Festa e lojtarëve të Barcelonës pas shënimit të golit të Zlatan Ibrahimovic Zlatan Ibrahimovic është futur në lojë si zëvendësues që në pjesën e parë të takimit, duke shënuar shumë shpejt më pas për të ndihmuar Barcelonën të shënojë fitore 2-0 në fushë të Malagas.
Ibrahimovic zëvendësoi Thierry Henryn pas gati gjysmë ore lojë (29’), dhe shënoi pas dhjetë minutash nga aktivizimi i tij. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që suedezi shënon për Barcelonën, praktikisht në çdo ndeshje në La Liga. Blaugranët shënuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, kësaj here me anë të mbrojtësit Gerard Pique, në minutën e 58-të të ndeshjes. Fitorja e barazon Barcelonën me Real Madridin sa i takon pikëve, që të dyja nga 15 pikë, por klubi mbretëror kryeson në tabelës falë diferencës më të mirë të golave.
Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, do të niset nga pozita e parë në garën e nesërme për Çmimin e Madh të Singaporit.
Ngasësi i McLarenit doli të jetë më i shpejti në kualifikimet e sotme, dhe do të niset në një resht me ngasësin e Red Bull, gjermanin Sebastian Vettel, i cili bëri kohën e dytë më të shpejtë. Nga vendin e tretë do të niset, Nico Rosberg me Williams. Lideri i kampionatit, ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, është renditur i 12-ti, derisa rivali i tij kryesor, po ashtu ngasës i Brawn, Rubens Barrichello, i cili u përplas rëndë për muri, do të fillojë dy pozita para tij.
Festa e topçinjve pas shënimit të golit Portieri i tretë i Arsenalit, Vito Mannone, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme, për të ndihmuar Arsenalin të shënojë fitore minimale, 1-0, në fushë të Fulhamit, në javën e shtatë të Ligës Premier.
Sulmuesi holandez Robin van Persie ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes me një përfundim elegant në minutën e 52-të. Megjithatë topçinjtë duhet të falënderojnë edhe portierin Mannone, i cili bëri një sërë të mbrojtjeve të klasit. 21-vjeçari italian ishte i vetmi në diskonim për trajnerin Arsene Wenger, pas lëndimeve të Manuel Almunia dhe Lukasz Fabianski. Me tre pikët e reja, Arsenali mban pozitën e pestë me 12 pikë, duke qëndruar prapa Liverpool e Tottenham, me nga 15, dhe Chelseat dhe Manchester United, me nga 18 pikë.
Festa e lojtarëve të Realit Real Madrid ka shënuar fitoren e pestë me radhë në La Liga duke mbajtur kështu ende primatin , dhe duke pritur rivalët Barcelonën pas fitores së lartë me rezultat 3 me 0 ndaj Tenerifes në Santiago Bernabeu.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 48 Karim Benzema hapi serinë e golave për 1 me 0.
Këtë seri e vazhdoi po Benzema por tani dhjetë minuta më vonë dukë shënuar për 2 me 0.
Në minutën e 78 Kaka përfundon dilemat për këtë takim duke fundosur kështu Tenerifet.
Tani Real Madrid është lider në tabelë, derisa Barcelona ta zhvillojë ndeshjen me Malagën nga ora 20:00, dhe duke shpresuar që Barcelona mos ta shkelë kundërshtarin.
Thiago Motta (Inter) Interi ka pësuar humbje në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A nga Sampdoria në Marassi me rezultat 1 me 0.
Ndeshja gjatë tërë kohësh ishte interesante mirëpo goli erdhi vonë.
Në minutën e 72 Gianpaolo Pazzini shkakton tërmet në Marassi duke kaluar në avantazh Sampdorian, avantazh të cilin nuk do ta kthente më Interit.
Interi deri në fund të takimit u mundua që të barazojë rezultatin mirëpo ishte e kotë.
Kështu, Inter pësoi humbjen e parë në këtë sezonë, duke e humbur ecurinë e suksesshme në Serie A.
Autori i katër golave, Robbie Keane Robbie Keane ka shpërthyer për të shënuar plot katër gola, duke ndihmuar Tottenhamin të shënojë fitore të thellë prej 5-0 ndaj Burnleyt.
