Arsenali ka siguruar 1/8 e finales së Kupës së Ligës duke e mposhtur Liverpoolin në Emirates me rezultat prej 2-1.Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të Fran Merida, i cili shënoi në minutën e 16-të. Mirëpo, Të Kuqtë barazuan rezultatin me golin e Emiliano Insua (26’) për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë. Fitoren vendasve ua siguroi Nicklas Bendtner pesë minutat brenda pjesës së dytë, me golin që rezultoi të ishte vendimtar për këtë ndeshje.
Roma ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Serie A, pasi është mposhtur nga Udinese në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.Takimi i zhvilluar në Stadio Friuli, ndërmjet Udineses dhe Romës, ka përfunduar me rezultat prej 2-1 në favor të vendasve. Udine krijoi avantazh me anë të Antonio Floro Flores në minutën e 21-të, ndërsa Daniele De Rossi barazoi rezultatin pa përfunduar pjesa e parë (42’). Me golin e dytë personal në ndeshje (84’), Floro Flores ia siguroi tri pikë të plota Udineses. Duhet përmendur se nga minuta e 48-të, Giallorossët luajtën me një lojtar më pak pasi Rodrigo Taddei u përjashtua me karton të kuq. Ndërsa numri i lojtarëve në fushë u baraspeshua në minutën e 78-të, kur u përjashtua lojtari vendas Dusan Basta.
Juventusi ka lënë pas vetes formën e dobët të disa ndeshjeve më parë, ndërsa këtë e dëshmoi në takimin e xhiros së dhjetë në Serie A përballë Sampdorias.Zonja e Vjetër është pozicionuar në vendin e dytë në tabelë pasi që mposhti skuadrën që mbante këtë pozitë me rezultat prej 5-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Carvalho Amauri (26’), i cili u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një goditje nga këndi. Amauri ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë të bardhezinjve pasi asistoi te Giorgio Chiellini, i cili dyfishoi rezultatin dhe me këtë epërsi dërgoi skuadrat në pushim (42’). Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mauro Camoranesi shënoi edhe golin e tretë për vendasit pas një superpasimi të Sebastian Giovincos. Me golin e dytë personal në këtë ndeshje (62’) pas një krosimi të Camoranesit, Amauri vendosi rezultatin prej 4-0. Golin e nderit për Sampdorian e shënoi Giampaolo Pazzini (64’), pas një pakujdesie të lojtarëve bardhezi. Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes David Trezegol, i cili shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Me këtë fitore Juve ngjitet në vendin e dytë me një pikë më pak se Interi që mban vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe një pikë më shumë se kundërshtari i mbrëmjes së sotme.
Mjerimi i Real Madridit po vazhdon me lajmin se Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Getafes, mirëpo portugezi mund të mungojë edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Milanit që zhvillohet në mesjavë në San Siro.“Marca” citon stafin mjekësor të Los Blancos të ketë thënë se Ronaldo “do të qëndrojë jashtë fushe derisa të bëhet një ekzaminim i radhës pas një jave”, pasi që ekzaminimi i të mërkurës me rezonancë magnetike ka treguar shenja të ënjtjes së nyjës. Duket që lëndimi i Ronaldos nuk është tërhequr plotësisht kështu që nevojitet më shumë kohë që superylli portugez të shërohet plotësisht, ndërsa kjo nuk i konvenon aspak trajnerit Manuel Pellegrini, i cili është pre e kritikave për formën e dobët të Realit në tri ndeshjet e fundit, ku ka pësuar dy humbje (nga Milan dhe Alcorcon) dhe ka nxjerrë një barazim përballë Sporting Gijonit.
