Diego Capel e di rëndësinë e ndeshjes së të dielës mbrëma kur skuadra e tij Sevilla takohet me Real Madridin, ndërsa thotë se fitorja e andaluzianëve do t’i shokonte të gjithë në La Liga.
“E dimë se nëse fitojmë të dielën, do të ishte një shok dhe atëherë mund të thuhet se kemi arritur sukses”. “Mirëpo, do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse edhe ata po luajnë mirë. Jemi ambicioz, por nuk dëshirojmë të flasim shumë. Dëshirojmë të dalim në fushë, të luajmë futboll dhe të shkojmë hap pas hapi. Ky është suksesi ynë”, ka thënë Capel për “Marca”.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është emëruar si portieri më i mirë i vitit 2008 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Portieri spanjoll, i cili poashtu i ndihmoi Spanjës që të shpallet kampion evropian, la prapa portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, si dhe atë të Manchester United, Edwin van der Sar.


Lista e 10 portierëve më të mirë në botë sipas IFFHS:


  1. Iker Casillas 249 pikë
  2. Gianluigi Buffon 170 pikë
  3. Edwin van der Sar 143 pikë
  4. Petr Cech 108 pikë
  5. Igor Akinfeev 23 pikë
  6. Jose Francisco Cevallos 21 pikë
  7. Julio Cesar 18 pikë
  8. Pepe Reina 15 pikë
  9. Jens Lehmann 13 pikë
  10. Justo Villar 12 pikë
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka folur kundër mediave italiane, duke thënë se dy barazimet e Interit në Ligën e Kampionëve (kundër Barcelonës dhe Rubin Kazanit) janë kritikuar, ndërsa barazimet e Juventusit (kundër Bordeaux dhe Bayern Munich) janë lëvduar.
“Nuk shqetësohem se nuk e kemi fituar një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtatë tentime. Kuptohet kur bëhet fjalë për ne, shtatë ndeshje duken si shtatëdhjetë, por kur skuadra tjetër (Juventusi) nuk fiton në gjashtë ndeshje evropiane, duket sikur të ishin një ose dy”. “Nuk më pengon sepse jam mësuar me gjëra të këtilla. Një barazim kundër skuadrës më të mirë në botë (Barcelonës) duke si katastrofë, ndërsa një barazim kundër një skuadre mesatare (Bayern Munichut) duket si punë arti”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka shprehur dashurinë për futbollin italian e sidomos për Milanin.
“Më pëlqen shumë Serie A. Më pëlqen të luaj kundër skuadrave italiane, sepse loja e tyre është e ngjashme me atë të futbollit spanjoll. Është teknikë dhe taktika fituese”. “Më pëlqen shumë San Siro. Më ka joshur, është mbresëlënës dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë Fabregas për “La Gazzetta Dello Sport”.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është sulmuesi më i mirë në botë thotë ikona e dikurshme e Të Kuqve, Ian Rush.
“Ai ka qenë i shkëlqyer. Ai është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë sezon, ndërsa golat që shënoi kundër Hullit ishin të bukur- me të dyja këmbët të djathtën dhe të majtën”. “Me më shumë përvojë, mendoj se ai do të bëhet më i mirë. Ai është vetëm 25-vjeçar dhe ai është një plus i madh për Liverpoolin, duke qenë se bashkë me Steven Gerrard po luajnë shumë mirë”. “Pa asnjë dyshim, ai është sulmuesi më i mirë në botë tani për tani. Lionel Messi është lojtar i shkëlqyer, Cristiano Ronaldo është lojtar i shkëlqyer, mirëpo ata janë të ndryshëm nga Torres”, ka thënë Rush për AP Sport.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, e konsideron sezonin e parë në Old Trafford si të dështuar, ndërsa synon që këtë sezon të dëshmohet.
“Në vitin e parë isha i zhgënjyer në vetvete. Më duhet ta them këtë. Ishte presion i madh për mua dhe ndoshta dështova ta tregoj veten. Mendoj se dëshiroja ta dëshmoj veten para këtyre tifozëve”. “Duhet të kuptoni se ata janë mësuar me (yje të tilla) si (George) Best, (Bobby) Charlton, (Eric) Cantona. Unë jam vetëm Dimitar”, ka thënë bullgari për “The Daily Mirror”. Sido që të jetë, Berbatov mendon se këtë sezon është përmirësuar dukshëm dhe planifikon të shënojë më shumë gola.
