Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ata kurrë nuk kanë kontaktuar me Jose Mourinho për t’ia ofruar drejtimin e klubit.
“A ishte Jose Mourinho qëllimi ynë? Jo. Me Florentino kishim në mendje dy trajnerë, Manuel Pellegrini dhe Arsene Wenger. Mourinhon kurrë nuk e kemi kontaktuar. Kjo edhe për faktin se ai kishte një marrëveshje me Interin”, ka thënë Valdano.

Valdano ka folur edhe për takimin e radhës të Ligës së Kampionëve përballë Milanit.

“Takimi me Milanin do të jetë i shkëlqyeshëm. Do të takohen dy gjigantë me histori të shkëlqyeshme në këtë garë. Milani për momentin kalon në një periudhë të vështirë, por ata mbeten një klub i madh”, ka shtuar Valdano.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ka zgjeruar popullaritetin e Ligës Premier duke nënshkruar me Andrey Arshavin.
“Liga Premier ka nevojë për yje si Arshavin, tash që Cristiano Ronaldo është larguar. Arshavin ka gjithçka që i duhet futbollit”, ka thënë Wenger.

“Ai nuk është vetëm një lojtar i shkëlqyeshëm por ai ka një qëndrim të ndershëm dhe freskues. Kur nuk ka penalti ai kurrë nuk ankohet. Ai nuk është njeri i dramave. Ai është një lojtar fantastik për Ligën Premier”, ka shtuar francezi.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka lëshuar lëvdata në ish-bashkëlojtarin e tij William Gallas.
Henry ka qenë mik me Gallas që kur ata kanë qenë tinejxherë, dhe ai e di se sa vështirë është për të, të bëjë për vete fansat në Emirates pas një viti të vështirë.

“William Gallas është burrë. Nuk njoh shumë lojtarë të cilët do të ishin në gjendje ta rikthejnë situatën siç e ka bërë ai. Kjo flet shumë për të. Ai është shumë i ndershëm, ndoshta së tepërmi ndonjëherë”, ka thënë Henry.

Në një deklaratë të fundit, edhe Wenger ka lavdëruar francezin, duke thënë se ai kurrë nuk ka menduar të shesë William Gallas.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është i bindur se golat shumë shpejt do të arrijnë për të, sapo ai të çajë një herë rrjetën.
Pato nuk ka shënuar që nga java e parë e sezonit, por ai është optimist se do të gjejë rrjetën ndoshta edhe në derbin e vikendit kundër Romës.

“E di se giallorossët janë një ekip i madh dhe i fuqishëm. Kur Roma vjen në San Siro, gjithmonë është vështirë të përballemi me ta”, ka thënë Pato.

“Ne kemi pasur një javë të shkëlqyeshme në përgatitje për këtë takim. Këtë javë Leonardo vërtet ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Për mua, jam i sigurt se së shpejti do të filloj të shënoj sërish dhe se sapo të filloj nuk do të jem në gjendje të ndaloj më”, është zotuar braziliani.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, mund të rikthehet në Ligën Premier, raportojnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, klubi spanjoll ka një borxh të përgjithshëm që kap shifrën e 275 milionë funteve, po thuajse dyfish më shumë se sa llogaritja e mëhershme. Në kërkim për të mbuluar këtë borxh, Atletico mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha të saj.

Ish-sulmuesi i Manchester United, Diego Forlan, së fundi nënshkroi kontratë të re, ku përcaktohet klauzula prej 33 milionë funtesh. Liverpool dhe Manchester City thuhet se janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë për të transferuar sulmuesin. Ndërsa për të të interesuar janë edhe dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona.
Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta shndërrojë në para mbrojtësin Sergio Ramos.
Sipas El Mundo Deportivo, tashmë është marrë vendimi për të shitur përfaqësuesin e kombëtares spanjolle në fund të sezonit, pavarësisht se ai ende ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i bindur se në vitin e ardhshëm kur organizohet Kupa Botërore ata mund të nxjerrin një çmim të mirë nga Ramos, i cili ka pasur probleme disciplinare dhe lëndime gjatë 12 muajve të fundit.

Vetëm një rikthim dramatik në formë do ta ‘shpëtonte’ atë nga largimi.
Agjenti i sulmuesit rus Roman Pavlyuchenko thotë se ai është duke e eksploruar mundësinë e kalimit të klientit të tij në Milan.
Italianët raportohet janë duke menduar të ofrojnë sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar në shkëmbim për dyshen e Tottenhamit, Pavlyuchenko dhe mbrojtësin Gareth Bale.

“Kjo është një informatë e hershme. Kam telefonuar miq në Itali dhe shumë shpejt do të dëgjoj nëse një shkëmbim i tillë është vërtet i mundshëm ose këto janë vetëm thashetheme”, ka thënë agjenti Oleg Artemov.

“Sigurisht, opsioni i kalimit në Milan do të ishte joshës për çdo lojtar, agjent dhe për klubin që e shet lojtarin”, ka shtuar ai.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, është duke menduar të largohet nga kombëtarja e Argjentinës.
Argjentinasit arritën të sigurojnë biletë për në Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010, duke fituar dy takimet e fundit kualifikuese, por megjithatë kaluan njërën prej periudhave më të dobëta nën drejtimin e Diego Maradona.

