Drejtori i Sampdorias, Giuseppe Marotta, i është shtuar listës së atyre që mendojnë se këtë sezon për titullin e Kampionatit italian do të garojnë Interi dhe Juventusi.Sampdoria ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë sezon Interit, ndërsa këtë mesjavë është mposhtur me rezultat të lartë nga Juventusi. “U mposhtëm nga një skuadër shumë e mirë, e cila meritoi fitoren, prandaj merita u takon atyre”. “Mendoj se Interi dhe Juventusi janë dy kandidatët e vlefshëm për Scudetto, ndërsa unë e shoh edhe Milanin menjëherë pas tyre”, ka thënë Marotta.
Trajneri i Milanit, Leonardo, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të shumëkritikuar Klaas-Jan Huntelaar, duke thënë se holandezi do t’i kthehet formës së tij më të mirë.“Huntelaar? Ai është shumë i qetë. Golat janë të domosdoshëm për një sulmues, ndërsa është normale për të pasi që ai sapo ka ardhur këtu. Jam i sigurt se do të vijë momenti i tij”, ka thënë Leonardo për Tuttomercatoweb. Ndërkohë, trajneri i Rossonerëve ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit Gennaro Gattuso, i cili do të jetë në fushë kundër Parmës.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka mbështetur rivalin e tij te Real Madridi, Manuel Pellegrini, duke kërkuar nga kritikët që t’i japin kohë për t’u sistemuar te Reali.“Ai ende ka të njëjtën shije për futbollin, por nëse dikush mendon se treshja (tre trofetë) fitohen që në tetor, e ka gabim”. “Duhet kohë dhe është një proces. I dëshiroj shumë fat, sepse ai është trajner i jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola për “Sport”.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është i bindur se skuadra e tij mund t’i fitojë tre trofetë këtë sezon, përkundër krizës aktuale të Mbretërve.“Ajo ndodhi (humbja nga Alcorcon), u mposhtëm. Skuadra është goditur rëndë nga kjo humbje, por tash atmosfera ka ndryshuar. Këto gjëra ndodhin. Ne jemi më të mirë nga se ç’jemi treguar, por do të nxjerrim rezultat kundër Getafes”. “Largimi i trajnerit nuk është zgjidhje. Nuk është nevoja të ndërrohet asgjë, skuadra do të dalë nga ky moment, jam i bindur se do ta fitojmë Ligën, Kupën (e Mbretit) dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo për AS.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lëvduar bashkëlojtarët e tij për fitoren prej 5-1 përballë Sampdorias, duke kërkuar nga ata ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e të shtunës kundër Napolit.Ikona bardhezi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, megjithatë ai nuk do të luajë këtë fundjavë, por pritet që ai të jetë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve. “Çfarë fitore! Ndeshja kundër Samppdorias na bën të shikojmë përpara me optimizëm të madh. Skuadra dha maksimumin dhe tregoi rezultat përballë një kundërshtari të vështirë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves. Njëherit, kapiteni i ka uruar punë të mbarë presidentit të ri të Juventusit, Jean-Claude Blanc, ndërsa ka falënderuar presidentin e larguar Giovanni Cobolli Gigli për punën e deritanishme.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka reaguar shpejt ndaj spekulimeve kinse ai dhe Ronaldinho kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.“Nuk ka asnjë problem me Ronaldinhon. Unë kam një raport të veçantë me të. Të gjithë kanë pritur performancën e Ronaldinhos. Tash ai është këtu dhe duhet ta bëjë këtë”. “Dëshiroj që ai të japë maksimumin, sepse ai gjithmonë mund të garantojë një kontribut të rëndësishëm”, u ka thënë Leonardo gazetarëve.
Edhe pse është pritur që kapiteni Steven Gerrard të luajë në ndeshjen kundër Fulhamit, megjithatë Liverpooli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij dhe të Glen Johnson këtë vikend.Konfirmimin e ka bërë të premten trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez, duke thënë se dy lojtarët nuk mund të aktivizohen si pasojë e lëndimeve. “Gerrard ende ka problem me ijën, ashtu që nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë fundjavë... Johnson ka një lëndim të vogël në pulpën e këmbës, prandaj ai do të mungojë për një javë”, ka thënë Benitez për BBC.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se marrëveshja për të sjellë sërish David Beckham në San Siro tashmë është kompletuar dhe se konfirmimi zyrtar është vetëm disa orë larg.Beckham është lidhur vazhdimisht me një rikthim në formë huazimi te Milani, kjo për të përmirësuar shanset e tij për të qenë pjesë e ekipit të Fabio Capello në Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010.“Marrëveshja për David Beckham është kompletuar. Brenda disa orësh ne dhe Galaxy edhe zyrtarisht do ta zbulojmë këtë. Vetëm po presim edhe dokumentet e fundit, por konfirmoj se ai do të kthehet në Milan”, ka thënë Beckham.Beckham erdhi në San Siro si huazim nga LA Galaxy edhe në janarin e kaluar, fillimisht për tre muaj, por pasi la mbresa me paraqitjet e tij e vazhdoi qëndrimin deri në fund të sezonit të Serie A.
