Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry. Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, është i vendosur që një ditë të kthehet te skuadra ku bëri emër, Arsenal, por nuk e di se në çfarë roli do të jetë te Topçinjtë.
“Ndoshta do ta përcjell ndonjë ndeshje, ose diçka të tillë. Vërtet nuk e di. Po mundohem të përfundoj diçka që e kam filluar para 15 vitesh”. “Gjithmonë kam thënë se përherë kthehesh aty ku e ke vendin. Vazhdimisht kam thënë se e dua Arsenalin dhe një ditë do të shkoj atje. Si? Nuk e di- ndoshta si ‘djaloshi që u sjell ujë lojtarëve’”. “Thjesht e dua atë klub dhe një ditë do të kthehem. Mirëpo, tash për tash nuk mendoj për kthim”, ka thënë francezi për “Sky Sports News”.
Mauro Zarate Lazio ka shënuar fitore të lartë me rezultat 4 me 0 si mysafir i Levski Sofias në kuadër të Europa League.
Goli i parë erdhi në minutën e 22. Realizator Matuzalem. Në fund të pjesës së parë Mauro Zarate shënon për rezultatin e dyfishtë për Lazion.
Për 3 me 0 shënoi Murat Meghni në minutën e 67 kurse Tomaso Rocchi fundosi shprsat e nikoqirëve.
Nga ana tjetër Villareal befasisht humb si mysafir i Red Bull Salzburgut me rezultat 2 me 0.
Sulmuesi i Manchester Cityt Emmanuel Adebayor është dëmshpërblyer me 25 mijë funta plus tërheqjen e dënimit me dy ndeshje mos lojë kështu që ai do të rikthehet të hënën.
Adebayor është dënuar më herët nga FA për dy akuza : ishte i dhunshëm ndaj Van Persiet dhe u gëzua para fytyrës së tifozëve të Arsenalit. Mirëpo ashtu siç paralajmëroi Hughes vendimi u apelua dhe tani Adebayor nuk është i ngarkuar me këtë dënim.
Hughes tani e ka në dispozicion super-sulmuesin për të hënën, në ndeshjen kundër Aston Villas në Villa Park.
Të shtunën Sunderlandi do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford, ndërsa kapiteni i mysafirëve, Lorik Cana, thotë se ai e ka përvojën dhe Sunderlandi ka lojtarë të aftë për ta shokuar kampionin para tifozëve të vet.
“Padyshim që përvoja ime në Evropë do të më shërbejë kundër tyre. (Përvoja) është diçka që duhet t’ia siguroj skuadrës. Asnjëherë nuk kam luajtur kundër Manchester Unitedit, dhe kjo do të jetë hera ime e parë në stadiumin e tyre, mirëpo kam luajtur më herët kundër skuadrave të këtij niveli”. “Unë e di cilat janë detyrat tona dhe si duhet të luajmë. Nuk duhet të shkojmë atje vetëm për të luajtur në mesfushë, duke mos shkaktuar presion. Kjo i vështirëson gjërat, ndërsa ne i kemi kualitetet në skuadër për të luajtur kundër tyre”, ka thënë mesfushori kosovar.
Legjenda rumune Gheorghe Hagi ka vizituar Barcelonën për t’u takuar me miqtë e tij të vjetër dhe e ka lëvduar skuadrën aktuale të Blaugranëve duke thënë se luan futbollin më të mirë në botë.
“Kam ardhur ta shoh Barcën sepse është në formë të jashtëzakonshme dhe po luan shumë mirë”. “Barca luan futbollin më të mirë, është futboll sulmues, dhe të gjithëve u pëlqen. Ata (lojtarët) nuk shënojnë vetëm fitore, por luajnë mirë. Të gjithë e kanë vërejtur që ata kanë luajtur futbollin më të mirë vitin e kaluar, ndërsa edhe këtë sezon e kanë filluar shumë mirë”, ka thënë Hagi për Barca TV. Gjatë viteve 1994-1996, Hagi ka luajtur krahas Pep Guardiolas në Camp Nou, ndërsa është shprehur u ngazëllyer që partneri i dikurshëm në sulm drejton me sukses këtë klub.
