Sevilla ka shënuar fitore 3-1 në fushë të Stuttgartit në kuadër të takimit të grupit G të Ligës së Kampionëve, derisa fitore në udhëtim ka shënuar Unirea, duke befasuar Rangers me rezultat 4-1.Sebastien Squillaci ka shënuar nga një gol në secilën pjesë (23’ dhe 72’), ndërsa një gol tjetër për Sevillan e shënoi Jesus Navas (55’), derisa të vetmin gol për gjermanët e shënoi Elson, për të ngushtuar në 3-1 (74’). Skocezët e Rangers kaluan të parët në epërsi që në fillim të ndeshjes me anë të një autogoli të mysafirëve, të cilët më pas shënuan edhe katër herë të tjera, dy nga të cilët po ashtu ishin autogola nga vendasit. Sevilla ka nëntë pikë në krye të grupit, derisa Unirea renditet e dyta me 4 pikë.
Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi porsa filloi ndeshja (2’), kur Alexander Ryazantsev mposhti portierin Valdes. Barcelona barazoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (48’) me anë të Zlatan Ibrahimovic. Ndërsa fitoren mysafirëve ua siguroi Gökdeniz Karadeniz në minutën e 73-të. Takimi tjetër i Grupit F, i zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Dynamo Kyivit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2. Ukrainasit kaluan dy herë në epërsi, ndërsa zikaltrit arritën ta barazojnë rezultatin, por jo edhe të shënojnë fitore, ndërsa ky ishte barazimi i tretë i Interit pas tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve. Pas xhiros së tretë në Grupit F, Barcelona, Rubin Kazani dhe Dynamo Kyivi kanë nga katër pikë, ndërsa Interi mban vendin e fundit me tri pikë.
Ndeshja kryesore e të martës mbrëma në ligën e Kampionëve është zhvilluar në Anfield, ndërmjet Liverpoolit dhe Lyonit.Të Kuqtë kanë pësuar humbjen e katërt radhazi (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Premier Ligë), duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga ekipi francez. Liverpooli ishte skuadër dukshëm më e mirë në pjesën e parë të takimit me ç’rast arriti të krijojë edhe avantazh. Ishte Yossi Benayoun lojtari i cili u gjet më së miri pas një rrëmuje të krijuar para portës Lloris, dhe ia dha epërsinë skuadrës vendase (41’). Në pjesën e dytë francezët baraspeshuan ndeshjen dhe arritën që ta barazojnë rezultatin, kur Gonalons Maxime arriti ta mposhtë portierin Pepe Reina pas disa intervenimeve të shkëlqyera (72’). Në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1), vetëm tri minuta pasi u inkuadrua në lojë, Cesar Delgado shënoi golin e fitores për Lyonin që e mban në krye të Grupit E. Në takimin tjetër të Grupit E, të zhvilluar ndërmjet Debrecenit dhe Fiorentinas, janë shënuar më së shumti gola, me ç’rast Viola ka dalë fitues me rezultat 4-3. Pas xhiros së tretë, në Grupin E prin Lyoni me nëntë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Fiorentina me gjashtë pikë.
Legjenda braziliane Ronaldo- Luis Nazario de Lima ka deklaruar se nuk planifikon të rikthehet në Evropë dhe se do t’i japë fund karrierës së tij te skuadra aktuale, Corinthians.“Tashmë kam thënë se do të qëndroj këtu. Vetëm më duhet t’i finalizoj detajet e kontratës time. Unë jam lojtar i Corinthians dhe do ta përfundoj karrierën time këtu”, ka thënë Ronaldo për “AS”. Fituesi i Topit të Artë dhe dikur lojtari më i mirë në botë ka thënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me klubin brazilian edhe pasi ta përfundojë karrierën si futbollist. Ronaldo, i cili në Evropë ka luajtur për PSV, Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin, po mundohet që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Kampionatin Botëror 2010.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka caktuar listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Maccabi Haifa.Zonja e Vjetër ka vetëm dy pikë në Grupin A, pasi ka arritur të nxjerrë dy barazime në dy ndeshjet e para, kundër Bordeaux dhe Bayern Munich, kështu që fitorja kundër skuadrës izraelite është e domosdoshme.