Arjen Roben duke u larguar nga fusha pas lëndimit. Bayern Munichu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Arjen Robbenit për një muaj, si pasojë e lëndimit të gjurit.
“Nuk është ndonjë lëndim shumë i keq. Menisku dhe ligamentet nuk janë prekur. Fatmirësisht, Bundesliga do të bëjë një pushim për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare vikendin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Bayernit, Luis Van Gaal, për faqen zyrtare të klubit. Holandezi pësoi një lëndim në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, me ç’rast u detyrua të largohej nga fusha.
Ndeshja kryesore e javës së tetë në Ligën Premier, zhvillohet të dielën në Stamford Bridge ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ndërsa sulmuesi i Redsave, Dirk Kuyt, thotë se ekipi i tij udhëton me vetëbesim në Londër.
“Në rregull, Chelsea pati rekord të qind për qindtë deri vikendin e kaluar (kur u mposht nga Wigani), mirëpo unë nuk shqetësohem për ta”. “Nëse luajmë në nivelin tonë të lojës, atëherë mund të fitojmë sërish atje. Sezonin e kaluar i mposhtëm ata edhe në shtëpi edhe në udhëtim, prandaj pse të mos e bëjmë të njëjtën gjë edhe sivjet?”, ka thënë Kuyt për faqen zyrtare të klubit.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas lëndimit të sërishëm, i cili do ta mbajë jashtë fushe për më shumë se një muaj.
Të enjten, ikona bardhezi është larguar me dhimbje nga fusha stërvitore dhe është drejtuar për në spital, ku pas ekzaminimeve është vërejtur se ai e ka lënduar sërish këmbën e majtë, e cila sapo ishte shëruar. Stafi mjekësor i klubit konfirmoi se Del Piero nuk do të mund të luajë në 40 ditët e ardhshme, duke lënë një shije të hidhur te vetë lojtari. “Jam shumë i hidhur me këtë lëndim të ri, i cili ka ndodhur në të njëjtin vend, sikurse i mëparshmi”. “Jam vërtet i pikëlluar sepse mungesa ime do të vazhdojë për disa javë, mirëpo vullneti im që të reagoj në këtë periudhë negative do të më ndihmojë që të jem i fortë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme të të dielës kundër Sevillas. Portugezi pritej të mungojë në këtë ndeshje si pasojë e lëndimit që pësoi në përballjen ndaj Marseille, mirëpo “AS” shkruan se Ronaldo po bën stërvitje të dyfishta ashtu që të jetë i gatshëm për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të Realit deri më tani. “Kam disa ditë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe shpresoj se do të jem në rregull të dielën. Mendoj se do të udhëtoj në Sevilla”, citohet të ketë thënë Ronaldo.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka thënë se do ta ketë vështirë që ta fitojë Këpucën e Artë për të tretën herë, mirëpo ai do të bëjë gjithçka për t’ia arritur qëllimit.
Uruguaiani u shpall për herë të parë si golashënuesi më i mirë në Evropë në sezonin 2004/2005, si lojtar i Villarrealit, atëherë kur e ndau çmimin me Thierry Henry (Arsenal), pasi që të dytë kishin shënuar nga 25 gola. Ndërsa sezonin e kaluar, Forlan ishte sërish golashënuesi më i mirë në Evropë me 32 gola, duke iu bashkëngjitur yjeve, si Thierry Henry, Mario Jardel, Ally McCoist, Fernando Gomes, Dudu Georgescu, Gert Muller dhe Eusebio, të cilët e kanë fituar nga dy herë këtë çmim. “Është vështirë për ta fituar Këpucën e Artë për të tretën herë, mirëpo gjithmonë ekziston shpresa dhe asnjëherë nuk i dihet. Jam i lumtur që kam fituar dy herë Këpucën e Artë dhe jam i lumtur që gjendem në një skuadër të madhe si Atletico”, ka thënë Forlan të enjten kur edhe iu nda çmimi- Këpuca e Artë.
Sipas TMW, Napoli planifikon të bëjë ofertë për sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni.
