Real Madrid ka marrë kreun e tabelës së kampionatit spanjoll, pasi ka shkatërruar me rezutlat 5-0 ekipin Xerez, me katër gola të shënuar në 15 minutat e fundit të takimit.
Cristiano Ronaldo ishte figura qendrore e ndeshjes, me dy gola të shënuar, duke çuar në gjashtë gjithsej numrin e golave pas katër javësh në La Liga. Goli i parë i portugezit erdhi që në minutën e parë të takimit, ndërsa për të shënuar tjetrin u deshtën edhe 75 minuta tjera lojë (76'). Tre golat tjerë për Realin i shënuan Guti (79'), Karim Benzema (82') dhe i rikthyeri Ruud Van Nistelrooy (89'). Fitorja e thellë e barazon Realin me pikë me Barcelonën, por i jep kreun klubit mbretëror falë diferencës më të mirë të golave. Valencia po ashtu mund të arrijë maksimumin e pikëve, nëse shënon fitore sonte ndaj Sporting Gijon.
Erjon Bogdani Fillimi i përkryer i sezonit në Serie A për Genoan ka përfunduar pas humbjes 3-1 në udhëtim ndaj Chievos, derisa shkëlqimi vazhdon për Sampdorian.
Chievo kaloi në epërsi të dyfishtë pas vetëm gjashtë minutash dhe kjo falë sulmuesit shqiptar. Së pari Michele Marcolini kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e katërt të takimit, penalti e fituar nga Erjon Bogdani. Dy minuta më pas sulmuesi kuqezi sërish ishte protagonist, kësaj here duke gjetur rrjetën për të parën herë këtë sezon. Në pjesë të dytë mysafirët ngushtuan me anë të Sergio Floccarit, por Sergio Pellisier vulosi gjithçka 14 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Sampdoria ka shënuar fitore të pritshme me rezultat 4-1 ndaj Sienas, duke e ruajtur suksesin e qind për qindtë në Serie A pas katër javësh. Nga një gol në pjesën e parë për Sampdorian shënuan Angelo Palombo dhe Daniele Mannini, ndërsa dy gola në pjesë të dytë i shënoi Marco Padalino. I vetmi për Sienon shënoi Michele Fini. Sampdoria sfidon Juventusin në krye të tabelës së Serie A, që të dyja ekipet me nga 12 pikë të grumbulluara.
Chelsea ka mposhtur me rezultat 3-0 Tottenhamin në Stamford Bridge, për të krijuar tri pikë epërsi ndaj rivalëve të tjerë të Ligës Premier.
Pasi mposhti Liverpoolin në javën e dytë të sezonit, shpresat e Tottenhamit u thyen më herët gjatë javës pas humbjes nga Manchester United, ndërsa sot ata u mposhtën edhe nga Chelsea. Ashley Cole (32'), Michael Ballack (58') dhe Didier Drogba (63'), që të tre u gjendën në listën e golashënuesve, për t'i dhënë goditjen e dytë radhazi Tottenhamit. Tre pikët e reja e lënë Chelsean të vetëm në maje të Ligës Premier, që i ik Manchester Cityt, që sot pësoi humbjen e parë të sezonit, nga rivali i qytetit, kampioni në fuqi, Manchester United.
Një gol tepër i vonshëm në kohën shtesë i shënuar nga sulmuesi Michael Owen, i ka dhënë Manchester United një fitore dramatike, e cila e ka nxitur trjanerin e Manchester Cityt, Mark Hughes, të ankohet për minutat shtesë të dhëna.
United avancoi tre herë në ndeshje, me anë të Wayne Rooneyt (2') në pjesë të parë dhe me dy gola të Darren Fletcher në pjesën e dytë (49' dhe 80'), por City të tri herët arriti të barazojë, së pari me anë të Garreth Barry në pjesë të parë (16'), dhe dy herë në pjesë të dytë ne anë të Craig Bellamy, të dytin në minutën e parë shtesë të takimit (52' dhe 90'+1). Por goli i shënuar nga Owen në minutën e gjashtë të kohës shtesë, iu solli tri pikë djajve të kuq në derbin e qytetit të Manchesterit. "Ishte shumë zhgënjyese për ne në një ndeshje të rëndësishme, si për ne dhe Manchester United. Ne treguam katakter dhe kualitete të mëdha sot dhe në fund vërtet u ndjemë të shqetësuar dhe të vjedhur me drejtësi, pasi referi luajti shtatë minuta tjera në fund të ndeshjes", ka thënë Hughes për Sky Sports News.
Milan ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vështirë dhe tepër minimale me rezultat 1 me 0 kundër Bolonjës në San Siro.

