Shpresat e kualifikimit për Argjentinën ishin zvogëluar kohëve të fundit, por sulmuesi i Athletico Madridit Sergio Aguero beson se Argjentina do të mund të bëj atë çfarë i duhet për tu kualifikuar.“ Ne e dimë se dy ndeshjet më të mëdha në karrierën tonë deri tani do jenë këto, pasi që gjithçka varet nga ne, dhe çdo gjë do vendoset këtu.”“Ata do të mbrohen me 8 lojtarë dhe ne nuk duhet të ndalemi së sulmuari. Ata nuk kanë se për çfarë të luajnë.”
“Nëse gjërat qëndrojnë kështu ne jemi në Play – Off, por kam një parandjenjë të mirë.” deklaroi Kun Aguero.
Argjentina e Diego Maradonas do të përballet me Perun të shtunën në Buenos Aires para se të udhëtoj për në Montevideo për tu takuar me Uruguajin në ndeshjen e fundit të mërkurën.
Punët në grup janë ende ‘ llugë ‘ , me katër ekipe me katër pikë të ndara mes vete, duke kërkuar kështu të gjitha kualifikimin.
Mesfushori ofanziv i Juventusit, Diego, kërkon që bashkëlojtarët e tij të tejkalojnë humbjen nga Palermo dhe të dalin fitues në ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinas.“Fatkeqësisht nuk ishim në gjendje që të marrim tri pikë, të cilat do të na mundësonin të ishim në krye të tabelës”. “Luajtëm kundër një mbrojtjeje mjaft të organizuar dhe nuk ishim në gjendje të depërtonim. Po ashtu bëmë disa gabime të cilat na kushtuan me humbjen e lojës”. “Kemi dy javë për t’u përgatitur, dhe duhet t’i kthehemi fitores. Ndeshjen e radhës do ta luajmë në shtëpi (kundër Fiorentinas) dhe mund të japim më shumë për t’i fituar tri pikët”, tha braziliani për faqen zyrtare të Juves.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se do të kishte qenë ndryshe po të luante ai në derbin e qytetit të Mançesterit, kundër United.Manchester United shënoi fitore prej 4-3 në ndeshjen dramatike të javës së gjashtë, ku goli i fitores u shënua në minutat shtesë. “United nuk e ka merituar fitoren ndaj nesh. Jam i sigurt se do të shënoja po të kisha qenë në fushë”. “Ishte turp që humbëm në kohën shtesë. United nuk e meritoi fitoren. Barazimi do të ishte rezultat i drejtë”, ka thënë Adebayor për “The People”.
Luis Fabiano beson se fitorja mbresëlënëse e Sevillas kundër Real Madridit, është shenjë që andaluzianët mund të luftojnë për titullin e La Ligas.“Luajtëm vërtet mirë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund të garojmë edhe me Real Madridin edhe me Barcelonën drejt majës (së tabelës)”.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe ne kemi fituar shtatë ndeshje të njëpasnjëshme, gjë që është shumë mbresëlënëse”.
“Të gjithë lojtarët ishin të shkëlqyer dhe besoj se dëshmuam që mund të arrijmë gjëra të rëndësishme”, u ka thënë Fabiano gazetarëve.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka qenë njëri nga golashënuesit në fitoren e lartë të skuadrës së tij Rapid Vienna ndaj Wiener Neustadt.Të dielën Rapidi shënoi fitore me rezultat 4-0 si mysafir i Wiener Neustadt, ndërsa sulmuesi shqiptar u regjistrua në listën e golashënuesve edhe këtë javë, ndërsa ky ishte goli i pestë i shqiptarit këtë sezon për Rapidin, dhe i gjashti në ligën austriake Tipp3 Bundesliga (duke qenë se një gol e ka shënuar teksa luante për Ried).
Salihi vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes duke shënuar golin e katërt, njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Udinese është mposhtur nga Interi në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1, ndërsa goli i dytë i zikaltërve u shënua në minutat shtesë të ndeshjes.Sulmuesi mysafir Antonio Di Natale, i cili shënoi një gol dhe pati rastin më të mirë në fund të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren skuadrës së tij, thotë se Interi nuk e meritoi fitoren. “Mendoj se një barazim do të ishte më se i merituar nga ne. Asnjëherë nuk është mirë të humbësh në minutat e fundit”, është shprehur ‘Toto’ për Puntosport.net.
Edhe pse të dielën e ka mposhtur Liverpoolin, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk përjashton mundësinë se Të Kuqtë janë pretendentët kryesorë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.“Mendoj se ka shumë kohë deri në fund të sezonit dhe Liverpooli i ka kualitetet për të shfaqur një sezon të mirë”. “Luajtëm kundër një skuadre të fortë dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë deri në fund të takimit. Morëm tri pikë shumë të mira ndaj një skuadre shumë të mirë”, ka thënë Ancelotti për “The Liverpool Daily Post”.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka caktuar skuadrën që do ta ketë në dispozicion në ndeshjet kualifikuese kundër Irlandës dhe Qipros, ku vërehet si zakonisht mungesa e Antonio Cassanos, ndërkohë që ai ka ftuar Gennaro Gattuson përkundër formës së dobët me Milanin.Të shtunën që vjen Azzurët do të luajnë në Dublin kundër Irlandës, ndërsa të mërkurën do të përballen me Qipron. Një barazim kundër Irlandës do t’u mjaftojë të përzgjedhurve të Lippit që ta sigurojnë kualifikimin për Afrikën e Jugut.
