Milan nuk ka arritur të nxjerr asgjë më shumë se një barazim në shtëpi kundër Barit, në një ndeshje e cila u dominua tërësisht nga Barezët. Leonardo duhet të jetë shumë i kënaqur me pikën e fituar. Loja ishte shumë e nivelizuar, me Barin i cili mbrohej gjatë tërë kohës, dhe një Milano që nuk sulmonte aspak.
Forma e dobët e Ronaldinos vërehej shumë qartë. Ky lojtar duket se i ka 50 vjet me mënyrën se si luan. Nuk është në gjendje asnjë lojtar ta kaloj dhe nuk është në gjendje që të bëj një pasim të saktë.
Bari i ka merituar të trija pikët, mirëpo këtë nuk e lejoi lojtari i ndeshjes, portieri Marco Storari i cili disa herë intervenoi në mënyrë bravoroze.
Kështu, Milan nuk po e gjen dot formën e vjetër, dhe me këtë formë të dobët të Rossonerëve, vështirë se do të mund të ngjiten në tabelë, pasi që dita ditës, po transformohet në një skuadër mesatare.
Rezultatet e javës së gjashtë në Serie A:
Sampdoria – Inter 0-1
Livorno – Fiorentina 0-1
Catania – Roma 1-1
Chievo – Atalanta 1-1
Juventus – Bologna 1-1
Lazio – Palermo 1-1
Napoli – Siena 2-1
Parma Cagliari 0-2
Udinese – Genoa 2-0
Milan – Bari 2-0
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë para ndeshjes së kësaj jave të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Bundesligës, se ai ka një admirim për sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko.“Ata janë një ekip i fuqishëm fizikisht. Sulmuesi i tyre Edin Dzeko shënoi shumë gola sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve. Ai është shumë frytdhënës. Ndërsa rekordi i tyre në shtëpi është fantastik”, ka thënë Ferguson.“Por ka qenë befasi kur ata e fituan Bundesligën. Në Ligën e Kampionëve pritni më shumë të përballeni me Bayern Munich veçanërisht, ose me Werder Bremen ose Schalke nga ekipet gjermane. Andaj kjo është një takim interesant dhe një sfidë e re për ne”, ka shtuar skocezi.
Sunderlandi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-2 ndaj Wolves, në një ndeshje mjaft emocionuese të ‘Stadium of Light’.Ekipi i kapitenit Lorik Cana kaloi në epërsi të dyfishtë, falë dy penaltive. Së pari Darren Bent shënoi në minutën e 9-të, ndërsa me të filluar pjesa e dytë nga pika e bardhë ishte i saktë edhe Kenwyne Jones (48’).Por mysafirët barazuan shumë shpejt me autogolin e John Mensah (50’) dhe më pas me një gol nga Kevin Doyle (55’).Vendasit megjithatë kërkuan me ngulm fitoren, dhe e arritën atë duke shënuar tre gola të tjerë. Jones shënoi golin e dytë të tij (70’), para se Michael Turner të shtojë epërsinë pas tre minutash tjera. Edhe Bent shënoi golin e dytë në ndeshje, për të vulosur rezultatin në kohën shtesë.
Me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes, Roma ka shpëtuar nga humbja në takimin e zhvilluar në Stadio Massimino kundër Catanias.Vendasit shënuan gol në minutën e 22-të me anë të Takayuki Morimoto, mirëpo nuk arritën ta mbanin këtë epërsi deri në fund të takimit. Atëherë kur mendohej se Catania do ta fitojë ndeshjen, Daniele De Rossi (90’+2) shënoi për t’ia siguruar një pikë shumë të vlefshme Romës nga kjo përballje e vështirë.
Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Singaporit duke regjistruar kështu fitoren e dytë të sezonit.Kampioni në fuqi e ka filluar mjaft mire që nga fillimi këtë garë ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri në xhiron e fundit i pa shqetësuar nga askush. Ka qenë një aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil në mesin e garës që komprometoi renditjen duke futur makinën e sigurisë në pistë. Për dy gabime personale, Hamilton shpëtoi nga rivalët më të fortë të kësaj gare, në fillim nga Nico Rosberg, i cili u dënua me një ‘Drive throught’ dhe më pas të njëjtin ndëshkim mori Sebastian Vettel në momentin më të mirë të garës së tij. Nga këto penalizime përfitoi gjermani i Toyotes, Timo Glock, që u rendit në vendin e dytë dhe menjëherë pas tij u rendit piloti i Renaultit, Fernando Alonso, që ia dedikoi podiumin ish-shefit të tij, Flavio Briatore. Ndërkohë, ky ishte dështimi radhës për Ferrarin. Kimi Raikkonen arriti të pozicionohet vetëm i dhjeti, derisa piloti tjetër Giancarlo Fisichella përfundoi i trembëdhjeti.
