Heroi i grekëve, Vasileios Spanoulis (majtas) Përfaqësuesja e Greqisë në basketboll ka shënuar fitore përballë Turqisë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Basketbollit- EuroBasket 2009, me rezultat 76-74.
Ishte kjo njëra nga përballjet më dramatike të këtij edicioni të EuroBasketit, sidomos në pjesën e katërt të kohës së rregullt. Për t’u përcaktuar fituesi nga ky takim është dashur të zhvillohet koha shtesë, pasi që në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Arslan barazoi rezultatin në 65-65. Mirëpo në vazhdime, grekët u treguan më efikas dhe arritën të fitojnë me dy pikë diferencë (76-74). Në gjysmëfinale, Greqia do të takohet me Spanjën në ndeshjen që zhvillohet të shtunën.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka filluar luftën psikologjike në prag të derbit të qytetit përballë Cityt, duke thënë se për të Liverpooli gjithmonë do të jetë rivali i United.
“Liverpool për mua gjithmonë do të jetë ndeshje derbi. Kjo është për shkak të historisë. Kur arrita këtu, ata ishin mbretër të Anglisë, kishin fituar katër tituj në Kupën Evropiane në atë kohë dhe shumë tituj në ligë. Ishte vështirë të luftoje me historinë”, ka thënë Ferguson. Megjithatë Ferguson thotë se City ka bërë një punë të mirë në transferimet e verës, dhe sigurisht se edhe takimi do të jetë mjaft luftarak. “Ata kanë sjellë lojtarë dhe ka pritje nga ta. Takimi do të jetë shumë më i mirë se të kaluarat. Do të jetë vërtet një ndeshje luftarake, në këtë nuk ka dyshim dhe mezi e pres”, ka thënë më tej skocezi.
Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur për marrëveshjen e re të Lionel Messi dhe ka paralajmëruar se takimi i radhës ndaj Atletico Madrid do të jetë shumë i vështirë, mu për shkak të fillimit të dobët të sezonit nga ana e kundërshtarëve.
“Atletico është një ekip i shkëlqyeshëm. Ata nuk kishin një fillim të mbarë të sezonit. Unë do të kisha preferuar që ata të kishin ardhur në këtë ndeshje me një rezultat më të mirë. Nuk ka ekip më të rrezikshëm se Atletico Madrid në rrethana të tilla”, ka thënë Guardiola. Sa i takon marrëveshjes së re të Lionel Messi, Guardiola ka thënë: “Këto janë lajme të mira, lojtari më i mirë ta rinovojë marrëveshjen. Njerëzit vijnë për t’i parë më të mirët, dhe Messi është një prej tyre. Isha i lumtur edhe kur u rinovuan marrëveshjet e Victor Valdes dhe Xavi”.
Sipas mediave spanjolle, presidenti i ri i Real Madridit, Florentino Perez, në mbledhjen e përgjithshme do të zbulojë se klubi ka borxh rreth 580 milionë euro.
Gjatë të dielës do të mbahet mbledhja e përgjithshme në Real Madrid, ndërsa sipas El Periodico, presidenti Florentino Perez do t’ua përcjellë lajmin aksionarëve se klubi ka një borxh prej 580,579,000 euro. Borxhi afatshkurtër nga kjo shumë kap vlerën e rreth 168,396,000 ndërsa borxhi ndaj bankave është rreth 175,915,000 euro. Buxheti i klubit mbretëror për këtë sezon të ri do të jetë plot 426 milionë euro dhe shifra ishte e pritur duke marrë parasysh se Reali harxhoi mbi 250 milionë euro për përforcime të reja vetëm në afatin kalimtar të verës. Perez pret që klubi të ketë të hyra të mëdha gjatë këtij sezoni, në vlerën e 445 milionë eurove.
Superylli argjentinas, Lionel Messi, e ka ripërtërirë marrëveshjen e tij me kampionin evropian, Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2016.
