Ekipi i CSKA Moskës është ndarë nga trajneri i deritashëm Zico dhe ka angazhuar në vend të tij ish-trajnerin e Real Madridit, Juande Ramos.Zico e mori drejtimin e CSKA Moskës nga Valeri Gazaev dhe arriti ta fitojë Kupën dhe Superkupën e Rusisë. CSKA pjesën më të madhe të sezonit ishte në mesin e liderëve, por një rënie e formës në periudhën e fundit, bëri që klubi të gjendet në pozitën e katërt me 10 pikë prapa Rubin Kazan. Kjo solli edhe largimin e brazilianit dhe caktimin e Ramos në vend të tij. “Pasi të gjitha palët arritën marrëveshje, u morr vendimi që nga sot marrëveshja mes Zico dhe CSKA Moskës të prishet. Falënderojmë për kohën e kaluar në klub dhe fitoret në Kupën dhe Superkupën e Rusisë, që u fituan nën drejtimin e tij”, thuhet në deklaratën e klubit rus. Në të njëjtën kohë, Juande Ramos ka pohuar kalimin në klubin rus me anë të një deklarate në faqen e tij zyrtare. “Ata janë ekip me histori edhe pse nuk kishin fat në ndeshjet kontinentale. Jemi të bindur se mund të kemi një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve dhe do të punojmë me ngulm për këtë”, ka thënë Ramos.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, i ka paralajmëruar rivalët e Ligës Premier se ata janë të gatshëm për të thyer top katërshin e kësaj lige.City, i cili këtë verë ka harxhuar 110 milionë funte për përforcime të reja, të shtunën do ta ketë testin e parë të madh të sezonit të ri, pasi do të presë në Eastlands ekipin e Arsenalit. Hughes, i cili drejtoi klubin në tre fitore gjatë tre ndeshjeve të para të sezonit, është i kënaqur nga fillimi dhe beson se ata do të mund të thyejnë top katërshen angleze dhe të garojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Mendoj se për një periudhë të shkurtër do të përfundojmë një punë në mirë në ndryshimin e perceptimit të njerëzve. Dikush na sheh si kërcënim të madh për të ashtuquajturën e katërshes së madhe dhe ne ndjehemi komfort me këtë”, ka thënë Hughes. “Këto klube kanë luajtur në një nivel më të lartë në vitet e kaluara, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të jemi para disa prej këtyre klubeve, pasi këtë e kemi dëshmuar tashmë”, ka shtuar anglezi.
Real Madridi është emëruar skuadra më e mirë e shekullit XX, pas një studimi të kompletuar të realizuar nga Federata Ndërkombëtare për historinë dhe statistikat e futbollit (IFFHS).Gjiganti spanjoll zuri vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Juventusi që u rendit i dyti, derisa Barcelona, Milani dhe Bayern Munichu plotësojnë pesë vendet e para.
Rangimi i skuadrave është bërë në bazë të titujve të fituar ose renditjes në tabela nëpër gara të ndryshme. Ndërsa me anë të një sistemi të pikëve, janë vlerësuar klubet për paraqitjet e tyre në Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA, Kupën e Kupave të Evropës, Kupën Mitropa, Kupën Latine dhe Superkupën e Evropës.
Lista e dhjetë klubeve më të mira të shekullit XX:
1. Real Madrid (563.50)
2. Juventus (466.00)
3. FC Barcelona (458.00)
4. AC Milan (399.75)
5. Bayern Munich (399.00)
6. Inter (362.00)
7. Ajax (332.75)
8. Liverpool (300.25)
9. Benfica (299.00)
10. Anderlecht (231.00)
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shtuar dozën e rivalitetin ndërmjet zikaltërve dhe Juventusit duke thënë se shpreson që Lazio do ta mposhtë Juventusin në ndeshjen e të shtunës mbrëma.Të shtunën Zonja e Vjetër udhëton në Olimpico të Romës ku do të përballet me Lazion në një ndeshje të vështirë, ndërsa Moratti ka thënë se e mbështet skuadrën vendase. “Nëse Lippi mund të thotë se e mbështet Juventusin, atëherë edhe unë mund t’ia lejoj vetes ta mbështes Lazion”, ka thënë Moratti.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka reaguar ndaj komenteve të sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili kishte thënë se ka qenë njeriu kryesor i dominimit të zikaltërve në Itali në tre vitet e fundit.Që nga transferimi i Ibras tek Interi në vitin 2006, Nerazzurët fituan tre tituj radhazi në Serie A, mirëpo Materazzi thotë se ish-bashkëlojtari i tij nuk e tregon ngjarjen e plotë. “Ai na ndihmoi t’i fitojmë tre Scudetto, por ne ishim një skuadër. Faleminderit Ibra për tre titujt dhe do të shihemi të mërkurën”, ka thënë mbrojtësi italian. Tifozët zikaltër kanë premtuar se do t’i bëjnë një pritje armiqësore Ibrahimovicit në Giuseppe Meazza, ndërsa Materazzi ka një ide tjetër: “Gjëja që mund ta lëndojë më së shumti një person është indiferenca”.
