Drejtori sportivi i Barcelonës, Txiki Begiristian, ka deklaruar se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, do ta veshë sërish fanellën e Blaugranëve në të ardhmen, ndërkohë ka konfirmuar interesimin e Barcës për sulmuesin e Manchester Cityt, Robinho.“Ai (Robinho) është lojtar që josh interesimin tonë dhe mund të luajë në Ligën e Kampionëve (nëse transferohet në janar)”, tha Begiristian për “Sport”, duke shtuar se lojtari tjetër në shënjestër të kataluansve, Fabregas, do të transferohet në Camp Nou në të ardhmen.“Ai (Fabregas) është një lojtar i cili ka profilin e duhur për Barcën. Ai ka lindur dhe është rritur me futbollin tonë. Një ditë ai do të luajë për ne në Camp Nou. Jam i sigurt për këtë”, ka shtuar drejtori sportiv.
Mesfushori gjerman Michael Ballack ka pësuar lëndimin e nyjës në fitoren minimale të përfaqësueses së Gjermanisë kundër Rusisë.Lojtari i Chelseat u lëndua që në pjesën e parë, mirëpo kapiteni nuk u largua nga ndeshja por qëndroi deri në fund të takimit në fushë për ta udhëhequr kombëtaren e tij drejt fitores.33-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kur Gjermania përballet me Finlandën, sa për statistika. Mirëpo Ballack do t’i nevojitet Chelseat në përpalljen me Aston Villan në Ligën Premier.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Miguel Pardeza, ka thënë se Mbretërit morën vendim të duhur për largimin e Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, dhe se nuk pendohen për këtë veprim.Si pjesë e ‘revolucionit’ të Florentino Perez, Robben u transferua te Bayern Munich, ndërsa Sneijder u transferua tek Interi.“Sa i përket Robbenit, ai dëshironte të largohej, dhe erdhi te ne me kërkesën për t’u larguar. Sa i përket Wesley Sneijderit, Interi bërë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzonim”., tha Pardeza në një intervistë për “Marca”.
Mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini, është shprehur mjaft i kënaqur me barazimin prej 2-2 kundër Irlandës, me ç’rast Azzurët siguruan kualifikimin në Kampionatin Botëror 2010.“Nuk lejuam asgjë dhe nuk do të ishte e drejtë po të humbnim, sepse ne dominuam gjatë gjithë ndeshjes”.“Mbajtëm konfrontimin fizik dhe pastaj kemi lojtarë të klasit superior si Pirlo, i cili na mundësoi që ta kemi ndeshjen në kontroll”, tha mbrojtësi i Juventusit.
Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Portugalisë kundër Maltës, duke qenë se ka pësuar një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushe së paku dy javë.Superylli i Real Madridit sapo u rikuperua nga një problem me nyje për të luajtur kundër Hungarisë, mirëpo ai u zëvendësua pas vetëm 26 minutash lojë.Pas ekzaminimeve mjekësore, u vërejt se lëndimi është paksa më serioz sesa u mendua fillimisht, ashtu që nuk do të mund të luajë së paku dy javë.
Sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou, ka deklaruar se ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Blutë, e cila do të mbajë në Stamford Bridge deri në vitin 2010.Kontrata e deritanishme 23-vjeçarit skadonte në fund të këtij sezoni, ndërsa duke qenë se Chelsea nuk mund të transferojë lojtarë të rinj, drejtuesit e skuadrës vendosën që sa më shpejtë t’ia vazhdojnë kontratën.“Nënshkrimi i kësaj kontrate me Chelsean ma ka liruar kokën që të përqendrohem vetëm te futbolli”, ka thënë Kalou për “The People”.
Ish-trajneri i Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, është i mendimit se ‘pasanikët’ do ta fitojnë Ligën Premier në një të ardhme të afërt.“A mund ta fitojë ligën? Pa dyshim që po. Kuptohet, do të ishte e veçantë po ta fitonin”. “Në futboll nuk i dihet. Megjithatë, këtë sezon nuk mendoj se do të ndodhë. Mirëpo, herët a vonë (City) do ta fitojë ligën”, ka thënë suedezi për “The Daily Mirror”.
Ish-trajneri i Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, është i mendimit se ‘pasanikët’ do ta fitojnë Ligën Premier në një të ardhme të afërt.
“A mund ta fitojë ligën? Pa dyshim që po. Kuptohet, do të ishte e veçantë po ta fitonin”. “Në futboll nuk i dihet. Megjithatë, këtë sezon nuk mendoj se do të ndodhë. Mirëpo, herët a vonë (City) do ta fitojë ligën”, ka thënë suedezi për “The Daily Mirror”.
