Heronjtë e Milanit, Marco Borriello dhe Ronaldinho. SportiSot Milani ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 përballë Parmës në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në San Siro, për të zënë vendin e katërt në tabelë.
Heronjtë e Rossonerëve këtë mbrëmje ishin Marco Borriello dhe Ronaldinho. I pari shënoi të dy golat për vendasit (12’ dhe 90’+4), ndërsa i dyti ishte asistues i tyre. Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e katërt me dy pikë më shumë se Parma dhe Napoli që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë.
Gerard Pique shënon në golin e gabuar. Një autogol i shënuar nga Gerard Pique i ka siguruar një pikë Osasunës në takimin e sotëm përballë Barcelonës në La Liga.
Kampioni i Spanjës dominoi ndeshjen që nga fillimi, por Osasuna ishte mirë e organizuar në mbrojtje dhe nuk lejoi të krijohen shumë raste për shënim. Në anën tjetër, kundërsulmet e vendasve po ashtu rrezikuan golin e Victor Valdes.

Osasuna ruajti rezultatin e pathyer deri në minutën e 72-të, kur Seidou Keita shënoi nga afërsia. Barcelona u duk se do të siguronte tre pikë nga kjo ndeshje, por në minutat shtesë të ndeshjes një harkim nga Camunas u devijua drejt në rrjetën e Valdes nga Pique.

Me pikën e fituar, Barcelona mban kreun me 23 pikë, i ndjekur nga Real Madridi me 22./
Autori i golit të parë për Manchesterin, Dimitar Berbatov. SportiSot Manchester United është rikthyer në pozitën e dytë të tabelës së Ligës Premier pasi mposhti Blackburn Rovers në Old Trafford me rezultat 2-0.
Dimitar Berbatov shënoi golin e qetësisë për Djajtë e Kuq pas dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë. Rezultatin për të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson e vulosi Wayne Rooney tre minuta para fundit të takimit. Me tre pikët e reja United mbledh 25 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Chelsea, dhe tre më shumë se Arsenali
Heroi i Realit, Gonzalo Higuain. SportiSot Reali i Madridit edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në takimin e kampionatit spanjoll përballë Getafes të zhvilluar në Bernabeu.
Mbretërit mbetën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 27-të pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit Raul Albiol. Por sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain nuk e ndjeu mungesën e tij dhe ndihmoi ekipin duke shënuar të dy golat e fitores, që të dyja në pjesën e dytë dhe brenda tre minutash (53’ dhe 56’).Fitorja lehtëson presionin e trajnerit të Realit, Manuel Pellegrini, i cili ishte kritikuar dhe madje u vu në pikëpyetje e ardhmja e tij pas disfatës së fundit në Kupën e Mbretit ndaj ekipit të divizionit të tretë, Alcorcon.Madrid për momentin mbledh 22 pikë, sa ka edhe Barcelona që sonte më vonë udhëton në fushë të Osasunas.
Heroi i fitores së Napolit, Marek Hamsik Juventus edhe pse ishte në epërsi të dyfishtë në takimin e sotëm ndaj Napolit të zhvilluar në Olimpico, në fund ka pësuar disfatë me rezultat 3-2.
Biankonerët kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e David Trezeguet, të shënuar në minutën e 35-të të takimit, ndërsa rezultatin e dyfishoi Sebastian Giovinco nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.Por djelmoshat e trajnerit Ciro Ferrara nuk ishin në gjendje ta ruajnë rezultatin. Marek Hamsik shënoi pas gati një ore lojë për të ngushtuar disavantazhin për Napolin, para se goli i Jesus Datolo të barazojë rezultatin.Hamsik ishte heroi i mysafirëve duke shënuar edhe golin e tretë të fitores, që erdhi tetë minuta para fundit të takimit. Sulmuesi brazilian Amauri u dërgua jashtë loje me karton të kuq në çastet e fundit të takimit.