Boksieri kosovar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Luan Krasniqi, qe gjashtë javë ka filluar stërvitjet intensive me trajnerin Valentin Silagi, para duelit me Alexander Dimitrenkon.Sfida e 28 nëntorit në Oberhausen do të shërbeje si hakmarrje ndaj ukrainasit, i cili e ka mposhtur 38-vjeçarin një vit më parë, por edhe për t’u treguar kritikeve se ende nuk ka ardhur koha që Krasniqi të tërhiqet nga boksi. “Ndihem mjaft mirë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Jam mjaft i motivuar për këtë sfidë”. “E prisja qe një kohë të gjatë revanshin, më në fund momenti erdhi. Në nëntor të vitit 2008 pësova humbje të pafat. Këtë shans të dyte e kam kërkuar që t’i tregoj vetes, por edhe të gjithë kritikeve të mi, se jam ende ne forme”. “Mosha nuk ka shumë rëndësi, këtu po flasim për aftësitë. Kam mjaft para, kam qenë mjaft i suksesshëm, duke u shpallur kampion i Evropës dhe në vitin 2005 kam luftuar për titullin e kampionit të botës. Ky brez mbetet ëndrra ime”, ka thënë Krasniqi.
Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka kërkuar qetësimin e situatës pas sulmit që bënë të martën tifozët biancocelestë në fushën stërvitore të skuadrës në Formello.“Duhet të shikojmë përpara dhe kërkoj nga të gjithë që të kenë durim. Kemi sjellë në skuadër lojtarë me përvojë, si dhe nga ekipi i të rinjve, prandaj projekti ynë duhet të kalojë nëpërmjet tyre”. “Lazio ka një histori të rëndësishme dhe njëra nga dëshirat tona është që të jemi konkurrentë dhe ta fitojmë Scudetton në të ardhmen”, tha ish-sulmuesi shqiptar për Puntosport.net.
Përkundër milionave të shpenzuar Real Madridi nuk po shkëlqen, kjo ka bërë që të shfaqen spekulime se Manuel Pellegrini mund të shkarkohet nga posti i trajnerit.Forzaroma.info njofton se ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti, është njëri nga kandidatët për ta zëvendësuar Pellegrinin nëse Florentino Perez vendos ta shkarkojë atë. Turpërimi i të martës mbrëma prej 4-0 nga skuadra Alcorcon, e cila bën gara në Ligën e tretë të Spanjës ia ka prishur disponimin presidentit Perez, ndërsa trajneri është vendi i parë ku mund të veprojë. Një tjetër emër në Itali krahas Spallettit është edhe ai i ish-trajnerit të Interit, Roberto Mancini.
Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Sampdorias, pasi që ka probleme me nyjën e këmbës së majtë.“Tuttosport” njofton se trajneri Ciro Ferrara nuk dëshiron të rrezikojë me brazilianin, prandaj pritet që repartin defensiv të mesfushës ta plotësojnë dyshja Mohamed Sissoko dhe Christian Poulsen. Bianconerët kanë në dispozicion vetëm 19 lojtarë për këtë ndeshje duke qenë se nuk mund të luajnë Martin Caceres, Jonathan Zebina, Tiago, Claudio Marchisio, Alessandro Del Piero dhe Hasan Salihamidzic.
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, është duke kërkuar zëvendësim për trajnerin aktual Manuel Pellegrini, nëse kiliani do të shkarkohet nga klubi.Sipas Sport, presidenti i klubit Florentino Perez tashmë ka kërkuar nga argjentinasi ta mendojë seriozisht zëvendësimin e Pellegrinit, për shkak të rezultateve të dobëta.Pellegrini iu bashkua Madridit në qershor pas pesë vitesh të suksesshme me Villarrealin. Nëse do të shtrohet nevoja e shkarkimit, pasuesi i tij do të jetë personi i 11-të që merr kreun e Bernabeut në shekullin e ri dhe do të jetë një goditje për planet e klubit në mes të sezonit, të cilët synojnë trofeun e ligës dhe atë Evropian.
Mesfushori i Juventusit, Christian Poulsen, mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll Barcelonës që në muajin janar, nëse realizohen planet e biankonerëve.Sipas mediave italiane 29-vjeçari mund t’i bashkohet kampionit të Evropës gjatë afatit kalimtar dimëror dhe klubi italian dëshiron të negociojë për të hequr nga radhët e veta lojtarin e kombëtares daneze.Poulsen po ashtu është lidhur me një kalim në Roma ku do ribashkohej me ish-trajnerin Claudio Ranieri, që është një admirues i danezit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka lavdëruar bashkë-lojtarë te tij, duke thënë se ata janë ‘të lindur për të fituar’.Braziliani morri çmimin Mbrojtësi më i Mirë nga Liga Profesionale e Futbollit për sezonin 2008/09 në La Liga dhe ua ka dedikuar atë lojtarëve të Barcelonës.“Jam i lumtur për të gjithë kolegët e mi të cilët edhe pse nuk kanë marrë ndonjë çmim ishin pjesë e suksesit tonë. Ne jemi këtu për t’i përfaqësuar ata”, ka thënë Alves.“Ne jemi kampionë dhe jemi të lindur për të fituar. Ne luajmë mirë dhe kjo për shkak se luajmë kundër ekipeve të cilët vendosin të mbrohen nga ne”, ka shtuar braziliani.