“A mund ta fitojë ligën? Pa dyshim që po. Kuptohet, do të ishte e veçantë po ta fitonin”. “Në futboll nuk i dihet. Megjithatë, këtë sezon nuk mendoj se do të ndodhë. Mirëpo, herët a vonë (City) do ta fitojë ligën”, ka thënë suedezi për “The Daily Mirror”.
Manchester United i është bashkëngjitur grupit të skuadrave të cilat dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Middlesbrough, Adam Johnson.“The Daily Mirror” njofton se Djajtë e Kuq dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje për transferimin e anësorit gjatë afatit kalimtar të janarit. Johnson ka refuzuar ofertat e reja të Middlesbrough për vazhdimin e kontratës, ashtu që të jetë në dispozicion të skuadrave të mëdha, të cilat janë shprehur të interesuara për shërbimet e tij. Tottenham Hotspur, Everton, Fulham dhe Sunderland janë skuadrat tjera që kërkojnë transferimin e anglezit, i cili llogaritet se ka vlerën prej 6 milionë funtesh.
Njoftohet se Barcelona dëshiron transferimin e dyshes së Manchester Cityt, Robinho dhe Vincent Kompany, ndërsa si shkëmbim do t’ua ofrojë pasanikëve dyshen katalunase, Yaya Toure dhe Carles Puyol.Sipas “The Daily Mirror”, Blaugranët planifikojnë ta ofrojnë kapitenin Puyol, i cili deri më tani nuk ka arritur të merret vesh me skuadrën për zgjatjen e kontratës, ndërsa pritet që të largohet gjatë verës së ardhshme.Edhe pse trajneri i Cityt, Mark Hughes, ka deklaruar se Robinho dhe Kompany bëjnë pjesë në planet e tij, ai gjithmonë ka shprehur admirim për dyshen e Barcës, Toure dhe Puyol, ashtu që një shkëmbim është më se i mundshëm.
Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka deklaruar se ndeshja e të mërkurës kundër Armenisë do të jetë e fundit për të si trajner i Turqisë.Këtë vendim trajneri e ka marrë vetëm disa orë pas humbjes nga Belgjika, me ç’rast Turqia u eliminua nga gara për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010.“Të mërkurën mbrëma, me tifozët në Bursa, do t’u them mirupafshim të gjithë dashamirëve të futbollit turk”, është shprehur Terim.
Spanja ka shënuar nëntë fitore nga nëntë ndeshje në Grupin 5, ndërsa ‘viktima’ e fundit ishte Armenia, të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.Cesc Fabregas ishte njëri nga golashënuesit, mirëpo ai e konsideron meritor Xavin, i cili i asistoi te goli.“Gjithmonë i konsideroj meritorë ata që më asistojnë. Me herët njerëzit thoshin se (unë dhe Xavi) nuk mund të luajmë bashkë, mirëpo ne i bëjmë fjalët në fushë”, ka thënë Fabregas.
Njoftohet se mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, vazhdon të jetë i pakënaqur me vendimin e trajnerit Rafael Benitez për të mos e shitur te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.Ndërkohë, pakënaqësia e argjentinasit është rritur edhe më shumë, pasi që Redsat refuzojnë t’ia rrisin pagën e premtuar me kusht që të mos shkonte te Blaugranët.Sido që të jetë, forma e Mascheranos nuk është edhe aq mbresëlënëse këtë sezon, prandaj klubi heziton ta paguajë më shumë.
Italia ka barazuar ndaj Irlandës me rezultat 2-2, për t’u kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa njëri nga golashënuesit, Mauro Camoranesi, ka lëvduar karakterin e Azzurëve.“Jemi të lumtur me kualifikimin. Nuk do të ishte e drejtë po të humbnim, për shkak të dy rasteve (të tyre). Reagimi ynë tregon se jemi gjallë dhe kemi arritur një objektiv të merituar”.“Kjo ishte shënjestra jonë e parë dhe tash do t’i marrim gjerat një nga një. Duhet që të fillojmë pjesën e dytë të sezonit duke u përgatitur për Kampionatin e vështirë Botëror”, ka thënë Camoranesi për RaiSport pas ndeshjes.
Italia ka barazuar ndaj Irlandës me rezultat 2-2, për t’u kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa njëri nga golashënuesit, Mauro Camoranesi, ka lëvduar karakterin e Azzurëve.
“Jemi të lumtur me kualifikimin. Nuk do të ishte e drejtë po të humbnim, për shkak të dy rasteve (të tyre). Reagimi ynë tregon se jemi gjallë dhe kemi arritur një objektiv të merituar”.“Kjo ishte shënjestra jonë e parë dhe tash do t’i marrim gjerat një nga një. Duhet që të fillojmë pjesën e dytë të sezonit duke u përgatitur për Kampionatin e vështirë Botëror”, ka thënë Camoranesi për RaiSport pas ndeshjes.
