Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, pritet të mungojë në ndeshjen e të shtunës kundër Parmës, pasi ka lënduar muskulin në përballjen kundër Napolit.
Nesta u largua nga ndeshja që në minutën e tetë, pasi që u ankua për dhimbje, ndërsa sipas njoftimeve të La Gazzetta Dello Sport, italiani do të mungojë në përballjen e radhës, të cilën Rossonerët e zhvillojnë në San Siro kundër Parmës. Lëndimi nuk është aq serioz, mirëpo Nesta duhet të pushojë këtë fundjavë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Lajm i mirë për Milanin është rikthimi i Gennaro Gattusos nga lëndimi, ndërsa vendin e Nestas pritet ta zë Kakhaber Kaladze.
David Pizarro dhe Simone Perrotta Dy mesfushorët e Romës, David Pizarro dhe Simone Perrotta, kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin nga kryeqyteti i Italisë.
Kontratat e deritanishme të të dy lojtarëve skadonin në fund të këtij sezoni, ndërsa me anë të një deklarate zyrtare Giallorossët kanë njoftuar se dy lojtarët do të qëndrojnë më gjatë në Stadio Olimpico. David Pizarro do të qëndrojë te Roma deri në verën e vitit 2013 dhe do të fitojë nga 3.2 milionë euro për sezon, ndërsa kontrata e re e Simone Perrottas zgjat deri në verën vitit 2011 dhe ai do të fitojë nga 3.1 milionë euro për sezon.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se skuadra e tij duhet të mësojë nga humbja prej Alcorconit në Kupën e Mbretit.
“Duhet të mësojmë mësimin tonë në ndeshjet e radhës dhe të mundohemi të mos nënçmojmë asnjë skuadër”. “Mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se duhet të luajmë më mirë. Skuadra do të përmirësohet, skuadra do të luftojë për të fituar çdo garë”, ka thënë portugezi për Associated Press.
Pas fitores prej 5-1 të mërkurën mbrëma kundër Sampdorias, lojtari më i mirë i ndeshjes, Amauri thotë se skuadra e tij është në rrugë të mbarë për ta fituar Scudetton.
Braziliani thotë se bardhezinjtë nuk shqetësohen për Interin, porse mundohen të realizojnë objektivat e tyre. “Ne po mendojmë për veten tonë- Nerazzurët duhet të mendojnë për veten tyre”.
“Jam i bindur se mund të arrijmë objektivat tona dhe kjo është krejt falë skuadrës dhe stafit teknik”, ka thënë Amauri për “Tuttosport”.
Tashmë kanë filluar të përhapen spekulimet në lidhje me pasuesin e Manuel Pellegrinit te Real Madridi.
Kriza aktuale e Mbretërve ka bërë që mediat të spekulojnë se udhëheqësit e klubit janë duke planifikuar të sjellin një tjetër trajner në Bernabeu. Sipas “Il Corriere Dello Sport”, ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, kryeson listën e trajnerëve të cilët është duke i shqyrtuar aktualisht Reali. Mancini nuk është duke ushtruar zanatin e tij që nga viti 2008 kur u shkarkua nga Interi, ndërsa përvoja e tij bën që ai të jetë i dëshiruar nga Los Blancos.
LeBron James Cleveland Cavaliers kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, pavarësisht kontributit të MVP-së së sezonit të kaluar, LeBron James, i cili shënoi triple-double.
Cavaliers, të dëshpëruar nga pritjet e mëdha pas përforcimeve të sjella si Shaquille O'Neal, Anthony Parker dhe Jamario Moon, sërish zhgënjyen mbrëmë kur u mposhtën me rezultat 101-91 nga Toronto Raptors, vetëm një ditë pasi humbën me rezultat 89-95 nga Boston Celtics.James shënoi 23 pikë dhe kontribuoi me 12 asistime dhe 11 kërcime për Cavaliers, derisa italiani Andrea Bargnani udhëhoqi te Raptors me 28 pikë. Chris Bosh shënoi 21 pikë dhe 16 kërcime për fituesit, ndërsa O'Neal shënoi 12 pikë dhe shtatë kërcime për humbësit.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është i kënaqur me debutimin e mesfushorit të ri të ekipit, Alberto Aquilani, në takimin kundër Arsenalit.
