Liverpool ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vështirë dhe të rëndësishme në udhëtim kundër West Hamit, në kuadër të javës së gjashtë në Premier Ligë duke ashpërsuar kështu garën për titull.
Të parët në epërsi i kaloi të kuqtë Fernando Torres në minutën e 20. Shifrat i barazoi nëntë minuta më vonë Diamanti nga penaltia duke u dhënë shpresë tifozëve në impiant.
Dirk Kuyt në minutën e 41 shënoi për epërsinë e radhës të Liverpoolit duke menduar kështu se do të pushojnë rehat midis pjesëve.
Nuk doli ajo qka planifikoi Kuyt. Carlton Cole shkaktoi impakt në stadium pas golit të barazimit në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi me ritëm të lartë. Liverpool i kishte rastet, pasi që të kuqve i duhej fitorja për ta shmangur katastrofën.
Fernando Torres një herë dhe përgjithmonë në atë takim ja dha vulën, duke shënuar në minutën e 75 për fitoren e Liverpool dhe heshtjen e tifozëve të West Hamit.
Eduardo Arsenal ka shënuar fitore të lartë ndaj Wiganit si vendas me rezultat 4 me 0 në kuadër të javës së gjashtë të premier ligës angleze. Thomas Vermaelen ishte heroi i top-çinjve pasi që shënoi dy herë. Vermaelen kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 25 kurse e dyfishoi epërsinë në minutën e 49. Dhjetë minuta më vonë Eduardo i thotë Wiganit që më mirë ishte që të mos udhëtonte në Londër. Shkatërimin e finalizoi Cesc Fabregas në minutën e fundit të takimit.

Rezultatet tjera:


Burnley –Sunderland 3-1
Arsenal – Wigan Athletic 4-0
Bolton – Stoke City 1-1
Aston Villa – Portsmouth 2-0
Hull City – Birmingham 0-1

Autori i dy golave për Burnleyn, David Nugent David Nugent ka shënuar golat e tij të parë me fanellën e Burnleyt, derisa të zgjedhurit e trajnerit Owen Coyle kanë ruajtur suksesin e qind për qindtë para tifozëve të vet, duke mposhtur Lorik Canën dhe ekipin e tij, Sunderland.
Burnley ka humbur çdo ndeshje në udhëtim këtë sezon, por në fushë të vet ka arritur të mposhtë madje edhe Evertonin dhe Manchester United. Pjesa e parë të ndeshjes përfundoi me barazim 1-1. Vendasit kaluan në epërsi nga penaltia me anë të Graham Alexander në minutën e 13-të të ndeshjes, para se Darren Bent të barazojë para fundit të pjesës së parë (39’). Dhe Nugent, që u fut në lojë si zëvendësues, shënoi dy gola në pjesën e dytë për t’i dhënë epërsinë e merituar Burnleyt (67’ dhe 86’).
Sulmuesi i Valencias, David Villa, është i kënaqur me fillimin e mbarë të ekipit të tij në sezonin e ri, por thotë se ata duhet të vazhdojnë ta ruajnë të njëjtin ritëm.
Valencia ka një fillim të shkëlqyeshëm duke fituar në dy ndeshjet e para, ndërsa kundërshtar i ardhshëm i këtij ekipi është Sporting Gijon, të cilin takim Villa shpreson se do ta fitojë. “Kemi një fillim të mirë, por duhet ta ruajmë dëshirën për të fituar dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë. Pikët janë të njëjta pavarësisht kundër kujt do të fitoni. Ne kemi gjashtë nga gjashtë pikët e mundshme dhe do të ishte shkëlqyeshëm të kemi nëntë, nga nëntë të mundshmet”, ka thënë Villa. “E dimë se mund ta ruajmë ritmin për shkak të potencialit që kemi në ekip, me shumë lojtarë që mund të shënojnë gola, siç është treguar në sezonin e kaluar”, thotë më tej spanjolli.
Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka kërcënuar klubet ultra-shpenzuese si Real Madrid dhe Manchester City se ata duhet ti ndryshojnë politikat shpenzuese nga 2012.
“Nga 2012, klubet do të shpenzojnë aq sa fitojnë,” tha Platini për La Gazzeta dello Sport.
“Dëshiroj ti ndihmoj klubeve, jo ti vras ato. Mendoj se 93 milion euro për një lojtar është me të vërtet shumë. A do të ketë kundërshtime? Ndosha nga presidentë liberal që dëshirojnë ta vazhdojnë këtë biznes.”
Francezi gjithashtu pëfundimisht ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të video teknologjisë në fushën e lojës, që ti kontestojë gjyqtarët në rast të vendimeve të dyshimta.
“Atëherë më mirë të luajmë në Playstation.” përfundoi Platini

Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, ka zbuluar se verën e kaluar ai ka qenë shumë afër kalimit në Giuseppe Meazza.
