Skuadra e Manchester United është befasuar nga CSKA Moska në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, megjithatë Djajtë e Kuq nuk lejuan të mposhten në shtëpinë e tyre, në takimin që përfundoi me rezultat 3-3.Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Alan Dzagoev (25’), ndërsa vendasit barazuan me golin e Michael Owen (29’). Mirëpo pas vetëm dy minutash (31’), rusët sërish kaluan në epërsi me golin e Milos Krasic, dhe me rezultatin 2-1 në favor të mysafirëve përfundoi pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë (47’), CSKA shokoi tifozët e Manchesterit duke shënuar edhe golin e tretë, ndërsa ekzekutues ishte Vasiliy Berezutskiy. Megjithatë, Djajtë nuk lejuan të mposhteshin në kështjellën e tyre duke arritur ta barazonin rezultatin në fund të ndeshjes. Njëherë Paul Scholes ngushtoi epërsinë e mysafirëve (84’), ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Luis Antonio Valencia barazoi rezultatin. Ndeshja tjetër e Grupit B, e zhvilluar ndërmjet Besiktasit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren e gjermanëve me rezultat 3-0. Pas xhiros së katërt, Grupit B i prin Manchester United me dhjetë pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Wolfsburgu me shtatë pikë.
Kampioni i Francës, Bordeaux, do të vazhdojë të ruajë kreun e grupit A të Ligës së Kampionëve, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 si mysafir ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.Ish-mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, ishte i pari që kaloi francezët në epërsi duke shënuar me kokë tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë (37’), ndërsa dështimin e radhës për Bayernin e vulosi sulmuesi Marouane Chamakh në kohën shtesë të ndeshjes.Në takimin tjetër të këtij grupi, Juventusit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Mauro Camoranesi në fund të pjesës së parë të takimit (45’), për të shënuar fitore si mysafir i ekipi izraelit Maccabi Haifa.Bordeaux që vazhdon të mbajë kreun me dhjetë pikë, tashmë e ka të siguruar kualifikimin. Juventusi në pozitën e dytë, me fitoren e sotme mbledh tetë pikë, ndërsa Bayerni vazhdon të mbetet në kuotën e katër pikëve.
Takimi kryesor i të martës mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar në San Siro, ku janë takuar Milani dhe Real Madridi, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.Të dyja skuadrat zhvilluan lojë mjaft të hapur në të cilën pati shumë raste, mirëpo u shënuan vetëm dy gola. Të parët në epërsi kaluan Los Blancos me golin e Karim Benzema (29’), i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Dida pas goditjes së Ricardo Kaka. Në minutën e 35-të u akordua penallti në favor të Rossonerëve pas prekjes së topit me dorë nga Pepe brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Ronaldinho (35’). Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje mjaft e hapur me plot raste, mirëpo nuk u shënua asnjë gol. Në takimin tjetër i Grupit C, Marseille e ka shkatërruar Zurichun duke e mposhtur me rezultat prej 6-1. Pas xhiros së katërt, në këtë grup Real Madridi dhe Milani mbajnë dy vendet e para me nga shtatë pikë, ndërsa Marseille gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë.
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, do të mungojë një ndeshje në Serie A, si pasojë e kartonit të kuq që mori në takimin kundër Napolit.U duk sikur braziliani goditi portierin Morgan De Sanctis në ndeshjen e të shtunës të cilën Juve e pësoi me rezultat 3-2, ashtu që gjyqtari reagoi menjëherë duke e përjashtuar me karton të kuq. Mirëpo, pas shikimit të xhirimeve u pa që Amauri nuk e ka goditur portierin, por sido që të jetë Gjykatësi italian i sportit, Giampaolo Tosel, ka vendosur ta dënojë me një ndeshje moslojë, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen kundër Atalantas në vikendin e ardhshëm.
Spekulohet se Manchester City planifikon ta zëvendësojë Robinhon me një tjetër brazilian, yllin e Milanit, Ronaldinho.Sport njofton se ‘pasanikët’ planifikojnë të fillojnë bisedime me Rossonerët për disponueshmërinë e Ronaldinhos dhe pastaj t’ia japin dritën e gjelbër Robinhos për t’u transferuar te Barcelona. Robinho vazhdimisht ka qenë në shënjestër të skuadrave të ndryshme, ndërsa duket se transferimi te Blaugranët është më se i mundshëm. Ndërkohë, City planifikon ta sjellë Ronaldinhon në skuadër, dhe përveç tij do të bëjë oferta edhe për Thierry Henry (Barcelona), Yossi Benayoun (Liverpool) dhe Franck Ribery (Bayern Munich).