Sulmuesi irlandez hapi serinë e golave pas 18 minutash lojë, pasi ishte i saktë nga penaltia, ndërsa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi Jermaine Jenas (33’). Tre golat e Keane të shënuar në 16 minutat e fundit të takimit, fundosën mysafirët e Burlneyt (74’, 77’ dhe 87’). Me këtë fitore Tottenham iu rikthehet lojërave impresive dhe fitoreve bindëse, pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester United dhe Chelseat.
Festa e Djajve të Kuq pas golit të parë. Manchester United ka shënuar fitore komode si mysafir i Stoke Cityt me rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa kampioni në fuqi shënoi dy herë në pjesën e dytë për të siguruar tri pikë të plota nga ky udhëtim. Dimitar Berbatov (62’) shënoi golin e parë, ndërsa John O'Shea vulosi fitoren e Djajve të Kuq (77’). Me këtë fitore United barazohet me pikë me liderin e Ligës Premier, Chelsea që sot pësoi nga Wigan Athletic.
Portieri Petr Cech duke u larguar nga fusha Skuadra e Chelseat ka shijuar ndalesën e parë të sezonit duke u mposhtur si mysafir i Wigan Athletic me rezultat prej 3-1.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Titus Bramble (16’) dhe me rezultatin prej 1-0 përfundoi pjesa e parë e takimit. Me të filluar pjesa e dytë (47’), Blutë barazuan rezultatin me golin e Didier Drogbas, dhe kjo ishte krejt çka bënë atë në këtë ndeshje. Në minutën e 51-të Chelsean e mori teposhta, pasi që portieri Petr Cech u përjashtua me karton të kuq, ndërsa u akordua penallti në favor të Wiganit, të cilën e shndërroi në gol Hugo Rodallega (53’) përballë portierit Hilario, i cili u inkuadrua në vend të Maloudas. Me një lojtar më pak në fushë, Chelsea vetëm se pësoi edhe golin e tretë (90’+1), ndërsa realizues ishte Paul Scharner.
Werder Bremen dhe Stuttgart që të dy kanë shënuar fitore në javën e katërt të ndeshjeve në Bundesliga, që të dyja me rezultat 3-0.
Dy gola të Julian Schieber në pjesë të parë (17’ dhe 31’) dhe një tjetër nga kapiteni Thomas Hitzlsperger në pjesë të dytë (54’), i kanë dhënë fitoren Sttuttgartit si mysafir i Eitracht Frankfurtit. Claudio Pizzaro po ashtu ka shënuar dy gola, që të dy në pjesë të dytë (71 dhe 82), për të kompletuar fitoren bindëse të Werderit në fushë të vet ndaj Mainz. Golin e parë për vendasit e kishe shënuar Aaron Hunt në fund të pjesës së parë të takimit (38’).
Festa e Torres dhe Yossi Benayoun Liverpooli ka shënuar fitore të lartë prej 6-1 kundër Hull Cityt në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Anfield.
Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili shënoi tri herë në këtë përballje. Torres filloi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa tre minuta më pas (15’), Geovanni barazoi rezultatin. El Nino krijoi sërish epërsinë për të Kuqtë (28’) dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë (47’), Torres kompletoi het-trikun e tij duke shënuar për rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Për ta fundosur krejtësisht skuadrën mysafire u përkujdesën Steven Gerrad (61’) dhe Ryan Babel (88’dhe 90’) duke bërë që Liverpooli ta mbyllë ndeshjen me rezultatin 6-1.
Kampioni në fuqi i Bundesligës, Wolfsburg, ka shënuar fitore 4-2 në fushë të vet ndaj Hannoverit, derisa nga tre pikës sot kanë arkëtuar edhe Schalke, Werder, Stuttgart dhe Leverkusen.
Wolfsburg kaloi në epërsi me anë Zlatan Misimovic pas tetë minutash lojë, derisa Hanno Balitsch barazoi për mysafirët pas gjysmë ore. Në fund të pjesës së parë, vendasit rimorën epërsinë me Christian Gentner (45’), për ta zgjeruar atë me të filluar pjesa e dytë me anë të Makoto Hasebe (47’) Një autogol i Alexander Madlung (50’) ngushtoi epërsinë e kampionëve, por si gjithmonë aty ishte sulmuesi në formë Edin Dzeko që vulosi rezultatin kur kishin kaluar një orë lojë. Fitore minimale në udhëtim te Borussia Dortmund ka shënuar Schalke me golin Jefferson Farfan pas gjysmë ore lojë, ndërsa me të njëjtin rezultat, 1-0, fitore ka shënuar Bayer Leverkusen në fushë të Koln me golin e kapitenit Simon Rolfes.
