Interi ka pohuar se mesfushori i ekipit Thiago Motta ka lëndim në këmbën e majtë dhe do të mungojë rreth një muaj.
Braziliani u detyrua ta lëshojë fushën pas 15 minutash lojë në takimin e mbrëmshëm kundër Cagliarit, pasi hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë. Motta u ankua për dhimbje dhe lëndim të lehtë edhe pas ndeshjes ndaj Milanit, por aso kohe u rikuperua shpejt dhe ishte i gatshëm për takimin me Barcelonën. Pasi sot u realizuan edhe disa kontrolle mjekësore, Interi pohoi në faqen zyrtare se Motta ka lëndim dhe se do të vazhdojë programin e rikuperimit, që mund të zgjatë më shumë se një muaj.
Foto nga loja e vitit 1984 Dy ish-kampionët e botës në shah, legjendat Gari Kasparov dhe Anatoli Karpov, do të përballen sot në Valencia të Spanjës, 25 vjet pas përballjes epike që e zhvilluan për titullin e kampionit.
Ndeshja e parë e kampionit të botës Karpov dhe të riut Kasparov në vitin 1984 në Moskë zgjati pesë muaj dhe u mbyll pa fitues.

Në duelin e ri të dy gjigantëve të shahut, 58 vjeçarit Karpov dhe 46 vjeçarit Kasparov, do të ketë 12 loja gjatë 5 ditëve.

Meçi do të transmetohet drejtpërdrejt, ndërsa organizatorët presin që në internet ta ndjekin rreth 10 milionë njerëz.
Ish-drejtori menaxhues i Renault, Flavio Briatore Renault është ndëshkuar me dy vite përjashtim nga kampionati i Formula 1, pasi është shpallur fajtor për montim të garave, derisa Flavio Briatore është përjashtuar përjetësisht nga ky sport.
Prodhuesi francez ka thënë se nuk do t’i mohojë akuzat se ekipi ka urdhëruar brazilianin Nelson Piquet të ndeshet me veturën e tij në garën e vitit të kaluar në Singapore Grand Prix, me qëllim që ngasësi tjetër i skuadrës Renault, Fernando Alonso, të mund të fitojë.

Suspendimi do të zgjatë deri në vitin 2011 dhe është ende e paqartë nëse skuadra do të heqë dorë tërësisht nga kjo garë.

Ish-bosi i ekipit, Flavio Briatore, po ashtu është përjashtuar nga çfarëdo lidhje me Formula 1, përfshirë edhe menaxhimin e ngasësve, ka thënë FIA sot, pas takimit në Këshillimit Botëror të Sporteve Motorike në Paris.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, e llogarit Manchester United si të vetmin kërcënim për titull.
“Duket sikur një garë në mes dy kuajve, por ne nuk e nënçmojmë askënd. City po ashtu ja ka dalë mirë deri tash”, ka thënë Ballack.

“Tottenham, Arsenal dhe Liverpool që të gjitha kanë sukses në një kohë të sezonit. Por United ka shumë vite të mira prapa dhe me Ligën e Kampionëve dhe me tri tituj të Ligës Premier të fituar, që do t’u japë atyre shumë vetëbesim”.

“Kjo iu ndihmon atyre në ndeshje të vështira si ajo që patë kundër Manchester Cityt dhe ata gjithmonë rikthehen, ata gjithmonë besojnë se mund të shënojnë në minutën e fundit”, ka shtuar gjermani.
Spanjolli Pau Gasol ka shprehur ngazëllimin e tij për titullin e parë evropian të fituar, pasi Spanja mposhti mbrëmë Serbinë në finalen e EuroBasket të zhvilluar në Poloni.
Pasi ka ndihmuar LA Lakers të marrë titullin e NBA-së, Pau Gasol ka shkëlqyer në takimin e mbrëmshëm në të cilin kampioni i botës në basketboll, Spanja, mposhti Serbinë me rezultat 85-63, për të fituar edhe titullin e kampionit evropian.

Gasol ishte i pandashëm duke shënuar 18 pikë, 11 kërcime dhe tri bllokime.

“Jam shumë krenar për bashkë-lojtarët e mi dhe jam falënderues për gjithë stafin stërvitës që na ka çuar në këtë pikë. Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar Spanjën të fitojë këtë titull për të parën herë”, ka thënë Gasol.

“Filluam turneun jo aq mirë dhe nuk luanim në mënyrë ekipore. Por pesë takimet e fundit i kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme. U bashkuam kur ishte më e rëndësishme, në fund të kampionatit”, ka shtuar spanjolli.

Në takimin tjetër, Greqia mposhti Slloveninë me rezultat 57-56 për të marrë medaljen e bronztë në kampionatin evropian.
Sulmuesi holandez Ruud van Nistelrooy mund përballet edhe me një pauzë të re, pasi mbrëmë pësoi lëndim tjetër në fitoren e thellë prej 5-0 ndaj Xerez.
Nistelrooy u rikthye në lojë së fundi pas lëndimit që e la jashtë fushe plot nëntë muaj dhe madje shënoi gol në takimin e mbrëmshëm, por kjo nuk e la shumë të gëzohet pasi ai pësoi një lëndim të ri.

“Pësova lëndim gjatë shënimit të golit. Kjo ishte një rikthim i ëndrrave, arrita të shënoj gol. Jam i ngazëllyer për dashurinë që ma treguan fansat”, ka thënë holandezi.