Kapiteni Alessandro Del Piero mbetet jashtë fushe si pasojë e lëndimit, së bashku me mesfushorët Claudio Marchisio dhe Tiago.
Pritet që trajneri i Juves të caktojë formacionin 4-2-3-1, me ç’rast Diego do ta mbështesë vetëm një sulmues, qoftë Vincenzo Iaquinta ose Amauri.
Lista e plotë me lojtarët e Juves në dispozicion të Ferraras:
Portierë: Buffon, Chimenti, Manninger
Mbrojtës: Caceres, Chiellini, Cannavaro, Grosso, Zebina, Molinaro, Grygera, Ariaudo, De Ceglie, Legrottaglie
Mesfushorë: Felipe Melo, Camoranesi, Poulsen, Sissoko, Diego
Sulmues: Iaquinta, Amauri, Trezeguet, Giovinco
Superylli brazilian i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka fituar çmimin "Marca Legend", të cilin e ndan e përditshmja sportive spanjolle "Marca", dhe ai mendon se ky është trofeu i parë ndërmjet të shumtëve që do të fitojë me fanellën e Los Blancos.Brazilianit i është ndarë ky çmim për arritjet e tij në futboll, kështu që Kaka bashkohet me emrat e mëdhenj të futbollit të cilët janë nderuar me këtë trofe. “Ai e ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve, Kupën Ndërkombëtare, Topin e Artë dhe çmimin për Lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA. Por mbi të gjitha është personaliteti dhe shpirti i tij, që ngritët mbi të gjithë të tjerët”, tha drejtori i gazetës “Marca”, Eduardo Inda.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se Jose Mourinho është një trajner i mirë, por ai ka kritikuar sjelljen e portugezit.“Jose është shumë inteligjent dhe është i mirë për të tërhequr vëmendjen”. “Mirëpo nuk mendoj se është i obliguar të tërheqë vëmendjen e medias duke i ofenduar të tjerët. Pjesa e vështirë është kur flet për gjëra të rëndësishme”, ka thënë Buffon për “Rai”. Gigi ka folur edhe për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Maccabi Haifa, duke thënë se rikthimi i Mohamed Sissokos ka rikthyer baraspeshën në skuadër.
Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë shokuese duke thënë se rivali kryesor i tij, Lionel Messi, meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.Argjentinasi llogaritet favoriti kryesor për ta fituar çmimin që e ndan “France Football”, i cili do të ndahet në muajin dhjetor, derisa edhe portugezi është në garë për ta fituar sërish këtë trofe.
“Ai është favoriti. Ai e fitoi ligën e Kampionëve, titullin e La Ligas. Pse jo ai? Nëse ai e fiton, ai e ka merituar”, i ka thënë Ronaldo revistës franceze “France Football”.
Milani nesër do ta ketë një përballje të vështirë me Real Madridin në Bernabeu, por zëvendëspresidenti i klubit italian, Adriano Galliani, mendon se rosonerët nuk do të jenë inferior ndaj mbretërve.“Kanalet televizive prej të gjitha vendeve të botës nesër do ta përcjellin takimin. Kjo është një ndeshje e dy ekipeve që kanë fituar 16 kupa evropiane. Dhe ne sigurisht nuk do të udhëtojmë në Madrid duke ndjerë presion psikik”, ka thënë Galliani.Milani të dielën shënoi fitore ndaj Romës, e cila fitore ka ngritur vetëbesimin e rosonerëve në prag të takimit të nesërm.“Ishte e patjetërsueshme ta bëjmë hapin tonë, t’i rrisim vetëbesimin dhe gjithçka tjetër. Ekipi luajti mirë në pjesën e dytë, pa marrë parasysh situatat diskutabile”, ka shtuar italiani.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndjen se tash ka më shumë liri nga ajo që ka përjetuar në Manchester United nën menaxhimin e Sir Alex Ferguson.Dhe, futbollisti i cili i kushtoi plot 94 milionë euro Realit, beson se ai është i rrethuar nga lojtarë shumë më të mirë në Bernabeu.