“Askush nuk më fishkëllen mua në Angli, andaj pse duhet të vij në Argjentinë dhe të kaloj momente të këqija? Fansat na ofendojnë, gazetarët kritikojnë gjithçka. Jam lodhur nga kjo”, ka thënë Tevez.
Steven Gerrard dhe Fernando Torres nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, në ndeshjen e të shtunës kundër Sunderlandit, mirëpo tekniku spanjoll thotë se Të Kuqtë mund t’ia dalin mbanë edhe pa dy lojtarët kryesorë.
“Mund të fitojmë pa ata. Kemi lojtarë të mirë në skuadër të cilët mund t’i zëvendësojnë, por duhet të shfaqim karakter dhe shpirt për të tejkaluar këtë problem”.

“Kemi lojtarë të cilët janë stërvitur mirë dhe presin shansin e tyre. Tash momenti ka ardhur dhe ata mund ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre.”, ka thënë Benitez.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, thotë se dëshiron të takohet më ish-skuadrën e tij, Real Madrid, në finale të Ligës së Kampionëve.
Në një intervistë për “Sky Sport”, i pyetur nëse mendon për Los Blancos, holandezi është përgjigjur: “Kuptohet. Kam luajtur atje dy vite dhe gjithmonë i përcjell rezultatet e tyre”.

“Kam pasur raporte shumë të mira me të gjithë bashkëlojtarët dhe ua dëshiroj më të mirën, mirëpo unë ndjehem shumë mirë në këtë qytet dhe këtë skuadër, prandaj nuk është koha për të kujtuar të kaluarën”.

“Padyshim se do të ishte shumë e veçantë të luaja kundër tyre dhe shpresoj që kjo të ndodhë në finalen e Ligës së Kampionëve. Do të kishte qenë mirë dhe unë do të shpresoja për fitore”.
Cristiano Zanetti si lojtar i Juventusit Mesfushori i dikurshëm i Juventusit, Dino Baggio, mendon se pjesa më e madhe e përballjes ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas të shtunën mbrëma, do të varet nga mesfusha.
“Fiorentina po kalon nëpër një periudhë të shkëlqyer, është një skuadër që meriton respekt”.

“Juventusi po kalon nëpër një moment të vështirë, ndërsa loja e tyre do të varet nga Sissoko që do të rikthehet, por i cili nuk do të jetë në qind për qind të formës së tij, derisa mesfusha do të jetë hapësira ku do të zhvillohet loja vendimtare”.

“Tash për tash, Fiorentina është superiore ndaj Juventusit. Unë e njoh Cristiano Zanettin më mirë se Melon, dhe mendoj se italiani është më i mirë se braziliani”.

“Felipe Melo duhet të mësojë si të bëhet më i mirë në fushë, ndërsa Zanetti ka pasur mësues të shkëlqyer, prandaj unë e preferoj atë nga ky pikëvështrim”, ka thënë Baggio për Radio Toscana.
Faqja zyrtare e Interit ka konfirmuar se sulmuesi Samuel Eto’o nuk do të luajë në ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Genoas.
Kamerunasi nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion trajneri Jose Mourinho për ndeshjen që do të zhvillohet në Marassi.

Eto’o u kthye i lënduar nga angazhimet me përfaqësuesen e tij dhe nuk arriti të rikuperohet për këtë ndeshje.

Në përballjen e të shtunës do të mungojnë edhe ish-lojtarët e Genoas, Diego Milito dhe Thiago Motta, kështu që në sulm pritet të startojnë David Suazo dhe Mario Balotelli.

Skuadra e plotë në dispozicion të Mouronhos:

Portierë: Francesco Toldo, Julio Cesar, Paolo Orlandoni

Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Ëalter Samuel, Cristian Chivu, Davide Santon

Mesfushorë: Dejan Stankovic, Ricardo Quaresma, Ëesley Sneijder, Sulley Muntari, Patrick Vieira, Rene Krhin, Esteban Cambiasso, Mancini

Sulmues: David Suazo, Mario Balotelli, Marko Arnautovic
Totti dhe Cassano Ish-trajneri i Gjermanisë, Rudi Voeller, ka dhënë opinionet e tij në lidhje me debatin nëse trajneri i Italisë, Marcello Lippi, duhet t’i ftojë ose jo Antonio Cassanon dhe Francesco Tottin në përfaqësuese.
“Edhe unë kam pasur situata të këtilla për katër vite resht si trajner i Gjermanisë. Lippi ka idetë e tij personale dhe do të vendosë, ndoshta një ose dy muaj para Kampionatit Botëror. Kjo varet nga forma e tyre”.

“Lippi ka aftësi dhe përvojë të shkëlqyer, kështu që vendimi i tij do të jetë më i miri. Totti dhe Cassano janë dy lojtarë të mëdhenj, dhe Lippi e di se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Voeller për “Sky Sport 24”.
Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij që në të ardhmen ta drejtojë përfaqësuesen e Italisë, porse do t’i pëlqente të ishte edhe trajner i Bregut të Fildishtë.
“Unë si trajner i Italisë? Do të më pëlqente ta bëja në të ardhmen, por jo tani. Unë jam italian, dhe padyshim që do të më pëlqente të isha trajner i kombëtares, mirëpo nuk jam i sigurt nëse kjo do të jetë e mundur ndonjëherë”.

“Do të më pëlqente të isha trajner i ndonjë përfaqësueseje afrikane. Për shembull, Bregu i Fildishtë është një skuadër fantastike”, tha Ancelotti për BBC.
Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, të premten ka konfirmuar se Steven Gerrard dhe Fernando Torres nuk do të luajnë përballë Sunderlandit në ndeshjen e të dielës.
Të dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjeve me përfaqësueset e tyre, ashtu që nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e tyre në takimin kundër skuadrës së Lorik Canës.

Në konferencën e sotme për shtyp, Benitez ka thënë se të dy lojtarët kanë probleme me muskuj ashtu që kanë nevojë për kohë që të rikuperohen.