Të kuqtë mbrëmë u mposhtën me rezultat 2-1 nga Arsenali në takimin e Kupës Carling, por e mira e Liverpoolit ishte debutimi i shumëpritur i italianit Alberto Aquilani.“Gjëja më e keqe sonte ishte rezultati, por ka shumë anë pozitive. Futbollistët treguan pasime, karakter dhe kualitet në fusë. Aquilani ishte një prej atyre futbollistëve”, ka thënë Benitez pas takimit të mbrëmshëm.“Ai i tregoi kualitete, duhet të përmirësohet në kondicion, por mund të shihni se ai mund ta pasojë topin dhe të bëjë një dallim të madh në treshen e fundit (sulmuese). Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka shtuar spanjolli.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vetëm fjalë të mira për të riun spanjoll Fran Merida.
Talenti 19-vjeçar, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në fund të sezonit, befasoi në Emirates mbrëmë kur shënoi golin e parë të takimit, derisa të rinjtë e Arsenalit mposhtën dhe eliminuan Liverpoolin nga Kupa Carling.“Ai është një lojtar kualitativ. E kam mbajtur pasi llogarita se në të ka kualitet për të depërtuar në ekipin e parë. Ai erdhi në Arsenal në një moshë shumë të re, por shkolla jonë iu përgjigj mënyrës me të cilën ai është mësuar”.“Ai është një shembull i përkryer se si duam t’i kemi futbollistët tjerë. Mendoj se kishim kualitet në mesfushë dhe në ndeshje të tilla kjo është e rëndësishme”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, është më se i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren e mbrëmshme prej 5-1 ndaj Sampdorias.
“Ishte më e mirë se fitorja jonë në Romë ose barazimi 2-2 në Genoa. Gjithçka funksionoi në mënyrë të përkryer. Djemtë dhanë më të mirën dhe golat janë të rëndësishëm, por më shumë se gjithçka tjetër isha i kënaqur të shoh kualitet të futbollit dhe një vendosmëri të qëndrueshme”, ka thënë Ferrara.“Mbase kishim nevojë për një shkëndijë të na ndezë. Ne vinim nga një seri rezultatesh negative dhe kjo ndikoi në gjithë ekipin. Ne po rikthehemi në rrugë të duhur dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka shtuar italiani.
Agjenti i kapitenit të Real Madridit, Raul, e sheh sulmuesin spanjoll në rolin e trajnerit pasi ai të heqë dorë nga loja aktive.
Gines Carvajal ka qenë i afërt me Raul për disa vite dhe është i bindur se brenda lojtarit është një ‘shpirt trajneri’.“Seriozisht, besoj se ai vërtet dëshiron të jetë trajner. Raul ka shpirt të trajnerit dhe ndoshta do t’i përkushtohet kësaj kur të largohet nga loja aktive e futbollit”.“Raul kalon ditën duke shikuar ndeshjet e futbollit në shtëpi. Ai e përcjell Ligën Premier, Calcio, Bundesligën. Ai pëlqen gjithçka. Kjo është jeta e tij”, ka shtuar agjenti.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, nuk do të mendojë dorëheqjen pas dështimin në Kupën e Mbretit.
Reali u mposht me rezultat 4-0 nga Alcorcon në garën e Kupës, rezultat që ishte tronditës për Pellegrinin, por ky i fundit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga detyra e tij.“Është turp. Nuk mund të gjej shpjegim. Ne duhet të ecim përpara dhe të marrim çdo përgjegjësi. Kurrë nuk prisja që kjo të ndodhë”, ka thënë kiliani.“Nuk do të heq dorë për këtë arsye. Edhe pse nuk ka shpjegim, duhet të ketë një zgjidhje pasi ekipi duket mirë. Por ka shumë gjëra të cilat duhet të ngjallen...”, ka shtuar Pellegrini.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai gjithmonë e ka marrë me shumë seriozitet Kupën Carling.
