Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka, Foto:Goal, Lajmi: SportiSotRicardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo janë bërë shokë pasi që dytë kanë nënshkruar për Real Madridin këtë verë, dhe ylli brazilian thotë se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo është i frikësuar se mos do të mungojë në Kampionatin Botëror, që mbahet në vitin e ardhshëm.

"Pas fitimit të dy ndeshjeve radhazi, Portugalia ka arritur që të sigurojë play-off-n, por Cristiano Ronaldo si dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij janë të frikësuar se nuk do të arrijnë që të luajnë në Kampionatin Botëror," tha Kaka për AS.
Ervin Skela, TuS Koblenz, SportiSot. Mesfushori shqiptar Ervin Skela ka nënshkruar për skuadrën gjermane nga Bundesliga II, TuS Koblenz.
Të mërkurën Skela ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipi gjerman, ku do të aktivizohet që nga ky vikend e deri në fund të qershorit të vitit 2012. 32-vjeçari ka deklaruar se arsyeja që ka zgjedhur Koblenzit është se dëshiron ta ndihmojë këtë klub që gjendet në një moment të vështirë. Skela te Koblenzi do të gjejë disa lojtarë tjerë shqiptarë që aktivizohen te kjo skuadër, siç janë Njazi Kuqi, Aljmir Murati, Renaldo Rama , Shqipran Skeraj dhe Shefki Kuqi.
Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, i ka shuar dyshimet se ai do të mungojë një kohë të gjatë, pasi që rikuperimi i tij po shkon shumë shpejtë.
Holandezi u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ndërsa është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta trajtuar lëndimin. Gazeta gjermane “Bild” njofton se ish-lojtari i Real Madridit, të mërkurën është kthyer në fushën stërvitore, ndërsa pritet që në javën e ardhshme të stërvitet me bashkëlojtarët tjerë.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se mesfushori anglez David Beckham do të rikthehet te Rossonerët gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lojtari i LA Galaxy vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në San Siro ku qëndroi sezonin e kaluar në formë huazimi, ndërsa pas bisedimeve më në fund është arritur marrëveshja që ai ta vesh sërish fanellën e Milanit nga viti i ardhshëm. “Tashmë është arritur marrëveshja për rikthimin e David Beckhamit në formë huazimi në janar”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.
Njoftohet se mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, do të transferohet te Juventusi pas Kampionatit Botëror 2010.
Sipas “Corriere Dello Sport”, De Rossi po përcillet nga drejtuesit e Juves, ndërkohë që edhe Chelsea interesohet për shërbimet e tij. Veç shumës së parave, Bianconerët ofrojnë edhe disa lojtarë për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian. Lojtarët që mund të kalojnë te Roma si shkëmbim janë Christian Poulsen, Tiago, Lorenzo Ariaudo dhe Cristian Molinaro.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, është shprehur i gatshëm që të niset drejt Barcelonës.
Spekulohet se braziliani do të kalojë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi, ndërsa edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, vetë lojtari thotë se do t’i pëlqente të luajë për Barcelonën. “Padyshim se do të luaja për Barcën. Kush nuk do të luante? Do të argëtoheshim shumë”. “Do të ishte kënaqësi të luaja krahas Messit, bashkëkombësit Dani Alves, Xavit, Iniestas, Ibrahimovicit, dhe gjithë të tjerëve”, ka thënë Robinho për “El Mundo Deportivo”.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena, ka thënë se bashkëkombësi i tij Alberto Aquilani do të bëhet emër i rëndësishëm te Të Kuqtë.
“Ai ka kualitet për t’u adoptuar, sepse ai është shumë i mençur. Ai e kupton futbollin këtu dhe e di si të marrë vendimin e duhur me topin në afat të shkurtë kohor”. “Kur je në një ndeshje në Angli, nuk ke shumë kohë ta mbash topin. Duhet të mendosh para se të vijë topi te ti”. “Alberto është shumë i entuziazmuar që luan për Liverpoolin dhe ai dëshiron të përjetojë një lloj tjetër futbolli”, ka thënë Dossena për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka deklaruar se ai kishte kërkuar nga trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, që të luajë kundër Bosnje e Hercegovinës, edhe pse nuk ishte rikuperuar plotësisht.
Me fitoren e të mërkurës mbrëma, ‘La Furia Roja’ ka përmbyllur fushatën kualifikuese me rekord prej dhjetë fitoresh në dhjetë ndeshje. “Të gjithë jemi të stimuluar për të shënuar fitore. Dëshironim ta vendosnim emrin tonë në një rekord të ri dhe jemi të lumtur për këtë”. “Isha i lënduar, por i thash trajnerit se dëshiroja të luaj dhe në fund ndodhi, dhe jam i lumtur për këtë. Po luajmë ashtu siç duhet të luajmë dhe tash jemi në rrugën tonë”, ka thënë mesfushori i Barcelonës për “AS”.
Të shtunën mbrëma në Torino përballen Juventusi dhe Fiorentina, ndërsa sulmuesi rumun i Violas, Adrian Mutu, është i bindur se skuadra e tij ka fuqi për t’u bërë ballë bardhezinjve.
