Kampioni i botës në fuqi, Italia, ka shënuar fitore prej 3-2 përballë Qipros, duke përmbysur rezultat në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Tardini të Parmës, mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë me golat e Yannis Okkas (12’) dhe Chrysostomous Michail (48’). Mirëpo, Azzurët arritën të fitojnë ndeshjen falë heroit të mbrëmjes Alberto Gilardino i cili shënoi het-trik (77’, 80’ dhe 90’+1) për t’ia siguruar fitoren Italisë tashmë të kualifikuar. Het-trik në Grupin 8 ka shënuar edhe sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, në fitoren e Bullgarisë prej 6-2 përballë Gjeorgjisë. Nga ky grup drejtpërsëdrejti kualifikohet Italia, ndërsa Irlanda do të zhvillojë ndeshjet e ‘play-off’-it për të kërkuar një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Lukas Podolski (djathtas) barazoi për Gjermaninë. Edhe në ndeshjen e zhvilluar si vendas, përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka arritur ta mposhtë Finlandën, me të cilën ka barazuar me rezultat 1-1.

Gjatë fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, Gjermania ka shënuar tetë fitore dhe dy barazime- duke u ndalur dy herë pikërisht nga Finlanda.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Finlandë përfundoi 3-3, ndërsa takimi i të mërkurës mbrëma i zhvilluar në HSH-Norbank-Arena të Hamburgut përfundoi 1-1.

Edhe ndeshja tjetër e Grupit 4 ka përfunduar me rezultat 1-1 ndërmjet Azerbajxhanit dhe Rusisë, duke qenë se rusët nuk rrezikonin asgjë.

Kështu nga Grupi 4, Gjermania kualifikohet direkt, ndërsa Rusia do ta kërkojë rrugën për në Afrikën e Jugut me anë të ‘play-off’-it.

Ukraina ka shënuar fitore të lartë prej 6-0 si mysafir i Andorrës për të siguruar ndeshjet e ‘play-off’-it dhe për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm për në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Serinë e golave e filloi Andriy Shevchenko në minutën e 22-të dhe me rezultat prej 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan plotë pesë gola. Oleg Gusev (62’) dyfishoi epërsinë, ndërsa Antonio Lima shënoi në portën e vet (70’) për rezultatin 3-0.

Në dhjetë minutat fundit të ndeshjes, ukrainasit shënuan edhe tri gola të shpejtë, me anë të Yaroslav Rakitskiy (80’), Yevgen Seleznov (81’) dhe Andriy Yarmolenko (83’).

Edhe Kroacia ka shënuar fitore kundër Kazakistanit me rezultat prej 2-1, mirëpo ka një pikë më pak se Ukraina, dhe përshëndetet nga Kampionati Botëror që në këtë fazë.

Nga Grupi 6, Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, ndërsa Ukraina do ta kërkojë vizën me anë të ‘play-off’-it.

E ardhmja e sulmuesit të Flamengos, Adriano, është vazhdimisht temë e spekulime, ku ndërmjet skuadrave tjera, përmenden edhe emrat e Romës dhe Milanit, si destinacione të mundshme.

Mirëpo, braziliani ka përjashtuar mundësinë që të luajë në ndonjë skuadër tjetër në Serie A, përveç skuadrës nga u largua, Inter.

“Nëse largohem ndonjëherë nga Brazili, atëherë vetëm Interi është zgjedhja ime në Itali”, ka thënë 27-vjeçari për Studio Sport.

Spekulohet se Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje paraprake për huazimin e Robinhos në Camp Nou, ndërsa mbrojtësi blaugran, Dani Alves, thotë se është pro këtij transferimi.
“Robinho është një lojtar i talentuar dhe një njeri i shkëlqyer. Ai është një lojtar, i cili mund të na japë gjëra shumë të ndryshme dhe të bukura. Nëse është e mundur që ai të vijë, unë do ta mirëprisja këtë transfer”, ka thënë Alves për “Sport”. E njëjta gazetë të mërkurën ka raportuar se trekampioni planifikon ta transferojë brazilianin në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është në gjendje të paguajë 36 milionë euro për shërbimet e tij.
Lojtarët e Real Madridit Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përsëritur bindjen e tij, që Los Blancos nuk duhet vetëm t’i ftojnë ndeshjet, porse të luajnë dhe futboll të bukur.
Derisa ishte trajner Fabio Capello, Reali arriti ta fitojë titullin e La Ligas, mirëpo tifozët e klubit nuk ishin të kënaqur për lojën që shfaqte skuadra. Ndërsa tani, me emra të tillë, si Ricardo Kaka, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema etj., Mbretërit doemos duhet ta shfaqin anën e bukur të futbollit. “Real Madridi nuk duhet vetëm të fitojë, por duhet të ofrojë argëtim, të fascinojë dhe të fitojë zemrat e dashamirësve të futbollit”, tha Perez për “AS”.
Marcello Lippi, SportiSot .Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka lëvduar lojtarët e përfaqësues që udhëheq para ndeshjes kundër Qipros, edhe pse tashmë Azzurrët e kanë siguruar vizën për në Afrikën e Jugut.

