Christoph Metzelder nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës për Real Madridin, kundër Real Valladolidit (La Liga) dhe Milanit (Liga e Kampionëve).Mbrojtësi gjerman nuk ishte në gjendje që ta përfundojë seancën stërvitore të martën, ashtu që i është nënshtruar ekzaminimit me rezonancë magnetike. “Marca” njofton se ky skanim ka treguar lëndim në gjurin e djathtë, gjë që e ka detyruar Metzelderin, që t’iu bashkëngjitet Cristiano Ronaldos dhe Gutit në dhomën e mjekimit.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, i ka lënë pak shpresë kapitenit të Romës, Francesco Totti, që ndoshta do të kthehet në përfaqësuese.“Totti është një lojtar i shkëlqyer dhe nj person i mirë. E di se do të ketë shumë ‘torturë’ ndaj meje prej tash e deri në qershor”.
“Nuk dëshiroj të them emra, por unë do t’i marr vendimet për ekipin. Nuk do të përjashtoj asgjë, por në qershor mund të vijnë lojtarë të cilët nuk janë këtu tash për tash”, ka thënë Lippi.
Legjenda franceze Zinedine Zidane, i cili aktualisht shërben si këshilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, shpreson që Los Blancos të sigurojnë shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.“Shpresoj që Real Madridi ta transferojë Franckun- kjo është dëshira ime”.
“Tash kur ka filluar sezoni ai duhet të lihet i qetë që të luajë për Bayernin. Mirëpo, shpresoj që ai të jetë në gjendje të nënshkruajë (në fund të sezonit për Realin)”, ka thënë Zizu për RTL.
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, ka konfirmuar se do të bëjë prova në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë, duke qenë se Tre Luanët tashmë e kanë siguruar vizën për Afrikën e Jugut.Kjo është një ndeshje për eksperimente, sikurse edhe ajo kundër Brazilit muajin e ardhshëm”, ka thënë italiani.
Capello ka përmendur emrat e James Milner dhe Gabriel Agbonlahor të cilët pritet të startojnë në këtë ndeshje, për të provuar diçka më ndryshe.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se ai ka qenë gjithmonë në dispozicion të përfaqësueses së Francës, dhe ai është sërish në dispozicion të Raymond Domenech për ndeshjet e ‘play-off’it.“Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion edhe në këtë periudhë të vështirë. Për t’u kualifikuar trajnerit duhet t’i shfrytëzojë të gjitha armët që ka në anën e tij”.
“Nëse Domenech mendon se mund të më shfrytëzojë mua, unë jam i gatshëm të luaj në ndeshjet e ‘play-off’ot. Mendoj se mund të bëj diçka”, ka thënë Trezegol për “L’Equipe”.
Juventusi është i gatshëm të bëjë shkëmbimin e mbrojtësit të krahut të majtë Cristian Molinaro, me mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Juan Camilo Zuniga.Sipas “Tuttosport”, trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës një mbrojtës të djathtë, ndërkohë që shkëmbimi Molinaro-Zuniga mund të realizohet shumë lehtë, pasi që Napoli e kishte ofruar këtë ide gjatë afatit kalimtar veror. 23-vjeçari Zuniga nuk është i kënaqur te Napoli, kështu që largimi i tij mund të ndodhë në janar, derisa Molinaro do të gjente një vend të sigurt në San Paolo.
Njoftohet se Rafael Benitez dëshiron t’i bëjë ofertë sulmuesit të Aston Villas, Emile Heskey, që të kthehet te Liverpooli.Heskey nuk është i kënaqur me minutazhin që i jepet tek Aston Villa, gjë që ia rrezikun shansin për të qenë pjesë e ekipit të Anglisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut. Sipas “The Daily Star”, Benitez dëshiron të ketë më shumë zgjedhje në sulm, duke qenë se varet vetëm nga Fernando Torres dhe Steven Gerrard, ashtu që do të bëjë ofertë prej 1.5 milionë funtesh për ta risjellë sulmuesin anglez në Anfield.
Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka dhënë opinionet e tij në lidhje me favoritët për ta fituar Kampionatin Botëror 2010, ndërkohë që është tallur duke thënë se Italia mund ta heqë qafe atë vetëm nëse shpallet sërish kampion.“Nëse e fitoj Kupën e Botës sërish, ju premtoj se do të largohem nga futbolli. Prandaj, nëse dëshironi të çliroheni nga unë, më lejoni ta ngre edhe njëherë kupën. Por kjo do të ishte një mrekulli”. “Brazili dhe Spanja do të jenë një hap përpara të gjithëve, mirëpo ne jemi menjëherë pas tyre, së bashku me disa përfaqësuese tjera”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit për Ansa.