Juventusi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Torino përballë Bolognas, pasi që ka barazuar me rezultat 1-1.Bianconerët avancuan me rezultat minimal deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Bologna arriti të shënojë dhe të nxjerrë një pikë të artë nga kjo përballje. Bardhezinjtë i kaloi në epërsi David Trezeguet (24’), ndërsa në minutat shtesë (90’+3), Adailton barazoi rezultatin për mysafirët. Me këtë pikë Juve ngjitet në pozitën e dytë me një pak më pak se Sampdoria që mban vendin e parë dhe një pikë më shumë se Interi që gjendet në të tretin.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, thotë se prioritet i Blaugranëve gjatë këtij sezoni është La Liga, ndërsa Liga e Kampionëve është objektiv sekondar.“Dua të fitoj gjithçka, mirëpo parimisht duhet të japim gjithçka për titullin e Ligës, dhe pastaj edhe për Ligën e Kampionëve”. “Është një rrugë e gjatë dhe koha do të tregojë nëse do të jemi në gjendje të fitojmë një, dy ose tre trofe sërish”, ka thënë mbrojtësi francez.
Sulmuesi i Përfaqësueses shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar dy herë në ndeshjen e të shtunës, të cilën skuadra e tij Rapid Vienna e fitoi me rezultat 3-1 ndaj Wiener Neustadt.Lojtari nga Maqedonia me pasaportë austriake, Mensur Kurtishi, krijoi avantazhin për mysafirët (35’), ndërsa një minutë më pas, Salihi solli shifrat në baraspeshë. Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Soma krijoi avantazhin e parë për Rapidin, ndërsa me golin e tij të dytë në ndeshje (86’), Salihi vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se transferi i sivjetmë i Redsave, Alberto Aquilani, do të dëshmohet si lojtar shumë më i mirë se Xabi Alonso, i cili u largua në drejtim të Real Madridit.“Alberto ka filluar të vrapojë sërish, ndërsa kur do të udhëtojmë të luajmë kundër Fiorentinas në Ligën e Kampionëve këtë javë, ai do të qëndrojë për të vazhduar me programin e tij të rikuperimit”. “E di se fansat janë të frustruar, mirëpo ne kemi transferuar një lojtar të mirë që ka talent, ndërsa unë nuk shqetësohem që duhet të presim derisa ai të jetë në formë”. “Xabi ishte një lojtar që pranonte topin dhe luante me pasime të gjata dhe të shkurtra. Aquilani dëshiron të luajë në nivel më të lartë se ai. Ai dëshiron të jetë në treshen e sulmit që të krijojë shanse”, ka thënë Benitez.
Portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, thotë se skuadra e tij ka më shumë gjasa që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon sesa Real Madridi i Cristiano Ronaldos.“Nuk më intereson se çfarë ka bërë Real Madridi. Gjithçka ka të bëjë me shpirtin ekipor. As njëmbëdhjetë Cristiano Ronaldo nuk mund të sjellin sukses (nëse mungon shpirti i skuadrës)”. “E di se dikush mendon ndryshe, mirëpo kur luan me njëmbëdhjetë Ronaldo, jo shumë prej tyre do të shqetësohen për angazhimet në mbrojtje”. “Tre klube angleze ishin në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar. Të gjithë e dinë se Liga Premier është më e mira në botë”, ka thënë Van der Sar për “Sunday Mirror”.
Pas humbjes që pësoi nga ish-skuadra e tij, lojtari i Malagas, Xavi Torres, ka reaguar shpejt për të analizuar ndeshjen.“Ishim të rraskapitur deri në fund, mirëpo sërish tentonim të shënojmë”. “Po luajmë mirë, pa rezultate. Humbëm, mirëpo ishim duke luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë”. “Jemi të qetë dhe tashmë po mendojmë për Xerezin. Dëshirojmë të fitojmë dhe e dimë se puna jonë e madhe do të nxjerr fryt”, ka thënë Xavi Torres për “AS”.