Evertoni ia ka shkaktuar humbjen e shtatë të sezonit ekipit të Portsmouth, me Louis Saha që shënoi golin e vetëm të fitores.
Goli i francezit, i shënuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren e tretë të sezonit Evertonit, në takimin e zhvilluar në Fratton Park. Ky është goli i shtatë i Saha në Ligën Premier në gjashtë ndeshje për Evertonin, ndërkaq është humbja e shtatë e Portsmouth nga po aq ndeshje. Rol të rëndësishëm në fitore luajti edhe portieri mysafir Tim Howard, që bëri disa mbrojtje të mira për Evertonin.
Dy titujt e vetëm të Lazios në ligën italiane janë ato të viteve 1973/74 dhe 1999/00, por trajneri i ri Davide Ballardini beson se ai është i aftë t’ia sjellë skudeton edhe një herë ekipit romak.
“Mendoj se në karrierën time do ta fitoj ligën më herët ose më vonë. Nuk e di kur... tash jam këtu në Lazio, është një klub i madh dhe mbase do të bëhet edhe më i madh”, ka thënë Ballardini në një intervistë për Sky Sport Italia. Lazio nesër pret në fushë të vet Palermon, ish-klubin e Ballardinit, që gjatë mesjavës barazoi në fushë të vet ndaj ekipit tjetër romak, Romës.
Strategu i Juventusit, Ciro Ferrara, dëshiron që zemërimi i ndeshjes ndaj Genoas, në të cilën biankonerët barazuan 2-2, të transformohet në energji pozitive për takimin kundër Bolognas.
“Pash se lojtarët e mi pas takimit ndaj Genoas dhe dështimit për të arritur te tre pikët ishin të dëshpëruar dhe të zemëruar. Kjo është një shenjë e mirë se mund ta transferojmë zemërimin në një energji pozitive për takimin me Bologhan”, ka thënë Ferrara. Në përbërje për takimin e nesërm janë kthyer edhe Diego dhe Del Pierro, por trajneri nuk ka zbuluar nëse ata do të luajnë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito, i cili nuk luan për më shumë se një vit, do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë klubit katalunas pas pushimit dimëror.
“Sport” njofton se Milito, i cili është jashtë loje që nga prilli i vitit 2008, do të jetë në gjendje që të kthehet në fushë nga fillimi i vitit të ardhshëm. “Njëri nga tregimet më të mira të vitit do të jetë kthimi i Gabriel Militos në skuadër”, ka thënë trajneri i Barcës, Pep Guardiola.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, i ka hedhur poshtë supozimet se Chelsea mund ta përfundojë Ligën Premier pa pësuar humbje.
Italiani ka një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në Stamford Bridge, duke i udhëhequr blutë drejt gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme që e mbajnë ekipin në krye të tabelës. Arsenali në sezonin e vitit 2003/2004 bëri histori, duke e fituar titullin pa shënuar asnjë humbje, ndërsa formacioni i Arsene Wenger u etiketua si ‘i pamposhtshëm’. Megjithatë Ancelotti e ka hedhur mundësinë që të ndjekë hapat e topçinjve. “Gjërat po shkojnë shumë mirë për ne, por e di se nuk do ta fitojmë çdo ndeshje këtë sezon. Ka shumë ekipe të mira në Ligën Premier, për të qenë të pamposhtur gjithë sezonin, andaj për momentin qëllimi ynë është ta ruajmë këtë në nivel të mirë, sa më shumë që mundemi”, ka thënë Ancelotti.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Roonaldo gjithmonë dëshiron të tregohet se kush është dhe shpesh është i nervozuar për shkak të paraqitjeve, derisa Kaka është më i qetë.
“Presidenti gjithmonë thoshte se është e nevojshme ta bëjmë për një vit, atë që zakonisht bëhet për tre vite. Reali kurrë nuk ka angazhuar aq shumë lojtarë, por në të njëjtën kohë nuk ka shitur aq shumë”, ka thënë Valdano për Gazzetta dello Sport.Duke folur për dy yjet më të shtrenjta të futbollit, Kaka dhe Cristiano Ronaldon, Valdano ka thënë: “Kaka është një top talent. Ai është shumë i qetë, nuk ka frikë nga paraqitjet e dobëta dhe më duket se vetëm luan për t’u argëtuar”.“Ronaldo është shumë ambicioz, ka nervozë të natyrshme rreth paraqitjeve të tij. Gjithmonë dëshiron të dëshmohet kush është. Të dy kanë mënyrë të ndryshme të arritjes te kulmi”, ka shtuar Valdano.