“Nesër do të kaloj ca kontrolle shtesë dhe shpresoj se lëndimi të mos jetë serioz. Kam punuar shumë për t’u rikthyer në ekip dhe gjithçka ishte mirë. Tash mbetet të shoh si është situata”, ka shtuar Nistelrooy pas takimit të mbrëmshëm.
Esteban Cambiasso është i kënaqur që Interi është kthyer me tri pikë nga udhëtimi i papërshtatshëm ndaj Cagliarit.
“Na mungoi posedimi i topit në pjesën e parë dhe për këtë arsye i mundësuam Cagliarit të sulmojë dhe një prej këtyre sulmeve solli penalti, me të cilën morën epërsinë”, ka thënë Cambiasso.

“Kjo është një lloj ndeshje në të cilën është e nevojshme t’i merrni tre pikë në shtëpi, në të kundërtën do të paguani shtrenjtë”, ka shtuar argjentinasi.
Pas fitores së të dielës mbrëma kundër Fiorentinas, mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, beson se skuadra e tij tani mund të mendojë për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
“E kemi rigjetur agresivitetin e nevojshëm për të luajtur mirë në këtë ligë”. “Kishim vetëbesim dhe kjo u dëshmua me rezultatin përfundimtar. Ishim shumë të organizuar, ndërsa sidomos në pjesën e parë luajtëm jashtëzakonisht mirë”. “Tash jam i bindur se mund të shënjestrojmë top-katërshin, madje ndoshta edhe top-treshin, edhe pse e di se do të jetë vështirë të luajmë gjithmonë kështu”, ka thënë De Rossi për “Sky”.
Gary Neville dhe Sir Alex Ferguson Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se fuqia që ka ekipi i tij ishte vendimtare në fitoren kundër rivalit të qytetit, Manchester City.
“Humbëm së paku tre gola. Ka mundur të jetë një turpërim- mundëm të fitojmë 6-0 ose 7-0”. “Megjithatë, në fund e fituam njërin nga derbit më të bukur të qytetit të Mançesterit. Ne e kemi një fqinj dhe nganjëherë fqinjët janë të zhurmshëm, por ne e treguan fuqinë dhe vazhduam të jetojmë”, tha Ferguson “BBC Sport”.
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 përballë Tottenham Hotspur, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti është shprehur shumë i kënaqur me performancën e të zgjedhurve të tij. “Bëmë një punë shumë të mirë në fushë. Pjesa e parë ishte më e vështirë, sepse Tottenhami luante mirë”. “Ata vendosën shumë lojtarë në mesfushë dhe ne e kishim vështirë. Mirëpo në pjesën e dytë vendosëm një lojë defanzive. Bëmë dy kundërsulme dhe shënuam”, ka shpjeguar Ancelotti.
Interi ka shënuar fitore si mysafir i Cagliarit në ndeshjen ku Diego Milito shënoi dy golat për zikaltrit.
“Stankovic mendon se unë jam një vrasës brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit!”. “Kjo më bën skajshmërisht të lumtur për faktin se e di që bashkëlojtarët e mi më vlerësojnë, por unë duhet ta falënderoj atë për ndihmën e shkëlqyer që ma dha për golin e dytë”. “Po ashtu dua ta falënderoj Samuel Eto’o-n për vjedhjen e topit nga kundërshtarët dhe që më dërgoi drejt golit”, është shprehur argjentinasi.
Francesco Totti Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së katërt në Serie A, është zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Olimpico, ndërmjet Romës dhe Fiorentinas.
Giallorossët shënuan fitore me rezultat prej 3-1 përballë Violas që nuk u tregua kundërshtar i fortë për kryeqytetasit. Simboli romak Francesco Totti shënoi dy herë në këtë përballje (27’ dhe 33’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41’), Daniele De Rossi shënoi edhe golin e tretë për vendasit. Krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Alberto Gilardino gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Navaro Spanja ka shkatëruar me plot kuptim të fjalës Serbinë e cila nuk pati shanca ndaj furisë së kuqe, duke humbur me rezultat 85-63.
Pau Gasol ka arritur double-double prej 18 pikë e 11 kërcimesh dhe tre bllokada duke e mposhtur kështu pothuajse vetëm Serbinë.
Takimi përfundoi në qerekun e parë pas një epërsie prej 15 pikësh në fillim e cila u rrit në 24 pikë, dhe që nga ai moment, takimi kishte përfunduar.
Pau Gasol ishte i pandalshëm në trapez i cili vetëm mposhti Serbinë në qerekun e parë.
Spanja demoloi totalisht Serbët të cilët kanë dështuar totalisht. Fillimisht Spanja e arriti fitoren pas rezultatit 44-23, duke përfshirë 18 kërcime në sulm dhe duke pranuar vetëm 9 kundërsulme nga të cilat Spanjollët, Serbët i mbajtën në distanc duke i bërë të dështojnë nga vija 6.25 prej 6 nga 19 herë.
Pau Gasol ishte njeriu i ndeshjes me 18 pikë e 11 kërcime kurse nga ana tjetër më i mirë te serbët ishte Novica Velickovic me 15 pikë e pesë kërcime.
MVP – lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall Pau Gasol me një mesatare prej 18,7 pikëve për ndeshje.