Cristiano Ronaldo ka pësuar një goditje gjatë ndeshjes së të mërkurës mbrëma kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, kështu që është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen kundër Sevilla.
Mbrëmë në Bernabeu, Reali fitoi një penallti si pasojë e ndërhyrjes në Ronaldon, mirëpo portugezi ka pësuar një lëndim, i cili mund ta mbajë jashtë fushe të dielën, kur Mbretërit e kanë provën e parë të vërtetë të sezonit në La Liga. Ekipi mjekësor i Los Blancos ka bërë ekzaminimet e nevojshme dhe në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Ronaldo do të mungojë së paku në ndeshjen që do të zhvillohet në Sanchez Pizjuan.
Giorgio Chiellini dhe Miroslav Klose. Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është i bindur se bardhezinjtë do të shënojnë fitore si mysafirë të Palermos, për të lënë pas serinë e barazimeve.
“Do të shkojmë në Palermo për të fituar, ashtu që të jemi të qetë për ndeshjet ndërkombëtare”. “Personalisht ndihem mirë në këtë pjesë të sezonit edhe pse nuk mund të reagoj gjithmonë mirë, pas kaq shumë ndeshjesh”. Chiellini është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena, duke thënë se nuk është lehtë të luash kundër bavarezëve. “Ishte e rëndësishme të nxjerrim një rezultat (pozitiv). Të luash kundër Bayernit nuk është lehtë. Ata kanë kualitet dhe përvojë”. “Në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe u baraspeshuam me ata. Madje kemi mundur të fitojmë. Por barazimi ishte rezultat i drejtë”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Guti, ka pranuar se e ka pasur të vështirë që të marrë vendimin për të qëndruar në Santiago Bernabeu.
“Qëndrimi këtu ishte shumë i vështire duke qenë se shumë lojtarë të mirë u transferuan, prandaj disa nga ne duhej të largoheshim” “Mirëpo Pellegrini më bindi të qëndroja edhe për një vit, ndërsa mënyra më e mirë për t’ia shpërblyer këtë është që të luajë në formën time më të mirë”. “Dëshiroj të luaj (te Reali) në dy sezonet që më kanë mbetur në kontratë, ndërsa e dëshiroj edhe një vit më shumë. Kjo është krejt çka kërkoj nga Florentino tash për tash. Fitimi i Ligës së Kampionëve në shtëpi, do të ishte një përfundim i shkëlqyer”, ka thënë 32-vjeçari.
Mesfushori i Chelesat, Frank Lampard, është i bindur se në takimin e të dielës përballë Liverpoolit blutë do të dëshmojnë se nuk e kanë humbur formën.
Pas humbjes nga Wigani dhe paraqitjes jo aq bindëse ndaj Apoel Nicosia, Chelsea duket se është jashtë formës, por kështu nuk mendon Lampard.“Nuk e di pse njerëzit thonë se ne nuk jemi në formë. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Humbëm kundër Wiganit dhe nuk luajtëm mirë aspak”, ka thënë Lampard.“Tash u përballëm me Apoel dhe e fituam. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe kur nuk ia dalim njëherë mundohemi edhe më fuqishëm ndeshjen tjetër. Të dielën është një ndeshje e madhe kundër Liverpoolit, por ata kanë humbur një ditë më parë dhe do të përpiqen ta përmirësojnë veten”.“Lehtësimi për ne është se ne kemi fituar ndeshjet tona në Evropë dhe duke e ruajtur rrjetën të paprekur. Shpresojmë të kualifikohemi sa më shpejtë që mundemi”, ka përfunduar anglezi.
Robben duke u larguar nga fusha gjatë takimit të mbrëmshëm Trajneri i Bayern Munichut, Luis Van Gaal, ka pohuar se lëndimi i Arjen Robben, të cilin ai e pësoi në takimin e mbrëmshëm ndaj Juventusit, është një lëndim serioz.