“Keni më shumë presion në Madrid, por mua më pëlqen kjo. Trajneri im Manuel Pellegrini është një trajner dukshëm më ndryshe se Sir Alex Ferguson. Në fakt jam më i lirë këtu, i lirë të bredh nëpër fushë në ndeshje të caktuara”.
“Jo vetëm që do ta shfrytëzoj atë për të qenë i njëjti lojtar që isha në Old Trafford, por do të bëhem edhe më i mirë. Ndjehem si një foshnjë e porsalindur, jam rilindur. Vetëm pse fitova gjithçka me United dhe u votova për Topin e Artë dhe Lojtarin e Vitit, nuk do të thotë se tashmë e kam arritur kulmin. Në fakt mendoj se karriera ime sapo ka filluar”, ka thënë Ronaldo.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se ai ishte dezorientuar nga topi mashtrues i hedhur në fushë, gjatë golit të shënuar nga Darren Bent në takimin e të shtunës kundër Sunderlandit.“Ishte një fat i keq. Kisha humbur shikimin në topin zyrtar dhe u përqendrova në të kuqin. Kur ai gjuajti, më mashtroi dhe unë shkova pas topit të kuq instinktivisht, ai kaloi afër meje dhe tjetri pas meje”.“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kjo kurrë nuk më ka ndodhur në jetë. Nuk dija çfarë të bëja. Mendova shumë gjëra, por sinqerisht e dija se goli do të qëndrojë dhe askush nuk do ta anulojë”, ka thënë Reina.
Mesfushori kosovar i West Ham United, Valon Behrami, thotë se ai nuk po arrin të kuptojë shkakun e rezultateve të dobëta këtë fillim sezoni.Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, është rikthyer së fundi në aksion pas lëndimit që e la atë jashtë fushe për disa muaj, por megjithatë nuk ka arritur të ndihmojë ekipin të dalë nga rezultatet e dobëta. West Hami u mposht edhe një herë këtë vikend, kësaj here në udhëtim te Stoke City me rezultat 2-1.“Ne bëmë gabime. Dhe çdo gabim që kemi bërë, na është shpaguar me gol. Kjo është e çuditshme. Ndonjëherë bëjmë vetëm një gabim dhe ata shënojnë, por ekipet tjera bëjnë tre ose katër gabime, por ne nuk arrijmë të shënojmë. Këtu është dallimi”, ka thënë Behrami.“Liga Premier është e tillë. Ne thjesht jemi në një fazë të pafat. Po, është shumë vështirë. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi kontrolluar ndeshjen, por në fund humbëm dhe kjo është shumë e vështirë”.“Menaxheri tha pas ndeshjes, ‘Nuk di çfarë të them?’. Kjo ishte sepse ne vërtet luajtëm mirë. Ne bëmë gjithçka që ai kërkoi nga ne. Nëse vazhdojmë besoj se do të vijnë momentet kur do të kemi fat. Ndonjëherë nuk e meritoni të fitoni dhe fitoni. Do të arrijmë në këtë moment. Mendoj se tash duhet vetëm të punojmë, pasi pas tetë ndeshjesh kemi katër pikë dhe kjo është një moment vërtet i vështirë”, ka shtuar shqiptari.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ekipi i tij është i gatshëm të bëjë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Milanit në takimin e nesërm të Ligës së Kampionëve në Bernabeu.Mbrojtësi spanjoll nuk beson se forma e dobët e Milanit do të jetë rast edhe në takimin e të mërkurës.“Është një derbi shumë i mirë evropian. Do të jetë një mundësi e mirë për ne të shohim dy ekipe të mëdha. Ne do të përballemi me një kundërshtar të standardit të lartë dhe do të shohim se çfarë potenciali kemi. Milani është gjithmonë Milan”, ka thënë Ramos.Ramos është lidhur me një kalim në Milan në të kaluarën, por vetë lojtari thotë se kurrë nuk do të largohet nga klubi spanjoll.“Nuk do të largohem dhe kurrë nuk kam menduar të largohem nga Madridi. Jam në ekipin më të mirë në botë dhe jam këtu sepse besoj se mund të fitoj shumë tituj”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.
