Ronaldinho dhe Sergio Ramos. Skuadra e Milanit ka heshtur të gjithë kritikët duke mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 3-2.
Ndeshja kryesore e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar ndërmjet dy skuadrave më të trofeshme në Ligën e Kampionëve, të cilat kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin C. Në pjesën e parë të dyja skuadrat zhvilluan një lojë më të mbyllur dhe më të kujdesshme, mirëpo një gabim trashanik të portierit Dida, e shfrytëzoi ikona e Los Blancos, Raul, i cili i solli mbretërit në epërsi (19’). Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje më dinamike, me ç’rast u shënuan katër gola. Mesfushori italian Andrea Pirlo barazoi rezultatin pas një supergoditje nga distanca, duke lënë të shtangur portierin Iker Casillas (62’). Rossonerët i kaloi në epërsi Alexandro Pato (66’), i cili pranoi një top nga Massimo Ambrosini për ta shënuar golin e dytë për mysafirët. Los Blancos barazuan rezultatin me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë, Royston Drenthe (76’), i cili pas një skeme me Raulin mposhti portierin Dida. Ndërkohë tri pikë të merituara Milanit ia solli braziliani Pato me golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje (88’).
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Marseille ka shënuar fitore minimale si mysafir i Zurichut. Pas xhiros së tretë, Milani dhe Reali kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Marseille dhe Zurichu nga tri pikë.
Vëllai i Ricardo Kaka, Digao, thotë se superylli brazilian do ta harrojë Milanin gjatë 90 minutave të përballjes në Santiago Bernabeu.
Kaka ka kaluar gjashtë vite të shkëlqyera te Rossonerët, ndërsa këtë verë ai u transferua te Real Madridi. Të mërkurën mbrëma braziliani do të përballet me ish-skuadrën e tij, të cilën ende e ka për zemër, mirëpo sipas vëllait të tij, Kaka në fushë do të mendojë vetëm për Los Blancos. “Do të jetë një ndeshje me shumë emocione. E pyeta Kaka-n se si ndjehet që do të luajë kundër skuadrës që e bëri të njohur, dhe ai më tha se do të harrojë gjithçka porsa të hyjë në fushë”. “Ai do të bëjë gjithçka për të fituar, por ai do ta respektojë Milanin. Ai do të japë më të mirën nga vetja për ekipin aktual”, ka thënë Digao për Tuttomercatoweb.com.
Nëse luan në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Atletico Madridit, mesfushori i Chelseat, Deco, do ta shënojë paraqitjen e 100-të jubilare në garat evropiane.
Deco është njëri nga lojtarët aktivë me përvojë në Evropë, i cili e ka fituar Kupën UEFA (me Porton) dhe dy herë Ligën e Kampionëve (me Porton dhe me Barcelonën). “Do të ishte mirë sikur të regjistroja paraqitjen e 100-të. Kam pasur fat asokohe, sepse kur luaja për Porton luanim mirë secilin vit, luanim në finale, të Ligës së Kampionëve dhe të Kupës UEFA, ajo ishte diçka e veçantë, ishte shumë mirë”. “Të jesh kampion është gjeja më e mirë për një lojtar dhe ky është trofeu më i mirë që mund të fitohet. Do të ishte fantastike po ta fitoja Ligën e Kampionëve edhe me Chelsean”, ka thënë Deco për faqen zyrtare të Bluve.
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi, është i bindur se skuadra e tij ka fuqi për ta mposhtur Chelsean, përkundër rezultateve të dobëta që ka treguar këtë sezon.
“Me padurim po presim këtë ndeshje. Chelsea po luan mirë, po, mirëpo ne kemi mungesë pikësh dhe dëshirojmë të japim më të mirën nga vetja që të përfitojmë diçka nga kjo ndeshje”. “Kemi potencial për të mposhtur secilën skuadër në grupin tonë, duke përfshirë edhe Chelsean. Nuk kemi luajtur mirë, mirëpo forma jonë është përmirësuar dhe jam i sigurt se do të ngjitemi në tabelë së shpejti”, ka thënë çeku për “Sky Sport”.
Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, mendon se Rafael Benitez nuk meriton të shkarkohet nga posti i trajnerit të Të Kuqve.