Ish-lojtari i Sampdorias dhe ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka zbuluar se sot në mbrëmje do të bëjë tifo për Sampdorian.
Në ora 18 Sampdoria do ta presë Interin në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Gjatë një interviste për Corrire dello Sport, Roberto Mancini pret një ndeshje shumë emocionuese të cilët shpreson ta fitojë Sampdoria.“Sigurisht, zemra ime është në anën e Sampdorias, ku kalova 15 vite. Shpresoj se do të shohim një futboll të mirë. Pres të jetë i tillë pasi dyja palët kanë shumë kampionë”, ka thënë Mancini.
Sulmuesi holandez Robin van Persie thotë se ai ende nuk ka marrë kërkim falje nga ish-bashkëlojtari i tij, Emmanuel Adebayor, për incidentin që ndodhi dy javë më parë.
Adebayor e goditi Van Persien në fytyrë në takimin në mes të Manchester Cityt dhe Arsenalit, për të cilën arsye sulmuesi i Cityt u suspendua për tre ndeshja nga FA.“A pres të marr kërkim falje nga Adebayor? Tashmë jo. Çfarë mund të them? Dhashë deklaratë pas ndeshjes, në të cilën vërtet besova dhe e cila i shprehu ndjenjat e mia dhe ende i shpreh. Nëse shoh në pasqyrë, mendoj se nuk mund ta fajësoj veten”, ka thënë holandezi.“Nuk dua të harxhoj më shumë kohë në zotëri Adebayor, pasi ai tashmë ka treguar se si është në disa javët e kaluara”, ka thënë më tej Van Persie.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se braziliani Alexandre Pato ka nënshkruar marrëveshje të re me rosonerët, e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2014.
Galliani zbuloi se ylli i ri i ekipit e ka vazhduar besimin dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare. Pato verën e kaluar ishte cak i shumë klubeve, mes të cilave edhe Chelseat, por pas shitjes së Kaka, drejtuesit e Milanit nuk dëshironin të mbeten edhe pa një lojtar kyç.Me marrëveshjen e re, rosonerët treguan se kanë besim të madh në lojtarin dhe sigurisht se do t’i largojnë synimet e klubeve tjera, të cilët përgatisin sulme të reja për të marrë shërbimet e brazilianit.“Pato ka rinovuar kontratën me Milanin për edhe pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Galliani në Milan TV.Pato arriti në Milan në vitin 2007 në moshën 17 vjeçare nga Internacional, por duhej të presë deri sa të mbushë 18 vjet për të debutuar me fanellën kuqezi, në janar të vitit 2008.
Përzgjedhësi i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka vendosur të bëjë ndryshime të vogla për ndeshjet e radhës kundër Perusë dhe Uruguait, dhe ka ftuar Gonzalo Higuain dhe Pablo Aimar.
Maradona po ashtu e ka kthyer sërish në përfaqësuese Angel Di Maria, bashkëlojtarin e Aimar te Benfica, si edhe Luis Gonzales nga Olimpique Marseille.Higuain, i cili është i lindur në Francë, refuzoi mundësinë të luajë për trengjyrëshit, dhe u shpërblye për durimin e tij dhe formën e mirë në La Liga dhe mund të jetë startues krahas Lionel Messi.Dy ndeshjet e radhës do të jenë edhe vendimtare për kualifikimin e Argjentinës për në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010. Argjentina do të presë Perunë më 10 tetor, ndërsa katër ditë më pas, ata do të luajnë kundër Uruguait në fushë mysafire.Të ftuar janë edhe Javier Zanetti nga Inter, Fernando Gago nga Real Madrid dhe Lisandro Lopez nga Lyon.
Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan, ka nënshkruar marrëveshje të re me Atletico Madridin, sipas të cilët do të mbetet në klub edhe në katër vitet e ardhshme.
Forlan tashmë një kohë të gjatë ishte në negociata me drejtuesit e Atletico Madrid dhe sipas mediave spajolle ai ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë atë në Vicente Calderon deri në vitin 2013.Uruguaiani arriti në Atletico në vitin 2007 nga radhët e Villarrealit, gjatë një transferimi të vlefshëm 21 milionë euro.Sulmuesi sezonin e kaluar shkëlqeu duke shpënuar 32 gola në 33 ndeshje në La Liga, duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, si edhe duke fituar Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë.