“Jemi të lumtur me kualifikimin. Nuk do të ishte e drejtë po të humbnim, për shkak të dy rasteve (të tyre). Reagimi ynë tregon se jemi gjallë dhe kemi arritur një objektiv të merituar”.“Kjo ishte shënjestra jonë e parë dhe tash do t’i marrim gjerat një nga një. Duhet që të fillojmë pjesën e dytë të sezonit duke u përgatitur për Kampionatin e vështirë Botëror”, ka thënë Camoranesi për RaiSport pas ndeshjes.
Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, ka falënderuar Zotin, ekipin e tij dhe Martin Palermon për fitoren sensacionale kundër Perusë.Argjentina fitoi me rezultat 2-1, ndërsa goli i fitores u shënua në minutat shtesë nga Palermo, të cilin trajneri e inkuadroi në pjesën e dytë.“I thash (Palermos): ‘Hyn në fushë dhe përfundoje këtë ndeshje ashtu siç ke bërë disa herë’. Pas kësaj një mrekulli nga ‘Shën Palermo’ na ka dhënë edhe një jetë më shumë për t’u kualifikuar. Zoti vizitoi stadiumin e River”, tha Maradona pas ndeshjes.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore në njërën nga dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror 2010.Skuadra e drejtuar nga Diego Maradona e ka mposhtur Perunë me rezultat prej 2-1 për të bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt Afrikës së Jugut. Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, në minutat e para të pjesës së dytë, duke shpërblyer besimin që ia dha trajneri, i cili e ftoi në ndeshjet vendimtare për kualifikim. Drama e vërtetë e kësaj përballjeje ndodhi në minutat e fundit të takimit. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes (89’), mysafirët barazuan rezultatin me anë të Hernan Rengifos. Atëherë kur shpresat e Argjentinës dukeshin të zbehura për fitore, në skenë doli Martin Palermo, i cili shënoi golin e fitores për ta dërguar në trans trajnerin Diego Maradona, lojtarët dhe gjithë tifozerinë e Argjentinës. Me këtë fitore, Argjentina pozicionohet në vendin e katërt, duke qenë se Ekuadori (që mbante vendin e katërt) u mposht nga Uruguai me rezultat 2-1. Takimi i fundit kualifikues i Argjentinës pritet që të jetë po ashtu interesant, duke qenë se përballet me Uruguain që aktualisht zë vendin e pestë dhe ka vetëm një pikë më pak se Albicelestët. Nga Amerika Jugore (CONMEBOL) kualifikohen direkt katër skuadra, ndërsa skuadra e pestë shkon në ‘play-off’ me skuadrën e pozicionuar në vendin e katërt në Amerikën Veriore (CONCACAF).
Danimarka është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror pasi e ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal prej 1-0.Heroi i danezëve në këtë ndeshje ishte Jakob Poulsen, i cili shënoi golin e fitores (79’), për të siguruar tri pikët që e dërgojnë Danimarkën në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen tjetër e Grupit 1, Portugalia e ka mposhtur Hungarinë me rezultat prej 3-0 për të zënë vendin e dytë dhe për të shpresuar që të sigurojë ‘play-off’-in. Dy golat e Simao Sabrosa (18’ dhe 79’) dhe një gol i Liedson, siguruan fitoren e Portugalisë që tash pozicionohet e dyta me një pikë më shumë se Suedia. Nëse portugezët e mposhtin Maltën në ndeshjen e fundit, atëherë do të shkojnë në ‘play-off’ ku do ta kenë mundësinë që të sigurojnë një vend në Afrikën e Jugut.
Kampioni u botës në fuqi, Italia, ka bërë pikërisht atë që duhej në ndeshjen përballë Irlandës duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.Italia ka arritur të nxjerrë pikën e duhur si mysafir i Irlandës duke barazuar me rezultat 2-2. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutat e para të ndeshjes me anë të Glenn Ëhelan (8’), ndërsa Mauro Camoranesi e barazoi rezultatin në minutën e 26-të. Irlanda shënoi sërish në minutat e fundit të ndeshjes (87’), mirëpo Azzurët përsëri arritën ta barazojnë rezultatin në minutat shtesë, kurse golashënues ishte Alberto Gilardino. Italia ka edhe një ndeshje për të luajtur, mirëpo që tani ka siguruar vizën për në Afrikën e Jugut, duke shënuar gjashtë fitore dhe tre barazime, ndërkohë që Irlanda pozicionohet e dyta.
