Manchester City ka dhënë shenja se është i gatshëm të shesë sulmuesin brazilian Robinho te Barcelona, por vetën nëse do të mund të transferojë mesfushorin francez Franck Ribery.Barcelona thuhet të jetë tepër e interesuar të transferojë yllin brazilian dhe është duke bërë plan të dërgojë ofertë në drejtim të Cityt.
Por ekipi anglez raportohet se do të lejojë largimin e tij vetëm nëse do të gjejë një zëvendësim adekuat, dhe një prej të përmendurve është superylli i Bayern Munichut, Ribery.
Francezi është lidhur me një largim nga Bayerni gjatë muajve të fundit dhe është raportuar se ai tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar këtë verë. Por nëse jo, City gjithmonë është i gatshëm të ndajë shuma të mëdha parash për të bindur klubin gjerman dhe vetë lojtarin.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ia ka bërë të qartë sulmuesit të Bordeaux, Marouane Chamakh, se nuk do të nënshkruajë me të.Klubi nga Londra vazhdimisht është lidhur me transferim të marokenit gjatë verës së kaluar, por duket se strategu francez nuk është më i interesuar për sulmuesin e vlerësuar lart.“Ai është një lojtar që më pëlqen, por kam shumë sulmues. Sinqerisht, Bordeaux nuk ishin shumë të drejtë, ata kërkuan shumë para dhe unë nuk do të paguaja aq”.“Madje edhe e kam kontaktuar Chamakh për t’i thënë, ‘Dëgjo, Eduardo sapo është rikthyer dhe unë nuk dua të të blej dhe të të mbaj në stol’,”, ka thënë Wenger në një intervistë për L’Equipe.
Portieri i Chelseat, Peter Cech, ka thënë se ekipi ka nevojë për t’u forcuar në mbrojtje dhe veçanërisht të jetë i kujdesshëm nga ndërprerjet.Blutë shumicën e golave këtë sezon i kanë pranuar jo nga loja e hapur por nga goditjet e akorduara (kornerë, gjuajtje të lira), dhe Cech mendon se kjo po i kushton ekipit.“Në dy ndeshjet e fundit në udhëtim, kemi marrë tre gola nga ndërprerjet, andaj kemi nevojë për të qenë më të disiplinuar në mbulim dhe të shmangim këto gola pasi mund të na kushtojnë”, ka thënë Cech.“Për momentin jemi ca edhe të pafat, por e dimë se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të kemi përqendrim më të mirë herën e ardhshme”, ka shtuar çeku.Cech ka shtuar se takimi i nesërm i Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid është një shans i mirë për blutë të marrin veten pas humbjes së vikendit nga Aston Villa.
Sulmuesi i Lyonit, Sidney Govou, beson se i gjithë presioni i takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Anfield bie mbi Liverpoolin.30-vjeçari thotë se të kuqtë janë në vështirësi kohëve të fundit për shkak të paraqitjeve të dobëta në ligë dhe do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
“Nuk është test për ne. Është një vazhdim i Ligës së Kampionëve. Por është një ndeshje e madhe për ta. Është shumë më e rëndësishme për ta se sa për ne”, ka thënë Govou.
“Liverpool është nën atë ku pritej të ishte në fillim të sezonit. Një barazim do të ishte rezultat i mirë për ne. Por Liverpooli është favorit në grup, edhe pse ata ende nuk e kanë pasur fillimin e mbarë të sezonit, dhe ata kanë nevojë për pikë për të mbetur në garë për kualifikim”, ka shtuar francezi.
Të kuqtë kanë një fitore dhe një humbje në dy takimet e para të Ligës së Kampionëve, derisa Lyoni ka fituar të dy ndeshje pa pranuar gol.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se shtytja e vazhdueshme nga Arsene Wenger e ka bërë atë një yll botëror.Mesfushori spanjoll është me topçinjtë që nga mosha 16-vjeçare, ku erdhi nga Barcelona, dhe thotë se është plotësisht i kënaqur në klubin londinez.