Mesfushori anglez Steven Gerrard është i vetëdijshëm se fitorja e lartë kundër Kroacisë në Wembley do të shtojë kërkesat e tifozëve për ndeshje edhe më të mira në të ardhmen, prandaj ai thotë se anglezët duhet të përmirësohen vazhdimisht.Anglia i është hakmarrë Kroacisë të mërkurën mbrëma duke e mposhtur me rezultat 5-1, ndërsa dy prej golave të Tre Luanëve, i shënoi simboli i Liverpoolit. “E dimë se pritjet do ta arrijnë kulmin, por unë mendoj se është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, dhe të provojmë që të përmirësohemi nën drejtimin e këtij menaxheri”. “E dimë se i kemi lojtarët e duhur për të shkuar atje (në Afrikën e Jugut) dhe për të pasur sukses, por është me rëndësi që të mos e largojmë këmbën nga gazi”, ka thënë Gerrard për “Sky Sports News”.
Zlatan Ibrahimovici meriton respektin e tifozëve të Interit pas gjithë asaj që ka bërë për klubin dhe nuk duhet të gjykohet për largimin e tij te Barcelona, thotë agjenti i lojtarit Mino Raiola.Tifozët kanë paralajmëruar një “mikpritje” të nxehtë në Giuseppe Meazza në javën e ardhshme, ku Ibracadabra do luajë me skuadrën e re, kundër ish-ekipit të tij. “Mendoj se Zlatan i ka dhënë gjithçka Interit dhe nuk është sjellë keq në raport me klubin”. “Tash ai luan me Barcelonën dhe do të bëjë gjithçka që t’i ndihmojë skuadrës së tij të re të fitojë”. “Është me rëndësi që tifozët të kenë respekt për kohën që kaloi Ibra në Milano (tek Interi), që ishte e jashtëzakonshme dhe e suksesshme”, ka thënë Raiola.
Juventusi planifikon ta transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Emmanuel Eboue, për t’u dhënë fund njëherë e përgjithmonë dyshimeve në mbrojtje.“Tuttosport” njofton se ky transferim planifikohet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që trajneri Ciro Ferrara kërkon një mbrojtës të denjë të krahut të djathtë. Jonathan Zebina vazhdon të ketë probleme me lëndimet, ndërsa Zdenek Grygera e ka të vështirë të luajë në sistemin e ri të trajnerit. Juve dëshiron të jetë garues i fuqishëm për Scudetto dhe në Ligën e Kampionëve, kështu që duhet t’i sigurojë të gjitha pozitat. Veç tjerash, Eboue mund të luajë edhe si mesfushor, kështu që do t’i jepte Ferraras më shumë hapësirë për taktika të reja.
Të mërkurën mediat italiane spekuluan se Taçi kishte udhëtuar në Milano për të investuar te Rossonerët, dhe lajmi vjen vetëm një javë pasi ishte spekuluar lideri libanez Muammar al-Gaddafi dëshironte ta blejë Milanin. Mirëpo, Galliani ka reaguar për të thënë se klubi nuk do t’i shitet pasanikut shqiptar, porse është pronë e kompanisë “Fininvest”, të presidentit Silvio Berlusconi. “Nuk do të shiten aksione në klub. Nuk ekzistojnë aksione të vogla ose të mëdha, dhe ky diskutim është i mbyllur”, është shprehur Galliani për “La Gazzetta Dello Sport”. Përkundër këtij mohimi të Gallianit, gazeta thotë se Taçi mund të shndërrohet në një partner të rëndësishëm te Milani.
Italia e mposhti Bullgarinë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma dhe pothuajse siguri vizën për në Afrikën e Jugut, ndërsa portieri Gianluigi Buffon është shprehur shumë i kënaqur me performancën e përfaqësueses së tij.“Kualifikimi nuk është arritur matematikisht, por ne kemi bërë një hap të madh përpara”. “Deshëm të dëshmojmë se mund të shfaqim lojë më të mirë se ajo kundër Gjeorgjisë dhe ia arritëm qëllimit, sidomos në pjesën e parë”, tha Buffon për Rai TV pas ndeshjes, në të cilën startuan shtatë lojtarë të Juventusit.
