Carles Puyol ka vendosur t’i heshtë spekulimet e deritanishme dhe të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2013.
Kontrata aktuale e kapitenit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa deri më tani palët nuk kanë mundur të arrijnë në një pikë të përbashkët për të nënshkruar kontratë të re, duke nxitur interesimin e skuadrave të shumta për mbrojtësin spanjoll. Sipas njoftimeve të reja, Puyol, i cili është lojtar i Barcelonës që nga vitit 1995, ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re dhe të qëndrojë me Blaugranët deri kur të mbushë 35 vjet. Ndërsa konfirmimi zyrtar dhe nënshkrimi pritet të bëhet javën që vjen.
Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se skuadra e tij është në gjendje që të dëshmohet në ndeshjen e të dielës kundër Manchester Unitedit, kështu që t’i japë fund formës së dobët, me ç’rast ka regjistruar katër humbje radhazi.
“Jam sigurt se skuadra jonë është shumë më e mirë se sa që mendojnë njerëzit. Nëse ke tre, katër ose pesë lojtarë startues të lënduar, atëherë nuk mund të thuash se ekipi nuk është i fortë”. “Jam i sigurt se nëse i largon katër ose pesë lojtarë nga United, Chelsea ose Arsenali, do të ishte shumë e vështirë edhe për ta që të fitojnë ndonjë ndeshje”. “Mendojmë se mund të fitojmë (kundër United), ndërsa në konferencën tjetër për shtyp do të flasim për katër pikë diferencë”, ka thënë Benitez duke iu referuar diferencës aktuale prej shtatë pikësh.
Pritet që Quique Sanchez Flores të emërohet trajner i ri i Atletico Madridit, vetëm disa orë pasi që Abel Resino është larguar nga posti i trajnerit të kryeqytetasve.
Sipas njoftimeve nga shtyi spanjoll, Quique ka pranuar punën në Vicente Calderon, pasi Michael Laudrup kishte dështuar të arrinte marrëveshje me Atleticon. Atletico Madridi ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e këtij sezoni, në të gjitha garat, ashtu që klubi mori vendim për shkarkimin e trajnerit të deritanishëm Abel Resino.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, nuk ka mundur që të mos flasë për fitoren e rivalëve të qytetit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
“Jam i lumtur për Milanin dhe Leonardon. Ata kanë pasur një sezon të vështirë. (Por) ata po luajnë më mirë se ne në Ligën e Kampionëve”. “Fitorja në Bernabeu ishte historike, sikurse edhe humbja nga Zurichu në San Siro”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp, duke shtuar se edhe pse Interi gjendet në një grup të vështirë, megjithatë Nerazzurët do të jenë njëra nga dy skuadrat që do të vazhdojnë tutje.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është i gatshëm të luajë këtë fundjavë kundër Sporting Gijonit, përkundër se stafi mjekësor i Los Blancos nuk pajtohet me vendimin e tij.
Është pritur që portugezi do të mungonte edhe dhjetë ditët e ardhshme, mirëpo ai thotë se nuk ndjen më dhimbje në nyje. “Nyja nuk më dhemb dhe mendoj se jam i gatshëm të luaj”, është cituar portugezi nga “Marca”. Sipas kësaj të përditshmeje, Ronaldo kishte kërkuar të paraqitej në sfidën e mesjavës kundër Milanit, mirëpo stafi mjekësor nuk e kishte lejuar. Sido që të jetë, ndoshta trajneri Manuel Pellegrini nuk do të rrezikojë as këtë vikend dhe nuk do ta inkuadrojë në fushë.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është shprehur mjaft i kënaqur me performancën e tij kundër Real Madridit dhe njëkohësisht ka përsëritur vendimin tij për të qëndruar në San Siro.
“I thash vetes: ‘Ale duhet ta prekësh rrjetin!’ Dhe e bëra. Dëshiroj të jem pjesë e historisë së futbollit dhe dy golat kundër Real Madridit janë vetëm fillimi i kësaj historie”. “Iu kam thënë disa miqve të mi se do të jetë dita ime dhe se nuk mund të dështoj në Bernabeu. Ishte shumë e rëndësishme dhe tash jam i lumtur”, ka thënë 20-vjeçari Ndërkohë, i pyetur nëse do të largohej nga Milani për një shumë të madhe parash, Pato është përgjigjur: “Nuk e di... Por unë sapo e kam rinovuar kontratën time dhe dëshiroj të qëndroj këtu”.
Sulmuesi veteran i Real Madrid, Raul Gonzales eshte bere pjese e historise me golin e shenuar dje ndaj Milan pasi ka barazuar rekordin e gjermanit Gerd Muller per gola te shenuar ne kompeticione europiane.

Raul arriti te zhbllokoi rezultatin ne minuten e 19 pas atij gabimi fatal te portierit Dida duke arritur keshtu ne kuoten e 66 golave te shenuar ne kompeticione europiane.

Nderkohe legjenda gjermane Gerd Muller i cili eshte ne te njejten koute golash, ka marre pjese ne 11 kupa europiane duke ndihmuar skuadren e tij Bayern Munich te kishte sukses ne tre sezone rradhazi 1974, ‘75, ‘76.

Nga ana tjeter Raul i ka shenuar te 66 golat ne kompeticionin me te rendesishem europian, ate te champions league. Ai ka marre pjese ne 14 sezone cka do te thote se ka shenuar me shume se dy here ne sezon