Trajneri i ri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Chelsean në ndeshjen e të martës mbrëma, për ta kthyer vetëbesimin para derbit të Madridit, kundër Los Blancos.Atletico sonte pret Blutë në Vicente Calderon, ndërsa humbja në këtë ndeshje, virtualisht do të eliminonte spanjollët nga gara e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve.. “Kemi dy ndeshje të mëdha, kundër Chelseat dhe Real Madridit, që do të na shërbejnë për motivim shtesë, për lojtarët dhe tifozët”. “Nuk jam duke menduar t’i pushoj lojtarët për ndeshjen kundër Madridit. Do të inkuadroj skuadrën time më të fortë”, ka thënë Sanchez Flores në një konferencë për shtyp.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk e ka në plan të shesë klubin e tij.Kompania e Berlusconit, “Fininvest”, kohë më parë kishte dalë me një deklaratë për të mohuar spekulimet se Milani do t’i shitej një kompanie libaneze, apo manjatit shqiptar Rezart Taçi, që po ashtu është i gatshëm të investojë te klubi kuqezi. Ndërsa tani, veti presidenti i klubit, i cili është pronar i Milanit që nga viti 1986, thotë se asnjë shumë parash nuk mund ta bindë që ta shesë klubin tij. “Për dikë, i cili është i dashuruar, asnjë shifër nuk ia vlen sakrificës. Vetëm vullneti i mirë i të dashuruarit mund të triumfojë”. “Sakrifikimin e Milanit do ta bëja vetëm atëherë nëse ekziston dikush që mund të jetë më i vlefshëm se unë ndaj klubit. Deri më tani askush nuk ka ardhur me kualitetet e duhura”, ka thënë Berlusconi.
Liverpooli mund të jetë pa sulmuesin Fernando Torres për plot dy muaj, nëse ai do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit.Sipas The Sun, sulmuesi spanjoll është duke luftuar me lëndimin dhe operacioni mund ta lërë atë jashtë fushe për dy muaj. Edhe Steven Gerrard mund të funtet nën thika gjatë të enjtes, nëse skenimi tregon se dëmtimi i tij është i përkeqësuar.Megjithatë menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, do ta angazhojë Torres në takimin e nesërm të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, pavarësisht lëndimit të tij.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk ka dyshime se klubet angleze sërish do të dominojnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.“Ekipet angleze do të arrijnë në gjysmëfinale sërish. Ata kanë qenë dominues në turne gjatë gjashtë ose shtatë viteve të kaluara. Kjo është treguar nga dëshmitë e etapave më të vonshme dhe mendoj se ngjashëm do të jetë edhe këtë vit”.“Me sa duket Barcelona është favorit. Nuk mund t’i eliminoni. Por nuk ka dyshim se ekipet do të garojnë për trofe”, thotë Ferguson.
Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, raportohet se dëshiron të transferohet në Angli te Chelsea, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti.Sipas TuttoMercatoWeb, 31-vjeçari Gattuso, dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në Ligën Premier dhe e mendon këtë sezon si të fundit të tij me fanellën kuqezi.Me Chelsean që tash menaxhohet nga ish-mentori i tij Carlo Ancelotti, një ofertë pritet të arrijë ose në janar ose gjatë verës.Manchester United po ashtu ka qenë në vëzhgim të italianit një kohë të gjatë, edhe pse Sir Alex Ferguson ka thënë se synimi i tij është të nënshkruajë me lojtarë nën 27 vjeç.
Al Harrington ka shënuar 24 pikë përfshirë 13 në çerekun e katërt për të ndihmuar New York Knicks të mposhtin New Orleans Hornets me rezultat 117-111, që shënuan kështu fitoren e parë të sezonit në NBA.
Knicks bënë 15 gjuajtje të lira në çerekun e fundit dhe realizuan 40 pikë, duke iu bërë ballë 32 pikëve dhe 13 asistimeve nga ylli i New Orleans, Chris Paul.David Lee ka shënuar 28 pikë dhe tetë kërcime për New York, i ndjekur nga Harrington, i cili vazhdon të shkëlqejë pasi shënoi 42 pikë edhe në humbjen ndaj Philadelphia 76ers.