Braziliani ishte cak i kampionit të Serie A, por megjithatë primar për Jose Morinhon gjithmonë ka qenë transferimi i Wesley Sneijder. “Agjenti im çdo ditë më pati informuar për situatën dhe e dija se mund të përfundoj në Inter. Kishte diçka konkrete dhe unë isha i gatshëm të transferohem në Milano (qytet). Interi është klub me prestigj të madh dhe kjo do të ishte një përvojë e shkëlqyeshme për mua”, ka thënë Baptista. “Por tash jam i fokusuar vetëm në Romë dhe dua të luaj mirë për klubin tim. Qëllimi im është të ftohem të luajë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut”, ka shtuar braziliani.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka thënë se ai do të dëshironte të menaxhojë klubin, kur karriera e tij si futbollist të arrijë fundin.
“Dua të kaloj në menaxhim pasi të përfundoj së luajturi, edhe pse kjo ka shumë presion. Do të më pëlqente të jem menaxher i Chelseat dhe kjo është një progres natyral”, ka thënë Terry. “Dua ta çoj këtë deri në fund. Dua ta bëj atë për dashurinë ndaj futbollit, edhe pse e di se si menaxher presioni bie në kokën tuaj dhe e di se lojtarët janë tmerri juaj”, ka shtuar mes tjerash anglezi.
Mesfushori brazilian Kaka thotë se deri tash gjithçka është e përkryer në Madrid, dhe shton se i pëlqen mënyra se si Pellegrini e ndërton formacionin.
Ish-lojtari i Milanit ishte një nga përforcimet e mëdha të verës të Real Madridit, ku kaloi për një shumë rreth 67 milionë euro. “Si ndjehem pas dy muajsh në Madrid? Është shumë mirë në të gjitha aspektet. Jam i kënaqur me ekipin, me klubin, me qytetin dhe bashkë-lojtarët e mi. Deri tash gjithçka është e përkryer”, ka thënë Kaka në një intervistë për sportiven spanjolle AS. “Më pëlqen formacioni 4-2-2-2 i Pellegrinit, pasi lojtarët kanë liri të lëvizjes ku të duan. Kur e kemi topin në këmbët tona, trajneri na jep liri të lëvizjes dhe kjo është shumë pozitive për të gjithë ne”, ka shtuar braziliani.
Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, ia ka kthyer sulmet menaxherit të United, Sir Alex Ferguson, dhe thotë se strategu skocez është ‘i shqetësuar’ për shkak të revolucionit në Eastlands. Dy ekipet nesër do të takohen në derbin e qytetit, me Cityn që do të fillojë ndeshjen me një sukses të qind për qindtë në Ligën Premier dhe me United që tashmë ka pësuar një humbje. “Mendoj se ai është i shqetësuar për shkak të asaj çfarë ndodh me Cityn. Ai e di se lojtarët që kanë arritur këtu nuk janë vetëm të kualitetit më të lartë, por janë profesionistë të vërtetë, të cilët dëshirojnë ta çojnë ekipin në maje të tabelës”, ka thënë Toure. “Ky është mentaliteti këtu. Kjo është si në shkollë, kur jeni më të mirët dhe arrin një fëmijë tjetër, i ri, i cili është shumë më i mirë në çdo lëndë. Kjo nuk ju pëlqen, apo?”, ka shtuar mbrojtësi.
Ish-portieri i Interit, Gianluca Pagliuca, beson se Cagliari mund ta lëndojë kampionin e Italisë, nëse mund të shfrytëzojë avantazhin e lodhjes së mysafirëve.
Italiani beson se ekipi i tij i vjetër nuk do të jetë në formën më të mirë në takimin e nesërm, për shkak të energjisë së humbur në takimin ndaj Barcelonës. “Sigurisht Cagliari nuk është favorit për të fituar, por Interi do t’i ketë bateritë po thuajse të zbrazëta, pas ndeshjes së fundit”, ka thënë Pagliuca. Pagliuca po ashtu beson se ndeshja mund të vendoset nga portierët, duke lavdëruar që të dy, atë të Interit, Julio Cesar, dhe shumë të vlerësuesin Federico Marchetti, portier i Cagliarit.
Futbollisti i ndjerë, Brian Filipi Futbollisti shqiptar, Brian Filipi, i cili është aktivizuar në kampionatin italian, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali.
20-vjeçari ishte duke ecur rrugës në Ravenna të Italisë, kur një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur shqiptarin, i cili ka humbur jetën në vend. Po në këtë aksident janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë treguar se vetura kishte hedhur disa metra në ajër shqiptarin, pasi e kishte goditur nga prapa. Brian Filipi tashmë disa vite aktivizohej në ligat më të ulëta të kampionatit italian, ndërsa së fundi mbante fanellën e klubit Ravena, që garon në ligën e tretë italiane, atë veriut (C1/B).
