Gjatë ndeshjes Milan-Roma dhe pas penaltisë ultra të dyshimtë të akorduar nga Roberto Rosseti ndaj Alessandro Nestas, kanë ardhur reagimet gjatë ndeshjes nga zyrtarët dhe nga lojtarët romak.
Nicolas Burdisso, njeriu i cili ndërhyri në zonë ndaj Nestas, tani pohon se Nesta i ka thënë se nuk ishte një penalti.
“Penaltia ? Nuk kishte asgjë, të gjithë e kanë parë në TV – e mora topin, ishte e pastërt,” tha Burdisso.
“Edhe Nesta më tha se nuk ishte një penalti.”
Vetëm Nesta mund të verifikoj se Burdisso është duke thënë të vërtetën, por faktikisht ndeshja ka mbaruar dhe askush nuk mund ti ndaloj rossonerët nga tri pikët.
Pepe el Brujo Pepe el Brujo, magjistari nga katalonia i cili më herët thuhet se i ka bërë magji Ronaldos,
përsëri jep një intervistë. Pepe el Brujo konfirmon se Cristiano Ronaldo së shpejti do të përfudnojë karrierën futbollistike. Të njejtën gjë e përsërit edhe tani, dhe pjesën e intervistës me Brujo e sjell AS.com.
Brujo konfirmon se porosia është bërë nga një femër e pasur,e cila ka pasur një lidhje të shkurtër me Ronaldon dhe më vonë ai e la atë. Brujo thekson se Ronaldo pas këtij lëndimi, do të lëndohet edhe njëherë, dhe pas tre ose katër muajve do të lajmërohet një lëndim tjetër, që faktikisht do të mbyll karrierën e Ronaldos. Fati i Brujos është se këto raste nuk mund të shqyrtohen nëpër gjykatat spanjolle për arsye të besimit të kotë.
Lorik Cana, SportiSot Mesfushori shqiptar Lorik Cana, i cili aktivizohet te Sunderlandi, është shpallur lojtari më i mirë i javës së nëntë në Ligën Premier, sipas vlerësimeve të gazetave kombëtare angleze: “The Sun”, “Daily Star”, “Daily Mirror”, “Daily Mail”, The Times” dhe “Guardian”.
Cana shfaqi një lojë të shkëlqyer në fitoren e Sunderlandit përballë Liverpoolit, duke luajtur në dy pozita të ndryshme gjatë ndeshjes.

Në pjesën e parë, kosovari luajti në pozitën e tij, si mesfushor defensiv, ndërsa në pjesën e dytë ai mori rolin e qendërmbrojtësit për t’i ofruar siguri ekipit të vet.

Kapiteni i Sunderlandit është vlerësuar me notën 9, njëherit vlerësimi më i lartë i kësaj jave në Ligën Premier.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, beson se skuadra e tij është e gatshme të përballet me Real Madridin në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu.
“Këto janë ndeshje ku secili dëshiron të luajë. Me fitoren ndaj Romës, do ta kemi moralin e duhur për t’u përballur me Real Madridin”.

“Ata janë në krye të tabelës dhe kanë qenë protagonistë. Kjo do të na motivojë më shumë, për të filluar ndeshjen të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, ashtu që të marrim atë që dëshirojmë”, ka thënë ish-lojtari i Realit për faqen zyrtare të Milanit.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, beson se skuadra e tij është e gatshme të përballet me Real Madridin në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu.
“Këto janë ndeshje ku secili dëshiron të luajë. Me fitoren ndaj Romës, do ta kemi moralin e duhur për t’u përballur me Real Madridin”.

“Ata janë në krye të tabelës dhe kanë qenë protagonistë. Kjo do të na motivojë më shumë, për të filluar ndeshjen të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, ashtu që të marrim atë që dëshirojmë”, ka thënë ish-lojtari i Realit për faqen zyrtare të Milanit.
Mesfushori i Interit, Sulley Muntari, ka nënvizuar rëndësinë e takimit të të martës mbrëma kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.
Zikaltrit kanë barazuar në dy ndeshjet e para, kundër Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ndërkohë që duhet të dalin fitues përballë skuadrës ukrainase nëse mendojnë për t’u kualifikuar.

