Edhe pse Roma po ka sërish probleme, trajneri Claudio Ranieri thotë se qëllimi i skuadrës së tij është të zë një pozitë në katër vendet e para në tabelë.“Liga është ende e gjatë dhe është e kuptueshme se më duhet të pajtohem me vendin e katërt”. “Preferoj të luftoj për këtë deri në fund të sezonit. Ka vështirësi dhe unë i pranoj përgjegjësitë e mia”. “E kam ditur se do të jetë vështirë para se të vija këtu. Por ne duhet të punojmë, punojmë, punojmë dhe të japim diçka më shumë”, u ka thënë Ranieri gazetarëve.
Gjatë verës që shkoi pati spekulime të shumta që mesfushori i Chelseat, Deco, do të largohej nga Stamford Bridge, mirëpo ai vendosi të qëndrojë te Blutë.“Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierën time, sepse asnjëherë më parë nuk kam pasur aq shumë lëndime”. “Kur nuk je në skuadër fillon të mendosh për gjëra të tilla siç është largimi, për faktin se nuk e di se çfarë mund të ndodhë në sezonin e ardhshme”. “Mirëpo këtë sezon gjërat janë ndryshe. E di se jam mirë dhe në formë, dhe mund të luaj. Dëshiroj t’i ndihmoj skuadrës dhe mendoj se Carlo Ancelotti ka besim tek unë”, ka thënë portugezi për “The Express”.
Trajneri i Milanit, Leonardo, pret që Ronaldinho të tregojë më shumë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Napolit.Braziliani ka filluar dalëngadalë ta rikthejë formën e tij, ndërsa pritjet e Milanit janë kthyer kah ai. “Ronaldinho? Ai e bën mirë punën e tij, mirë ai duhet të tregojë më shumë. Ai mund të shkaktojë dëmtim të madh (te kundërshtari) me topa të sigurt dhe ai mund ta japë atë shkëlqimin që ka brenda vetes për të kaluar nga ‘i mirë’ në ‘i shkëlqyeshëm’”, i ka thënë Leonardo shtypit.
Lojtarët e Lazios janë detyruar të ikin për të mbrojtur veten, pasi që 200 tifozë të nevrikosur kanë protestuar dhunshëm jashtë fushës stërvitore në Formello.“Sky Sport Italia” njofton se bomba letre dhe fishekzjarrë janë hedhur mbi murin mbrojtës dhe në fushën stërvitore duke shkaktuar shpërthime të zhurmshme, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të lojtarëve, duke qenë se ata ishin larg vendit ku sulmonin ultrasit biancocelestë. Skuadra është dashur t’i japë fund stërvitjes pasi që protesta po intensifikohej vazhdimisht, ndërsa është dashur të ndërhyjë policia për t’i ndalur disa tifozë të mos hyjnë brenda fushe. Protesta vjen si pasojë e formës së dobët të Lazios këtë sezon, ndërsa reagimi i tifozëve kishte qenë kundër presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Davide Ballardini.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij do ta marrë me seriozitet Kupën e Mbretit, përkundër faktit që ai ka vendosur t’i pushojë gjashtë nga lojtarët kryesorë të tij.Gerard Pique, Carles Puyol, Xavi, Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic janë përjashtuar nga lista e lojtarëve që do të ndeshen të mërkurën me Cultural Leonesa. Guardiola i ka thënë të përditshmes “Marca’ se duke qenë se ata janë kampionët në fuqi, Blaugranët do të mundohen me çdo kusht ta mbrojnë titullin.
