Cristiano Ronaldo përsëriti se tani është i lumtur që është larguar nga Manchester United te Real Madridit, duke deklaruar se ai kurrë nuk do të largohet nga klubi mbretëror.“Dikush që nuk e njeh Real Madridin nuk mund ta imagjinoj çfarë është. Dëshiroj ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time këtu,”
“Real Madrid është një familje e madhe. Më të vjetrit në zhveshtore – Raul, Guti dhe Casillas më kanë ndihmuar të përshtatëm shumë shpejt. Ata janë të mrekullueshëm.”
“Kam raporte të mira me Kaka, Marcelon dhe Pepen – të gjithë e flasim një gjuhë dhe kjo na ndihmon shumë.” është cituar nga AS Ronaldo.
24 vjeçari shpreson në një kualifikim të Portugalisë, pasi që do të tentoj ta zhvendos formën e mirë edhe në kualifikime.
Futbollisti më i shtrenjtë në planetë, Cristiano Ronaldo, e ka vlerësuar deklaratën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Rooney si shaka.“Rooney është miku im dhe ai e di se Portugalia është një kombëtare shumë e fortë. Ai ka luajtur disa herë kundër nesh dhe asnjëherë nuk ka fituar. Por, jam i sigurt se ai ka bërë shaka, kur ka deklaruar se dëshiron që Portugalia të mos kualifikohet në Afrikën e Jugut. E them këtë sepse, ai ka shumë miq në kombëtaren tonë”, ka pohuar Ronaldo.
Patrice Evra është i bindur se Manchester Unitedi do të përballet me Real Madridin në ndonjërin nga stadet e sivjetme të Ligës së Kampionëve.“E di se do të ndeshemi me Real Madridin. Nuk mund ta shpjegoj pse, është vetëm një ndjenjë. Por mendoj se do të përballemi, madje ndoshta drejt në raundin tjetër”, ka thënë Evra. Nëse parashikimi i mbrojtësit francez realizohet, atëherë dy gjigantët e futbollit do të ndeshen për herë të parë pas takimeve dramatike të vitit 2003, të cilin e fituan Mbretërit me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Derisa disa skuteri po largohen nga gara më prestigjioze automobilistike Formula 1, dhe disa të tjerë po debatojnë nëse do të vazhdojnë ose jo, lajme të reja vijnë nga Volkswageni, që po hy në botën e Formula 1.Ford, Jaguar dhe Honda tashmë janë larguar nga Formula 1, BMW po largohet në fund të sezonit, ndërsa Renaulti dhe Toyota po mendojnë për t’u larguar. Nga ana tjetër, Volkswageni që së shpejti do të jetë kompania më e madhe automobilistike në botë, asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në këtë sport, përveç Porsche që ka qenë pjesë e Formula 1 për një kohë të shkurtë në vitet e gjashtëdhjeta. Sipas njoftimeve më të reja, VW planifikon të hyjë në botën e F1 nga sezoni i ardhshëm, por ende nuk është vendosur nëse do të hyjë me emrin Volkswagen, Audi apo Porsche.
Wayne Rooney ka deklaruar se nuk i intereson nëse ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo, apo ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mungojnë në Kampionatin e ardhshëm Botëror.Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin për në Afrikën e Jugut, ndërsa dy superyjet Cristiano Ronaldo (Portugali) dhe Lionel Messi (Argjentinë), shumë lehtë mund të mungojnë në Botërorin 2010. “Nuk shqetësohem shumë nëse Cristiano ose Messi nuk janë atje. Ne duhet të përqendrohemi te vetvetja, dhe të them të drejtën do të ishte mirë të mos ishte Portugalia atje- sepse në dy kampionatet e fundit na ka eliminuar”, ka thënë Rooney për “The Daily Mirror”.
Juventusi dhe Italia kanë marrë një goditje të rëndë, pasi që portieri Gianluigi Buffon ndoshta duhet t’i nënshtrohet operacionit për të trajtuar një problem me gjurin.Lajmi vjen një ditë pasi lojtari tjetër italian i Juventusit, Claudio Marchisio, ishte kthyer në shtëpi si pasojë e lëndimit të meniskut. “La Stampa” njofton se Gigi ka vuajtur qe një kohë nga gjuri, ndërsa edhe pse ai do të paraqitet kundër Irlandës, lajmet e reja nga Torino thonë se ndoshta Buffon duhet të operohet për ta tejkaluar problemin e tij përgjithmonë.
