Chievo ka pësuar humbje si vendas përballë Barit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadio Bentegodi.Me gjithë humbjen e skuadrës së tij, sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani ka shënuar gol në portën kundërshtare. Bogdani u inkuadrua në fushë në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 82-të ai ngushtoi epërsinë në 2-1. Megjithatë, goli i tij nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.
Lazio ka nxjerrë një pikë në takimin përballë Sampdorias në fushë vendore, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.Serinë e golave të kësaj ndeshjeje e filloi Sampdoria, përkatësisht Giampaolo Pazzini në minutën e 40-të.
Mirëpo, epërsia e mysafirëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Francelino Matuzalem arriti që ta barazojë rezultatin në 1-1, dhe ky ishte rezultati final i kësaj ndeshjeje.
Në minutën e 55-të, Marco Padalino u ndëshkua me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë, dhe kështu Sampdoria mbeti me një lojtar më pak në fushë. Mirëpo, në minutën e 73-të sërish ekuilibrohet numri i lojtarëve në fushë, pasi Baronio u ndëshkua me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë./sportisot/
Lionel Messi është favoriti për të fituar trofeun prestigjioz Ballon d'Or, pasi është përfshirë në listën e 30 lojtarëve që do të garojnë për çmimin e famshëm të lojtarit më të mirë në Evropë në muajin dhjetor.Argjentinasi vazhdimisht është parashikuar si favorit kryesor pasi ndihmoi Barcelonën të fitojë tre tituj sezonin e kaluar dhe iu bashkua katër bashkëlojtarëve të tij që ndihmuar këtë qëllim, si edhe përforcimit të ri Zlatan Ibrahimovic.
Derisa asnjë futbollist italian nuk është përfshirë, të gjithë katër lojtarët nga Serie A kanë mbetur nën hijen e 13 lojtarëve spanjoll, derisa të gjithë të nominuarit nga Liga Premier vijnë nga katër klubet e mëdha.
Jashtë Spanjës, Anglisë dhe Italisë, vetëm francezi Yoann Gourcuff prezanton ligën e tij, derisa sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, dhe mesfushori i Bayernit, Franck Ribery, janë të përfshirët nga Bundesliga.
Lista e 30-lojtarëve e publikuar nga revista France Football”
Lionel Messi (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)
Zlatan Ibrahimovic (Barcelona)
Thierry Henry (Barcelona)
Xavi (Barcelona)
Yaya Toure (Barcelona)
Iker Casillas (Real Madrid)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Karim Benzema (Real Madrid)
Kaka (Real Madrid)
Luis Fabiano (Sevilla)
David Villa (Valencia)
Diego Forlan (Atletico Madrid)
Samuel Eto'o (Inter Milan)
Julio Cesar (Inter Milan)
Maicon (Inter Milan)
Diego (Juventus)
Franck Ribery (Bayern Munich)
Edin Dzeko (Wolfsburg)
Yoann Gourcuff (Bordeaux)
Andrey Arshavin (Arsenal)
Cesc Fabregas (Arsenal)
Didier Drogba (Chelsea)
Frank Lampard (Chelsea)
John Terry (Chelsea)
Steven Gerrard (Liverpool)
Fernando Torres (Liverpool)
Nemanja Vidic (Manchester United)
Wayne Rooney (Manchester United)
Ryan Giggs (Manchester United)
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se ai ende ka uri të madhe për të fituar ndeshje dhe trofe, ashtu siç ka pasur viteve të kaluar kur ka triumfuar me djajtë e kuq.“E para dhe më e rëndësishmja, unë jam një futbollist dhe fitimi i trofeve është gjithçka për mua”, ka thënë Ferdinant për News of the World.“E di ku qëndrojnë prioritetet e mia. Unë jam më i përkushtuar se kurrë. Lufta ende është aty dhe uria po ashtu. Uria dhe dëshira për të fituar ende është e njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar anglezi.
Nikolay Davydenko ka mposhtur numrin dy të botës Rafael Nadal në dy sete (7-6, 6-3), për tu bërë kampioni i parë i turneut Shanghai Masters.I gjashti i renditur në botë pati vështirësi në setin e parë, por fitoi me lehtësi në të dytin, gjatë përballjes dyorëshe, për të fituar titullin e katërt të vitit nga katër pjesëmarrjet finale.
