Hernan Crespo shënoi golin e dytë të Genoas. Zonja e Vjetër ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë në ndeshjen shumë të vështirë të zhvilluar si mysafir i Genoas.
Ndeshja kryesore javës së pestë në Serie A, e zhvilluar në Stadio Ferraris ndërmjet Genoas dhe Juventusit ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2. Të parët në epërsi kaluan Bianconerët pas një goli të bukur të realizuar nga Vincenzo Iaquinta në minutat e para të ndeshjes (6’). Mirëpo vendasit i ktheu në lojë Giandomenico Mesto, i cili në minutën e 31-të barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1. Edhe pse në pjesën e dytë, bardhezinjtë ishin dominues, Genoa arriti të kalojë në epërsi me anë të sulmuesit argjentinas Hernan Crespo (75’), i cili mposhti Gigi Buffonin me kokë. Katër minuta pa përfunduar koha e rregullt (86’), në skenë u shfaq David Trezegol, i cili u shërbye nga Giorgio Chiellini për ta barazuar rezultatin në 2-2, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Me një pikë të fituar, Juve barazohet me Interin në krye të tabelës me 13 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në kuotën e 10 pikëve aq sa kanë Fiorentina dhe Parma.
Nga e djathta) Glen Johnson, Jamie Carragher dhe Steven Gerrard Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, beson se mbrojtësi i krahut Glen Johnson meriton lëvdata për kontributin e tij në këtë start të sezonit 2009/2010.
“Mendoj se Glen ka luajtur shumë mirë. Ai ishte një transferim i madh për ne, mirëpo ai ka treguar që nga fillimi se është i rëndësishëm- si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”. “Ka shënuar disa gola të mirë dhe ka asistuar, ai është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në skuadër deri më tani këtë sezon. Ai është ende i ri dhe mendoj se do të bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka thënë Kuyt për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka emëruar listën prej 24 lojtarëve, të cilët do të jenë të pranishëm në ndeshjen miqësore kundër Australisë më 10 tetor, ndërsa në listë nuk figuron emri i mesfushorit të Real Madridit, Rafael van der Vaart.

Van Marwijk e ka paralajmëruar Van Der Vaartin se mungesa e lojës te Reali mund ta detyrojë trajnerin që ta lë jashtë përfaqësueses, dhe ky është hapi i parë.


Lista e plotë e lojtarëve të Holandës që do të jenë në dispozicion ndaj Australisë:


Portierë: Maarten Stekelenburg (Ajax), Michel Vorm (Utrecht), Piet Velthuizen (Vitesse Arnhem)

Mbrojtës: Edson Braafheid (Bayern Munich), Giovanni van Bronckhorst (Feyenoord), John Heitinga (Everton), Glenn Loovens (Celtic), Joris Mathijsen (Hamburg), Andre Ooijer (PSV), Gregory van der Wiel (Ajax)

Mesfushorë: Ibrahim Afellay (PSV), Orlando Engelaar (PSV), Nigel de Jong (Manchester City), David Mendes da Silva (AZ Alkmaar), Stijn Schaars (AZ Alkmaar), Wesley Sneijder (Inter), Demy de Zeeuw (Ajax)

Sulmues: Ryan Babel (Liverpool), Eljero Elia (Hamburg), Klaas Jan Huntelaar (Milan), Dirk Kuyt (Liverpool), Robin van Persie (Arsenal), Arjen Robben (Bayern Munich)