Gjatë tërë takimit u zhvillua një lojë monotone. Goli i vetëm për Rossonerët erdhi në minutën e 75 nga Clarence Seedorf. Kështu Milan del sadopak nga kriza e thellë e rezultateve duke parë kështu pakëz dritë në fund të tunelit.


Inter nga ana tjetër gjithashtu e pati të vështirë fitoren në Sardenja kundër Cagliarit. Inter shënoi fitore me rezultat 2 me 1.


Të parët në epërsi kaluan ishullorët në minutën e 16 pas një penaltie të shkaktuar nga Douglas Maicon të cilën e egzekutoi me ftohtësi Jeda.


Inter në pjesën e dytë u këndell, breshëria e rasteve u shpagua në minutën e 51 kur Diego Milito barazon rezultatin.


Ishullorët ende të hutuar pranuan shpejtë dhe një gol. Tifozët në Sardenja i qetësoi përsëri Milito në minutën e 55.


Samdoria shënoi poashtu fitore me rezultat të lartë kundër Sienas duke mbajtur kreun në tabelë.


Nga ana tjetër Lazio dështoi të shënoj fitore në udhëtim kundër Catanias.


Rezultatet e ditës në Serie A :


Napoli – Udinese 0-0
Juventus- Livorno 2-0
Milan – Bologna 1-0
Bari – Atalanta 4-1
Cagliari – Inter 1-2
Catania – Lazio 1-1
Chievo – Genoa 3-1
Parma – Palermo 1-0
Sampdoria – Siena 4 -1


Roma – Fiorentina 20:45

Se premier liga angleze është liga më e fortë në botë, nuk ka se çka të flitet. Ndeshja e sotme ishte me të vërtet për njerëz plotësisht të shëndoshë përndryshe pasonte infarkti.

Manchester United ka arritur ti mposht rivalët e përbetuar të Manchester Cityt, me rezultat 4-3 dhe atë në sekondën e fundit të takimit.

Pjesa e parë

Pjesa e parë nisi me ritëm të lartë. Në aksionin e parë vendasit shënojnë. Wayne Rooney pas një aksioni të organizuar në minutën e 2 të takimit shënon për epërsinë fillestare.
Se Man. United ka nevojë për një portier dëshmon goli i dytë. Pas një pasimi të Gareth Barryt, Carlos Tevez arrin me vonesë duke menduar të gjithë se Foster do ta kap topin. Tevez ishte i shpejtë dhe mendjemprehtësinë e tij e shfaqi ndaj Foster i cili nuk ishte kërkah, dhe pasimi i Tevez shkoi deri te Barry duke shënuar kështu golin e barazimit në minutën e 16.

Pjesa e parë vazhdoi me një ritëm konstant.

Pjesa e dytë


Pjesa e dytë filloi më furishëm se e para. Katër minuta pas fillimit të pjesës së parë Darren Fletcher shokon qytetarët e mbledhur në Old Trafford.

Mirëpo, si në pjesën e parë, edhe tani erdhi shpejtë goli i barazimit nga Bellamy në minutën e 52 për të qetësuar 70 mijë djajtë e kuq në stadium.

Manchester United në vazhdim dominoi plotësisht. Se ndeshja ishte fantastke vërtetojnë tre rastet e arta të United. Berbatov dy herë goditi mrekullueshëm topin në drejtim të portës, por çka kur ke një guardian fantastik si Given. Superioritetin e tij Given e shfaqi dhe pas një goditje të Giggs e cila dukej të ishte e pandalshme.

Mirëpo insistimi i United u shpagua. Darren Fletcher arriti të shënoj me kokë pas një harkimi në minutën e 80.

Por, se Manchester City është skuadër e madhe e vërteton fakti se kundërsulmet City i ka specialitet kryesor në menynë e tyre. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bellamy vërsulet vet me topin në drejtim të portës si në ‘’ bashqe të babës ‘’ për të shënuar kështu për 3-3 dhe rezultatin e barabartë në Trafford.