Carmelo Anthony ka shënuar 41 pikë, 19 prej të cilave në çerekun e katërt, për të ndihmuar ekipin e tij Denver Nuggets të shënojë fitore 97-94 ndaj Portland Trail Blazers.Chauncey Billups shënoi 22 pikë për të ndihmuar Nuggets në këtë fitore, të cilët ishin pa yllin J.R. Smith.Për Blazers që pësuan humbjen e parë të sezonit Brandon Roy shënoi 30 pikë, ndërsa spanjolli Rudy Fernandez, i futur në lojë nga stoli, shënoi 22 pikë.
I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ai ka bërë mirë që ka qëndruar te klubi italian dhe ka luftuar për vend.Giovinco shkëlqen kur i jepet rasti të luajë, si në takimin e fundit ndaj Sampdorias, të cilin Juve e fitoi me rezultat 5-1.“Luaj për një prej ekipeve më të mira në botë dhe kam fatin ta bëj këtë në qytetin tim, andaj pse duhej të largohesha? Jam i vetëdijshëm për atë që kam në dollapin tim”, ka thënë Giovinco për Tuttosport.
Klubi italian Juventus raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh.Përfaqësuesi i kombëtares së Marokut, i cili verën e kaluar u lidh me një kalim në West Ham United dhe Arsenal, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.Juventusi raportohet se po ashtu është i interesuar për Chamakh dhe ka kontaktuar me agjentin e tij, Pierre Frelot.“Juventusi është një ekip i shkëlqyeshëm. Ideja për të luajtur atje... jam shumë i interesuar”, ka thënë vetë lojtari rreth interesimit të klubit italian.
Institucioni më i lartë botëror i futbollit, FIFA, ka publikuar listën e 23 lojtarëve për të cilët kapitenët dhe përzgjedhësit e kombëtareve do të votojnë për të zgjedhur Futbollistin më të Mirë të Vitit 2009.Sulmuesi i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është favoriti kryesor për këtë shpërblim, si edhe për atë të Topit të Artë që jepet nga France Football, e cila zbuloi listën javë më parë.Më 15 dhjetor FIFA do të publikojë emrat e pesë futbollistëve të cilët kanë fituar më së shumti vota dhe fituesi i shpërblimit Futbollisti i Vitit sipas FIFA do të zbulohet në një mbrëmje gala në Zurich më 21 dhjetor.Lista e ngushtë e FIFA-s për Futbollistin më të Mirë të Vitit 2009: Michael Ballack (Gjermani), Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Diego (Brazil), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Michael Essien (Ganë), Samuel Eto'o (Kamerun), Steven Gerrard (Angli), Thierry Henry (Francë), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Andres Iniesta (Spanjë), Kaka (Brazil), Frank Lampard (Angli), Luis Fabiano (Brazil), Lionel Messi (Argjentinë), Carles Puyol (Spanjë), Franck Ribery (Francë), Wayne Rooney (Angli), John Terry (Angli), Fernando Torres (Spanjë), David Villa (Spanjë), Xavi (Spanjë).
Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, raportohet se dëshiron të angazhojë mbrojtësin e Schalke 04, Rafinha.Sipas Kicker, Barca ka shqetësime për formën e Daniel Alves dhe e sheh Rafinhan si një mbulim ideal për brazilianin tjetër.Schalke është e vetëdijshme për rritjen e interesimit të klubeve për Rafinha, i cili po thuajse iu bashkua Milanit verën e kaluar.Klubi nga Bundesliga do të kërkojë 15 milionë për mbrojtësin e djathtë nëse ndonjë ofertë arin në muajin janar.
Reali i Madridit është duke u lidhur me një transferim të menaxherit të Liverpoolit, Rafa Benitez, derisa i ka dhënë trajnerit aktual Manuel Pellegrini edhe dy ndeshje afat për të ruajtur detyrën e tij, raporton Daily Mail.Gjiganti spanjoll ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit dhe pësoi një tronditje pas humbjes 4-0 ndaj ekipit të divizionit të tretë, Alcorcon, në takimin e Kupës së Mbretit gjatë të martës.Madrid ka menduar të shkarkojë Pellegrinin menjëherë pas dështimit të fundit, por i ka dhënë atij kohë për t’i kthyer gjërat kundër Getafes të shtunën dhe kundër Milanit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.Vendimi i jep më shumë kohë Madridit të mendojë pasuesin e tij dhe bosi i Liverpoolit, Benitez, thuhet se është po ashtu në listën e ngushtë të Realit, veçanërisht pasi edhe pozita e tij te klubi anglez është vënë në pikëpyetje për shkak të rezultateve të dobëta.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duket se nuk është i kënaqur me sulmuesin francez Thierry Henry.Sipas sportives spanjolle AS, Guardiola ka humbur besimin në Henry, i cili ka munguar në dy javët e kaluara për shkak të lëndimit.Trajneri i Barcelonës është i ngazëllyer me formën e sulmuesit të ri Pedro në mungesë të ish-kapitenit të Arsenalit, dhe ka dhënë shenja se ai mund ta përkrahë 22-vjeçarin edhe pasi të kthehet Henry.Henry pritet të largohet nga kampioni i Spanjës në fund të Sezonit, por kjo mund të ndodhë edhe në janar nëse ndonjë ofertë e mirë arrin.