“Shpresoj të luajmë kundër Dynamos njësoj sikurse luajtëm kundër Genoas në fundjavë. Të gjithë luajtën mirë në atë ndeshje, dhe shpresoj që nesër të jem sërish në fushë. Duam të fitojmë me çdo çmim”, ka thënë Muntari.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është i përqendruar në ndeshjen e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, kundër Maccabi Haifa, dhe beson se skuadra e tij do t’i rikthehet fitores.
Bianconerët kanë barazuar në të dyja ndeshjet e Grupit A, kundër Bordeaux dhe Bayern Munichut, ndërsa kanë nevojë për fitore, ashtu që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Chiellini ka krahasuar gjendjen me sezonin e kaluar, kur kishin pësuar dy humbje radhazi në Serie A, ndërsa kishin arritur të riktheheshin kundër Real Madridit duke e mposhtur brenda dhe jashtë.

“Duhet të luajmë kundër Maccabit sikurse luajtëm kundër Realit vitin e kaluar. Kjo ndeshje, dhe ajo e radhës në Tel Aviv janë vendimtare, dhe ne duhet të fitojmë”, ka thënë mbrojtësi italian për faqen zyrtare të Juves.
Presidenti i Federatës italiane të futbollit, Giancarlo Abete, beson se mungesa e lojtarëve italianë në listën e të nominuarve për Topin e Artë është shenjë shqetësuese për Kampionatin italian.
Lista e të nominuarve është e dominuar nga Spanja dhe Anglia, ndërsa nuk ka asnjë italian të nominuar.

“Nëse ka ndonjë problem me futbollin italian, atëherë kjo ka të bëjë me realitetin në skenën ndërkombëtare”.

“Asnjë lojtar italian nuk është përfshirë në listën prej 30 futbollistëve. Kjo është java e aksionit në Evropë, prandaj duhet të tregohemi në kontinent”.

“Besoj se duhet të kishin qenë disa italianë aty (në listë). Po, në listë ka lojtarë francezë, por Italia është kualifikuar në Kampionatin Botëror, ndërsa Franca është në barash”, ka thënë Abete për “La Repubblica”.
Të hënën në Cyrih është tërhequr shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it për Kampionatin Botëror në zonën evropiane.

Ndeshjet e para të barashit do të zhvillohen më 14 nëntor, ndërsa ato kthyese më 18 nëntor.

Pas tërheqjes së shortit janë caktuar këto përballje:

Portugali - Bosnje Hercegovinë
Irlandë - Francë
Greqi - Ukrainë
Rusi – Slloveni

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai është i ngazëllyer me ndikimin e Wesley Sneijder këtë sezon.
Sneijder është stabilizuar shpejt që nga arritja e tij në muajin gusht nga Real Madridi dhe Moratti, duke diskutuar fitoren prej 5-0 ndaj Genoas, ka lavdëruar holandezin.

“Ai është një lojtar me inteligjencë, punon mirë me bashkëlojtarët e tij dhe pason topin në kohën e duhur. Ne kishim nevojë për një lojtar të llojit të tij”, ka thënë Moratti.
Përfaqësuesi i ish-sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto'o, është i bindur se ata do të fitojnë rastin e kompensimit kundër ekipit spanjoll.
Sulmuesi i Interit është duke kërkuar dy milionë euro nga Barcelona si pjesë e lëvizjes së tij për në Itali dhe rasti tash do të dëgjohet në gjykatë.

“Mendojmë se kemi të drejtë për t’i marrë dy milionë euro nga transferimi i Samuel Eto'o në Inter. Është e drejta jonë, ndryshe ne nuk do t’i kërkonim këto para. Ne kemi lëshuar një procedurë legale. Ne ende nuk i dimë rregullat, por jemi të bindur se do të fitojmë në këtë rast”, ka thënë Jose Maria Mesalles.
Real Madrid raportohet se është duke e përcjellë mbrojtësin e Fiorentinës, Juan Manuel Vargas.
Ende i pasigurt me opsionet në pozitën e mbrojtësit të majtë, Marcelo dhe Royston Drenthe, Reali është duke menduar seriozisht të sjellë një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit.

Mediat spanjolle shkruajnë se Vargas sërish është rikthyer në radarin e Real Madridit dhe se një marrëveshje në vlerën e 20 milionë eurove tashmë është arritur me Fiorentinën për të transferuar peruanin në fund të këtij sezoni.
Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se biankonerët kishin qenë shumë afër për të angazhuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në kohën kur ai ishte tinejxher.
“Cristiano Ronaldo, ne kishim nënshkruar me të, kur ai ishte 17-vjeçar. Ai erdhi në Torino për testet mjekësore, por Marcelo Salas, i cili duhej të kthehej në Sporting Lisbon, bllokoi gjithçka”.