Sulmuesi uruguaian Diego Forlan ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Atletico Madrid, e cila do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2013.Forlan u transferua te Atletico nga Villarreali në vitin 2007, për shumën prej 21 milionë eurosh, ndërsa që atëherë ka bërë 98 paraqitje dhe ka shënuar 58 gola për ekipin e dytë kryeqytetas. “Marca” njofton se kontrata e re do ta rrisë edhe kartonin e shitjes së tij në 36 milionë euro, ndërsa nënshkrimi pritet të ndodhë porsa të kthehet nga angazhimet me përfaqësuesen.
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, thotë se përfaqësuesja e tij nuk është jashtë Kampionatit Botëror, përkundër humbjes nga Paraguai.“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar veten në këtë situatë. Mendoja se do të jemi më lartë. Por ky është realiteti”. “Mirëpo, mbi të gjitha ne ende kemi mundësi, ende nuk jemi jashtë Kupës së Botës. Derisa ta kem një pikë gjaku do të bëj gjithçka që Argjentina të kualifikohet”, është shprehur Maradona.
Sulmuesi spanjoll David Villa thotë kualifikimi i Spanjën për në Botërorin e ardhshëm është gjëja më e vogël që duhej ta arrinin duke llogaritur në potencialin që ka kjo përfaqësuese.Me fitoren e të mërkurës mbrëma prej 3-0 kundër Estonisë, Spanja ka marrë vizën për në Afrikën e Jugut, meqenëse Bosnja barazoi përballë Turqisë. “Bosnja na bëri që të luftojmë për një vend, mirëpo edhe ashtu plani ynë ishte të fitonim. Ne e kemi kërkuar këtë vend qe një kohë” “Ne jemi të lumtur, jo vetëm për faktin që jemi kualifikuar, por edhe nga mënyra se si e kemi arritur këtë. Me potencialin që ka Spanja, një vend për finalet e Kupës së Botës, është gjëja më e vogël që mund të arrijmë”, ka thënë sulmuesi i Valencias.
Brazili ka dëshmuar edhe njëherë fuqinë e vet duke mposhtur Kilin me rezultat prej 4-2, duke ia vështirësuar punët në garën për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror 2010.Duke qenë se Selecao kishte siguruar kualifikimin, këtë ndeshje e filloi në mungesë të disa lojtarëve kyç. Juan, Julio Baptista dhe Nilmar luajtën në vend të Lucio, Kaka dhe Luis Fabiano, ndërsa Adriano zëvendësoi Robinhon e lënduar. Ishte mbrëmja e sulmuesit të Villarrealit, Nilmar, i cili shënoi hat- trik në këtë përballje (32’, 74’ dhe 76’), ndërsa golin tjetër për Brazilin e shënoi Baptista (41’). Dy golat për mysafirët i shënoi Suazo (45’ dhe 53’), i cili një herë arriti ta barazojë rezultatin në 2-2, mirëpo dy golat e shpejtë të Nilmar në pjesën e dytë ia siguruan fitoren Brazilit.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka pësuar një dështim të radhës duke u mposhtur me rezultat minimal nga Paraguai në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.Vendasit nga Paraguai fituan me rezultat minimal prej 1-0, me golin e shënuar nga Nelson Valdez (28’). Me këtë fitore, Paraguai siguron vizën për Afrikën e Jugut, ndërsa Argjentina pozicionohet në vendin e pestë dhe humb shansin e kualifikimit direkt.
Kampioni në fuqi i botës, Italia, i është afruar pjesëmarrjes në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, pasi mposhti Bullgarinë me rezultat 2-0 të mërkurën.Fabio Grosso shënoi në minutën e 11-të të ndeshjes pas një loje të mirë nga Andrea Pirlo, duke mposhtur portierin Dimitar Ivanko që me goditjen e parë.Lojtari tjetër i Juventusit, sulmuesi Vincenzo Iaquinta shënoi golin e dytë për azurët në minutën e 40-të po ashtu i asistuar Pirlo.Italia kryeson grupin me 20 pikë, katër më shumë se Irlanda me edhe dy ndeshje të mbetura. Një pikë iu mjafton italianëve të sigurojnë biletën për në Afrikë.
Kampioni i Evropës, Spanja, është kualifikuar për Botërorin Afrika e Jugut 2010, pasi ka mposhtur me rezultat 3-0 në fushë vendore Poloninë, për të ruajtur suksesin e qind për qindtë në kualifikime.Spanjollët e panë veten në epërsi pas gjysmë ore lojë me anë të mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas (32’), ndërsa fitoren e vulosën dy gola të vonshëm të shënuar nga Santi Cazorla tetë minura para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, dhe një tjetër nga Juan Mata në kohën shtesë.Spanja mbledh 24 pikë nga tetë ndeshje, që të gjitha fitore, dhe siguron biletën për në Afrikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje kualifikuese.Takimi tjetër i rëndësishëm në grupin 5, ai mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë, ka përfunduar me barazim 1-1. Mysafirët nga Turqia kaluan në epërsi të hershme me golin e Belozoglu (4’), ndërsa vendasit barazuan që në pjesë të parë me anë të Salihovic (25’). Bosnja vazhdon ta mbajë pozitën e dytë me 16 pikë, derisa Turqia mbetet në të tretin me 12.