Mediat spanjolle që sot paralajmëruan se Lionel Messi do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, pasi mbrëmë ishte arritur marrëveshje në mes të babait të lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës. “Lionel Messi e ka vazhduar besimin e tij ndaj Barcelonës, pasi sot ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin. Argjentinasi sipas marrëveshjes së re, do të qëndrojë në klub deri në vitin 2016 dhe klauzula blerëse e tij do të kap vlerën e 250 milionë eurove”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit. Marrëveshja paraprake e Messi skadonte në vitin 2014 dhe kishte një klauzulë blerëse në vlerën e 150 milionë eurove, ndërsa klubi ka përmirësuar edhe përfitimet financiare të lojtarit.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se klubet spanjolle dhe ato italiane tash mund t’i zëvendësojnë klubet angleze dhe të dominojnë në Ligën e Kampionëve.
“Klubet nga Anglia e kanë të njëjtin potencial, por Liga e Kampione mund të jetë më e mirë këtë sezon, pasi mendoj se tash kemi një Inter më të mirë, një Bayern Munich më të mirë, një Real Madrid më të mirë. Barcelona është Barcelona; do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Mourinho. Inter së fundi arriti të barazojë pa gola në takimin e parë me kampionin e Evropës, Barcelonën.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se Chelsea duhet të fitojë së paku një titull këtë sezon, pavarësisht nëse është ai i Ligës Premier ose i Ligës së Kampionëve.
Drogba është në një formë të shkëlqyeshme në këtë fillim sezoni, dhe tashmë ka shënuar katër gola. Sulmuesi po ashtu e ka vazhduar besimin e tij ndaj Chelseat, duke nënshkruar marrëveshje të re trevjeçare. “Nuk e di cilin, por duhet të fitojmë një trofe. Pse të mos i fitojmë edhe të dyja? Gjithmonë kur jam mirë i përgatitur fizikisht, luaj mirë dhe shënoj gola”, ka thënë Drogba. “Gjithmonë do të jem 100% i gatshëm, njerëzit dëshirojnë të thonë, ‘Ou, ky është Drogba i ri’. Por këtu nuk ka asgjë të te, unë vetëm shënoj gola, siç kam bërë edhe më herët”, ka shtuar sulmuesi.
Emmanuel Adebayor duke festuar golin para tifozëve të Arsenalit Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se ai ‘nuk mund të pendohet’ për shkak se e kishte goditur ish-bashkëlojtarin e tij Robin van Persie, pasi nuk ka pasur për qëllim ta lëndojë atë.
FA dje i shqiptoi Adebayor-it dënimin prej tre ndeshjes moslojë për shkak të sjelljes së dhunshme, dhe ish-sulmuesi i Arsenalit do të mungojë në derbin e qytetit përballë Manchester Cityt këtë vikend. “Më vjen keq që Robin u lëndua, por nuk mund të pendohem për diçka që nuk e kam bërë me qëllim. Gjithkush më njeh dhe e di se kurrë nuk kam pasur për qëllim ta lëndoj dikë, veçanërisht një ish-bashkëlojtar”, ka thënë Adebayor për The Sun. Adebayor po ashtu është akuzuar për sjellje të pavend për mënyrën se si e festoi golin para fansave të Arsenalit.
Të dielën në Old Trafford zhvillohet derbi i rivalëve të qytetit të Mançesterit, Manchester United dhe Manchester City, ndërsa sulmuesi i Djajve të Kuq, Wayne Rooney, thotë se ekipi i tij do t’ia tregojë vendin skuadrës pasanike e cila shpenzoi më shumë se 120 milionë funte gjatë afatit kalimtar veror.
“Ajo çfarë ka ndodhur te City duhet të jetë shumë e rëndësishme për tifozët e skuadrës”. “Ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe ekziston një entuziazëm i vërtetë në qytet. Është gjë e mirë për të gjithë në Mançester dhe besoj se edhe në Ligën Premier, sepse është një skuadër sfiduese më shumë”. “Mirëpo, të gjithë e dimë se nuk ka shumë rëndësi se kë e blen ose sa shpenzon. Jam i bindur se do ta shfuqizojmë rrezikun nga ata”. “Ne kemi përvojë për të fituar trofe të mëdha dhe kemi një trajner, i cili ka qenë, ka parë dhe ka fituar”, ka thënë Rooney për “Daily Mail”.
Fernando Torres, i cili ka luajtur edhe në La Liga (Atletico Madrid) edhe në Ligën Premier (Liverpool), thotë se kjo e dyta është ligë më e fortë se Primera Devisioni spanjoll, por thekson se në Ligën spanjolle ka kualitet më të madh individual.