Humbja e të martës mbrëma nga Lyoni në Anfield, ishte e katërta radhazi për Liverpoolin (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën Premier), kështu që Redsave iu janë vështirësuar punët për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa dalëngadalë po zbehet edhe ëndrra për ta fituar titullin e Ligës Premier. Sido që të jetë, Rush mendon se spanjolli duhet ta mbajë punën e tij. “Liverpooli është një klub i veçantë, tifozët janë të veçantë dhe mendoj se nuk është koha e duhur (për ta shkarkuar trajnerin)”. “Mendoj se është koha për ta mbështetur trajnerin të dielën (kundër Manchester Unitedit). Ndërsa pastaj, gjithçka varet nga reagimi i lojtarëve”, ka thënë Rush për “Sky Sports News”.
Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, mendon se Rafael Benitez nuk meriton të shkarkohet nga posti i trajnerit të Të Kuqve.
Humbja e të martës mbrëma nga Lyoni në Anfield, ishte e katërta radhazi për Liverpoolin (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën Premier), kështu që Redsave iu janë vështirësuar punët për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa dalëngadalë po zbehet edhe ëndrra për ta fituar titullin e Ligës Premier. Sido që të jetë, Rush mendon se spanjolli duhet ta mbajë punën e tij. “Liverpooli është një klub i veçantë, tifozët janë të veçantë dhe mendoj se nuk është koha e duhur (për ta shkarkuar trajnerin)”. “Mendoj se është koha për ta mbështetur trajnerin të dielën (kundër Manchester Unitedit). Ndërsa pastaj, gjithçka varet nga reagimi i lojtarëve”, ka thënë Rush për “Sky Sports News”.
Të mërkurën mbrëma Maccabi Haifa është mysafir i Juventusit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, me shpresën për të nxjerrë pikën e parë në Grupin 1.

“Edhe pse ende nuk kemi asnjë pikë, nuk mendoj se meritojmë të jemi në fund të grupit”.

“Po luajmë shumë mirë në Kampionatin izraelit dhe do të dalim në fushë (në Torino) për të luajtur si zakonisht dhe do të mundohemi të nxjerrim rezultat të mirë”, ka thënë trajneri i Maccabit, Elisha Levi, në një konferencë për shtyp.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka nxehur edhe më shumë gjakrat para ndeshjes së të mërkurës mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Milanit, duke thënë se Ronaldinho është shumë më i mirë në kontrollimin e topit sesa Kaka.

“Mendoj se ata janë lojtarë shumë të ndryshëm, mirëpo të dytë kanë aftësi të jashtëzakonshme në sulm. Ata kanë luajtur së bashku për Brazilin dhe Milanin”.

“Ronaldinhos ndoshta i mungon shpejtësia e Kaka, por ai e kontrollon topin më mirë. Të dytë janë lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Leonardo në një konferencë për shtyp.
Mediat italiane shkruajnë se Roma në muajin janar dëshiron të sjellë në radhët e veta si huazim sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Roma u përpoq ta angazhojë holandezin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por oferta nuk e bindi sulmuesin të kalojë në Romë. Por konkurrenca në sulm është shumë e madhe këtë sezon në radhët e ekipit spanjoll dhe pozita e Nistelrooy nuk është e garantuar. Corriere dello Sport shkruan se Roma në muajin janar do të dërgojë një ofertë të re për Nistelrooyn, në përpjekje për ta marrë atë si huazim deri në fund të sezonit. Nistelrooy kohëve të fundit shoqërohet me probleme të vazhdueshme, por kur është në formë ai ende është i gatshëm të shënojë gola. Në 68 ndeshje me Realin holandezi ka shënuar 46 gola.
Përforcimi i verës i Real Madridit, Kaka, në prag të takimit të sotëm me Milanin ka tallur bashkëvendësin e tij dhe ish-bashkëlojtarin te ky ekip, Ronaldinhon.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Ronaldinhon që ka ulur performancën e tij, por ka kaluar tre vite pa bërë kurrfarë ndryshimi”.“Ai duhet të rigjejë sërish motivimin për të qenë edhe njëherë lojtari më i mirë në botë. Ronaldinho me top është më ndryshe se gjithë të tjerët. Ai mund ta dërgojë topin kudo që dëshiron. Unë do të doja ta kem atë kualitet”, ka thënë Kaka.Duke folur për nominimet për Topin e Artë, Kaka thotë se atë e meriton Lionel Messi.“Lionel Messi është favorit i pastër pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por Cristiano Ronaldo po ashtu ka luajtur shumë mirë”, ka shtuar braziliani.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është jashtë gare për të fituar çmimin Topi i Artë këtë vit.