Spanjolli vazhdon të jetë ende larg nga forma e tij më e mirë pas lëndimeve që prishën sezonin e tij. Me këtë titull Davydenko fitoi edhe 616,500 dollarë.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, përballet me suspendim prej pesë ndeshjes, bëjnë të ditur mediat angleze.Mail on Sunday shkruan se gëzimi i Ferguson për marrjen e kreut në Ligën Premier mund të pësojë një goditje të hënën nga një akuzë e FA e cila mund të rezultojë me qëndrim të menaxherit deri në pesë ndeshje jashtë fushe.
Manchesteri dje fitoi me rezultat 2-1 ndaj Bolton Wanderers dhe zëvendësoi Chelsean në maje të tabelës. Por Sir Alex mund të përballet me një shqetësim tjetër, për shkak të reagimit të tij ndaj referit Alan Wiley në barazimin 2-2 ndaj Sunderlandit, dy javë më parë.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se kriza në klubin e tij ‘nuk është tmerr’ siç përshkruhet nga mediat.“Të gjitha ekipet kanë raste të tilla dhe ne nuk kemi më shumë probleme se çdo ekip tjetër. Nëse do të jemi në gjendje të japim gjithë atë që mundemi, Milani do të jetë një ekip më i mirë”.
“Nuk mendoj se është e drejtë ta quajmë Milanin ‘tmerr’. Sigurisht çdokush është i zhgënjyer, por unë ndjehem pozitiv se do të dalim nga ky moment i vështirë”, ka thënë braziliani.
Milani sot e pret Romën në San Siro, në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Kapiteni i Real Madridit është shprehur i kënaqur që ndihmoi ekipin e tij të shënojë fitore në takimin e mbrëmshëm ndaj Real Valladolid.Raul tregoi se në Real Madrid ka jetë edhe pa Cristiano Ronaldo, duke shënuar dy gola në fitoren 4-2, që ishte paraqitja e tij e 711-të me Los Merengues.
“Jam i lumtur që gjithçka funksionoi, siç jam edhe krenar që i sigurova ekipit tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Raul, i cili në fillim të ndeshjes pranoi një trofe për thyerjen e numrit të paraqitjeve në klub.
“Kurrë nuk kam menduar se do ta arrij këtë. Do të bëhen pesëmbëdhjetë vjet që nga debutimi im dhe ka qenë vështirë të mendoj për të arritur këtë numër të ndeshjeve. Jam i kënaqur për këtë”, ka thënë spanjolli me këtë rast.
Daniel Alves thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim në Barcelona, pavarësisht barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Valencias.“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne u përpoqëm. Mendoj se shanset tona ishin më të pastra, por nuk arritëm t’i përfundojmë. E dinim se ishte një stadium i vështirë për të luajtur”, ka thënë braziliani.
Rreth ndeshjes së mbrëmshme ka komentuar edhe Pedro, i cili ishte pjesë e sulmit të blaugranëve dhe dështoi të shënoi edhe nga një rast i shkëlqyeshëm.
“Valencia ka qenë shumë e fuqishme. Xavi më dha një pasim të mirë dhe e pashë golin dhe vendosa të godas. Pashë edhe Keita në krah timin. Vërtet është turp që nuk shënova...”, ka shtuar Pedro.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar barazimin 1-1 ndaj Fiorentinës, duke thënë se goli i hershëm i shënuar nga mysafirët prishi planin e lojës së biankonerëve.Me pikën e fituar Juventusi mbetet katër pikë prapa liderit dhe kampionit në fuqi të Serie A, Interit, që dje shënoi fitore të thellë prej 5-0 ndaj Genoas.
“Pjesa e parë ishte një prej më të mirave që kemi luajtur në Torino. Nëse do të kishim marrë ne avantazhin të parët, do të kishim një lojë tjetër. Në pjesën e dytë Fiorentina luajti më mirë dhe barazimi ishte rezultat i drejtë”, ka thënë Buffon.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata duhet të besojnë se kanë shanse për të përfunduar në top katërsh.Fitorja ndaj Portsmouth i dërgoi Tottenham Spurs në pozitën e tretë të tabelës, me vetëm tre pikë prapa liderit Manchester United, duke shtuar shpresat se ata mund të thyejnë top katërshin.
“Ne duhet të besojmë. Top katërshi është synimi ynë. Është një vit top ekipet mposhten. Chelsea e bëri ndaj Villas, Liverpooli tashmë ka disa humbje. Manchester City mund të arrijë gjithçka. Ne mund të përfundojmë në top katërsh”, ka thënë Redknapp.
Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka qenë i ngazëllyer me rikthimin e tij në fitoren 2-1 ndaj Bolton Wanderers.“Kur riktheheni gjithmonë dëshironi ta ruani portën e pastër. Por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët dhe ne i siguruam ato sot dhe e merituam fitoren. U kënaqa në ndeshje dhe ishte mirë që nxorën edhe një fitore”.
“Jussi Jaaskelainen (portieri i Boltonit) luajti në mënyrë spektakolare edhe një herë duke bërë disa ndërhyrje fantastike. Kur ishim 2-0 ndeshja ende nuk kishte përfunduar dhe Bolton shënoi një gol të papritur, pasi ne nuk u mbrojtëm mirë”, ka thënë holandezi.
Një shfaqje spektakolare kanë prezantuar Valencia dhe Barcelona në superduelin e të shtunës mbrëma.Derbi e javës së shtatë në La Liga është zhvilluar në Mestalla, ku janë takuar Valencia dhe Barcelona, në ndeshjen që përfundoi pa gola.
Kjo supersfidë dhuroi gjithçka, bukuri futbolli, raste të shumta, nervozizëm, adrenalinë... por fatkeqësisht mungoi goli.
Pas këtij barazimi, Barcelona mban pozitën e parë në tabelë, por me vetëm një pikë diferencë nga Real Madridi.
Ndërkohë, Valencia rrezikon ta humbasë vendin e pestë, nëse Mallorca apo Athletic Bilbao, shënojnë fitore respektive, kundër Getafes apo Sporting Gijonit në ndeshjet e të dielës.
Kampioni i Italisë e ka demoluar skuadrën e Genoas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Ferraris, duke e mposhtur me rezultat prej 5-0.Zikaltrit i dhanë fund dyshimit për fituesin që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.
Esteban Cambiaso filloi serinë e golave që në minutat e para të ndeshjes (6’). Mario Balotelli dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Dejan Stankovic shënoi për rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë, Nerazzurrët shënuan edhe dy herë me anë të Patrick Vieira (66’) dhe Maicon (71’) për t’u veçuar në krye të tabelës me 19 pikë, tri më shumë se Sampdoria që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së tetë si mysafir i Lazios.
Real Madridi ka shënuar fitore përballë Valladolidit për të lënë pas vetes humbjen e javës së gjashtë nga Sevilla.Në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, Los Blancos kanë shënuar fitore me rezultat prej 4-2 përballë Valladolidit.
Serinë e golave e filloi kapiteni legjendar Raul Gonzalez, i cili shënoi dy herë brenda katër minutash (14’ dhe 18’).
Nauzet Aleman ngushtoi epërsinë në minutën e 29-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Marcelo shënoi për rezultatin 3-1.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Marquitos shënoi golin e dytë për mysafirët duke ngushtuar sërish epërsinë në diferencë prej një goli.
Mirëpo, Gonzalo Higuain shoi shpresat e Valladolidit për barazim duke shënuar golin e katërt (79’) për Realin.
Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së tetë në Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas, ka përfunduar me rezultat të barabartë.Takimi zhvilluar të shtunën bram në Olimpico të Torinos, ndërmjet Bianconerëve dhe Violas, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, kur Juan Manuel Vargas pranoi një top të Jovetic për ta mposhtur portierin Buffon (5’).
Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (18’), dhe Amauri barazoi rezultatin duke shfrytëzuar një asistim të Iaquintas.
Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, ashtu që të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë.
Schalke ka fituar derbin e javës së nëntë në Bundesliga duke shënuar fitore si mysafir i Stuttgartit.Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Mercedes-Benz Arena, ndërmjet Stuttgartit dhe Schalkes ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Ivan Rakitic (24’) dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.
Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 73-të me anë të Cacau, mirëpo tre minuta më pas, Kevin Kuranyi shënoi golin e fitores për Schalken.
Fitore këtë javë ka shënuar edhe Werder Bremeni duke e mposhtur Hoffenheimin me rezultat 2-0, ndërsa Hertha Berlin ka pësuar disfatë prej 0-3 si mysafir i Nurnbergut.
Pas dy dështimeve radhazi në Bundesliga (një humbje dhe një barazim), Bayern Munichu i është kthyer fitores.Të shtunën bavarezët kanë shënuar fitore si mysafir i Freiburgut në stadiumin Badenova me rezultat prej 2-1.
Pa përfunduar pjesa e parë (42’), Thomas Muller kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa autogoli i Du-Ri Cha në pjesën e dytë (68’) ia dha avantazhin e dyfishtë Bayernit.