Sulmuesi i burgosur i Wigan Athletic, Marlon King, do të dërgojë ankesë për dënimin me burgim 18-muajsh, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.29-vjeçari është shpallur fajtor për sulm seksual dhe dëmtim fizik rreth një incidenti që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në një klub të natës dhe gjykata i ka shqiptuar atij dënim me burgim prej 18 muaj. Ai tashmë është shkarkuar edhe nga klubi i tij i futbollit. Por agjenti i tij Tony Finnegan thotë se planifikon të ngrejë ankesë rreth dënimit dhe shkarkimit nga klubi.“Askush nuk e sheh këtë në bazë të fakteve. Ai është shumë, shumë i zhgënjyer, pasi dukshëm, siç ka thënë në dëshmi, është një identitet i gabuar. Ai nuk e ka bërë atë. Askush nuk e ka pritur këtë. E kam pyetur Marlon dhe ai më ka thënë ‘Nuk jam fajtor, nuk e kam bërë’,”, ka thënë agjenti i lojtarit, Tony Finnegan.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, është i bindur se kapiteni Cesc Fabregas do të jetë ylli i ardhshëm që do të largohet nga Arsenali.Sulmuesi nga Togo, i cili u largua nga Arsenali për të kaluar te Manchester City gjatë verës së kaluar, ka hidhëruar shpesh fansat e topçinjve që nga largimi i tij, dhe kjo deklaratë e fundit është vetëm vazhdim.“Mendoj se lojtarët si Fabregas do të dëshirojnë të largohen nga klubi nëse ata nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve, por fokusi im tash është në City”. “Futbolli është më shumë është në shkelmim dhe ndalim. Ka një lidhje në mes të njerëzve, lojtarëve, fansave, e cila e ngre nivelin e kësaj. Kur kjo mungon, gjithçka thyhet. Keni nevojë të ndjeheni të dashur dhe kjo është si ndjehem unë në City”, ka thënë Adebayor.
Ndeshja kryesore e xhiros së dhjetë në Serie A, është zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Palermos, me ç’rast zikaltrit kanë dalë fitues me rezultat prej 5-3.Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore përballë sicilianëve në ndeshjen ku u shënuan plot tetë gola.
Serinë e golave e filloi Samuel Eto’o nga pika e bardhë (7’), pas një ndërhyrjeje të shkaktuar në Mario Balotellin. Në minutën e 34, SuperMario dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 42-të e trefishoi epërsinë e zikaltërve. Një minutë më pas, edhe Samuel Eto’o shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 4-0 në favor të kampionit në fuqi. Në pjesën e dytë, mysafirët u këndellën duke shënuar tri herë, me anë të Fabrizio Miccolit (49’ dhe 67’) dhe Abel Hernandez (61’). Shpresat e sicilianëve për barazim i shoi Diego Milito, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (84’). Me këtë fitore Interi mban pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e dytë.
Që nga lëndimi i Cristiano Ronaldos, Real Madridin e mori teposhta, duke pësuar dy humbje, dhe duke shënuar një barazim dhe vetëm një fitore. Mirëpo portugezi thotë se Mbretërit nuk varen nga ai.“Jam paksa në ankth dhe mezi pres të luaj sërish, sepse kjo është ajo çfarë dua të bëj më së shumti- të luaj dhe të jem në gjendje t’i ndihmoj skuadrës”. “Nuk jemi në një moment të mirë, por unë nuk jam shpëtimtari- unë jam thjesht një lojtar që dëshiron t’i ndihmojë skuadrës së tij”, ka thënë Ronaldo për Marca.
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e Alberto Aquilanit me fanellën e Të Kuqve, përkundër se skuadra e tij u mposht nga Arsenali.Që nga transferimi nga Roma, mesfushori italian ka qëndruar jashtë fushe si pasojë e një lëndimi, ndërsa të mërkurën mbrëma u paraqit kundër Arsenalit në League Cup. “E kemi njohur Albertin dhe jam shumë i lumtur për të që arriti të debutojë”. “Shpresoj se do të shohim shumë nga ai tani. Ai është një djalë i mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe është mirë për të dhe për ne që më në fund po luan”, ka thënë Kuyt për Liverpool Echo.
