Ronaldo aktualisht është Lojtari Evropian i Vitit, por portugezi nuk mendon se do të jetë në gjendje ta fitojë këtë trofe edhe këtë vit.“Të fitosh çmime duhet të kishe fituar tituj edhe me ekipin tënd, andaj mendoj se favoritë për këtë janë lojtarët e Barcelonës: Xavi, Eto’o, Messi po ashtu. Nëse ju fitoni trofe, e meritoni këtë çmim”, ka thënë Ronaldo për France Football.Ronaldo po ashtu ka thënë se rivali spanjoll Barcelona për momentin është ekip më i mirë se Reali i Madridit.“Po, është e vërtet. Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë. Barcelona edhe tash është më e mirë se Madrid, por pyetja është kush do të jetë i pari në fund të sezonit. Do të shohim. Nuk shqetësohem për të luajtur mirë, dua thjesht të fitoj. Nëse mund t’i bëni të dyja, mirë, por e para është të fitojmë”, ka shtuar portugezi.
Kapiteni i Real Madridit, Raul, ka refuzuar një ofertë të majme nga klubi uzbek Bunyodkor.
Bunyodkor që drejtohet nga ish-menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, dhe ka pasur në radhët e veta edhe ish-lojtarin e Barcelonës, yllin brazilian Rivaldo, ka një bashkëpunim të mirë me Barcelonën dhe u përpoq të nënshkruajë me Samuel Eto’o gjatë sezonit të kaluar. Sipas El Confidencial, kontrata e Raul skadon në vitin 2011, dhe përfaqësuesit e tij janë kontaktuar nga drejtues të Bunyodkor për mundësinë që ai ta mbyllë karrierën në Azi. Por 32-vjeçari dëshiron të përfundojë ditët e tij duke luajtur në Madrid.“Jam falënderues për ofertën, por vendi im është në Madrid”, raportohet të ketë thënë Raul.
Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se barazimi 1-1 ndaj AZ Alkmaar është duke u ndjerë si humbje nga topçinjtë.
Anglezët dukej se e kishin nën kontroll takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve pasi kapiteni Cesc Fabregas i kishte dhënë avantazhin ekipit mysafir pas vetëm gjysmë ore. Por kur kishte përfunduar koha e rregullt e takimit, David Mendes Da Silva prishi gëzimin e topçinjve, duke shënuar golin e barazimit dhe duke ndarë pikët.“Ne kishim në kontroll ndeshjen, nuk kishte asnjë rast të madh për AZ por në minutën e fundit ata shënuan. Dukej sikur humbje. Por kur jeni 1-0 në avantazh, nuk jeni të qetë, është gjithmonë me rrezik”, ka thënë Vermaelen.Vermaelen po ashtu ka thënë se Arsenali kishte një penalti të mohuar ndaj Carlos Vela.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se mbrojtja e ekipit të tij nuk është aq e mirë.
Ancelotti ka bërë të ditur se ekipi i tij ka kaluar një kohë bukur të mirë duke punuar në përmirësimin në mbrojtje nga loja e ndërprerë, në prag të takimit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.“Ne kemi punuar pjesërisht në situata të tilla, por nuk është e rëndësishme vetëm si ia dalim në këto. Duhet të kemi kujdes në lojën nga ndërprerjet. Është vështirë të stërvitemi për këtë, sikur është për penaltitë. Duhet t’i ndryshoni situatat, pasi është gjithmonë ndryshe”, ka thënë Ancelotti.“Por duhet të punojmë më shumë në to pasi duhet të përmirësohemi. Mund të luani një ndeshje të mirë, siç bëmë kundër Aston Villas, por nëse nuk jeni të kujdesshëm, për gjashtë sekonda, mund të dilni me një rezultat të pakëndshëm”.
Sven-Goran Eriksson ka thënë se ai dëshiron të përqendrohet në rolin e tij si drejtor sportiv i ekipit Notts County dhe ka përjashtuar mundësinë për të marrë nën drejtim kombëtaren e Suedisë.