“Fillimisht ai dëshironte të shkojë, por befas refuzoi. Dhe në këtë moment ne e humbëm Cristiano Ronaldon. Dhe ai iu bashkua Manchester United”, ka thënë Moggi.

Italiani po ashtu ka thënë se ai është i pakënaqur me paraqitjet që tregon përforcimi i verës i Juventusit, Diego.

“Diego, kam dyshime. Unë do ta shfrytëzoja atë ndryshe, si mesfushor i pastër. Por nëse ai luan në ballë, ai mund të nxjerrë probleme pasi është një lojtar i cili godet shumë shpesh dhe nuk shqetësohet për sulmuesit të cilët duhet të shënojnë gola”, ka shtuar Moggi.
Përzgjedhësi i kombëtares argjentinase, Diego Maradona, ka në plan të qartësojë gjithçka me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Maradona është i vetëdijshëm se Messi nuk po arrin të tregojë veten në takimet me kombëtaren dhe dëshiron që kjo të tejkalohet sa më shpejt.

“Ne e kemi futbollistin më të mirë në botë, i kemi dhënë atij liri për të lëvizur kudo nëpër fushë, ashtu siç bën me Barcelonën. Por futbolli ndërkombëtar është dështim për të. Do të flas me të për këtë gjë”, ka thënë Maradona.