Përballja Karpov-Kasparov. Pas 25 viteve Garry Kasparov i ka dhënë goditjen e dytë rivalit të tij në shah, Anatoli Karpov.
Shahisti rus, njëri nga më të mirët që ka njohur historia e këtij sporti, ka ndalur sërish rivalin e tij pas fitores legjendare në Moskë gati çerek shekulli më pare. Rezultati përfundimtar i përballjes është 9-3, ndërsa takimet u ndoqën nga 129 shtete drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit. “Takimi i Valencias ishte një publicitet shumë i mirë për sportin e shahut”, është shprehur Kasparov, ndërsa Karpov ka lënë të hapur mundësinë e revanshit. Kasparov është njëri nga shahistët më të mirë të botës pasi atë nuk ka mundur ta mposhtë asnjë shahist që pas shpalljes kampion botë (duke përjashtuar vetëm kompjuterin “Deep Blue” të IBM.
Këtë fundjave zhvillohet xhiroja e nëntë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, me ç’rast të shtunën në Prizren do të zhvillohet ndeshja e parë, ndërmjet Lirisë dhe KEK-ut, ndërsa takimet tjera do të zhvillohen të dielën.

Ndeshja kryesore e kësaj jave është dueli i rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Vëllaznimit, të cilët nuk e kanë filluar siç duhet këtë sezon.

Një tjetër derbi është ai ndërmjet skuadrave që prijën në tabelë, Trepçës dhe Flamurtarit. Me fitore Trepça do të merrte primatin, ndërkohë që Flamurtari mund të kënaqet edhe me barazim në krye të tabelës.


Ndeshjet e javës së nëntë në Raiffeisen Superliga:


E shtunë
Liria – KEK-u


E diel
Prishtina – Vëllaznimi
Hysi – Drenica
Gjilani – Besa
Trepça – Flamurtari
Kosova (V) – Ferizaj

Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, vazhdon të ëndërrojë që të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, edhe pse Marcello Lippi ende nuk e ka ndërmend që ta ftojë në përfaqësuesen e Italisë.
“Kampionati Botëror është ëndrra ime, mirëpo shtypi duhet ta lë Lippin të qetë”. “Nuk jam dëgjuar me të që nga para Kampionatit Botëror 2006. Ajo që mua më intereson është se jam në dispozicion 100%, mirëpo në Itali është vështirë t’i largosh etiketimet. Tash, në fakt unë jam bërë shumë i butë”. “Lippi është një person inteligjent dhe e di se ai nuk ndikohet nga askush”, ka thënë Cassano në një intervistë për Tg1.
Portieri i dikurshëm i Interit dhe Bolognas, Gianluca Pagliuca, e ka lëvduar trajnerin e Romës, Claudio Ranieri, duke thënë se ka bërë një punë të mirë me Giallorossët duke i kthyer në binarë.
“Ranieri nuk është si Spalletti. Ai implementon një tip më statik futbolli, ku lojtarët vrapojnë më pak, por mbulojnë sipërfaqe më të madhe të fushës”. “Puna deritanishme e Ranierit ka qenë pozitive. Nuk është lehtë të fitosh ndeshjet kundër Sienas, e sidomos kundër Fiorentinas”. “Edhe barazimi i të mërkurës kundër Palermos në një fushë mjaft të vështirë ishte po ashtu i rëndësishëm”, ka thënë Pagliuca për Radio Incontro.
Menagjeri i Manchester United Alex Ferguson ka kërcënuar përsëri rivalët e Premier Ligës me një deklaratë të fuqishme ku ai pohon se ende pritet Man.U i vërtet.
“Kemi patur padyshim një start të keq, por forma e skuadrës është përmirësuar,” tha menagjeri i United për Sky Sports.
“Paraqitja jonë më e mirë ishte në White Hart Lane ku fituam 3 me 1. Jam i lumtur me formën tonë të tanishme. Ne kemi skuadrën dhe dilemat e vetme i kam kush të luaj.”
“Zakonisht Tetori për ne ishte periudha ku u tregonim më të qëndrueshëm dhe shprehimisht kjo do ndodh përsëri. Skuadra është e fortë, dhe problemi im i vetëm është se kë ta vendos në lojë.”