Argjentina e ka shumë të vështirë që të sigurojë një vend për në Kampionatin e ardhshëm Botëror, mirëpo Lionel Messi thotë se kombëtarja e tij do të jetë në Afrikën e Jugut.
“Argjentina do të kualifikohet. Kjo është ajo që dëshirojmë më së shumti dhe do të luftojmë për ta arritur”. “Do të mundohem ta përmirësoj lojën time te Argjentina, sepse nuk është njësoj sikurse këtu (te Barcelona)... Do ta bëj këtë në mënyrë të qetë”, ka thënë lojtari më i mirë në botë, i cili kohëve të fundit është kritikuar se nuk luan me përfaqësuesen ashtu sikurse luan me Blaugranët.
Barcelona planifikon të transferojë sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez.
Trajneri Pep Guardiola gjatë afatit kalimtar veror dëshironte të transferojë David Villan dhe Diego Forlanin, ndërkohë “El Mundo Deportivo” njofton se ai ka përcjellë edhe performancën e Suarez. Mirëpo, pas arritjes së Zlatan Ibrahimovicit, u duk se Guardiola la anash mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit. Mirëpo sipas njoftimeve më të reja, ai planifikon t’i kërkojë bordit të Barcelonës që ta sjellë uruguaianin në Camp Nou.
Diego (Juventus) Portieri i dikurshëm i Juventusit, Stefano Tacconi, nuk beson se Diego mund të krahasohet me legjendat e futbollit, Michel Platini dhe Diego Maradona.
“Diego ka kualitet, por ai duhet të dëshmohet edhe shumë. Nuk mund ta gjykosh një lojtar me një ndeshje, ose pas një muaji”. “Nëse krahasohet me Platinin ose Maradonan e kohës time, Diego është një lojtar tjetër. Ai është më shumë si sulmues”, ka thënë Tacconi për “La Gazzetta Dello Sport”, i cili në kohën e tij ka luajtur krahas Platinit dhe kundër Maradonas në Serie A.
Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, mund të largohet nga klubi, nëse kampionit të Gjermanisë i bëhet një ofertë e duhur.
Trajneri Armin Veh e ka bërë të qartë se secili lojtar ka çmimin e vet, ku përfshihet edhe boshnjaku, i cili mund të largohet gjatë afatit kalimtar nëse ekipit nga Bundesliga i ofrohet një shifër e dëshirueshme. “Gjithmonë ekziston mundësia që një lojtar i kalibrit të Dzekos të tërheqë interesimin e skuadrave tjera. Për këtë duhet të jetë i përgatitur klubi. Megjithatë, lojtarët si Dzeko nuk blihen lirë”, ka thënë Veh për “Allgemeine Zeitung”.
Sulmuesi Manu del Moral është bërë golashënuesi rekord i Getafes në La Ligën spanjolle.
Ai shënoi dy gola që mbrëmë e ndihmuan Getafen të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Valencias, duke i shkaktuar humbjen e parë në katër ndeshjet e para të sezonit këtij ekipi. Dy golat e mbrëmshëm e çojnë në 22 numrin e golave të De Moral në ligë, duke tejkaluar kështu Dani Guizan, i cili tash luan në Fenerbahce. Ish-lojtari i Atletico Madrid, De Moral, së fundi është lidhur me një rikthim në Vicente Calderon gjatë verës.
Trajneri i ri i Romës, Claudio Ranieri, ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit 3-3 ndaj Palermos.
Giallorosët dy herë udhëhoqën në Sicili, por pastaj mezi nxorën një pikë falë një penaltie të vonshme. “U dëmtuam më shumë se sa kundërshtari ynë nga kushtet, pasi jemi një ekip më shumë teknik. Mendoj se gjendja e fushës luajti rol vendimtar në ndeshje. Binte shumë shi dhe pjesa e dytë ishte një ndeshje water-polo”, ka thënë Ranieri.
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, është i ngazëllyer me fitoren e ekipit të tij në takimin e mbrëmshëm ndaj Sampdorias.
Një gol i shënuar nga Stevan Jovetic dhe një tjetër nga Alberto Gilardino, i dhanë fitoren 2-0, Fiorentinës, duke i shkaktuar njëkohësisht edhe disfatën e parë të sezonit Sampdorias si dhe humbjen e kreut të tabelës. “Ne treguam një paraqitje të nivelit të lartë, duke dëshmuar se kur del në fushë në mënyrë të organizuar dhe agresive, nuk humbisni, siç bëmë me Romën të dielën”, ka thënë Prandelli. “Jovetic ka luajtur shumë mirë, siç bënë edhe shumë lojtarë tjerë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm, por e gjeti pozitën e duhur taktike vetëm pas pauzës mes pjesëve. Ai mund të bëhet një figurë e rëndësishme krahas Gilardinos”, ka shtuar trajneri italian.
Arjen Robben është duke u munduar të bindë bashkë-lojtarin e tij te Bayern Munich, Franck Ribery, të qëndrojë me klubin gjerman.