Ferguson, i cili ka të fituara dy Kupa në tre vitet e fundit, synon këtë trofe edhe këtë sezon, edhe pse ky është më pak i rëndësishëm se kampionati anglez dhe gara evropiane.“Sigurisht se nuk e rendisni atë në nivelin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, por unë vërtet e shoh atë si një mjet tepër të vlefshëm në strategjinë tonë të klubit”, ka thënë Ferguson.Djajtë e Kuq të martën shënuan fitore në Kupën Carling ndaj Barnsley me rezultat 2-0 me golat e Danni Welbeck dhe Michal Owen.
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, vazhdon të jetë në mesin e golashënuesve edhe në garën e Kupës së Mbretit.
22-vjeçari shënoi të dy golat e fitores 2-0 të Barcelonës në takimin e Copa del Rey ndaj ekipit Cultural Leonesa.“Jam i lumtur që isha në gjendje të shënoj sot dhe që kam shënuar po ashtu në disa gara. Por kurrë nuk do të mund të kisha sukses pa bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Pedro pas takimit të mbrëmshëm.
Roma ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Holandezi refuzoi një zhvendosje te Roma gjatë verës, por është rikthyer sërish në vëmendje të gjigantit italian pasi trajneri i ri Claudio Ranieri është duke kërkuar të përforcojë ekipin në muajin janar.Sipas ‘Il Romanista’, Roma është e gatshme të diskutojë edhe një shkëmbim lojtarësh me Realin ku do të përfshihej Van Nistelrooy.Braziliani Juan, një cak i kamotshëm i Realit, është përmendur si një opsion për shkëmbim në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi sapo ka nënshkruar marrëveshje të re, e cila e lidh me Romën deri në vitin 2013.
Sipas mediave angleze, ekipi i Liverpoolit është në negociata për të vazhduar marrëveshjen me portierin Pepe Reina deri në vitin 2014.
27-vjeçari tashmë e ka plotësuar gjysmën e marrëveshjes pesëvjeçare, të cilën e nënshkroi në vitin 2007, sipas të cilës fiton 60 mijë funte në javë, por interesimi i ekipeve nga Spanja ka bërë që të Kuqtë të mendojnë vazhdimin e besimit të portierit të tyre.Mendohet se Barcelona është duke shikuar mundësinë për ta sjellë atë në radhët e veta. Për të shmangur një largim të tij, Liverpooli raportohet se i ka ofruar një marrëveshje të re nga e cila ai do të fitojë 95 mijë funte në javë.Reina që nga arritja e tij në Ligën Premier nga Villarreali në vitin 2005 e ka ngritur veten në një prej portierëve më të mirë në Evropë.
Atdhe Nuhiu Sulmuesi shqiptar me pasaporte austriake, Atdhe Nuhiu, ka shënuar dy gola në ndeshjen e të mërkurës, të cilën skuadra e tij Ried e zhvilloi kundër Wiener Neustadt.
Vendasit fituan me rezultat prej 3-0, ndërsa Nuhiu shënoi dy golat e parë të ndeshjes brenda dy minutash (40’ dhe 42’). Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Philipp Huspek tre minuta pa përfunduar koha e rregullt. Nuhiu ka shënuar pesë gola nga shtatë ndeshje të luajtura për ekipin e tij, kështu që i ka rënë në sy trajnerit të Shqipërisë, Josip Kuzhe, duke qenë se ai është aktivizuar vetëm për grupmoshat nën 14 dhe 20 vjeç të përfaqësueses së Austrisë.
Alexandre Pato dhe Walter Gargano Edhe pse pati avantazh të dyfishtë deri në fund të ndeshjes, Milani ka dështuar të shënojë fitojë si mysafir i Napolit.
Rossonerët shënuan dy gola të shpejtë në gjashtë minutat e para të ndeshjes, me anë të Pippo Inzaghit (3’) dhe Alexandre Patos (6’) dhe kjo epërsi e mysafirëve vazhdoi deri në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në minutën e 90-të, Luca Cigarini ngushtoi epërsinë, ndërsa në minutat shtesë (90’+3) Germën Gustavo Denis barazoi rezultatin në 2-2. Me këtë pikë Milani është ngritur në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Genoan që mposhti Fiorentinan me rezultat prej 2-1, ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Parma që e mposhti Barin me rezultat prej 2-0.