Messi u kritikua dje nga mediat spanjolle, për paraqitjen e dobët edhe në takimin e të shtunës përballë Valencias, që përfundoi me barazim pa gola.
Klubi më i pasur i Ligës Premier, Manchester City, është duke përcjellë sulmuesin e ekipit brazilian Atletico Mineiro, Diego Tardelli.
Burime nga Brazili kanë thënë për mediat angleze se 24-vjeçari është duke u ndjekur nga City si mundësi për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.Sipas Daily Mail ka pasur bisedime që Tardelli të kalojë në kampionatin francez te St Etienne por interesimi i Cityt mund ta ndryshojë drejtimin e lëvizjes së tij.Tardelli, i cili dështoi të tregojë veten në Evropë te PSV Eindhoven dhe Real Betis, tash është golashënuesi më i mirë në Brazil së bashku me yllin e Flamengos, Adriano, që të dy me nga 15 gola të shënuar.
Trajneri i Milanit, Leonardo, beson se Ronaldinho është në hap për t’u rikthyer në formë, pas fitores së mbrëmshme ndaj Romës.
Braziliani shndërroi në gol një penalti dhe dërgoi një asistim të shkëlqyeshëm për Paton, që shënoi golin e fitores, dhe fitoi duartrokitjet e publikut kur u zëvendësua në pjesën e fundit të takimit.“Ronaldinho është shumë i lumtur dhe kjo është e rëndësishme për ta kthyer atë në nivelet e tij. Këto dy lëvizje të tij do ta ndihmojnë atë të rikthehet në formën më të mirë dhe ne tashmë po shohim ca shkëlqim te ai”, ka thënë Leonardo pas fitores.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ende nuk është plotësisht i kënaqur me mbrojtjen e ekipit të tij.
Topçinjtë të shtunën shënuan fitore 3-1 ndaj Birmingham Cityt, por paraqitja në repartin e mbrojtjes nuk e ka kënaqur plotësisht strategun francez.“Ajo që është më interesante këtë vit është se sezoni është shumë më i ngushtë se sa çdokush parashikoi në fillim. Ne ende kemi nevojë të përmirësohemi në mbrojtje, por jemi të qëndrueshëm dhe dukemi të fuqishëm”, ka thënë Wenger.
Reali i Madridit raportohet se është afër për të arritur marrëveshje të re, të përmirësuar, me mbrojtësin portugez Pepe.
Menaxheri gjeneral i klubit spanjoll Jorge Valdano është takuar tashmë disa herë me agjentin e Pepe, Jorge Mendes, dhe ata thuhet se janë afër për të vazhduar marrëveshjen.Sipas mediave spanjolle, Pepe do të ketë një ngritje të dukshme të pagës së tij prej 1 milionë funte, ndërsa marrëveshja, e cila skadon në vitin 2012, do të vazhdohet edhe për dy ose tre vite të tjera.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se harxhimet e mëdha të Manchester Cityt e bëjnë atë një sfidues për titullin e këtij sezoni.
Derisa shumica në Old Trafford e kanë eliminuar Cityn nga lista, Rooney ka thënë se rivali i qytetit është në të njëjtin nivel me Arsenalin, sa i takon shanseve për të fituar titullin e ligës.“Manchester City ka filluar sezonin vërtet mirë, ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë. Nuk shoh arsye se pse ata të mos jenë sfidues së bashku me Arsenalin”, ka thënë Rooney.“Burimet financiare të cilat City i ka në dispozicion, i japin vërtet një shans të mirë. Ata kanë shans të jeni në top pesëshe”, ka shtuar sulmuesi anglez.
Trajneri i Milanit, Leonardo. Milani ka përmbysur rezultatin nga pjesa e parë për të shënuar fitore në derbin e javës së tetë në Serie A kundër Romës.
Supersfida e zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Romës, ka përfunduar me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 2-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (3’), me golin e shënuar nga Jeremy Menez. Vendasit u rikthyen në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin dhe duke dalë fitues në këtë sfidë shumë të rëndësishme. Fillimisht, Ronaldinho barazoi rezultatin nga pika e bardhë (55’), pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrjeje në Alessandro Nestan. Dinho ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë, pasi bëri një superasist në drejtim të Alexandro Patos, i cili kaloi edhe portierin për të shënuar golin e dytë, i cili rezultoi të ishte goli i fitores për Milanin (66’). Romakët nuk arritën ta barazonin rezultatin deri në fund të ndeshjes, edhe pse kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 80-të, pasi Massimo Ambrosini u përjashtua me karton të kuq.
Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka fituar kampionatin e Formula 1, pasi ka përfunduar i pesti në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit, që u fitua nga Mark Webber.
Robert Kubica me BMW dhe ngasë si McLarenit, Lewis Hamilton, po ashtu u ngjitën në podium, me këtë të fundit që filloi garën nga pozita e 18-të.Rezultati po ashtu i solli titullin e konstruktorëve ekipit të Brawn GP, që bëhet skuteria e parë që e cila fiton titull në sezonin e parë të plotë.Rivali tjetër për titull, ngasësi tjetër i Brawn GP, Rubens Barrichello, pësoi një goditje kur disa xhiro para fundit humbi pozitën e tretë, duke përfunduar në pozitën e tetë, edhe pse filloi garën nga pol-pozicioni.Button, i cili filloi nga pozita e 14-të pas një gare të dobët në kualifikimet e të shtunës, arriti të përfundojë i pesti garën, duke siguruar titullin kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të sezonit.
Me dhjetë lojtarë në fushë Manchester City ka arritur të nxjerrë një pikë duke barazuar 1-1 në takimin e sotëm përballë Wigan Athletic dhe duke humbur rastin të marrë pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier.
Charles N'Zogbia dërgoi Wiganin në epërsi në fund të pjesës së parë, derisa Martin Petrov barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë, duke iu dhënë shtytje shpresave të mysafirëve për të marrë tre pikë të plota.Por, 25 minuta para fundit të kohës së rregullt, qytetarët mbetëm me dhjetë lojtarë në fushë pas largimin me kartonin e dytë të verdhë të Pablo Zabaleta, dhe rezultati nuk ndryshoi.Me pikën e fituar City qëndron në pozitën e pestë, pesë pikë prapa rivalit lokal dhe kampionit në fuqi, Manchester United.
Përkundër hapjes së serisë së golave në takimin kundër Lazios me një gol të bukur me kokë që do të ishte goli i katërt i tij këtë sezonë, Giampaolo Pazzini është duke kaluar një mbrëmje të dhimbshme pasi që është duke u trajtuar në spital pas kolizionit me portierin e Lazios Fernando Muslera.
Pas goditjes së tmershme në hundë nga Muslera, Pazzini u rëzua menjëherë në tokë duke u dërguar më pasë jashtë fushe nga mjekët.
Sipas Il Corriere dello Sport, sulmuesi i Sampdorias dyshohet të ketë marrë një frakturë nazale, por nuk dihet se a do të mundoj në javët në vazhdim.