Pasi ka qëndruar jashtë fushe me muaj të tërë, mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, është i gatshëm të kthehet në ndeshjen e rëndësishme kundër Fiorentinas.“Il Corriere dello Sport” njofton se Sissoko është stërvitur të mërkurën pa asnjë problem me bashkëlojtarët tjerë, të cilët nuk luajtën për përfaqësueset e tyre Mesfushori duket të jetë në formë të mirë dhe pritet të inkuadrohet kundër Violas. Ky është lajm i mirë për bardhezinjtë duke qenë se mesfushori tjetër, Claudio Marchisio, është lënduar.
Mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi, thotë se kthimi i bashkëlojtarit të tij te Roma, Francesco Totti, në përfaqësuese do të ishte më se i mirëseardhur, por nuk shprehet shumë optimist se kjo mund të ndodhë.“Do të ishte një befasi e këndshme. Nuk mendoj se Totti do të qëndrojë indiferent nga fascinimi që ofron Kampionati Botëror, mirëpo nëse ai merr një vendim, atëherë ai duhet të marrë edhe përgjegjësi”. “Kur u largua nga Azzurët, ai e bëri të qartë se nuk është në gjendje të luajë 60 ndeshje për sezon, dhe ne të gjithë pajtohemi me këtë gjë”. Edhe pse një kohë të gjatë kundërshtoi rikthimin në kombëtare, Totti ka thënë se ekziston mundësia që ai të kthehet, mirëpo tani duket se Marcello Lippi ka tërhequr interesimin për të.
Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon ashtu që ta rikthejë emrin e Los Blancos aty ku e ka vendin në Evropë.“Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme. Aty marrin pjesë klubet më të mira në kontinent”. “Tradicionalisht ka qenë gara jonë, sepse ne kemi fituar më shumë trofe evropiane sesa cilado skuadër tjetër. Dëshirojmë ta rikthejmë atë kohë”, ka thënë Raul për CNN.
Zlatan Ibrahimovic thotë se Danimarka nuk është aq e mirë që të luajë me sistemin e lojës së Barcelonës.Sulmuesi i Barcelonës mendon se përfaqësuesja e tij do ta fitojë ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për t’u barazuar me pikë me liderin e Grupit 1. “Unë luaj për Barcelonën, ndërsa Danimarka nuk është Barcelona. (Te Barcelona) ne jemi të fortë dhe të kompletuar si ekip. (Danimarka) luan me sistemin 4-3-3 ndryshe nga ne dhe luajnë mirë”. “Mirëpo ata nuk i kanë lojtarët e vërtetë për atë sistem loje, për të cilin nevojiten 11 lojtarë me teknikë të mirë. Unë e admiroj trajnerin Morten Olsen që mundohet të luajë ashtu”, ka thënë Ibracadabra.
Juande Ramos mendon se Real Madrid ka lojtarët më të mirë se Barcelona, por mendon se ende nuk e kanë ekipin për ti sfiduar Blaugranët.Bossi i CSKA Moskës është larguar nga Madridi verën e kaluar pas një pune 6 mujore me mbretërit, dhe tani e tregon gjendjen e vërtetë sipas tij.
“Gjërat janë më në barazpeshë tani, por mendoj se Barcelona ka ekipin më të mirë, më të bashkuar, kurse Real Madrid ka individualët më të mirë.
“Kam shikuar lojën e Real Madridit dhe ajo çfarë shihet është kualiteti i lojtarëve.” deklaroi Ramos.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka lëvduar aftësitë motivuese të ish-trajnerit të Bluve, aktualisht trajner i Interit, Jose Mourinho.“Mourinho është person shumë i fortë teknikisht, por i veçantë nga ana psikologjike. Ai di si të depërtojë në brendësinë e lojtarëve”. “Ai të thotë: ‘Bën çfarë të duash, me mua mund të bësh ç’të duash. Por në fushë duhet të japësh gjithçka. Mos më tradhto. Unë të jap çfarëdo që të duash, të jap pushim, por në fushë duhet të tregohesh’”. “E doja sepse më ndihmoi të përparoj si lojtar. Isha i gatshëm t’i thyej këmbët për të”, ka thënë Drogba për RTL.
Agjenti i Adrianos ka mohuar se Milani do ta transferojë brazilianin gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ‘Perandori’ nuk do të ndërrojë ambient së paku deri në verën e ardhshme.“Adriano është me kombëtaren (e Brazilit) dhe ne sinqerisht nuk kemi lajme zyrtare (në lidhje me interesimin e Milanit)”. “Adriano është sistemuar te Flamengo. Ai është golashënuesi më i mirë në Brazil edhe pse ka luajtur gjashtë ndeshje më pak se të tjerët” “Tash për tash ai dëshiron të qëndrojë në Brazil deri në Kampionatin Botëror. Ky është plani ynë tani për tani...”, ka thënë agjenti i Adrianos, Gilmar Rinaldi.