“Si një garë (Liga Premier) është më e mira. Bëhet fjalë për organizim, respekt, dhe mbushjen e stadiumeve përplot në çdo vikend- është kënaqësi të shohësh diçka të këtillë”. “Në Spanjë janë disa nga lojtarët më të mirë në botë, por si garë, (La Liga) nuk është po aq e madhe sa Liga Premier”. “Kam qenë në Spanjë, dhe mund t’u them me sinqeritet, Liga Premier është kompeticion shumë më i mirë”, ka thënë sulmuesi 25-vjeçar.
Alessandro Nesta ka deklaruar se pas tejkalimit të ankthit, ndërmjet heqjes dorë nga futbolli si pasojë e lëndimit dhe të qenit i vendosur për të vazhduar, tani ndihet i rilindur.
“Vërtet më frikësuan me operacionin. Më thoshin se nëse i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike në shpinë, nuk do të mund të luaja më. Por doli të jetë shumë më lehtë sesa kam menduar”. “Ishte shumë keq të qëndrosh jashtë fushe. Momenti më i keq ishte kur u lëndova sërish dimrin e kaluar. Atëherë kur mendova se më në fund gjithçka është në rregulli, mu kthye dëmtimi”. “Nuk jam i penduar për vonimin e operacionit dhe dëshiroj që të rifilloj në mënyrë pozitive”, ka thënë mbrojtësi italian për “La Gazzetta dello Sport”.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili vazhdon të rikuperohet si pasojë e lëndimit, shpreson të kthehet sa më shpejtë në fushë dhe t’i ndihmojë Zonjë së Vjetër në arritjen e sukseseve.
Ikona bardhezi ende nuk e ka shijuar sezonin e ri në Serie A, ndërsa mungoi edhe në ndeshjen kundër Bordeaux në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Juve nxori vetëm një pikë. “Shpresoj të kthehem pas 7-10 ditësh. Megjithatë, ndihem mirë. Do të shohim si do të shkojnë gjërat në sezonin e ri. Është e padëshirueshme t’i shikosh ndeshjet e tilla, si ajo kundër Bordeaux nga tribunat, sepse unë dua t’i përjetoj ato si protagonist”, ka thënë Del Piero për “Il Secolo XIX”.
Serbia dhe Spanja kanë siguruar gjysmëfinalen në edicionin e sivjetmë të Eurobasketit, duke eliminuar nga gara, Rusinë dhe Francën, respektivisht.
Takimi i parë çerekfinal u zhvillua ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, të cilin e fitoi përfaqësuesja serbe me rezultat 79-68. Përballja e dytë çerekfinale në Kampionatin Evropian të Basketbollit, EuroBasket 2009, e zhvilluar ndërmjet Francës dhe Spanjës ka nxjerrë fituese përfaqësuesen e dytë. Edhe pse erdhi deri në çerekfinale e pamposhtur, Franca dështoi ta vazhdonte suksesin përballë Spanjës duke humbur me rezultat 66-86. Serbia pret fituesin nga ndeshja Slloveni-Kroaci, ndërsa Spanja do të ndeshet me fituesin nga takimi ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.
Të dielën takohen Barcelona dhe Atletico Madridi në Camp Nou për ta zhvilluar ndeshjen e javës së tretë në La Liga, ndërsa trajneri i kryeqytetasve, Abel Resino, thotë se ekipi i tij mund t’ia shkaktojë Barcës disfatën e parë të sezonit.
“Pse nuk mund të fitojmë në Barcelonë? Ne mundemi”, ka thënë Resino për “AS”. Atletico nuk e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2009/2010, duke pësuar një humbje dhe duke barazuar në La Liga, ndërsa po ashtu nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë përballë APOEL Nicosia në ndeshjen e Ligës ë Kampionëve. Një fitore kundër Barcelonës në Camp Nou, do të kthente gjithçka për së mbari.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo ka një dhunti shtesë kur bëhet fjalë për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira.