Jean-Claude Blanc edhe zyrtarisht është konfirmuar si president i ri i Juventusit, duke zëvendësuar kështu Giovanni Cobolli Gigli, i cili vendosi të tërhiqet nga detyra gjatë muajit të kaluar.“Pse Blanc? E zgjidhëm atë si një evolucion natyral pas tri vitesh të Giovanni Cobolli, të cilin unë e respektoj shumë dhe i cili bëri një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë John Elkann, drejtor i kompanisë që kontrollon klubin italian. “Në mesin e detyrave të tij ishte po ashtu të përfshijë Blanc në mënyrën italiane të futbollit. Dhe sot, Blanc është i gatshëm të drejtojë i vetëm”.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai nuk dyshon në aftësitë dhe suksesin e Samuel Eto'o.Kamerunasi nuk po tregon formën që kishte në Barcelona pas transferimit të tij në Inter këtë fillim sezoni dhe ka kritikuar taktikat e trajnerit Jose Mourinho në Ligë e Kampionëve.“Mourinho luan një lloj të lojës me të cilën Eto’i duhet të mësohet dhe ai duhet të jetë ca më i qetë. Samuel ende është duke iu përshtatur ligës së re. Sapo të fillojë të shënoj gola, ne nuk do të kemi më shumë dyshime”.“Mourinho është një profesionist i vërtetë. Ai mund të bëjë gabime, por unë nuk kam frikë se ai mund t’i bëjë gjërat profesionalisht gabim”, ka thënë Moratti.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se ai pëlqen ta përcjellë lojën e Arsenalit.Pavarësisht rivalitetit në mes dy klubeve, Redknapp nuk ka asgjë tjetër veç lëvdatave për menaxherin Arsene Wenger dhe filozofinë e tij të futbollit“Ata luajnë një futboll të shkëlqyeshëm. Kur ata luajnë mirë në pasimet e tyre dhe lëvizjet e tyre është diçka e tmerrshme. Më pëlqen të shoh ekipe duke luajtur në atë mënyrë. Ata gjithmonë janë të mirë për t’i shikuar”.“Nuk e njoh Arsene (Wenger) aq mirë, por kurrë nuk kam pasur probleme me të. Ne i tundim duart pas çdo ndeshje dhe ndonjëherë vizitoj zyrën e tij për ndonjë gotë verë para se të shkojmë në shtëpi, por vërtet nuk përzihem me ndonjë menaxher shoqërisht”, ka thënë Redknapp.
Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se Liverpool iu ka bërë shërbim topçinjve kur mposhti Manchester United në derbin e së dielës.“Ne ishim 2-0 dhe ishim të sigurt në pjesën e dytë. Dhe nuk iu dhamë asnjë rast atyre dhe ata shënuan dy herë nga asgjëja, që e bëri situatën vërtet të pakëndshme”, ka thënë belgu.“Humbja e Manchester United është mirë për ne dhe një gjë pozitive. Kur shoh tabelën në ligë mbase nuk ndjehem shumë negativ”, ka shtuar Vermaelen.
Anësori i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se Sir Alex Ferguson e ka ditur se nuk do të mund ta mbajë atë në Manchester United gjatë verës së kaluar.“E vërteta është se të luaja për Real Madridin ishte ëndërr. Ia kisha thënë Fergusonit këtë dhe se ai duhet ta respektojë opinionin tim. Ai më kuptoi dhe më ndihmoi të dal nga United, pasi dëshiroja diçka më ndryshe”, ka thënë Ronaldo.I pyetur për nënën e tij e cila kishte folur për mediat spanjolle gjatë kohës sa ai ka qenë ende lojtar i United, Ronaldo ka qeshur duke thënë: “Çfarë mund t’i them nënës time? Ajo është një person impulsiv dhe e pëlqen Realin e Madridit”.
Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, sërish është në planet e kampionit të Ligës Premier, Manchester United.Sipas tabloidit britanik The Sun, United është duke menduar të ofrojë plot 15 milionë funte për Lopez.Menaxheri i klubit Sir Alex Ferguson është i befasuar me 27-vjeçarin pasi dy herë kishte dërguar vëzhgues për ta përcjellë atë së fundi.“Jam i njoftuar me spekulimet dhe Liga Premier është një ligë shumë atraktive”, ka thënë Lopez.Portieri numër 1 i United, Edwin van der Sar, të enjten do të mbushë 39 vjet dhe mund të heqë dorë nga futbolli në fund të sezonit, dhe Ferguson ka shqetësime për formën e portierit të dytë Ben Foster.