“Nuk ka asnjë skuadër që është superiore ndaj kësaj Italie. Nuk dëshiroj të them se ne jemi më të mirë se të gjithë, por mund të themi se nuk jemi inferiorë ndaj askujt”, ka thënë Lippi për Rai Uno.

Ndërkohë i pyetur për temën aktuale në futbollin italian: nëse do ta ftojë Francesco Tottin në përfaqësuese, Lippi ka thënë se dera është e hapur për të gjithë lojtarët që do të tregojnë formë të mirë.

Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, ka mbështetur Ronaldinhon duke thënë se ai do të kthehet në formë të mirë.
Braziliani, sikurse gjithë skuadra e Milanit, nuk e ka filluar mirë këtë sezon, por sipas njoftimeve të fundit, ai është duke u stërvitur maksimalisht që ta kthejë formën e tij. “Të gjithë këtu vazhdojnë të kenë besim tek ai. Ronaldinho është vlera jonë shtesë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë si përparësi”, është cituar Ambrosini nga Milannews.it.
Të mërkurën mbrëma përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë mysafir i Suedisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për të dyja skuadrat.
Derisa Suedia ka një shpresë të vogël për të siguruar ‘play-off’-in (nëse Portugalia nuk fiton ndaj Maltës), Shqipëria ka kohë që ka humbur mundësinë matematikore për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2010. Megjithatë, trajneri i Përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe, thotë se lojtarët shqiptarë do të dalin në fushë për të kënaqur tifozët kuqezi të pranishëm në stadiumin “Rasunda”. “Sigurisht që është ndeshje e vështirë, sepse ata kanë nevojë për tri pikët, të cilat mund të jenë një shpresë e fundit për ta. Ne nuk shqetësohemi shumë për Suedinë, as për Portugalinë e as për Danimarkën. Do të luajmë një lojë të fortë, që të bëjmë diçka të mirë edhe për mbështetësit tanë. Shpresoj të vijnë shumë tifozë të na shohin. Prandaj duhet vetëm të arrijmë objektivin dhe qëllimin tonë”, citohet Kuzhe nga Top-Channel.
Aliaksandr Hleb ka deklaruar se është i kënaqur që zgjodhi rikthimin te Stuttgarti në vend se të transferohej në formë huazimi tek Inter.
Pasi qëndroi vetëm një sezon te Barcelona, Hleb u përfshi në marrëveshjen për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou, sipas të cilës bjellorusi dhe Samuel Eto’o do të lëviznin në drejtim të kundërt. Mirëpo, ish-lojtari i Arsenalit në momentet e fundit ndërroi mendje, dhe vendosi t’i kthehet skuadrës së tij të dikurshme Stuttgart. “Është e vërtetë se munda t’i bashkohem Interit në formë huazimi, por unë i thash JO klubit dhe Jose Mourinhos. Më pëlqeu të kthehesha te Stuttgarti ku e dija se do të isha i lumtur”, ka thënë Hleb.
Sulmuesi francez Thierry Henry ka kërkuar nga bashkëlojtarit e tij që të tregojnë formë të mirë në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Austrisë, ashtu që të jenë të përgatitur për ndeshjet e ‘play-off’-it.
Përkundër formës së dobët gjatë kualifikimeve, Les Bleus kanë arritur të sigurojnë ‘play-off’-in, ndërsa sulmuesi i Barcelonës beson se përfaqësuesja e tij do të udhëtojë në Afrikën e Jugut. “Pas fitores kundër Ishujve Faro thashë se kjo ndeshje (kundër Austrisë) është parapërgatitje për ‘play-off’. Tash e kemi në mendje vetëm këtë gjë”, ka thënë Henry.
Mesfushori ofanziv i Juventusit, Diego, i ka siguruar tifozët bardhezi se ka kthyer formën e tij më të mirë, pas lëndimeve që ia pamundësuan të tregonte atë çfarë di të bëjë.
“Kam pasur disa probleme, por tash jam kthyer 100% në formë. Deri më tash jam lënduar tri herë këtë sezon, mirëpo nuk është diçka serioze”. “Lëndimet muskulore janë pjesë e punës sonë. Ato ndodhin. Nëse unë jam ‘i thyeshëm’, atëherë të tillë janë edhe të gjithë lojtarët në botë”, ka thënë braziliani për “Corriere dello Sport”.