Kombëtarja angleze ka siguruar vend për në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, pas një fitoreje bindëse prej 5-1 ndaj Kroacisë të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Wembley, duke ruajtur kështu edhe suksesin e qind për qindtë nën drejtimin e trajnerit të ri Fabio Capello.Dy gola nga Frank Lampard dhe dy të tjerë nga Steven Gerrard, kanë ndihmuar Anglinë të marrë hak nga Kroacia, e cila mposhti këtë ekip në kualifikimet për Euro 2008 pikërisht në Wembley duke e lënë jashtë asaj gare.Ashtu edhe siç premtuan, anglezët e kthyen humbjen e sipërpërmendur në një motiv shtesë, duke shkatërruar mysafirët. Serinë e golave për vendasit e hapi mesfushori Frank Lampard duke shënuar nga penaltia pas vetëm shtatë minutash lojë.Të lehtësuar nga avantazhi prej një goli, anglezët sulmuan dhe shpejt arritën edhe ta dyfishojnë atë, kësaj here me anë të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, dhjetë minuta më pas (17’).Pavarësisht dy golave, vendasin vazhduan të sulmojnë edhe në pjesë të parë, por goli tjetër erdhi vetëm në pjesën e dytë, edhe kësaj here nga Lampard (59’). Për të dytën herë në listën e golashënuesve më vonë u gjend edhe Gerrard (67’). Për kroatët një gol të vonshëm e shënoi sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva (72’), para se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, të mbyllë pesëshen e anglezëve (78’). Anglia ka tetë fitore nga tetë ndeshje, dhe grumbullon 24 pikë me vetëm edhe dy ndeshje të mbetura, që e kualifikojnë atë për në Afrika e Jugut 2010.Kroacia pavarësisht humbjes mbetet e dyta me 17 pikë, kjo falë barazimit që kanë luajtur Bjellorusia dhe Ukraina në takimin tjetër të grupit 6.
Erjon Bodgani ka shënuar derisa Shqipëria ka nxjerrë një barazim me rezultat 1-1 në takimin përballë Danimarkës të zhvilluar në Qemal Stafa.Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në fund të pjesës së parë, pavarësisht se bënë një paraqitje lakmuese, por përmirësuan gabimin me të filluar pjesa e dytë.
Pjesa e parë
Raste në radhët e Shqipërisë pati sulmuesi Hamdi Salihi, i cili dështoi të shënojë, madje edhe në një rast shumë të mirë në pjesën e parë. Në anën tjetër edhe danezët patën një rast tjetër të pastër, kur Tomasson u gjend i vetëm para portës, por nuk gjeti rrjetën e Samir Ujkanit.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, mysafirët ndëshkuan mbrojtjen e pavëmendshme kuqezi, kur një harkim i Poulsen gjeti para portës Nicklas Bendtner, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë
Goli i pranuar në pjesën e parë vetëm se iu dha fuqi lojtarëve kuqezi, të cilët shumë shpejt me të filluar pjesa e dytë barazuan rezultatin. Pas një harkimi të Armend Dallkut për Hamdi Salihin, ky i fundit asistoi për Erjon Bogdanin që shënoi nga afërsia për hapur rezultatin.
Kuqezinjtë krijuan edhe disa raste të tjera deri në fund të ndeshjes, dy prej tyre nga harkimet nga këndi, por nuk arritën të marrin pikë të plota në këtë ndeshje.
Edhe danezët patën raste, kryesisht me anë të topçiut Bendtner, por mbrojta shqiptare nuk bëri gabimin e pjesës së parë.
Edhe pse barazim dhe tashmë një kohë pa gjasa për kualifikim në Botëror, të zgjedhurit e trajnerit Josip Kuzhe treguan një paraqitje mbresëlënëse dhe një organizim të mirë në mesfushë, që lë për të shpresuar për të ardhmen.
Danimarka në anën tjetër, humbi rastin të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror, tash kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri te fundi i kualifikimeve. Megjithatë danezët kryesojnë me 18 pikë në tabelë, tre më shumë se Suedia dhe pesë më shumë se Portugalia dhe Hungaria.
Shqipëria mbledh 7 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban pozitën e pestë, të parafundit të grupit 1. Nën Shqipërinë në grup është vetëm Malta me një pikë, edhe atë të nxjerrë pikërisht nga kombëtarja kuqezi.
