Ribery është caku numër 1 për ish-klubin e Robben, Real Madrid, por holandezi e ka porositur bashkë-lojtarin e tij të mendojë dy herë nëse dëshiron të kalojë në Spanjë. “Nuk dua që Bayern Munich ta lejojë atë të shkojë në Real Madrid. Dua të luaj me të në krah, këtu te Bayern”, ka thënë holandezi.
Trjaneri i Atletico Madrid, Abel Resino Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, edhe një herë ka deklaruar se trajneri Abel Resino është i sigurt, pavarësisht dështimit për të shënuar fitoren e parë edhe në takimin e djeshëm përballë Almerias.
Pas katër ndeshjeve Atletico ka dy humbje dhe dy barazime, dhe qëndron në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë të grumbulluara. “Abel është trajneri ynë dhe për të gjithë ne ka qenë shumë vështirë gjatë këtyre javëve të kaluara. Të ndryshojmë menaxherin është dukshëm e pamundshme, tepër e vështirë dhe e komplikuar”, ka thënë Cerezo. “Le t’i japim atij besimin për të cilin ai ka nevojë të dalë nga kjo situatë. Iu takon lojtarëve të luajnë mirë. Është e vërtetë se askush nuk e ka pritur këtë”, ka shtuar spanjolli.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se ekipi ka nevojë për më pak mëshirë në ballë të golit dhe duhet t’i shfrytëzojë shanset më mirë.
Topçinjtë kanë humbur dy herë në Ligën Premier këtë sezon, të dyja herët ndaj klubeve nga Manchesteri, Cityt dhe United, edhe pse kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve, dhe Van Persie beson se një përfundim më i mirë i shanseve mund t’i çojë ata në një pozitë shumë më të mirë. “Kur i shihni takimet kundër Manchester United dhe Mancheser City, ne kemi pasur shumë shanse dhe megjithatë kemi humbur. Andaj mendoj se duhet të shihemi në pasqyrë dhe të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat”, ka thënë holandezi.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Diego Milito është një përforcim i shkëlqyeshëm për nerazurët.
Argjentinasi u transferua në Giuzeppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës, pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Genoan. Milito vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme edhe në fanellën e Interit, dhe presidenti i kampionit të Serie A ka thënë para takimit të mbrëmshëm se ai është një përforcim i madh për ekipin e tij. “Milito është një përforcim i madh për ne. E angazhuam pasi është shumë i fuqishëm, po ashtu si edhe Thiago Motta. Ai iu përgjigjet mirë pritjeve”, ka thënë Moratti.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u shkrua mbrëmë në historinë e Realit duke qenë i vetmi lojtar i klubit mbretëror që shënon në katër takimet e para të sezonit, por thotë se për të më me rëndësi është që ekipi të fitojë.
Ronaldo tash ka pesë gola të shënuar pas katër javësh në La Liga, po aq sa kanë edhe Lionel Messi dhe David Villa. Ndërkaq me edhe dy golat e shënuar kundër Zurich në Ligën e Kampionëve, Ronaldo për momentin është shënuesi më i mirë në Evropë me shtatë gola. “Gjërat shkojnë në kahe të mirë, ekipi fiton dhe përmirësohet, shënon shumë gola. Edhe unë po ashtu ndjehem në formë të mirë”, ka thënë Ronaldo për AS, pas ndeshjes. “A duhej ta shënoja unë penaltinë? Trajneri e caktoi Kakan të godasë nga pika e bardhë. Por, qëllimi im nuk është të bëhem golashënuesi më i mirë. Për mua nuk janë me rëndësi shënimet e mia, ajo që është me rëndësi është ekipi të fitojë”, ka shtuar Ronaldo.
Mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ishte i kënaqur që përfundimisht është rikthyer në fushë pas lëndimit në gju.
Anglezi qëndroi jashtë fushe plot tetë muaj për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit dhe mbrëmë, në takimin e Kupës Carling kundër QPR, ai është rikthyer në fushë, duke asistuar për Salomon Kalou në golin e vetëm të takimit. “Tash jam rikthyer në fushë dhe kjo është e shkëlqyeshme. Por nuk do të lëshohem shumë. Do të ketë shumë ngritje dhe rënie. Gjithçka mund të bëj është të punoj me ngulm në stërvitje”, ka thënë 27-vjeçari.
Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ku bie në sy barazimi i Flamurtarit dhe humbja e Prishtinës.