Festa e mysafirëve pas golit të fitores Hamburgu ka humbur rastin për të marrë kreun e Bundesligës pasi është mposhtur në fushë të vet me rezultat 3-2 nga Borussia Monchengladbach.
Mysafirët dy herë u rikthyer nga disavantazhi për të barazuar, para se t’ia shkaktojnë Hamburgut humbjen e parë të sezonit dhe t’ia prishin planet për të marrë kreun e ligës.Piotr Trochowski i dha epërsinë Hamburgut pas 13 minutash, por Marco Reus barazoi pas 39 minutash. Ze Roberto riktheu avantazhin e vendasve me të filluar pjesa e dytë (47’), por braziliani Dante barazoi sërish në minutën e 76-të, dhe Rob Friend morri tre pikë për M’gladbach tetë minuta para fundit të takimit.Në derbin tjetër të Bundesligës, Bayern Munichu ka nxjerrë vetëm barazim pa gola ndaj Stuttgartit.
Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku duke u përballur me brazilianin Naldo Aaron Hunt ka shënuar dy herë në 18 minutat e fundit të takimit për të ndihmuar Werder Bremen të rikthehet nga dy gola disavantazh për të nxjerrë një pikë në udhëtim ndaj Nurnberg.
Christian Eigler i kishte dhënë epërsinë Nurnberg në minutën e tretë të ndeshjes, derisa shqiptari Albert Bunjaku dyfishoi epërsinë pas 33 minutash. Por Hunt shënoi një herë në minutën e 72-të dhe një herë në kohën shtesë, për t’i lejuar Werderit të çojë në 17 numrin e ndeshjeve pa u mposhtur.Werder tash mbledh 24 pikë, dy më shumë se Hamburg dhe Leverkusen, që më vonë takohet me Schalke.
Dy shqiptarët e vetëm në Ligën Premier, Lorik Cana dhe Valon Behrami, janë përballur sot në takimin e Ligës Premier që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Ekipi ku aktivizohet Behrami, West Ham United, kaloi në epërsi të dyfishtë, por ekipi i Canës, Sunderland arriti të rikthehet dhe të nxjerrë së paku barazim.Guillermo Franco solli avantazhin e parë për West Hamin pas gjysmë ore lojë, ndërsa sulmuesi Carlton Cole dyfishoi epërsinë pas gjashtë minutash tjera (36’). Sunderlandi shpejt më pas ngushtoi disavnatazhin në 2-1 me anë të Andy Reid (39’), por pësoi në fund të pjesës së parë kur Kenwyne Jones u përjashtua nga loja.Edhe pse me një lojtar më pak Sundeland arriti të nxjerrë barazim, duke shënuar me anë të Kieran Richardson 15 minuta para fundit të takimit. Edhe mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë në minutat e fundit të takimit pas përjashtimit të Radoslav Kovac (87’).Behrami i cili luajti për 68 minuta dhe u zëvendësua nga Alessandro Diamanti, pati një rast të mirë shënimi në minutën e 17-të të takimit, kur goditja e tij u mbrojt nga portieri vendas Craig Gordon. Kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, në anën tjetër luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk arriti të dalë pa marrë karton të verdhë, madje në një moment rrezikoi edhe kartonin e kuq.
Autori i golit të parë për Fulhamin, Bobby Zamora Liverpool ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në takimin e sotëm të Ligës Premier në udhëtim ndaj Fulhamit, duke iu kthyer teposhtës vetëm një javë pasi mposhti Manchester United në Anfield.
Të kuqtë u përballen me një varg problemesh në ndeshje, me Fernando Torres, i cili shënoi golin e vetëm për mysafirët në takimin e sotëm, që u nxor jashtë i lënduar, derisa Jamie Carragher dhe Philip Degen u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Bobby Zamora iu dha epërsinë nikoqirëve pas 23 minutash lojë, por Liverpool dominoi në posedim dhe barazoi me anë të Torres pak para fundit të pjesës së parë.