Multi-milioneri shqiptar Rezart Taci ende është i interesuar të blejë klubin italian Bologna, bëjnë të ditur mediat në Itali.Edhe pse marrëveshja për blerjen e aksioneve të Bolognas gjatë verës dështoi në momentet e fundit, Rezart Taci raportohet se ende shpreson të blejë klubin italian. “Ende nuk i kam zgjedhur problemet (e verës së kaluar), por punoj në to. Mund të them se ende jam i interesuar në Bolognan. Nuk do të ndodhë për Krishtlindje, por mund të ndodhë në verën e ardhshme, kur sezoni do të përfundojë. Dëshira ende qëndron”, raportohet të ketë thënë Taci për TMW.
Taci më herët kishte thënë se është i gatshëm të investojë edhe te Milani që është pronë e kryeministrit italian Silvio Berlusconi.Ndërkohë sipas disa mediave, përfshirë Sky Italia, pasi solli dy herë në Tiranë Milanin, Rezart Taci është i interesuar që verën e ardhshme të sjellë në kryeqytetin shqiptar edhe një gjigant tjetër të futbollit botëror, Realin e Madridit.
Alberto Aquilani me siguri se do të bëjë debutimin e tij aq shumë të pritur me Liverpoolin në takimin e sotëm të Kupës Carling kundër Arsenalit.Ish-mesfushori i Romës deri tash nuk ka qenë në gjendje të bëjë paraqitjen e tij të parë me të kuqtë që nga arritja e tij gjatë verës, kjo për shkak të lëndimit në gju, por ai përfundimisht është i gatshëm të jetë pjesë e formacionit të Rafael Benitez.“Ne mund të shohim në seancat stërvitore se ai ka kualitete, inteligjencë loje dhe lëvizje të mira. Ai është një lloj tjetër i lojtarit për ne. Ne flasim për ta shfrytëzuar Steven Gerrard më thellë ndonjëherë, por te Aquilani ne kemi një lojtar i cili mund të luajë dhe të pasojë mirë”, ka thënë Benitez.“Alberto është duke e përmirësuar formën e tij, andaj ai është në ekip. Ai ende nuk është i gatshëm të jetë fillestar, por ai do të jetë atje dhe ndoshta mund të fitojë disa minuta”, ka shtuar spanjolli.
Milani është i gatshëm ta shesë sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar që në muajin janar, me mediat italiane që shkruajnë se ai mund të kalojë në Tottenham.Sipas Corriere dello Sport, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, dëshiron ta sjellë në San Siro sulmuesin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, gjatë afatit kalimtar dimëror.Menaxheri i ekipit anglez, Harry Redknapp, ka thënë se ai është i gatshëm ta humbasë rusin, por vetëm për një çmim të duhur.Redknapp do të mundohet ta përfshijë në marrëveshje Huntelaar, për të cilin ishte i interesuar edhe gjatë verës, kur ai ishte pjesë e Real Madridit.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, është duke synuar të angazhojë italianin Antonio Cassano shkruan Daily Mail.Ekipi ku aktivizohet edhe kosovari Valon Behrami është paralajmëruar se sulmuesi italian ka çmim të lartë, por Zola nuk do të heqë dorë nga tentimi për të nënshkruar me të, duke parë fillimin e dobët të sezoni nga ekipi i tij.Klauzula blerëse e Cassanos është rreth 14.5 milionë euro dhe klubi londinez ka nevojë për investime të reja për të dërguar ofertë konkrete në drejtim të 27-vjeçarit.Zola shpreson se shpirti luftarak i ekipit të tij, që u tregua edhe në barazimin fundit 2-2 ndaj Arsenalit, do të joshë para të reja në Upton Park.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, do të rikthehet në aksion në takimin sotëm të Kupës Carling kundër Liverpoolit.Francezi lëndoi këmbën gjatë para-sezonit, që e la atë jashtë fushe për të gjitha takimet e Arsenalit këtë sezon, por ai tashmë është i gatshëm për t’u rikthyer pas tre muaj pauze.“Ndjehem mirë. Isha ca i lodhur, por jam i lumtur që do të rikthehem në fushë. Ka qenë vështirë, por kam synuar një rikuperim të shpejtë. E dija se do të ishte vështirë, por secili ishte prapa meje dhe më ndihmonte”, ka thënë Nasri.“Kam nevojë të luaj pasi asgjë nuk mund t’i zëvendësojë lojërat. Andaj punoj shumë në fitnes dhe tash pas një ose dy ndeshje (me ekipin rezervë) do të jem i gatshëm të rikthehem në ekipin e parë”, ka shtuar francezi.