Ylli i Milanit, Ronaldinho, i cili të hënën është shpallur fitues i çmimit “Këmba e Artë” në Monte Carlo, ka thënë se do ta shpaguajë besimin që kanë shfaqur drejtuesit e Milanit ndaj tij.“Fjalët e presidentit Berlusconi më japin energji të jashtëzakonshme. Do të bëj gjithçka që të mos e tradhtoj besimin e tij. Dëshiroj të fitoj një trofe me Milanin këtë sezon. Shpresoj për këtë gjë. Madje jam i gatshëm që të qëndroj në stol dhe të jap kontributin tim kur të më vijë radha”. “Megjithatë, unë buzëqesh vetëm kur luaj. Do të mundohem ta bind Leonardon se unë jam Ronaldinho i vërtetë dhe se e meritoj një vend startues”, është cituar Dinho nga "La Gazzetta dello Sport”.
Portieri i Romës, Doni, është pranë rikuperimit të plotë si pasojë e lëndimit që mori në sezonin e kaluar. Mirëpo agjenti i tij Ovidio Colucci, nuk u shpreh edhe aq optimist për rikthimin e brazilianit në ndeshjen kundër Milanit këtë fundjavë.“Gjendja duhet të shqyrtohet, ndërsa vendimi do të merret gjatë kësaj jave”. “Ka edhe gjashtë ditë për të punuar dhe ato do të jenë shumë të rëndësishme. Ai nuk ka frikë që të kthehet, këtë mund ta përjashtoj”. “Megjithatë, ne duhet ta shqyrtojmë gjendjen e tij fizike. Unë nuk mund t’i bëj ekzaminimet, por stafi mjekësor së bashku me Donin do t’i bëjnë”, ka thënë Colucci për Romanews.eu.
Të hënën trajneri i Romës, Claudio Ranieri, deklaroi se simboli romak Francesco Totti dëshiron të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror me Italinë, ndërsa këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.Totti është tërhequr nga përfaqësuesja menjëherë pas Kampionatit Botëror 2006, për shkak të problemeve me lëndime, mirëpo ai tani nuk është aq kundër rikthimit të tij. “Do të varet se si do të jetë kondicioni im dhe çfarë do të vendosë Lippi. Unë i kam shumë borxh Lippit...”, ka thënë sulmuesi i italian për “La Gazzetta dello Sport”.
Spekulohet se Manchester Unitedi dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Interit, Maicon, ndërsa agjenti i tij Antonio Caliendo, thotë se kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e presidenti Massimo Moratti.“Maicon është një kampion dhe ai është më i miri në botë në rolin e tij”. “Manchester? Nëse bën ofertë, dhe Massimo Moratti dëshiron ta shqyrtojë, atëherë ne do të jemi të gatshëm të ulemi me të dhe të diskutojmë mundësitë. Megjithatë, vendimi është i tij”, ka thënë Caliendo për “Sky”.
Barcelona është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Juventusit, Mohamed Sissoko, të cilin dëshiron ta sjellë në Camp Nou në sezonin e ardhshëm.Sipas faqeve 24oredisport.com, Tuttojuve.com dhe Novantesimo.it, Blaugranët planifikojnë të ofrojnë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, i cili pritet që këtë fundjavë të kthehet nga lëndimi. Juventusit mund t’i konvenojë kjo shifër parash, ashtu që të tentojë blerjen e mesfushorit të Real Madridit, Mahamadou Diarra, i cili do ta zëvendësonte Sissokon.
Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, këtë vit është shpallur fitues i çmimit "Këmba e Artë", i cili i është ndarë në Monako.Ky çmim prestigjioz iu ndahet lojtarëve më të vjetër se 29 vjeç, ndërsa vlerëson personalitetin e lojtarëve, së bashku me arritjet individuale dhe me klubet e tyre. Lojtari e fiton këtë çmim vetëm njëherë, ndërsa mund të nominohet disa herë, siç është shembulli i David Beckham, i cili është nominuar çdo herë.
Konkurrentët e Ronaldinhos këtë sezon ishin:
Gianluigi Buffon (Itali), Luis Figo (Portugali), Steven Gerrard (Angli), Ryan Giggs (Uels), Thierry Henry (Francë), Raul Gonzalez Blanco (Spanjë), Francesco Totti (Itali), David Beckham (Angli) dhe David Trezeguet (Francë). Çmimi Këmba e Artë ndahet që nga viti 2003.
Braziliani iu është bashkëngjitur emrave të mëdhenj të futbollit botëror që e kanë fituar më parë:
Roberto Carlos (2008)
Alessandro Del Piero (2007)
Ronaldo (2006)
Andriy Shevchenko (2005)
Pavel Nedved (2004)
Roberto Baggio (2003)
