“Cristiano ka një dhunti nga gjuajtjet e lira, është një aftësi dhe ai di ta shfrytëzojë. Ai ka një prekje ndryshe, me fuqi nga momenti i gjuajtjes. Është shumë e vështirë për portierin”. Portugezi shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë në ndeshjen kundër FC Zurich, ndërsa portieri spanjoll ka thënë që Reali është me fat që Ronaldo gjendet në anën e tyre.
Legjenda braziliane Pele thotë se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, duhet të shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Argjentinasi ishte lojtari kryesor i Blaugranëve, të cilët sezonin që shkoi fituan të gjitha trofetë e mundshme, ndërsa derisa ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në klubet evropiane, Pele thotë se duhet t’i dorëzohet edhe çmimi i FIFA-s për lojtarin e vitit. “Pasi e kanë marrë Ronaldinho, Kaka dhe Ronaldo, tash është koha që ta merr Messi”, ka cituar “Sport” fjalët e Peles.
Autori i golit të parë për Evertonin, Joseph Yobo Evertoni ka harruar problemet në Ligën Premier, për të shënuar fitoren më bindëse të rundit të parë të Europa League, pasi mposhti me rezultat 4-0 AEK-un e Athinës në kuadër të ndeshjes së Grupit I.
Joseph Yobo (10’), Sylvain Distin (17’) dhe Steven Pienaar (37’) gjetën rrjetën që në pjesën e parë të ndeshjes, para se goli i vonshëm i Jo (82’), të vulosi fitoren e thellë për Evertonin.Të dyja ekipet e përfunduan ndeshjen me nga 10 lojtarë, pas përjashtimeve në pjesën e dytë të mbrojtësit të AEK, Carlos Araujo, dhe sulmuesit të Evertonit, Louis Saha.Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Benficas dhe BATE Borisov, ka përfunduar në të mirë të vendasve portugez, që fituan me rezultat 2-0.
Lojtarët austriak duke festuar Pas Romës që u mposht më herët me rezultat 2-0 në fushë mysafire ndaj Rapidit të Vjenës, edhe ekipi tjetër romak, Lazio, ka pësuar po ashtu nga një skuadër austriake, asaj të Red Bull Salzburg.
Për më tepër, Lazio u mposht para tifozëve të saj me rezultat 2-1, pavarësisht se avancoi e para.Pas një pjese të parë pa gola, italianët kaluan në epërsi me golin e Pasquale Foggia, në minutën e 14-të të pjesës së dytë (59’), por u treguan të pavëmendshëm në pjesën e fundit të ndeshjes, duke pësuar dy herë.Austriakët barazuan tetë minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të mbrojtësit Franz Schiemer, ndërsa arritën tek tre pikët falë golit të sulmuesit Marc Janko në çastet e fundit të takimit.Në ndeshjen tjetër të grupit G, Villarrealit i ka mjaftuar një gol i Nilmar (72’) për të shënuar fitore si vendas Levski Sofia dhe për të arritur te tre pikët në rundin e parë të Europa League.
Alvaro Arbeloa [Real Madrid] Pas fitores së madhe të Real Madridit kundër Zurich me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës, Alvaro Arbeloa beson se klubi i tij po zhvillon një lojë të shpejtë.
“Me lojtarët që kemi nuk mund të luajmë në ndonjë mënyrë tjetër”,deklaroi Arbeloa për realmadrid.com.
“Stili ynë është të sulmojmë dhe të shënojmë në portën e kundërshtarit.Ne kemi lojtarët që luajnë në këtë mënyrë dhe gjithashtu trajneri që thotë se duhet të kemi posedimin e topit në anën tone dhe të luajmë një lojë ofanzive”.
“Ne jemi duke u bazuar në këto udhëzime,mirëpo edhe ne si çdo ekip kemi mangësi dhe jemi duke u munduar ti plotësojmë ato.”
Më pas ish-lojtari i Liverpoolit tha se ekipi i tij është duke e ëndërruar ngritjen e trofeut të Champions League në Majin e ardhshëm.
“Të fitosh Champions League nuk është lehtë.Ne e dime se kemi një shans të shkëlqyer ngase mund të arrijmë në finale dhe të luajmë në stadiumin tonë”.
“Të gjithë e ëndërrojmë atë ditë,të luajmë dhe të fitojmë trofeun e Champions League në vendin tonë”.