Takimi i mbrëmshëm kundër Juventusit nuk ishte më i këndshmi për Robben, i cili pak para fundit të pjesës së parë, pësoi një lëndim për të cilën arsye duhej të largohet nga fusha.Sipas trajnerit të bavarezëve, Luis Van Gaal, lëndimi është serioz dhe holandezi mund të qëndrojë jashtë fushe madje edhe disa muaj.“Mendoj se ai ka lëndim serioz. Diagnoza pritet të jepet sot, por nëse futbollisti më thotë se është serioze, atëherë unë gjithmonë besoj se është ashtu”, ka thënë Van Gaal.
Ylli i Real Madridit, Kaka, thotë se është i kënaqur që ish-klubi i tij është mposhtur nga Zurich në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Reali shënoi fitore 3-0 ndaj Olimpique Marseille me Kaka që shënoi një gol nga penaltia, ndërkaq rosonerët u befasuan nga ekipi zviceran në San Siro.I pyetur nëse ai është i befasuar për humbjen e ish-klubit të ti, Kaka ka thënë, “Kjo është mirë”.“Për ne është shumë mirë që Zurich mposhti Milanin, pasi tash kemi dy ndeshje kundër tyre. Nëse i fitojmë të dyja ne do të jemi në pozitën e parë (të grupit)”, ka thënë Kaka.
Mbrojtësi i Olympique Marseille, Gabriel Heinze, nuk ka qenë aq i impresionuar me paraqitjen e Real Madridit në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Ish-ekipi i Lorik Canës u mposht mbrëmë në Bernabeu nga Real Madridi me rezultat 3-0, me dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një tjetër nga penaltia e shënuar nga Leite Kaka.“Ky Madrid është atraktiv në sulm. Por goli i parë ishte pavëmendje e jona dhe i dyti ishte penalti e cila kurrë nuk ekzistoi. Madridi nuk impresionoi sonte. Aspak. Në dy minuta ata e rikthyen ndeshjen. Por ky është futbolli. Shpresoj që Reali të ketë një sezon të shkëlqyeshëm”, ka thënë argjentinasi.
Ryan Giggs ka qenë i ngazëllyer të shënojë golin e tij të 150-të për Manchester United në fitoren e mbrëmshme prej 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Wolfsburg.
“Jam i kënaqur që kam shënuar aq shumë gola, por ishte më e rëndësishme që ne të riktheheshim në lojë aq shpejt pasi ata kaluan në epërsi. Ishte një gjuajtje e lirë e dobët të jem i sinqertë, por ne patëm fat që ajo u devijua”, ka thënë Giggs.“Luajtëm mirë në pjesën e parë, por vetëm kishim mungesë në kualitetin e pasimeve në pjesën e fundit. Ata janë një ekip i mirë dhe dy sulmuesit e tyre vërtet janë shumë të vështirë. Por ne patëm fat me golin e parë dhe treguam karakter të fortë për t’u rikthyer dhe për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Giggs.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i bindur se blutë do të jenë më shumë të përgatitur për takimin e madh të së dielës ndaj Liverpoolit.
Chelsea dështoi të sigurojë një rezultat shumë pozitiv në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Apoel Nicosia, duke fituar me rezultat minimal 1-0, por italiani thotë se ata do të jenë shumë më të motivuar për takimin kundër rivalit anglez.“Ne kemi kohë të pushojmë dhe të përgatitemi mirë për këtë ndeshje të rëndësishme. Nuk do të luajmë ashtu siç luajtëm sot. Do të luajmë më mirë, sigurisht”, ka thënë Ancelotti.
Menaxheri i Juventusit, Ciro Ferrara, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
“Do të thosha se rezultati më kënaq mua, veçanërisht duke marrë parasysh lojën që treguam në pjesën e dytë”.“Në pjesën e parë Bayerni bëri presion dhe krijoi disa raste, derisa ne e humbëm topin shumë dhe nuk ia dolëm në shumicën e kundërsulmeve. Pas pauzës ne shumë më rrallë ishim të rrezikuar dhe ishim më afër fitores”, ka thënë Ferrara pas takimit.