Por, pas zëvendësimit të Torres (64’), Erik Nevland, i cili u fut si zëvendësues riktheu epërsinë për Fulhamin në minutën e 73-të të takimit. Largimi i Degen dhe Carragher brenda dy minutash (79’ dhe 81’) përkeqësoi edhe më tej situatën e të kuqve, të cilët pësuan edhe një gol tjetër të shënuar nga Clint Dempsey tre minuta para fundit të takimit.

Humbja është e pesta në 11 takime në Ligën Premier për Liverpoolin.
Festa e Bluve Blutë e Chelseat kanë shfrytëzuar epërsinë e një lojtari në fushë për të shënuar fitore 4-0 në udhëtim ndaj Bolton Wanderers.
Boltoni i rezistoi mirë presionit të Chelseat deri në çastet e fundit të pjesës së parë kur Jlloyd Samuel ndërhyri nga prapa ndaj Didier Drogba mu para golit të Jussi Jaaskelainen, për t’iu dhuruar mysafirëve një penalti dhe për t’u ndëshkuar me karton të kuq. Frank Lampard ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ia dhënë epërsinë Chelseat.Të mbetur e dhjetë lojtarë vendasit nuk arritën të mbrojnë portën as në pjesën e dytë kur pësuan tre gola të tjerë. Pas një ore lojë Deco dyfishoi epërsinë me anë të një kundërsulmi. Shtatë minuta para fundit të takimit Zat Knight shënoi autogol ndërsa rezultatin e vulosi Didier Drogba në kohën shtesë të takimit.Me tre pikët e reja Chelsea forcon kreun me 27 pikë, pesë më shumë se Arsenali dhe Manchester United që pozicionohen në dy pozitat e radhës. United mund të ngushtojë diferencën nëse nxjerr rezultat pozitiv ndaj Blackburnit në takimit që sot zhvillohet në Old Trafford.
Autori i dy golave, Robin van Persie Arsenali ka fituar edhe derbin 145-të të Londrës Veriore duke mposhtur me rezultat 3-0 ekipin e Tottenhamit në Emirates Stadium.
Tottenhami arriti të mbrohet mjaft mirë gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por dy gola të shpejtë në fund të saj i dhanë epërsinë e dyfishtë Arsenalit para pauzës mes pjesëve.Robin van Persie shënoi golin e parë në minutën e 42-të pas një asistimi nga Bacary Sagna, para se një minutë më pas edhe kapiteni Cesc Fabregas të shënojë për të dyfishuar epërsinë.Pas një ore lojë holandezi Van Persie shënoi edhe golin e dytë të tij dhe tretin në ndeshje, për të vulosur fitoren e topçinjve.Fitorja, e 60-të e Arsenalit ndaj Tottenhamit në ligë, e çon në 1,000 numrin e pikëve në Ligën Premier të fituara nga menaxheri Arsene Wenger. Arsenali tash mban pozitën e dytë, së paku për disa orë, që kërcënohet nga Manchester United që sonte zhvillon takimin e radhës përballë Blackburnit në Old Trafford.
Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se Zonja e Vjetër këtë sezon ka mjaft kualitet për të fituar trofe.
Legjenda e futbollit çek u tërhoq nga loja aktive në fund të sezonit të kaluar, pas tetë vitesh të suksesshme në Torino.“Mund ta shoh Juventusin në një pozitë shumë të mirë. E di se ata u kritikuan, por realiteti flet se ata kanë bërë disa rezultate të mira”, ka thënë Nedved për Tuttosport.“Ende është herët të gjykohet, por Juventusi mund të fitojë trofe këtë sezon”, ka shtuar më tej çeku.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka thënë se sulmuesi holandez Klaas-Jan Huntelaar ende është në planet e tij.