Real Madridi ka vazhduar me fitore edhe në javën e pestë të edicionit 2009/2010 në La Liga, ndërsa drejtori sportiv Jorge Valdano ka filluar të shpresojë për titull.“Ngadalë por sigurt skuadra po kompletohet. Duhet të mos harrojmë se ne luajmë nga tri ndeshje në javë, t’i fitosh të gjitha, është çështje optimizmi”. “Luajtëm ndaj një skuadre (Tenerife), e cila e lëviz topin mirë dhe lojtarët kanë luajtur bashkë qe një kohë të gjatë. Po mbrohemi mirë, edhe pse kundër Tenerifes, pati disa lëshime”, u shpreh Valdano pas ndeshjes.
Anësori i Romës, Rodrigo Taddei, nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm në ndeshjen e të dielës kundër Catanias.29-vjeçari ka pasur një lëndim në tetivën e Akilit, dhe i është bashkëngjitur Julio Baptistas në dhomën e mjekimit. Ndërkohë lista e lojtarëve që do të udhëtojnë në Stadio Massimino për t’u ndeshur me Catanian, përbëhet nga: Julio Sergio, Brighi, Burdisso, Cassetti, Cerci, De Rossi, Doni, Faty, Greco, Guberti, Juan, Lobont, Menez, Mexes, Motta, Okaka, Perrotta, Pizarro, Riise, Totti, Vucinic.
Të shtunën mbrëma, Barcelona ka fituar si mysafir i Malagas me golat e Zlatan Ibrahimovic dhe Gerard Pique, ndërsa dyshja fantastike Leo Messi dhe Ibracadabra shprehen të kënaqur me këtë fitore.“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Këto ndeshje fitohen vetëm me përkushtim të madh kolektiv. Jemi shumë të lumtur me fitoren”, tha Messi për “Sport”. “Gjyqtari ishte nën presion të vazhdueshëm dhe pati një ndeshje të vështirë (për të drejtuar). Ai bëri disa gabime, por të gjithë gabojnë. Nuk është e rëndësishme që kam shënuar pesë gola, por ajo që është e rëndësishme është se kemi fituar të gjithë pesë nga pesë takimet”, tha Ibrahimovic.
Interi është mposhtur të shtunën mbrëma nga Sampdoria me rezultat minimal 1-0, ndërsa kapiteni zikaltër Javier Zanetti thotë se Nerazzurët nuk duhet të thonë se nuk merituan të humbnin.“Çfarë na mungoi? Është e thjeshtë, nuk ishim në gjendje që t’i shfrytëzonim rastet tona”. “Megjithatë nuk duhet të merremi më me këtë gjë, sepse ky është futbolli. Shpesh ndodh që nuk meriton të humbësh një ndeshje, mirëpo shkon në shtëpi duarthatë”, ka thënë argjentinasi për “Sky Sport” pas ndeshjes.
Atletico Madrid ka shënuar më minutat shtesë të ndeshjes për të barazuar 2-2 dhe për të nxjerrë një pikë në derbin përballë Valencias në Mestalla.Valencia e pa veten në disavantazh në fillim të ndeshjes, por u rikthye për të avancuar në 2-1 në fund të pjesës së parë, për të zhgënjyer fansat vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur pësoi golin e barazimit.Sulmuesi argjentinas Sergio Aguerro ua solli epërsinë e parë mysafirëve, duke shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë, pas një asistimi nga Diego Forlan.Por vendasit përmbysën rezultatin që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Së pari Pablo Hernandez barazoi rezultatin në minutën e 25-të, dy minuta më pas, sulmuesi David Villa i asistuar nga David Silva.Kur u menduar se Valencia do të ishte fitues i takimit, Maxi Rodriguez shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për të heshtur publikun vendas.Barazimi është i treti për Atleticon, krahas dy humbjeve dhe asnjë fitoreje, ndërsa i dyti për Valencian, krahas dy fiteve dhe një humbjeje, të cilën e pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.
















