1.