Mesfushori i Interit, Sulley Muntari, ka refuzuar fuqishëm spekulimet të cilat e lidhin atë me një mundësi kalimi te Tottenham Hotspur.“Nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me këtë transferim, sinqerisht nuk di asgjë për këtë”. “Unë e di që jam lojtar i Interit. Energjitë e mia janë të përkushtuara ndaj kësaj skuadre, sepse kam kontratë me të. Prandaj është e pakuptimtë që të flas për ekipe tjera”, ka thënë 25-vjeçari.
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se njerëzit i kanë keqkuptuar komentet e tij, dhe se ai nuk do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit para dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.“As nuk jap dorëheqje e as nuk largohem, dëshiroj t’ua bëj të gjithëve të qartë këtë gjë”. “Duhet të takohem me Grondonan (presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës) dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj, nëse nuk shkon mirë atëherë do të shohim”, ka thënë Maradona.
Superylli brazilian Ricardo Kaka ka deklaruar se dëshiron që edhe njëherë të njihet si lojtari më i mirë në botë dhe beson se fitimi i trofeve me Real Madridin dhe Brazilin do t’ia mundësojë një gjë të tillë.“Për t’u zgjedhur sërish si lojtari më i mirë në botë duhet të fitoj tituj të përbashkët. Mendoj se e kam mundësinë e arritjes së kësaj me Madridin dhe Selecaon”. “Do të jap më të mirën nga vetja për të arritur diçka të këtillë. Secilën herë kur Brazili është i përgatitur mirë ne arrijmë sukses, mirëpo kjo nuk ndodhi në vitin 2006”, ka thënë Kaka për “AS”.
Mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini, beson se falë kualitetit që ka skuadra e tij, Rossonerët do të arrijnë të kthehet në formën më të mirë.“Kam shumë besim, kjo skuadër ka shumë kualitet dhe jam i sigurt që në ndeshjet e radhës gjërat do të përmirësohen”. “Nuk janë vetëm tifozët që nuk po kënaqen, edhe ne ndjehemi keq kur nuk fitojmë. Sido që të jetë, është me rëndësi të punojmë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kthehemi në rrugë të mirë”, ka thënë francezi për “Studio Sport”.
Edhe pse vazhdimisht thuhet se Barcelona do të sigurojë shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, në sezonin e ardhshëm, duket që Real Madridi do të jetë një konkurrent i fortë në këtë drejtim.Sipas “AS”, në sezonin e ardhshëm Mbretërit planifikojnë të sjellin dy emrat ri në mesfushë: Cesc Fabregas dhe Franck Ribery. Deri më tani, spanjolli ka pëlqyer të qëndrojë te Topçinjtë, mirëpo ofertat që bën Reali zakonisht janë të parefuzueshme nga skuadrat, prandaj mund të besojmë që ky transferim mund të ndodhë.
Edhe pse vazhdimisht thuhet se Barcelona do të sigurojë shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, në sezonin e ardhshëm, duket që Real Madridi do të jetë një konkurrent i fortë në këtë drejtim.
Sipas “AS”, në sezonin e ardhshëm Mbretërit planifikojnë të sjellin dy emrat ri në mesfushë: Cesc Fabregas dhe Franck Ribery. Deri më tani, spanjolli ka pëlqyer të qëndrojë te Topçinjtë, mirëpo ofertat që bën Reali zakonisht janë të parefuzueshme nga skuadrat, prandaj mund të besojmë që ky transferim mund të ndodhë.
Sipas “AS”, në sezonin e ardhshëm Mbretërit planifikojnë të sjellin dy emrat ri në mesfushë: Cesc Fabregas dhe Franck Ribery. Deri më tani, spanjolli ka pëlqyer të qëndrojë te Topçinjtë, mirëpo ofertat që bën Reali zakonisht janë të parefuzueshme nga skuadrat, prandaj mund të besojmë që ky transferim mund të ndodhë.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e të shtunës të cilën Portugalia e zhvillon kundër Hungarisë.Portugezi u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Marseille, ashtu që mungoi në humbjen e parë të sezonit të Los Blancos ndaj Sevillas. Mirëpo të enjten, ai është stërvitur me orar të plotë me bashkëkombësit e tij duke qenë i gatshëm për të zhvilluar ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Hungarisë dhe Maltës, të cilat duhet me çdo kusht që Portugalia t’i fitojë për të shpresuar për një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Sfida e te mërkurës së ardhshme në shtëpinë e Suedisë do të jetë jo pak e rëndësishme për Shqipërinë, edhe pse Kombëtarja kuqezi ka dalë jashtë objektivave sa i përket klasifikimit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010.Shqipërisë i duhet të marrë një rezultat pozitiv për të shpresuar të mos pësojë humbjen e vazos së katërt, ku pozicionohet e fundit. Kërcënimi i Qipros ndihet shumë pranë, pasi ishulloret e Mesdheut pozicionohen të parët në vazon e pestë. Prandaj kuqezinjtë e dinë mirë se duhet të japin maksimumin në një ndeshje, e cila konsiderohet shumë e vështirë, pasi kundërshtari është jo vetëm një emër i madh, por edhe e konsideron këtë takim “për jete a vdekjë” në lidhje me kualifikimin për në Botërorin 2010. Burime të besueshme pranë teknikut kroat Josip Kuzhe, pohojnë se trajneri tashmë e ka të qartë se cila do të jetë vendosja e skuadrës në përballjen ndaj suedezëve në stadiumin Rasunda. Trajneri do t’i besojë sistemit 4-2-3-1 të cilin e ka provuar në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja ka zhvilluar deri më tani, që kur Kuzhe mori drejtimin e Shqipërisë.
Ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, i cili vetëm disa ditë më parë u shkarkua nga posti i drejtorit sportiv në klubin bardhekaltër, është emëruar trajneri i ri i Trepçës ‘89, skuadër kjo e cila sivjet garon në Ligën e parë dhe që synim kryesor ka kthimin në elitë.Prezantimi i Tovërlanit në “Riza Lushta” është bërë sot, kurse ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e “minatorëve” deri në qershor, por me mundësi vazhdimi nëse të dyja palët do të jenë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm. “Nuk kam ardhur në Mitrovicë që të shesë mend, por për të punuar me përkushtim maksimal. E kam pranuar këtë sfidë për të punuar në Mitrovicë, që për mua nuk ka qenë e lehtë, por besoj se me punën që do ta bëjë do të kam edhe mbështetjen e të gjithë atyre që janë përreth këtij klubi”. “Shpresoj se në fund të këtij edicioni së bashku do t’i gëzohemi kthimit në elitë”, ka pohuar Tovërlani, i cili pas finales së Kupës së Kosovës, Prishtina – Hysi, u dënua me katër muaj moskryerje të funksionit të trajnerit nga ana e Komisionit Disiplinor të FFK-së. Skuadra e Trepçës’89 momentalisht zë vendin e pestë, me katër pikë më pak se Ballkani që zë pozitën e parë.
Mediat angleze njoftojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen, ndërsa emri i kapitenit të Barcelonës, Carles Puyol, po qarkullon te stafi i Topçinjve.Kontrata aktuale e Puyol me Blaugranët skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ata ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj. Më herët 31-vjeçari refuzoi një ofertë të Manchester United, ndërkohë që edhe Manchester City është në garë për shërbimet e tij. Mirëpo, sipas mediave angleze, spanjolli i ka dhënë prioritet Arsenalit, edhe pse më herët gjatë karrierës së tij ka thënë se nëse ndonjëherë largohet nga Barcelona do të dëshironte të luajë për Milanin.
Mediat angleze njoftojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen, ndërsa emri i kapitenit të Barcelonës, Carles Puyol, po qarkullon te stafi i Topçinjve.
Kontrata aktuale e Puyol me Blaugranët skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ata ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj. Më herët 31-vjeçari refuzoi një ofertë të Manchester United, ndërkohë që edhe Manchester City është në garë për shërbimet e tij. Mirëpo, sipas mediave angleze, spanjolli i ka dhënë prioritet Arsenalit, edhe pse më herët gjatë karrierës së tij ka thënë se nëse ndonjëherë largohet nga Barcelona do të dëshironte të luajë për Milanin.
Kontrata aktuale e Puyol me Blaugranët skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ata ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj. Më herët 31-vjeçari refuzoi një ofertë të Manchester United, ndërkohë që edhe Manchester City është në garë për shërbimet e tij. Mirëpo, sipas mediave angleze, spanjolli i ka dhënë prioritet Arsenalit, edhe pse më herët gjatë karrierës së tij ka thënë se nëse ndonjëherë largohet nga Barcelona do të dëshironte të luajë për Milanin.
Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Fabio Cannavaro, ka dalë pozitiv në testin anti-doping, njoftojnë "La Repubblica" dhe "Sky Sport 24".Besohet se italiani ka marrë një bar anti-alergjik me qëllim që të parandalonte shokun anafilaktik, dhe kjo ka qenë arsyeja që ka rezultuar pozitiv. Juventusi e kishte këshilluar CONI-n (Komitetin Kombëtar Olimpik të Italisë) për këtë gjë, mirëpo ata nuk kanë dëgjuar, ashtu që pas testit Cannavaro ka dalë pozitiv në kortizon. Mbrojtësi aktualisht është duke u marrë në pyetje nga CONI dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Irlandës, ndërsa nëse nuk do të ketë probleme, ai do të mund të luajë kundër Qipros.
