Trajneri i përfaqësues së Kroacisë, Slaven Bilic, është i bindur se kombëtarja e tij do të sigurojë një vend në Afrikën e Jugut.Kroacia e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Kazakistanit, mirëpo kualifikimi nuk varet vetëm nga fitorja e kroatëve, pasi që Ukraina duhet të humbë pikë në dy ndeshjet (kundër Anglisë dhe Andorrës), ashtu që Kroacia të sigurojë vendin e dytë në grup. “Për pjesën më të madhe të fushatës tonë duhet ta fajësojmë veten. Kundër Anglisë nuk e patëm skuadrën e plotë, ndërsa nëse na mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, kjo do të thotë shumë për ne. Në disa prej ndeshjeve ishim po ashtu pa fat, mirëpo përgjithësisht, nuk kemi pasur një fushatë të mirë kualifikuese”. “Jemi në situatë të mirë për të siguruar ‘play-off-ët’. Pres që të fitojmë kundër Kazakistanit dhe besojmë se Anglia nuk do të humbasë në Ukrainë”, ka thënë Bilic për faqen zyrtare të UEFA-s.
Luis Figo ka dëshirë të madhe që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ta veshë fanellën e Interit.Portugezi, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Barcën edhe për Interin, thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa ai do të shkëlqente në Serie A. “Lionel është më i miri nga të gjithë dhe kjo është e padiskutueshme”. “Loja e tij ekipore tash është më e mirë sesa në vitin e kaluar. Ëndrra ime është që ta shoh Messin duke luajtur për Interin”, ka thënë Figo për “Corriere dello Sport”.
Milani ka mohuar spekulimet se një pjesë e madhe e aksioneve do t’i shiten manjatit shqiptar Rezart Taçi.Të martën, Taçi konfirmoi dëshirën e tij për ta blerë klubin e madh italian, duke u bazuar në njoftimet e mediave italiane për vështirësitë ekonomike të kompanisë “Fininvest”, të cilën e udhëheq presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi. Mirëpo, në një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit, thuhet se nuk ekziston asnjë mundësi që të shitet klubi.
Sulmuesi veteran Henrik Larsson është kthyer në përfaqësuesen e Suedisë, për dy ndeshjet vendimtare kundër Danimarkës dhe Shqipërisë.Trajneri Lars Lagerback e ka përfshirë 38-vjeçarin në skuadrën e tij prej 22 lojtarëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës. Po ashtu, në përfaqësues janë kthyer edhe Markus Rosenberg, Viktor Elm dhe Daniel Andersson.
Liverpooli ka njoftuar se nuk është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Werder Bremenit, Aaron Hunt.Më herët është spekuluar se 23-vjeçari është në shënjestër të Redsave, mirëpo “The Liverpool Echo” njofton se klubi nuk është i interesuar për shërbimet e Hunt. Sipas spekulimeve, Rafa Benitez ishte i gatshëm ta ofronte Ryan Babelin si pjesë e marrëveshjes, por siç duket ka qenë vetëm një spekulim i radhës.
Sulmuesi i Valencias, David Villa, shpreson që të jetë i gatshëm të luajë kundër Barcelonës në Mestalla me 18 tetor.Villa u lëndua gjatë ndeshjes së Los Che kundër Racing Santander, dhe si pasojë e këtij lëndimi ai nuk do të luajë për Spanjën në ndeshjet kualifikuese kundër Armenisë dhe Bosnjës. “Ka mjaft kohë. Shpresoj të jem aty kundër Barcelonës. Duhet të punoj çdo ditë për ta realizuar këtë qëllim, por unë pres që të rikuperohem”, ka thënë Villa për “Sport”.
Michael Owen ka deklaruar se Manchester Unitedi është skuadra më e madhe në botë, gjë që do t’i nevrikosë tifozët e ish-skuadrës së tij, Liverpool.“Është fantastike të punosh me Sir Alex. Është gjithçka që mund të presësh nga një top-skuadër, ndoshta klubin më të madh në botë. Gjithçka, duke filluar nga njeriu që bart çantat e deri te vajzat që punojnë në bufe, dhe menaxheri, janë të klasit të parë”. Përkundër që po kënaqet te skuadra e re, Owen ka mbetur jashtë përfaqësueses së Anglisë, mirëpo ai është i bindur që në ndeshjet në vijim do ta bindë Fabio Capellon që ta ftojë në Afrikën e Jugut.
Drejtori teknik i Interit, Marco Branca, thotë se portierit zikaltër Julio Cesar së shpejti do t’i ofrohet kontratë e re nga Nerazzurët.Të martën, gruaja e portierit Susana Werner, kishte shkruar në faqen zyrtare të Interit, se Cesar kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga një klub i madh, i cili ia dinte vlerën më shumë se zikaltrit. “Tashmë jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Kontrata e tij do të vazhdohet. Nuk kemi asnjë problem dhe bisedimet po shkojnë në mënyrë të qetë”, ka thënë Branca për “La Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, nga janari mund të largohet nga Viola, thotë njëri nga agjentët e tij.Giovanni Becali, njëri nga agjentët e rumunit, ka thënë në një intervistë për Radio Fiesole, se Mutu mund të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të dimrit nëse siguron një ofertë joshëse. “Mutu po ia kalon mirë në Firence, ku ka një kontratë të mirë, mirëpo nëse vjen një ofertë joshëse në janar, edhe për lojtarin edhe për skuadrën, atëherë mund ta pranojmë”, tha Becali.
Sipas mediave italiane, Tottenham Hotspur planifikon transferimin e mesfushorit të Inerit, Sulley Muntari, gjatë afatit kalimtar dimëror.Muntari u transferua te kampioni i Italisë vitin e kaluar nga Portsmouth, ndërsa e ka të vështirë të sigurojë një vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos. Sipas Sportmediaset.it, 25-vjeçari është pranë rikthimit në Ligën Premier, ku mund të luajë për Spursat nga janari.
