Dy klubet spanjolle Valencia dhe Sevilla raportohet se kanë dërguar vëzhgues të tyre në ndeshjet e fundit të Benficas.Sipas mediave portugeze, klubet nga La Liga spanjolle janë të interesuar për një varg yjesh të cilët aktivizohen në kampionatin portugez.Caku primar i tyre është argjentinasi Angel Di Maria, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyeshme për Benfican gjatë këtij sezoni.Di Maria është cak edhe i një varg klubesh tjera, përfshirë së fundi edhe Chelsean.
Klubi italian Roma është duke përcjellë anësorin e Newcastle United, Jonas Gutierrez, bëjnë të ditur mediat italiane.Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është një fans i madh i Jonas, dhe e ka përcjellë atë që kur ai ka luajtur në Spanjë.Argjentinasi po ashtu është lidhur edhe me një kalim në Barcelona dhe sigurisht se do të largohet nga Newcastle nëse ky klub nuk arrin të gjejë një blerës të ri dhe të rikthehet në Ligën Premier.Ranieri dëshiron të shtojë kualitet në mesfushën e ekipit romak dhe e sheh Jonas si një zgjidhje ideale.
Sipas trajnerit Rafael Benitez, simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, është gati për t’u kthyer në lojë.Mesfushori anglez ka pasur probleme me lëndim duke munguar në disa ndeshje për Të Kuqtë, mirëpo pritet që ai të luajë në ndeshjen e fundjavës kundër Fulhamit. Benitez ka thënë për Liverpoolfc.tv se kapiteni është duke u stërvitur dhe shpreson që të luajë në ndeshjen e të shtunës.
Juventusi ka marrë një shtytje të madhe pasi kapiteni Alessandro Del Piero është rikuperuar nga një problem muskulor që ia ka pamundësuar të luajë këtë fill sezoni.“Tuttosport” njofton se ikona bardhezi i është nënshtruar ekzaminimit me rezonancë magnetike (MRI) për të përcjellë gjendjen e muskulit, ndërsa është vërejtur se ai është shëruar plotësisht. Megjithatë, Del Piero nuk mund të luajë menjëherë pasi ka munguar dy muaj, kështu që në dy javët e ardhshme ai do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, ndërkohë që ekziston mundësia të paraqitet (më herët se ç’pritej) në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se i lë përshtypje të madhe puna e trajnerit Carlo Ancelotti, nga i cili mund të mësojë shumë.“Gjithnjë mundohem të mësoj dhe të përmirësohem, dhe kur vjen një menaxher si Ancelotti, mendoj se mund të mësoj shumë”. “Ai ka luajtur dhe ka menaxhuar në nivelin më të lartë”, ka thënë mbrojtëis anglez për “The Mirror”.
Në kupën CONCACAF që i bie e ngjashme me Ligën e Kampionëve të Amerikës Veriore dhe Mesme, portieri i Houston Dynamo, Tally Hall, ka shënuar të mërkurën nga 70 metra kundër klubit Isidro Metapan. Klubi amerikan në fund dështoi të fitonte duke u mposhtur me rezultat 2:3.
Shikoni Golin
Shikoni Golin
