Huntelaar dështoi të lërë mbresa pas arritjes së tij në San Siro gjatë verës së kaluar nga Real Madridi.“E kam parë atë shumë të qetë. Golat janë fundamental për një sulmues dhe kjo është normale. Ai sapo ka arritur këtë vit dhe menjëherë kritikohet”, ka thënë Leonardo.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka thënë se klubi mbretëror do të gabojë nëse shkarkon trajnerin aktual Manuell Pellegrini
Reali së fundi është kritikuar për shkak të paraqitjeve të dobëta. Pavarësisht se këtë verë harxhoi 260 milionë euro për të përforcuar ekipin, mbretërit së fundi u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë Alcorcon.“Do të jetë keq për të ardhmen e klubit nëse shkarkohet Manuel Pellegrini. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe është e logjikshme të kenë durim me të. Ata kanë krijuar një grup të shkëlqyeshëm të lojtarëve dhe mund ta fitojnë titullin”, ka thënë Calderon.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se ekipi i tij do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm me kalimin e sezonit.
Të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson synojnë t’u rikthehen fitoreve në takimin e sotëm ndaj Blackburn, pasi u mposhtën në takimin e fundit ndaj Liverpoolit në vikendin e kaluar.“Nuk do të them se ne po vuajmë, por nuk kemi pasur një lojë të lëngshme siç e dimë se mundemi. Kishte ndeshje të mira si ajo ndaj Tottenhamit në fushë mysafire, por mendoj se më e mira nga ne tek pritet të vijë”.“Nuk jemi shumë të shqetësuar për formën, pasi sipas traditës ne nuk luajmë mirë në fillim të sezonit. Dallimi këtë herë është se gjithmonë shënojmë fitore, andaj nuk mund të them se jam penduar. Por do të doja të kthehemi në maje të kampionatit me stil”, ka thënë Scholes.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, e ka publikuar listën e futbollistëve për takimin miqësor ndaj Spanjës dhe në të për herë të parë është gjendur mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso.
29-vjeçari ka qenë rregullisht pjesë e kombëtares së Argjentinës para se Maradona të vijë në stolin e përzgjedhësit, por kurrë nuk ka qenë pjesë e ekipit që kur ai ka marrë drejtimin.Maradona, i cili mbrëmë e ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të dhe po ashtu për herë të parë e ka ftuar edhe mbrojtësin e Rubin Kazan, Cristian Ansaldi.Takimi në mes të Argjentinës dhe Kampionit të Evropës, Spanjës, do të zhvillohet në Vicente Calderon më 14 nëntor.Të ftuarit për miqësoren janë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Mariano Andujar (Catania); Fabricio Coloccini (Newcastle United), Martin Demichelis (Bayern Munich), Gabriel Heinze (Marseille), Nicolas Pareja (Espanyol), Cristian Ansaldi (Rubin Kazan); Jonas Gutierrez (Newcastle United), Maxi Rodriguez (Atletico Madrid), Javier Mascherano (Liverpool), Fernando Gago (Real Madrid), Esteban Cambiasso (Internazionale), Angel Di Maria (Benfica), Pablo Aimar (Benfica); Lionel Messi (Barcelona), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Carlos Tevez (Manchester City), Sergio Aguero (Real Madrid), Ezequiel Lavezzi (Napoli).
Mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se ai është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me kampionin e Evropës.
Meksikani ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e katalunasve dhe pritet që shumë shpejt të nënshkruajë marrëveshje të re.“Nuk kam problem me qëndrimin këtu dhe kam ndërmend të nënshkruaj marrëveshjen shumë shpejt. Ende pres disa detaje të vogla të shikohen, por në përgjithësi është arritur marrëveshje në mes dy palëve”, ka thënë Marquez.Ai po ashtu pret që marrëveshja e re me Barcelonën të jetë edhe e fundit në Evropë, pasi 30-vjeçari pret ta përfundojë karrierën në vendlindjen e tij.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke pritur një ndeshje të madhe nga Andrey Arshavin në takimin e sotëm kundër Tottenhamit.
