Nëndetësja e Verdhë ka barazuar edhe në javën e dytë të sezonit të ri në La Liga, këtë radhë kundër Mallorcas.Takimi i zhvilluar të dielën në El Madrigal, ndërmjet Villarrealit dhe Mallorcas, ka përfunduar me rezultat 1-1. Vendasit kaluan në epërsi me anë të Giuseppe Rossit (54’), ndërsa Borja Valero barazoi rezultatin për mysafirët (75’).
Skuadra e Fiorentinas ka shënuar fitore minimale përballë Cagliarit në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Franchi.Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Alberto Gilardino, i cili mposhti portierin Marchetti në minutën e 55-të. Fitore minimale ka shënuar edhe Sampdoria si mysafir i Atalantas, për t’i konkurruar Juventusit në krye të tabelës me pikë të barabarta. Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Daniele Mannini (63’), ndërsa duhet përmendur se nga minuta e 52-të, Sampdoria pati një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Fernando Tissones. Udinese ka përmbysur avantazhin e Catanias, për të shënuar fitore me rezultat 4-2 në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Friuli. Protagonist i Udines ishte Antonio di Natale, i cili shënoi het trik në këtë ndeshje.
Interi ka shënuar fitore të vështirë, por të merituar kundër Parmës.Ndeshja e zhvilluar të dielën në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Parmës, ka përfunduar me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-0. Nerazzurët e patën të vështirë ta gjenin rrjetën e portës kundërshtare, mirëpo këtë e arriti Samuel Eto’o në minutën e 71-të me një gol të bukur. Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, sulmuesi Diego Milito dyfishoi epërsinë për ta vulosur fitoren e kampionit në fuqi. Me këtë fitore Nerazzurët gjenden dy pikë pas Juventusit pas javës së tretë në Serie A, ndërsa veç tjerash, kjo fitore do t’i shërbejë Interit për të ngritur vetëbesimin para ndeshjes së vështirë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Claudio Ranieri ka filluar me fitore debutimin e tij në stolin menaxhues të Romës, pasi ekipi nga kryeqyteti italian u rikthye nga disavantazhi minimal prej 1-0 në pjesë të parë, për të fituar në fund të ndeshjes me rezultat 2-1.Vendasit kaluan në epërsi pas 26 minutash lojë me anë Massimo Maccarone, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.Ndryshe nga e para, pjesa e dytë ishte në favor të mysafirëve, që barazuan me anë Phelippe Mexes në minutën e 72-të. Që nga minuta e 78-të vendasit mbetëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Paul Codrea, të cilën përparësi e shfrytëzuan romakët që shënuan golin e fitores me anë të John Arne Riise, dy minuta para fundit të kohës së rregullt.
Fund interesant në gjysmëfinalen e femrave në US Open mes Serena Williams dhe belges Kim Klijsters të cilat rinisën lojën e lënë në mes për shkak të shirave.Tenistja belge që është rikthyer në tenis pas shtatzënisë ka arritur të presë biletën e finales. Ajo fitoi setin e parë me rezultatin 6-4 por në setin e dytë, tenistja kampione në fuqi e këtij turneu, Serena Williams tensionohet pasi gjyqtarja nuk tha “Faull!” edhe pse Williams nuk e kishte vënë topin në lojë por kishte shkelur vijën me këmbë. Në momentin që rezultati ishte në avantazh të Klijsters 5-4, Serena ka shkuar drejt gjyqtares duke e kritikuar por ajo nuk ka bërë asnjë reagim. Serena i thotë diçka në mikrofon por nuk dëgjohet. Rregullorja parashikon penalizimin në këtë rast por Serena nuk priti vendimin e supervizorit, duke i dhënë dorën belges Klijsters. “Duhej të isha më e qetë por tashmë mbaroi gjithçka. Gjithsesi nuk i kam thënë se doja ta vrisja. Nuk jam zënë asnjëherë në jetën time përse duhej ta kërcënoja në këtë mënyrë?”, u mbrojt Serena në konferencën për shtyp. Finalja do të luhet mes Kim Klijsters dhe polakes Karolina Wozniacki, e cila eliminoi 19- vjeçaren Wickmayer 6-3, 6-3.
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar në të dy ndeshjet e ligës për Barcelonën, dhe ai ia dedikon këtë sukses bashkëlojtarëve të tij.Ibrahimovic shënoi golin e parë të mbrëmshëm kundër Getafes, para se të asistojë në tjetrin, të shënuar nga Lionel Messi.
“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar dy gola, por më e rëndësishme është të arrij ritmin. Nuk jam në formën e qind për qindtë ende, por do të arrij atje”, ka thënë ibrahimovic.
“Ata (Messi dhe Andres Iniesta), e bëjnë ndeshjen më të lehtë për ju. Ata krijojnë hapësira dhe mbrojtja nuk e di cilin ta mbulojë”, ka shtuar suedezi.
