Mirëpo, inkuadrimi i vonshëm i Owen dukej se nuk ishte i kotë. 5 minuta lojë shtesë. Hughes ankohet për kalim të kohës. Goditje e lirë për Manchester United. Harkimi i lartë shkon në drejtim të portës, kthehet në këmbët e Giggs i cili gjen të vetmuar duke bërë turizëm Michael Owenin i cili shënoi për impaktin më të madh parë ndonjëherë në Old Trafford, dhe gozhdimin e Mark Hughes, i cili dukej si në fund të botës.

Kështu, Ferguson ka përmbushur premtimin e dhënë se do ta mbaj Unitedin numër një në Manchester.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, bëri disa ndërhyrje të shkëlqyera në ndeshjen të cilën bardhezinjtë e fituan ndaj Livornos të shtunën mbrëma, duke konfirmuar se është në formë të mirë këtë sezon.
“Është një periudhë e mirë. Nuk është diçka e veçantë, por kur i kalon të gjithë ato muaj duke ndier dhimbje, dhe pastaj fillon të ndjehesh mirë, të kthehet kënaqësia dhe dëshira për të luajtur. Po ashtu, më ka motivuar edhe kritika”. “Fituam në mënyrë komforte, Livorno na bërë të vuajmë nganjëherë, por ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë”. “Fitorja e katërt radhazi, padyshim se na jep shpresë, mirëpo ne e dimë se duhet të përparojmë shumë”, ka thënë portieri italian për “Sky Sport”.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, e ka lavdëruar sulmuesin Fernando Torres, i cili shënoi dy herë në fitoren e të shtunës kundër West Ham United.
“Javën e kaluar nuk shënoi gola dhe njerëzit filluan të pyesnin nëse ishte në formë. Sonte ai shënoi dy gola të rëndësishëm dhe unë jam shumë i kënaqur me të”. “Po ashtu kam qenë i kënaqur me kontributin e tij kundër Debrecenit, sepse ai mundohej shumë, duke mos shënuar, por duke krijuar raste për bashkëlojtarët e tij”, tha Benitez në një konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj West Ham.
E përditshmja spanjolle “Sport”, shkruan se mesfushori ofanziv i Milanit, Ronaldinho, është duke menduar që t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv, si pasojë e formës së dobët.
Dy herë fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të shpallur nga FIFA, u transferua te Milani vitin e kaluar, mirëpo duke mos arritur ta shfaqte atë që bëri disa vite më parë te Barcelona. Forma e tij ka qenë objekt kritike, dhe veç tjerash ai nuk arriti t’i bindë tifozët ta harrojnë emrin e Ricardo Kaka, ashtu siç dëshironte presidenti Silvio Berlusconi. Prandaj forma e dobët e ka bërë të mendojë për t’u larguar nga futbolli, ose eventualisht të kthehet në vendlindje, sikurse Ronaldo dhe Adriano.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, thotë se Djajtë e Kuq janë skuadër më e mirë në qytetin e Mançesterit, duke e konsideruar çmenduri mendimin që Manchester City mund të jetë ekip më i fortë.
“City e ka përforcuar skuadrën dhe duket ekip shumë më i mirë se vitin e kaluar, por të thuash se është ekipi më i mirë në Mançester, është çmenduri”. “Nëse (City) e fiton Premiershipin dhjetë vite radhazi, atëherë mund të bisedojmë sërish, por deri atëherë ne besojmë se jemi më të mirët në Mançester, por edhe më të mirët në Evropë”, është cituar serbi nga tabloidi “The Sun”.
Rezart Taçi Polemikat për shitjen e Milanit duket se ende nuk kanë të ndalur. Tani përsëri shfaqet multi-milioneri shqiptar Rezart Taçi, i cili në një intervistë me La Gazzeta dello Sport, deklaroi se ëndrra e tij është Milani por nuk e përjashton as Bolonjën.
“A do t’i blej të dyjat dhe Milanin dhe Bolonjën? Këtë nuk e di. Ndoshta do ti blej të dyjat.” pohoi Taçi