Rusi do të luajë derbin e parë të tij në Londrën veriore që kur nënshkroi për Arsenalin në muajin janar.“Arshavin mund ta ndryshojë ndeshjen, kudo në cilindo moment, andaj besoj se ai do të ketë një ndeshje të madhe edhe kësaj here”.“Ai është një lojtar të cilin e dua, jo vetëm sepse është i talentuar, por sepse është efektiv. Jam i bindur se ai do të ketë ndikim në takimin e nesërm”, ka thënë Wenger.
Crsitiano Ronaldo dëshiron që ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Wayne Rooney, t’i bashkohet atij te Reali i Madridit.
“Wayne do të ishte një sensacion këtu. Mendoj se ne mund t’ia dalim me Rooney shumë mirë. Do të ishte shkëlqyeshëm nëse ai vjen. Ky është vendi ideal për lojtarët më të mirë në botë dhe nuk ka dyshim se ai është një prej tyre”.“Wayne ka gjithë aftësinë dhe vendosmërinë që ju keni nevojë për të bërë një karrierë të mirë këtu. Ai ka treguar se sa i mirë është gjatë disa viteve të fundit në Angli. Dhe nuk ka dyshime se ai do të vinte dhe do të ishte një lojtar i njëjtë edhe në Spanjë. Do të më pëlqente ta shoh atë një ditë në Real Madrid”, ka thënë Ronaldo.
Në prag të takimit të sotëm në mes të Ligës Premier në mes të Chelseat dhe Boltonit, menaxheri i bluve, Carlo Ancelotti, thotë se ai është një fans i madh i kapitenit të ekipit kundërshtar, Kevin Davies,.
“Ai është një lojtar i mirë. Ai është shumë i rëndësishme për ekipin e tij, por ne kemi respekt për të dhe për Boltonin. Ne dëshirojmë të luajmë në mënyrën më të mirë pasi mendojmë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme”.“Më pëlqejnë të gjithë llojet e sulmuesve. Është e rëndësishme, mendoj, për një sulmues të punojë për ekipin. Kjo është se pse dua të gjithë sulmuesit të jenë në formë dhe këtë e kërkoj prej tyre”, ka shtuar Davies.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, e ka eliminuar Arsenalin nga gara për titullin e Ligës Premier.
Tottenhami viziton sot Arsenalin në Emirates, me të dyja ekipet që kanë pikë të barabarta në tabelë, nga 19.“Nuk mendoj se Arsenali do ta fitojë ligën këtë sezon. Sigurisht ata kanë shanse, por Manchester United dhe Chelsea janë ekipe më të mira, megjithëse kam qenë gabim miliona herë më herët”, ka thënë Redknapp.
Edhe pse nuk janë paraqitur si duhet në dhjetë xhirot e para të Ligës Premier, mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se Të Kuqtë ende kanë gjasa për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.
“Titulli është ende i mundshëm. Nëse fillojmë të fitojmë dhe vazhdojmë me fitore, gjithçka është e mundur, mirëpo nuk na lejohet të humbim më shumë pikë. Duhet të fillojmë me fitore dhe të mos ndalemi më”. “Në futboll kur nuk i dihet. Nëse fiton ndeshjet, atëherë mund të ndodhë. Duhet të harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Dhe ta bëjmë për ne, për skuadrën, dhe mbi të gjitha, për tifozët”, ka thënë argjentinasi.
Valon Behrami në një përballje me Fernando Torres. Shënjestra e Juventusit, Valon Behrami, është shprehur i kënaqur te skuadra e tij West Ham United, duke thënë se nuk planifikon të kthehet në Serie A.
Kosovari me pasaportë zvicerane u transferua nga Lazio te West Ham në vitin 2008, ndërsa prej skuadrave të interesuara për të është edhe gjiganti italian, Juventus. “Nuk dua të largohem nga West Ham. Po e shijoj punën time këtu. Kjo skuadër më ka dhënë shumë, përpara, gjatë dhe pas lëndimit gjurit”. “Aktualisht jam 80% i kompletuar. Shpresoj ta fitoj besimin e trajnerit dhe të klubit me paraqitjet e mia në fushë”, ka thënë Behrami për Tuttomercatoweb.