Sulmuesi brazilian Robinho është i bindur se ai do të rigjejë formën e tij më të mirë me Manchester Cityn.26-vjeçari ka qëndruar jashtë fushe për shkak të problemeve me këmbën dhe shpinën, dhe është duke u rikuperuar në vendlindjen e tij.“Jam duke kaluar nëpër momente më mira, niveli im i futbollit ka pasur një rënie. Jam shumë i vetëdijshëm se duhet të përmirësohem dhe mendoj se tash është koha kur duhet të eksplodoj”, ka thënë Robinho.Robinho po ashtu ka thënë se ai nuk dëshiron të ngutet për rikthim nga lëndimi derisa të sigurohet se gjithçka është në rregull, pasi nuk dëshiron që kjo t’i rikthehet pas një kohe dhe të rrezikojë të humbë Kupën Botërore.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai është inspiruar nga kapiteni Steven Gerrard për të dalë në fushë të dielën kundër Manchester United.Spanjolli kishte nevojë për terapi kundër dhimbjeve për të përballuar lëndimin që e mbajti atë jashtë fushe për dy ndeshje dhe për të qenë në gjendje të përballet me Manchester United. Të njëjtën gjë e bëri edhe Gerrard në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, ditë më parë. Derisa anglezi luajti 24 minuta në humbje, Torres ishte në fushë gjithë kohën përveç 10 minutave të fundit të takimit, dhe ndihmoi ekipin të shënoi fitore 2-0.“Nuk isha 100% i gatshëm por dëshirova të luaj dhe ia vlejti. E dinim se do të jetë rrezik dhe ndjeva ca dhimbje në disa prej lëvizjeve të mia. Vetëm dëshiroja të luaj aq shumë”.“Kur ekipi humb dhe nuk luan mirë, është shumë vështirë ta shikosh. Vetëm dëshironi t’i ndihmoni dhe gjatë ndeshje ishte gjithçka mirë. Ishte si Stevie në Ligën e Kampionëve. Ai dëshironte të luaj, ai nuk ishte i gatshëm, por ai është lider i ekipit”, ka thënë Torres.
Juventusi ka shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit (një në Ligën e Kampionëve dhe një në Serie A), ndërsa portieri Gianluigi Buffon thotë se Bianconerët duhet të lënë pas vetes formën e dobët që shfaqën më herët.“Jemi pranë një tjetër periudhe vendimtare. Para nesh janë nëntë ditë vendimtare gjatë të cilave do ta drejtojmë sezonin, si në Ligë (Serie A) ashtu edhe në Ligën e Kampionëve” “Në tri ndeshjet e radhës, kundër Sampdorias, Napolit dhe Maccabi Haifas, do të vijnë reagime të rëndësishme dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar, por edhe të kemi vetëbesim”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të Juves.
Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, thotë se Topçinjtë nuk shqetësohen për atë se çfarë bëjnë skuadrat tjera, porse ata duhet të luajnë lojën e tyre.“Nuk na intereson se çfarë bëjnë skuadra tjera. Ne duhet ta luajmë lojën tonë dhe të marrim sa më shumë pikë që është e mundur”, ka thënë mbrojtësi francez për faqen zyrtare të Arsenalit. Të dielën Arsenali barazoi përballë West Hamit edhe pse avanconte me rezultat prej 2-0, ndërsa Clichy thotë se Topçinjtë duhet të mësojnë nga ky gabim dhe të mos e përsëritin të njëjtën gjë në ndeshjen e të mërkurës në League Cup, kundër Liverpoolit.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte në top-formë në ndeshjen e të dielës kundër Real Zaragozas, thotë se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë pas çdo ndeshje që luan me Blaugranët.“Tash ndihem shumë mirë. Para se të fillonte sezoni kam operuar dorën, dhe nuk jam stërvitur me skuadrën gjatë periudhës parasezonale. Unë kisha vetëm një javë ose një javë e gjysmë të stërvitem para se të fillonte Kampionati”. “Tani po sistemohen gjithnjë e më shumë dhe po i përshtatem skuadrës gjithnjë e më shumë. Pas secilës ndeshje, ndihem më mirë fizikisht. Po përshtatem dhe mendoj se po bëhem më i mirë. Në secilën ndeshje që luaj mundohem të jap më të mirën”, ka thënë Ibracadabra për Goal.com.
