Lideri i tabelës, Flamurtari, ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë si mysafir i skuadrës së fundit në tabelë, Gjilanit, duke barazuar me rezultat prej 1-1. Me rezultat identik kanë përfunduar edhe përballjet Ferizaj-Liria dhe KEK-u-Trepça.

Nga ana tjetër, Drenica ka arritur të shënojë fitoren e dytë radhazi para tifozëve të vet, duke e mposhtur kampionët në fuqi, Prishtinën, me rezultat prej 2-1.


Rezultatet nga takimet e javës së tetë të Raiffeisen Superligës:


Vëllaznimi-Kosova (V) 1:0
Ferizaj-Liria 1:1
KEK-u-Trepça 1:1
Flamurtari-Gjilani 1:1
Besa-Hysi 3:0
Drenica-Prishtina 2:1

Autori i golit të dytë për Interin, Diego Milito, duke kontrolluar topin gjatë ndeshjes Dy gola të shënuar në pesë minutat e para të takimit i kanë ndihmuar Interit të shënojë fitore 3-1 ndaj Napolit gjatë të mërkurës mbrëma.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ishte i përjashtuar nga stoli drejtues për këtë ndeshje, por megjithatë kampionët e Serie A bënë një fillim të përkryer. Me të filluar ndeshja Samuel Eto’o shënoi golin e parë (3’), para se shumë shpejt edhe Diego Milito të shënojë për të dyfishuar epërsinë (5’).Vendasit shënuan edhe një gol të tretë me anë të mbrojtësit Lucio, pas gjysmë ore lojë, ndërsa rezultati u vulos që në pjesë të parë, kur Lavezzi shënoi për të ngushtuar në 3-1 (37’).Me tre pikët e reja, Interi kalon mbi Sampdorian për të marrë kreun në tabelën e Serie A, pasi kjo e fundit pësoi humbjen e parë të sezonit në fushë të Fiorentinas, 2-0, pas katër fitoresh radhazi. Juventusi nesër (e enjte) mund të marrë kreun me një fitore ndaj Genoas.Fillimi i paqëndrueshëm i Milanit vazhdon, pasi rosonerët humbën me rezultat minimal 1-0 në fushë të Udineses, me golin e shënuar nga Antonio Di Natale në pjesën e parë të takimit (22’).
Gjyqtari zviceran Massimo Busacca edhe një herë është shfaqur në mënyrë kontraverse, pasi që ai urinoi në fushën e lojës gjatë një ndeshje të futbollit, raporton La Gazzeta dello Sport.

Busacca, ditë më parë ishte dënuar me tre ndeshje mosreferim për shkak se shfaqi gishtin e mesëm kundrejt tifozëve në një ndeshje të kupës në weekend, tani ai gjindet edhe një herë në telashe edhe më të mëdha.

Raporti pohon se Busacca urinoi në fushën e lojës gjatë një ndeshje në mes Al Gharrafa dhe Al Khor në Katar më 12 shtator gjatë muajti të Ramazanit. Gazeta e bazuar në klubin e Milanit, gjithashtu ka një video të cenzuruar në web faqen e saj e cila shfaq qartë se si gjyqtari i lartëpërmendur urinon.

Por, edhe pas ankesave të zyrtarëve sportiv në Katar, Busacca duket se nuk do të dënohet. Ai u kërkoi falje vëzhguesve dhe zyrtarëve të federatës së futbollit të Katarit për këtë gjë.

Busacca konsiderohet si njëri ndër gjyqtarët më të mirë në rruzullin tokësor, pas pjesëmarrjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve 2009.