Që nga fillimi i këtij sezoni Toni ka pasur probleme me lëndim, ndërsa tani edhe pas rikuperimit, ai vazhdon të qëndrojë jashtë formacionit kryesor të Louis Van Gaal. Italiani dëshiron të gjejë një skuadër ku do të luajë rregullisht ashtu që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Italisë për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa Napoli dëshiron ta shfrytëzojë pikërisht këtë ambicie të lojtarit për ta joshur drejt rikthimit në Serie A.
Labinot Haliti (sportisot) Skuadra australiane Newcastle Jets ka konfirmuar se Labinot Haliti ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me këtë klub.
Kosovari i rikthyer te klubi, aktualisht është si zëvendësues i të lënduarit Marko Jesic, ndërsa kontrata e re do ta mbajë 23-vjeçarin te Jetsat deri në fund të sezonit 2011/2012. Haliti, i cili ka luajtur në Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë, është sulmues i cili mund të adaptohet si mesfushor ose sulmues i dytë dhe ka aftësi të jashtëzakonshme teknike.
Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka treguar për problemet personale që ka pasur gjatë kohës sa luante tek Interi.
“Pasi humba babanë, hyra në një gjendje të rëndë depresioni, të cilin arrija ta shëroj me alkool”. “Isha mirë vetëm atëherë kur pija dhe nuk e kisha në plan që ta ndërprisja. Dilja çdo mbrëmje dhe pija të gjitha llojet e alkoolit: verë, uiski, birrë”. “Çdo ditë paraqitesha i dehur në fushën stërvitore, ndërsa ata më dërgonin të flija në dhomën e kujdesit. Klubi u thoshte gazetarëve se kam pasur probleme me muskuj”, ka treguar braziliani. Adriano ka shtuar se kjo i kishte sjellë probleme me të dy trajnerët (Roberto Mancini dhe Jose Mourinho), deri në momentin kur klubi nuk kishte mundur ta durojë më.
David Villa Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së dytë të Ligës së Evropës, është zhvilluar në Mestalla ndërmjet Valencias dhe Genoas.
Los Che kanë dalë fitues në këtë përballje duke mposhtur italianët me rezultat 3-2. Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Sergio Floccarit (41’), ndërsa David Silva barazoi rezultat me të filluar pjesa e dytë (51’). Nikola Zigic kaloi vendasit në epërsi (56’), ndërsa këtë radhë reaguan mysafirët për të barazuar rezultatin, me golin e Houssine Kharja të shënuar nga pika e bardhë (63’). Për fitore të plotë të Valencias u kujdes sulmuesi kryesor David Silva, i cili shënoi nga penalltia (81’), për rezultatin përfundimtar 3-2. Në takimin tjetër të Grupit B, Lille ka shënuar fitore të lartë prej 5-1 si mysafir i Sllavia Pragës. Pas kësaj xhiroje, Lille dhe Valencia kanë nga katër pikë, ndërsa Genoa ka tri pikë.
Simone Perrota shënoi golin e dytë për romakët. Giallorossët kanë shënuar fitore në xhiron e dytë të fazës grupore të Europa League duke e mposhtur në Olimpico skuadrën bullgare, CSKA Sofje.
Roma siguroi tri pikët e para në këtë garë duke fituar me rezultat prej 2-0 me golat e Okaka Chuka (19’) dhe Simone Perrota (23’). Ndeshja tjetër e Grupit E, e zhvilluar ndërmjet Fulhamit deh Baselit, ka përfunduar me fitoren minimale të anglezëve. Pas xhiros së dytë, në këtë grup prin Fulhami me katër pikë, ndërsa Roma dhe Baseli kanë nga tri pikë.
Sipas Tuttomercatoweb, Milan ka si cak anësorin e Real Madridit Royston Drenthen në afatin kalimtar dimëror.
Holandezi as që merret parasysh në 11-shen startuese të Real Madridit por , do të mund të zgjidhte shumë probleme të Rossonerëve.
Reali dhe Milani kishin bërë më herët biznes këtë sezonë, duke transferuar Kaka dhe Huntelaarin në palët respektive.
Drenthe, njeriu i cili ishte afër kalimit të Fiorentina gjatë verës, do ti konventonte të kalonte te gjigantët Italian. Ai bëri dy paraqitje për Realin këtë sezonë, një në La Liga, dhe një në Champions League.