“Ai (Wenger) kurrë nuk është i kënaqur plotësisht me atë që ne bëjmë. Nëse e sheh se ju mendoni se jeni në formën më të mirë, ai gjithmonë vjen të ju shohë, ju tregon një video dhe ju gjen diçka që keni bërë gabim. Ai gjithmonë më thotë se duhet të përmirësoj lojën time defensive”, ka thënë Fabregas.
Sulmuesi kuqezi Erjon Bogdani ka thënë para ndeshjes së vikendit përballë Milanit se Chievo nuk ka frikë nga rosonerët.Shqiptari shënoi golin e vetëm për Chievon që u mposht në shtëpi të vet nga Bari gjatë vikendit të fundit, dhe është optimist para takimit të vështirë të së dielës.
“Ne mund ta mposhtim gjithkënd, e kemi dëshmuar këtë disa herë, edhe pse kundërshtari ynë kësaj here është Milani. Është kundërshtari i duhur për t’i treguar secilit se ne nuk jemi në vështirësi”, ka thënë Bogdani për Sportmediaset.
“Kundër Barit nuk ishim të mirë, por mund të kishim barazuar dhe arbitri nuk akordoi dy penalti për ne”, është ankuar sulmuesi shqiptar.
Chievo qëndron në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A, së bashku me Barin, Romën dhe Udinesen, që të gjithë me nga 11 pikë.
5 emra të mëdhenj të Manchester United do të mungojnë në mesjavë në udhëtimin në Rusi.Ryan Giggs, Wayne Rooney, Darren Fletcher, Park Ji-Sung dhe Patrice Evra do të mungojnë kur Manchester United do të përballet me CSKA Moskën në Champions League të martën mbrëma.
Sipas faqes zyrtare të United 5-shja është eliminuar nga formacioni në ndeshjen në Luzhniki për shkak të lëndimeve e goditjeve të shumta.
Dy lojtarët që ishin të dyshimtë në kuadër të këtij udhëtimi janë Berbatov,gruaja e të cilit ka lindur një fëmijë në Bullgari dhe mbrojtësi serb,Nemanja Vidic.
Skuadra e plotë e Manchester United kundër CSKA Moskës:
Van der Sar, Kuszczak, Foster; Neville, Rafael, O’Shea, Ferdinand, Vidic, Brown, J Evans, Fabio; Valencia, Scholes, Carrick, C Evans, Anderson, Nani; Owen, Berbatov, Macheda, Welbeck.
Sulmuesi i Milanit,Alexandro Pato i ka rrëfyer Marcas se ai do ta realizoj ambicien e fëmijërisë kur do të udhëtojë të mërkurën në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit.Braziliani dëshiron të rikthehet në formë dhe këtë e vërtetoi në fitoren e Milanit kundër Romës,ndeshje ku ai shënoi një gol dhe shpreson që të jetë i shkathët edhe në Santiago Bernabeu.
“Kurrë nuk kam luajtur në Bernabeu dhe kjo do ndeshje do të jetë speciale për mua”,me mjaft emocione deklaroi ai.
“Është një ëndërr të luash aty sidomos kundër një ekipi aq të fortë siç është Real Madridi.Shpresoj se do të kemi ndeshje të mrekullueshme dhe të fitojmë diçka nga ajo”.
Pato shtoi se fitorja kundër Giallorossëve i kishte dhënë besim dhe nxitje të madhe ekipit të Leonardos.
“Këto ndeshje janë ku çdo lojtar dëshiron të luajë.Me fitoren ndaj Romës ne kemi moral të mjaftueshëm për të luajtur kundër Real Madridit,ekip që po sfidon çdo gjë në La Liga dhe Champions League”.
Përballja me Real Madridin sjell inkurajim dhe motivimin që do të japim në mendjet tona,zemrat tona dhe këmbët tona në mënyrë që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm”.
