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, është i bindur se kombëtarja e tij do ta mposhtë përfaqësuesen e Argjentinës në ndeshjen e të mërkurës dhe do të sigurojë kualifikim direkt në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Do të dalim në fushë për ta mposhtur Argjentinën. E dimë se nëse i marrim tri pikët, nuk do të kemi nevojë për asgjë tjetër. Ne mund të fitojmë dhe ky është qëllimi ynë kryesor: të kualifikohemi drejtpërsëdrejti në Kampionatin Botëror”, ka thënë Suarez. Aktualisht Argjentina pozicionohet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Uruguai që mban vendin e pestë. Vendi i katërt siguron kualifikim direkt, ndërsa vendi i pestë duhet të shkojë në ‘play-off’. Uruguait i nevojitet vetëm fitorja, pasi që me barazim mund ta humbë edhe vendin e pestë, nëse Ekuadori mposht Kilin.
Njoftohet se pronari i Manchester Cityt, sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, ka dhënë leje që sulmuesi brazilian Robinho të largohet në janar në drejtim të Barcelonës.
“Sport” shkruan se tashmë është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa palët janë pranë përmbylljes s saj. Sipas marrëveshjes, Robinho do të kalojë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa detajet e marrëveshjes do të sqarohen kur të vijë koha.
Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic Bashkëlojtari i Lionel Messi te Barcelona, Zlatan Ibrahimovic, i ka dalë në mbrojtje argjentinasit, i cili ka qenë shënjestër e kritikave për shkak të performancës së dobët me Argjentinën.
“Nëse atyre nuk u pëlqen Leo, ai mund të vijë të luajë për Suedinë, është shumë i mirëseardhur. Nëse mendojnë se Argjentina nuk luan mirë, të shohim se si do të luajë në mungesë të tij”, ka thënë Ibracadabra. Të mërkurën Suedia zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Shqipërisë, mirëpo jo gjithçka do të varet nga fitorja, pasi që nëse Portugalia mposht Maltën, atëherë portugezët do të shkojnë në ‘play-off’.
http://img246.imageshack.us/img246/5903/f1013235211338m.jpg Legjenda franceze, Zinedine Zidane, ka ofruar mbështetjen e tij për kualifikimin e përfaqësues së Francës në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Kombëtarja e Francës ka siguruar mundësinë që të luaj në ‘play-off’ ku do ta kërkojë vizën për në Afrikën e Jugut, ndërsa Zizu ëhstë i bindur se Les Bleus do të jenë në Botërorin 2010. “Ata do të kualifikohen... kjo është çfarë mendoj unë. Tash për tash nuk mendoj se është zgjidhje që të largohet ai (trajneri Raymond Domenech). Përkundrazi, mendoj se duhet ta mbështesim skuadrën dhe duhet ta mbështesim atë (trajnerin Raymond Domenech)”. “Më e rëndësishmja është përfaqësuesja e Francës. Nuk është një njeri, ose një lojtar. Ajo që është me rëndësi është që Franca të shkojë në Kampionatin e Botës në Afrikën e Jugut. Ata do të shkojnë me anë të ‘paly-off’-it... dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë”, ka thënë Zidane për RTL.
Chelsea ka konfirmuar se braziliani Alex ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Blutë.
“E pata lehtë të vendosja për të nënshkruar dhe tash shpresoj që të kthehem (nga lëndimi) dhe të luaj mirë. Gjendja ime tash është e mirë. Mendoj se në dy javët e ardhshme do të jem 100 për qind i rikuperuar dhe do të mund të luaj pa asnjë problem”, ka thëenë Alex Qendërmbrojtësi po ashtu dëshiron të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, ndërsa Chelsea është një skuadër që mund t’ia mundësojë diçka të këtillë.