“Detajet e takimit me Gallianin? Unë nuk e dija se Silvio Berlusconi është i indinjuar se dëshiroj ta blej klubin, klubi i cili është i lodhur dhe i rraskapitur pas shumë viteve pa trofe.”
“Të dy e dinë, edhe Galliani edhe Berlusconi, po që se pajtohet shumica në Milanello nuk ka kush të më ndal. Ëndrra ime është ta blej Milanin, por nuk i përjashtoj dhe mundësitë e tjera. Ku ta di, ndoshta do të lëkundem nga Menarini ( presidenti i Bolognas )…ku ta di…” përfundoi Rezart Taçi.
Teodosic Serbia është kualifikuar për finalen e eurobasket2009 pasi që mposhti Sloveninë me rezultat 96-92 pas vazhdimeve.
Djelmoshat e Dushan Ivkoviçit do të ballafaqohen me Spanjën nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00, në finalen e madhe të Eurobasket polonia 2009.
Momenti kur Slovenisë i doli nga kontrolli loja ishte 20 sekonda para fundit kur pas avantazhit prej 79-76, nuk i ndaluan snajperistët serb, dhe këtë më së miri e shfrytëzoi njeriu i ndeshjes Millosh Teodosiç i cili shënoi një treshe për ta barazuar rezultatin në 79 me 79. Më pas Jaka Lakoviç nuk shënoi nga pozita 6.25 për ta përfunduar ndeshjen në kohën e rregullt.
Heroi për serbët padyshim që është Milosh Teodosic i cili e vuri dramaticitetin në maksimum më Kitoëice me treshet e tij fantastike. Ai shënoi nga dhjetë tentime gjashtë herë për tri pikë.
Pra, Slovenia pas përfundimit të pjesës së parë pati epërsi 10 pikë, por në pjesën e dytë ndryshuan gjërat në të mirë të serbëve.
Basketbollisti më efikas i ndeshjes ishte Milosh Teodosic me 32 pikë, kurse nga ana tjetër më i miri ishte Erazem Lorbek me double-double prej 25 pikë e 10 kërcimesh.
Leo Messi shënoi dy herë kundër Atleticos Barcelona ka shënuar fitore me rezultat prej 5-2, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou kundër Atletico Madridit, duke vazhduar kështu seritë pozitive të viteve të fundit kundrejt skuadrës së dytë nga kryeqyteti spanjoll.
Me të filluar ndeshja (2’), Zlatan Ibrahimovic i kaloi katalunasit në epërsi. Pas këtij goli Blaugranët nuk u ndalën duke arritur të shënojnë edhe tri herë vetëm në pjesën e parë. Lionel Messi (16’) dyfishoi rezultatin, ndërsa Dani Alves (30’) dhe Seydou Keita (42’) e ngritën epërsinë në 4-0. Sergio Aguero (45’) dhe Diego Forlan (84’) ngushtuan avantazhin e vendasve në 4-2, mirëpo në fund të takimit Leo Messi shënoi edhe golin e pestë për vendasit duke turpëruar sërish Atleticon.
Festa e bardhezinjve Zonja e Vjetër ka shënuar fitore përballë Livornos për të vazhduar qëndrimin në pozitën e parë në tabelë edhe pas javës së katërt në Serie A.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Livornos, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0. Dy gola të shënuar në pjesën e parë, nga Vincenzo Iaquinta (8’) dhe Claudio Marchisio (30’), mjaftuan që bardhezinjtë ta fitojnë ndeshjen.
Mesfushori kreativ i Real Madridit Kaka ka konfirmuar qëndrimin e tij se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, pas paraqitjeve jasht-planetare të tij sezonin e kaluar me Barcelonën.
“Për moment, Messi është më i miri. Kjo është e vërteta,” pranoi ai për AS.
“E them këtë sepse, në futboll, ti jeton për momentin dhe ai ka fituar shumë me Barcelonën për 12 muaj, dhe ishte më i miri i më të mirëve.”
Pele ndezi debatin për futbollistin më të mirë në botë, duke thënë se Cristiano Ronaldo është lojtar më pak i kompletuar se Messi, dhe kjo gjë iritoi Kaka-n.
“Tanimë e kam fituar çmimin për futbollistin më të mirë të vitit, Cristiano e fitoi atë vitin e kaluar, dhe kjo është ajo.”
“Shpresoj të fitoj përsëri. Por, natyrisht, e resepktoj mendimin e Peles,” përfundoi ai.