Vendasit nuk arritën të bëjnë më shumë se një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit (90’+2) nga Stefan Reisinger.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium si nikoqir i Birmingham Cityt.Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesë të parë, para mysafirët ta ngushtonin atë pak minuta para pauzës së pjesëve.
Sulmuesi holandez Robin van Persie hapi serinë e golave pas 16 minutash lojë, dy minuta para se Abou Diaby të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 38-të Birmingham ngushtoi ë 2-1 me anë të Bowyer.
Mesfushori rus Andrei Arshavin po ashtu u shënua në listën e golashënuesve, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Pas barazimit kundër Manchester United, skuadra e Sunderlandit ka shënuar befasinë e radhës duke shënuar fitore të merituar përballë Liverpoolit në ndeshjen e zhvilluar tw shtunën në "Stadium of Light".Vendasit arritën të fitojnë me rezultat minimal, me golin e vetëm të shënuar nga Darren Bent në fillim të ndeshjes (5’), mirëpo ata kanë mundur të fitojnë me rezultat më të lartë, po t’i kishte shfrytëzuar Bent dy raste shumë të mira përballë portierit Pepe Reina.
Liverpooli në këtë ndeshje luajti pa dyshen kryesore, Steven Gerrard dhe Fernando Torres, ndërsa edhe pse Rafa Benitez paralajmëroi fitore, ashtu nuk ndodhi. Kështu Të Kuqtë shënojnë humbjen e tretë radhazi (dy në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampionëve).
Ylli shqiptar Lorik Cana bëri një paraqitje solide në këtë ndeshje, duke luajtur në pjesën e parë si mesfushor, ndërsa në të dytën si qendërmbrojtës. Në këtë ndeshje ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Manchester United ka shënuar fitore prej 2-1 përball Bolton Wanderers në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Old Trafford.Vendasit kaluan në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (5’), kur Zat Knight shënoi në portën e tij.
Luis Antonio Valencia u përkujdes që skuadrat të shkonin në pushim me epërsi të dyfishtë të United, pasi shënoi golin e dytë në minutën e 33-të.
Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 me golin e Matthew Taylor, dhe kjo ishte krejt çka arritën të bëjnë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore kampioni në fuqi i Ligës Premier ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Chelsea, që të shtunën u mposht nga Aston Villa.
Lideri i tabelës në Ligën Premier, Chelsea, ka pësuar humbjen e dytë të sezonit, duke mposhtur nga Aston Villa në Villa Park me rezultat 2-1.Blutë kaluan të parët në epërsi me një gol nga Didier Drogba (15’), ndërsa vendasit barazuan rezultatin me anë të Richard Dunne (32’), i cili i dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (52’), James Collins shënoi golin e dytë për Aston Villan, i cili rezultoi të ishte goli i fitores për vendasit, duke qenë se Chelsea nuk mundi të bëjë asgjë deri në fund të ndeshjes.
Kështu, nëse Manchester United shënon fitore kundër Boltonit në ndeshjen e të shtunës, atëherë Djatë e Kuq do ta marrin kreun e tabelës.
Mesfushori Boudewijn Zenden ka thënë se ai është një lojtar me fat, pasi nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me Sunderlandin, ku do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij, Lorik Cana.Disa orë pasi ka nënshkruar me klubin e tij të ri, Zenden thotë se është i lumtur që ka gjetur një ekip ku ndjehet mirë dhe respektohet nga trajneri, por se nuk do ta harrojë Olympique Marseillen ku kaloi dy vite.
“Doja të rikthehem në Angli dhe në Ligën Premier. Isha i ftuar nga Steve Bruce për një provë dhjetë ditore gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave për të parë gjendjen time. Gjithçka ishte pozitive, andaj këtë vikend arritëm marrëveshje”, ka thënë Zenden.
Legjenda e futbollit Zinedine Zidane pritet që gjatë javës që vjen edhe zyrtarisht të marrë detyrë në ish-klubin e tij, Real Madrid.Ish-Lojtari Më i Mirë në botë do të jetë në Santiago Bernabeu në takimin përballë Real Valladolid para se javën e ardhshme të fillojë detyrën e re në klub.
Zidane ka shmangur mundësinë për të pasur një zyre dhe në vend të saj do të takohet me drejtuesit dhe do të diskutojë mundësinë e të qenit pjesë e stafit teknik.
