Sulmuesi veteran Pippo Inzaghi ndjen keqardhje pas humbjes minimale ndaj Zurichut në San Siro, në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe thotë se ekipi është në një moment të vështirë.
“Ndjejmë keqardhje për këtë mbrëmje. Më vjen keq pasi ekipi dha aq shumë, veçanërisht në pjesën e dytë, por ne duhet ta pranojmë përfundimin”, ka thënë Inzaghi.“Është një moment i vështirë, andaj ne duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku. Këtë mbrëmje megjithatë krijuam shumë raste, por futbolli bëhet nga aksione të vogla, nga detaje të vogla”.“Ne të gjithë jemi ende me Leonardon, të bashkuar dhe kompakt, por me sa duket sonte kemi harxhuar shumë energji dhe kemi mbledhur shumë pak”, ka shtuar italiani.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, ka dalë me një sulm të ri kundër trajnerit Louis van Gaal.
Italiani, i cili është cak i ekipit anglez West Ham United dhe trajnerit të këtij ekipi, Gianfranco Zola, ka thënë se ai nuk do të rikthehet në ekipin e rezervave, dhe se dëshiron të jetë pjesë e formacionit të parë.“Trajneri më ka thënë se do të rikthehem vetëm kur të kem luajtur 90 minuta. Ai dëshiron që unë të luaj sërish për ekipin rezervë, por unë nuk do ta bëj këtë”, ka thënë Toni.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke u përballë me një test të vështirë në detyrën e tij gjatë javëve të ardhshme.
Pas humbjes demoralizuese në Ligën e Kampionëve nga Fiorentina të martën, Liverpoolin e pret një udhëtim në Chelsea të dielën, pastaj një takim tjetër i vështirë në LK ndaj Lyonit, që do të pasohet nga një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo kundër Manchester United në Anfield.Nëse të kuqtë nuk do të nxjerrin rezultate pozitive nga këto ndeshje, mediat angleze shkruajnë se qëndrimi i Benitez në stolin e Liverpoolit mund të jetë në pikëpyetje.
Kampioni i dyfishtë botëror në Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, që nga viti i ardhshëm do të ngasë bolidin e Ferrarit. Një gjë të tillë të sot e ka konfirmuar klubi italian.
28-vjeçari Alonso ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Kokëkuqen” dhe së bashku me Felipe Masën, do ta përbëjnë dyshen e Ferrarit në edicionin e ri. Ngasës rezervë do të jetë Xhankarlo Fizikella. Kësisoj, largimi i Kimi Raikonenit nga Ferrari tashmë është çështje e kryer, kurse skuadra e tij e re parashikohet të jetë Meklareni. "Me një mirëkuptim të dyanshëm kemi arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën e vlefshme me Ferrarin një vit para skadimit. Jam shumë i pikëlluar që do të lë një skuadër, me të cilën kam kaluar tri vite fantastike, gjatë të cilës periudhë kam fituar shumë gara", ka theksuar Raikonen. Ndërkohë vendin e zbrazët në Renault, pritet që ta plotësojë polaku, Robert Kubica, që momentalisht është ngasës i BMW Sauberit. Spekulohet se paga vjetore e Alonsos te Ferrari do të kap shifrën prej 19 deri në 25 milionë euro. Bosi i Ferrarit, Stefano Domenikali ka pohuar se Alonso zotëron një ‘talent mahnitës’, derisa Raikonenin e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë për skuadrën, veçmas për titullin e fituar në edicionin e tij të parë në Marenelo, në vitin 2007. Alonso ka debutuar në garat e Formulës 1 në vitin 2001, në skuadrën e Minardit, kurse nga viti 2003 ka vozitur për skuadrën e Renaultit, me një ndërprerje të shkurt në vitin 2007 kur ishte pjesë e Meklarenit.