Ish-trajneri i Newcastle United, Alan Shearer, thotë se koha e kaluar në stolin e ish-klubit të tij e ka nxitur atë të kërkojë të ritkthehet.
“Pavarësisht me atë që ndodhi gjatë kohës time të shkurtë në Newcastle, do të doja shumë të rikthehem në ndeshje. Mendoj se njerëzit do të thonë pse. Sepse më është dukur një punë fantastike dhe një karrierë fantastike të qëndroj në divan gjatë të shtunës mbrëma”, ka thënë Shearer. “Por nëse një detyrë më ofrohet, jo patjetër nga Newcaslte, atëherë do të isha i interesuar”, ka shtuar ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se derisa ai jeton dhe merr frymë, ata kurrë nuk do të përkulen ndaj Manchester Cityt.
Dy rivalët nesër do të takohen në Old Trafford në derbin aq shumë të përfolur për këtë sezon. I pyetur nëse United ndonjëherë do të jetë humbës ndaj Cityt, Fergie ka thënë, “Jo, jo derisa unë jetoj”. Ferguson po ashtu ka paralajmëruar trajnerin e Cityt, Mark Hughes, se një fitore e United ndaj tyre do të rritë presionin e detyrës së tij.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i pakënaqur me formën e mesfushorit Javier Mascherano, dhe shpreson argjentinasi të fillojë të luajë mirë për t’i ndihmuar edhe ekipit të fitojë.
Mascherano ka dështuar të tregojë shkëlqimin e dy sezoneve të kaluara në Anfield dhe po kalon nëpër një periudhë jo të këndshme që kur është emëruar kapiten i kombëtares argjentinase nga Diego Maradona. Dhe trajneri i Liverpoolit kërkon nga argjentinasi të rikthejë formën e mirë, me kusht që klubi t’i ofrojë atij vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2012. “Kur nuk fiton derisa luan me vende të mëdha si Argjentina, është diçka për t’u shqetësuar. Javier është kapiten, andaj duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë Benitez. “Ai ka edhe dy vite dhe ne do të dëshirojmë ta mbajmë atë. Ai ka mjaft kohë, por duhet të luajë në nivelin që ka luajtur më parë. Është shumë, shumë e rëndësishme për ne, të kemi formën më të mirë të Mascheranos, nëse dëshirojmë të fitojmë më shumë ndeshje”, ka thënë Benitez.
Trajneri i Atletico Madrid, Abel Resino, ka një plan të thjeshtë në mendje për të ndaluar Barcelonën, sonte kur dy ekipet takohen në Camp Nou.
Duke folur në konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme, Resino ka thënë se Barcelona nuk ndjehet komforte kur nuk e mban topin, dhe ekipi i tij do të synojë të dominojë në posedim. “Ata nuk janë të rehatshëm pa top, ata gjithmonë kërkojnë të kënaqen duke e pasur topin, andaj nëse ne mund ta marrim atë, ata sigurisht se do të bëjnë gabime”, ka thënë Resino. Ai po ashtu ka thënë se fillimi i paqëndrueshëm i sezonit, është një faktor motivues dhe beson se ekipi i tij ia del më mirë kundër ekipeve të mëdha, pasi ata ‘të lejojnë të luash’.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko Wolfsburg ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në derbin e të premtes mbrëma në Bundesliga, atë kundër Schalkes.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ishte autor i të dy golave të kampionit të Gjermanisë që vizitoi ekipin e ri të ish-trajnerit, Felix Magath, i cili sezonin e kaluar i solli titullin e parë këtij ekipi.Pas pjesës së parë pa gola, goli i parë i Dzeko erdhi në minutën e 55-të, ndërsa Schalke barazoi në minutën e 80-të me anë të Benedikt Hoewedes. Por vetëm një minutë më pas, Dzeko shënoi golin e dytë të tij që i dha tre pikët e reja Wolfsburgut.
Iker Casillas nuk mendon se duhet krahasuar Real Madridi i ri me Barcelonën, pasi që kjo nuk i ndihmon askujt. Përndryshe, ai mendon se secila palë duhet gjykuar në bazë të meritave të tyre.
“ Ne nuk duhet të bëjmë krahasime me Barcelonën. Ata patën një sezonë të çmendur, duke fituar të tre titujt dhe duke luajtur futboll të mirë,”
“ Duhet ti marrim gjërat me të lehtë, të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë dhe të bëjmë një hap me kohën. Starti ishte më i mirë se sa që kemi pritur.”
“ Barcelona është në një formë të njëjtë si vitin e kaluar. Barazimi kundër Interit është i kënaqshëm pasi që ishte një ndeshje si mysafir. Ata patën raste për të shënuar, dhe patën një fillim sezonë të mirë dhe kështu, ata do të luftojnë për të gjitha titujt përsëri.”
“ Ne duhet ti disbalancojmë ata pasi që kanë kryesuar çdo garë vitin e kaluar.”