Eriksson ka qenë një prej shumë emrave të lidhur me këtë post pas largimit të Lars Lagerback nëntë ditë më parë.“Javën e kaluar kemi pasur kontakte me ‘Svennis’, i cili është një prej njerëzve që menduam se mund të ishte i qëlluar për detyrën e trajnerit të kombëtares”.“Kemi pasur diskutime me të, por ai ka vendosur të plotësojë kontratën e tij me Notts County, dhe nuk ka mundësi që ai të merr nën drejtim kombëtaren për momentin”, ka thënë kryetari i Federatës Suedeze të Futbollit, Lars-Ake Lagrell.Suedia, e cila ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë, të cilën e mposhti me rezultat 4-1 në takimin e fundit kualifikues për Botërorin 2010, ka mbetur jashtë kësaj ngjarje, me Danimarkën dhe Portugalinë që kanë marrë dy pozitat e para kualifikuese.
Liverpooli është në mes të formës më të dobët në 22 vitet e fundit dhe kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë.
Pas humbjes së mbrëmshme nga Olympique Lyoni, Liverpooli tash ka katër ndeshje të humbura radhazi, që është hera e parë që nga viti 1987. Për më tepër, një humbje tjetër në takimin e vështirë të së dielës kundër Manchester United, do të shtonte edhe më shumë zemërimin e tifozëve. Liverpooli po ashtu rrezikon të eliminohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, pasi një gol i shënuar mbrëmë nga zëvendësuesi Cesar Delgado e ka lënë ekipin anglez në pozitën e tretë, prapa Fiorentinës që mban pozitën e dytë.
Kaka dhe Ronaldinho (Grazia Neri), SportiSot Kaka beson se Real Madridi është një klub më i madh se Milani dhe ka pranuar se është befasuar me rënien e formës së Ronaldinhos.“ Mendoj se Real Madridi është një klub më i madh rreth e përqark botës sepse njerëzit e ndjekin çdoku. Ky është dallimi ndërmjet këtyre dy klubeve.”
“Milan ka qenë gjithmonë një klub i fortë në Itali dhe më gjerë. Kjo ka ndryshuar këto dy vite të fundit.”
“Nuk kanë qenë në gjendje që të mposhtin klube të mëdha dhe ndoshta politikat e transferimit kanë ndryshuar. Në kohën time në Milan kishte gërshetim të rinisë dhe të përvojës.”
“Do të jetë hera e parë në jetën time që do të përballem me ish ekipin tim. Do të jetë përvojë e re, por jam një profesionist që tani luan për Real Madridin. Të shohim çfarë do ndodhë nesër. Do të jap më të mirën.”
“Ndjehem madrilen. Jap më të mirën që të fitojmë çdo ndeshje sepse ndjehem mirë këtu. I jam mirënjohës klubit për gjithçka që ka bërë për mua, si në të kaluarën si tani.”
Kaka nuk e kupton ende pse Ronaldinho ka rënë nga forma.
“Ronaldinho është një lojtar ndryshe me topin në këmbë pasi që ai e dërgon atë aty ku ka dëshirë. Do doja ta kem atë aftësi.”
“Nuk e di çfarë ndodhi me të, pse ra nga forma aq shumë. Ai nuk është në gjendje të bëj diferencën në klub ashtu si bënte tek Barça dhe tek Brazili.”
“Mendoj se ai duhet të gjej motivacion në mënyrë që të jetë lojtari më i mirë në botë.” deklaroi Kaka.
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter pranoi se shorti i Play Off për kampionatin botëror ka mundur të trajtohet më mirë.
Vendimi që të bëhet ndarja se cilat skuadra do jenë nëpër enët përkatëse ka zgjuar polemika të mëdha. Trajneri i Irlandës Giovanni Trapattoni ka pohuar se për shkak të këtij shorti, klubet e fuqishme e kanë punën më të lehtë.
Blatter e ka pranuar këtë gabim dhe ka shprehur indinjatën për këtë mënyrë të tërheqjes së shortit.
“Ai (Trapattoni) e ka mirë. Është dashur ti paralajmëronim që nga fillimi skuadrat.”
“Është diçka në rregulla, por nuk është e qartë. Nëse mësojmë, do të ndryshojmë për 2014, mirëpo në 180 minuta gjithçka është e mundur.”
“Aty marrin pjesë kombëtaret më të mira të kualifikimeve dhe nëse dikush eliminohet atëhere ajo do të vie për shkak se nuk e kanë merituar.” përfundoi Nr.1 i FIFA-s.