“Është një ndeshje e rëndësishme e skuadrave nga kreu i tabelës: ne jemi aty dhe aty duam të qëndrojmë”. “Ne kemi shpirt më të madh ekipor sesa Juve, Fiorentina ka qenë këtu për katër vite, ndërsa Juve nuk ka qenë, për shkak të ndodhive që të gjithë i dimë... (Calciopolit)”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventusit për “La Repubblica”.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka pranuar se zikaltrit nuk do ta kenë të lehët në ndeshjen e të shtunës përballë Genoas, ndërkohë që thotë se konkurrenti kryesor për Scudetto këtë sezon do të jetë Juventusi.
“Juventusi ishte i frikshëm madje edhe në vitin e kaluar, sepse është një skuadër e fortë që nuk dorëzohet kurrë”. “Ata mund të na vështirësojnë punët dhe kanë mjaft kualitet, prandaj ne do të luftojmë me ta deri në fund për Scudetto”, ka thënë Materazzi për ”Sky Sports”.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale si mysafir i Uruguait, për të siguruar vendin e katërt në listën e shteteve nga Amerika Latine (CONMEBOL).
Los Albicelestes fituan falë golit të Mario Bolattit të shënuar katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes (86’). Me këtë fitore të zgjedhurit e Diego Maradonas u bashkohen përfaqësueseve të Brazilit, Kilit dhe Paraguait, duke u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror 2010. Ndërkohë, përkundër humbjes, Uruguai ka siguruar vendin e pestë, pasi që Ekuadori u mposht nga Kili, ashtu që do ta kërkojë kualifikimin me anë të barashit me vendin e katërt nga grupi i Amerikës Veriore (CONCACAF).
Karim Benzema shënoi golin e parë Franca e ka përfunduar me fitore fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.
Les Bleus kanë fituar me rezultat 3-1 përballë Austrisë, me golat e Karim Benzema (18’), Thierry Henry (nga pika e bardhë 26’) dhe Andre-Pierre Gignac (66’). Ndërsa golin për mysafirët e shënoi Marc Janko (48’). Lideri i Grupit 7, Serbia është mposhtur nga Lituania me rezultat 2-1, ndërsa Rumania ka fituar përballë Ishujve Faro me rezultat 3-1. Nga ky grup direkt kualifikohet Serbia, ndërsa Franca do të luajë në ‘play-off’ për të shpresuar për një vend në Afrikën e Jugut.
Franca e ka përfunduar me fitore fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.
Les Bleus kanë fituar me rezultat 3-1 përballë Austrisë, me golat e Karim Benzema (18’), Thierry Henry (nga pika e bardhë 26’) dhe Andre-Pierre Gignac (66’). Ndërsa golin për mysafirët e shënoi Marc Janko (48’). Lideri i Grupit 7, Serbia është mposhtur nga Lituania me rezultat 2-1, ndërsa Rumania ka fituar përballë Ishujve Faro me rezultat 3-1. Nga ky grup direkt kualifikohet Serbia, ndërsa Franca do të luajë në ‘play-off’ për të shpresuar për një vend në Afrikën e Jugut.
Festa e grekëve Greqia ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Luksemburgut në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.
Fitore në Grupin e Dytë ka shënuar edhe Letonia e cila e ka mposhtur Moldavinë me rezultat 3-2. Kryesuesi i grupit, Zvicra ka barazuar pa gola përballë Izraelit. Nga Grupi 2 drejtpërdrejtë kualifikohet Zvicra, ndërsa Greqia do të luajë në barash për të kërkuar një vend për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Shqipëria është mposhtur me rezultat 4-1 si mysafir i Suedisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Suedezët krijuan avantazh të trefishët në pjesën e parë të ndeshjes, me golat e Olof Mellberg (6’ dhe 42’) dhe Marcus Berg (40’), ndërsa fajtor për pësimin e këtyre golave ishte kryesisht mbrojtja shqiptare. Në pjesën e dytë, Hamdi Salihi ngushtoi epërsinë në 3-1 (56’) dhe ky gol ishte krejt çka treguan kuqezinjtë në këtë përballje, ndërkohë që vendasish shënuan edhe golin e katërt me anë të Anders Svensson (86’). Edhe pse fitoi, Suedia mbeti jashtë Kampionatit Botëror, pasi që Portugalia fitoi kundër Maltës me rezultat 4-0, për të siguruar vendin e dytë në grup. Nga Grupi 1 drejtpërdrejtë kualifikohet Danimarka, ndërsa Portugalia do të mundohet të sigurojë një vend për në Afrikën e Jugut me anë të barashit.
Festa e spanjollëve Spanja ka shënuar fitore prej 5-2 përballë Bosnje e Hercegovinës në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, duke e mbyllur fushatën me rekord fitoresh në të gjitha ndeshjet.
Me golat e Gerard Pique (13’) dhe David Silvas (14’) u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe pesë gola. Tri herë shënuan mysafirët, me anë të Negredos (50’ dhe 55’) dhe një gol i shënuar nga Juan Mata (89’). Ndërkohë, vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë me golat e shënuar në fund të ndeshjes nga Edin Dzeko (89’) dhe Zvjezdan Misimovic (90’+1). Nga Grupi 5 drejtpërsëdrejti kualifikohet Spanja, ndërsa Bosnje e Hercegovina do ta kërkojë kualifikimin me anë të ‘play-off’-it.