Të ftuarit e Lippit:
Portierë: Gigi Buffon (Juventus), Morgan De Sanctis (Napoli), Federico Marchetti (Cagliari)
Mbrojtës: Fabio Cannavaro (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Salvatore Bocchetti (Genoa), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Juventus), Nicola Legrottaglie (Juventus), Davide Santon (Inter), Gianluca Zambrotta (Milan)
Mesfushorë: Mauro German Camoranesi (Juventus), Gaetano D'Agostino (Udinese), Daniele De Rossi (Roma), Rino Gattuso (Milan), Claudio Marchisio (Juventus), Angelo Palombo (Sampdoria), Simone Pepe (Udinese), Andrea Pirlo (Milan)
Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Napoli), Giuseppe Rossi (Villarreal)
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka publikuar emrat e lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit, kundër Ukrainës (10 tetor) dhe Bjellorusisë (14 tetor).Skuadra e plotë:
Portierë: Robert Green (West Ham), David James (Portsmouth), Paul Robinson (Blackburn Rovers),
Mbrojtës: Wayne Bridge (Manchester City), Wes Brown (Manchester United), Ashley Cole (Chelsea), Rio Ferdinand (Manchester United), Glen Johnson (Liverpool), Joleon Lescott (Manchester City), John Terry (Chelsea), Matthew Upson (West Ham)
Mesfushorë: Gareth Barry (Manchester City), David Beckham (LA Galaxy), Michael Carrick (Manchester United), Steven Gerrard (Liverpool), Frank Lampard (Chelsea), Aaron Lennon (Tottenham Hotspur), James Milner (Aston Villa), Shaun Wright-Phillips (Manchester City), Ashley Young (Aston Villa)
Sulmues: Gabriel Agbonlahor (Aston Villa), Carlton Cole (West Ham), Peter Crouch (Tottenham Hostpur), Emile Heskey (Aston Villa), Wayne Rooney (Manchester United).
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur i zhgënjyer për humbjen ndaj Palermos, duke thënë se skuadra e tij nuk ishte në formën e vet të mirë.“Sa i përket fitores së Palermos, mendoj se merita më e madhe i takon trajnerit të tyre që është njëri nga më të mirët në kampionatin tonë”. “Si do që të jetë, ne ua lehtësuam gjërat duke luajtur në nivel të ulët”. “Tash duhet të reagojmë me përgjegjësi të madhe dhe obligim, dhe të mos dorëzohemi kurrë”. “Duhet të punojmë shumë që ta kompensojmë këtë humbje, sepse humbja në Palermo është e kuptueshme, mirëpo barazimi ndaj Bolognas nuk është”, ka thënë Buffon për Juventus Channel.
Presidentja e Romës, Rosella Sensi, është shprehur shumë e kënaqur me fitoren kundër Napolit duke lëvduar kapitenin Francesco Totti, i cili shënoi dy gola dhe trajnerin Claudio Ranieri, i cili që nga marrja e timonit të Giallorosëve e ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës.“Totti e di se çfarë mendoj unë për të. Unë i lë tjerët të diskutojnë dhe unë e gjykoj”. “Ranieri më pëlqen shumë si trajner. Është konkret dhe diskret. Më pëlqen puna që ka bërë deri më tani këtë sezon”, ka thënë Sensi për TuttoNapoli.net.
Milani vazhdoi me formën e dobët edhe këtë javë, ndërsa mbrojtësi Alessandro Nesta thotë se Rossonerët e kanë humbur hapin dhe duhet ta përmirësojnë këtë gjendje.“Fatkeqësisht, po kalojmë nëpër një moment të keq, sepse secila ndeshje është e komplikuar”. “Kemi humbur paksa hapin dhe duhet të përmirësohemi. Në fund të ndeshjes, e gjithë skuadra shkoi në sulm për të gjetur golin, ndërsa Atalanta u mbyll në gjashtëmbëdhjetë metërshin e vet. Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, por fatkeqësisht nuk shkoi siç duhet”. “Personalisht jam i lumtur që i jam kthyer lojës, ndjehem i fortë dhe për mua është befasi që po luaj në këtë nivel”, ka thënë Nesta për Milan Channel.
Real Madridi ka pësuar humbjen e parë të sezonit të dielën mbrëma nga Sevilla, ndërsa përkundër zhgënjimit, mbrojtësi Pepe thotë se Los Blancos duhet të lënë pas vetes këtë humbje.“Askush nuk dëshiron të humbë, ndërsa ne jemi të pikëlluar me humbjen, megjithatë ne duhet të vazhdojmë përpara”. “Sevilla është skuadër e mirë dhe mund të garojë për shumëçka”, ka thënë Pepe, i cili shënoi golin e vetëm për Realin në ndeshjen e mbrëmshme.
Pas fitores në sekondat e fundit, portieri i Interit, dhe njeriu më meritor për atë rezultat Julio Cesar mendon se Inter do ta mbroj titullin.“Çfarë ndeshje. Që pas ardhjes time në Itali Udinese na bëri të vuajmë, por ne dëshiruam të fitojmë dhe krejt kjo ka një çmim dhe tani jemi në maje te tabelës.”
“Shoku im Stankoviç shënoi një gol të mrekullueshëm, por nëse do isha unë në portë do e mbroja…” bëri shaka Cesar.
“Tani do të udhëtoj në Brazil si njeri i lumtur: Inter ka siguruar një fitore kruciale dhe në fund të sezonit do të jemi triumfues.”
Kampioni aktual Inter ka 16 pikë dhe gjendet përkohësisht në majet të tabelës, por mund të kaloj shpejt në vendini e tretë nëse Juventus dhe Sampdoria fitojnë sot.
