Knicks bënë 15 gjuajtje të lira në çerekun e fundit dhe realizuan 40 pikë, duke iu bërë ballë 32 pikëve dhe 13 asistimeve nga ylli i New Orleans, Chris Paul.David Lee ka shënuar 28 pikë dhe tetë kërcime për New York, i ndjekur nga Harrington, i cili vazhdon të shkëlqejë pasi shënoi 42 pikë edhe në humbjen ndaj Philadelphia 76ers.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka mbështetur dyshen e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi për të fituar Topin e Artë.Casillas është i lumtur që sheh aq shumë spanjollë në mesin e të nominuarve dhe i vlerëson bashkëkombësit e tij Iniesta dhe Xavi si më të vlefshëm se bashkëlojtari i tyre Lionel Messi.“Nëse unë do të mund të votoja, do t’ia jepja trofeun Xavit ose Iniestas, pasi ata e meritojnë më shumë këtë çmim dhe janë shokë të mi. Andreas dhe Xavi kanë fituar kampionatin evropian, derisa Messi ende nuk ka fituar titull me Argjentinën”, ka thënë Casillas.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, raportohet se është duke përcjellë mbrojtësin e ekipit turk Galatasaray, Servet Cetin.28-vjeçari, pjesëtar i kombëtares së Turqisë, është cak i ri i klubit spanjoll për afatin kalimtar të janarit, siç shkruajnë mediat turke.Pavarësisht arritjes së Dimytro Chygrynskiy, trajneri Pep Guardiola ende mendon se opsionet e tij të mbrojtjes janë të pakta dhe një lojtar me përvojën e Cetin do të përshtatej shumë mirë në planet e tij.Frenimi i vetëm mund të vijë nga ana e lojtarit, i cili mund të mos dëshirojë të ketë rol të pjesshëm edhe në një klub të madh si Barcelona.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk dëshiron që lojtarët e tij të shpërqendrohen para takimit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.Manchester United do të vizitojë Chelsean këtë vikend, por Ancelotti dëshiron që lojtarët e tij të mbajnë fokusimin te takimi i Ligës së Kampinonëve.“Zakonisht të gjithë njerëzit mendojnë për ndeshjen kundër Manchester United, por ne kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme gjatë javës dhe dëshirojmë të përgatitemi mirë”.“Është shumë e lehtë të përgatitesh për Manchester United, pasi është një takim shumë i rëndësishëm, por kemi nevojë ta ruajmë përqendrimin në Ligën e Kampionëve për momentin”, ka thënë italiani.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, është i ngazëllyer me aftësitë lidere të kapitenit të klubit, Lorik Cana.Bruce beson se shqiptari, i cili erdhi këtë verë nga Marseille, plotëson shpirtin që ai kërkon te lideri i ekipit.“Personeli ka ndërruar sadopak këtu dhe kapiteni sigurisht se ndihmon shumë pasi ai drejton në mënyrën për t’u marrë shembull. Ai nuk bën gjepura”, ka thënë Bruce.“Nuk them se jemi të shkëlqyeshëm, por po ia dalim mirë dhe vetëm mundohem që të jemi në formë. Ky është një problem që do ta kemi, plus Cana tash është i suspenduar. Kur ju mungon Lorik Cana, Lee Cattermole dhe Kenwyne Jones, ata janë pjesë e madhe e ekipit tonë, por duhet t’ia dalim pa to”, ka shtuar anglezi.Cana, i cili gjatë vikendit kundër West Ham Untied morri kartonin e pestë të verdhë të sezonit, po ashtu ka shprehur keqardhjen që do të mungojë në takimin e radhës që zhvillohet të shtunën në White Hart Lane kundër Tottenhamit.“Jam i zhgënjyer që jam i suspenduar, pasi nuk do të luaj me ekipin, por do të jem atje me ata. Do të udhëtoj në Londër për të qenë me ekipin dhe për t’i ndihmuar në cilëndo mënyrë që mundem”, ka thënë Cana.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, raportohet se është i interesuar të marrë detyrën e Rafa Benitez nëse ky i fundit largohet nga Liverpooli.Mediat angleze shkruajnë se italiani është lidhur me një mori klubesh që kur u largua nga Interi në maj të vitit 2008, por ai ka refuzuar ta prishë kontratën me klubin italian, e cila vazhdon t’i sjellë 5.5 milionë funte në vit.44-vjeçari është lidhur me postin e menaxherit të Liverpoolit, si dhe të Real Madrid, ku edhe kiliani Manuel Pellegrini është nën presion, pavarësisht se ka udhëhequr klubin me vetëm një pikë larg kreut të tabelës së La Liga.Mbetet të shihet se cili mund të shkarkohet dhe nëse Mancini mund të jetë pasues në stolin e menaxherit të ndonjërit prej këtyre gjigantëve evropian.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, është duke përgatitur ofertë për yllin e Sampdorias, Antonio Cassano.Sipas Daily Mail, Cassano është i gatshëm të largohet nga klubi i tij aktual, pasi u fishkëllye nga fansat gjatë barazimit pa gola të së shtunës ndaj Barit.“Tashmë janë bërë tre ose katër ndeshje ku fishkëllehem. Kjo ndodhi edhe në Romë dhe u largova, ndodhi në Real Madrid dhe u largova. Sampdoria është dytë në tabelë. E përsëris të dytin”, ka thënë 27-vjeçari si reagim ndaj tifozëve.Zola është i gatshëm të ndajë një shumë të konsiderueshme për të marrë shërbimet e italianit, por ndoshta jo aq sa shkruhet në klauzurën e tij blerëse, saktësisht 14.5 milionë.
Klubi i tenisit “Wimbledon” nga Prizreni është kampion i Kosovës në tenis në konkurrencën ekipore. Prizrenasit u shpallën klubi më i mirë i Kosovës në vitin 2009 pasi që në finale që u zhvillua në Prizren fituan ndaj ekipit të klubit të tenisit Prishtina me rezultat 3-2.Për herë të parë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe për herë të parë në historinë 13 vjeçare të ekzistimit të Federatës së tenisit të Kosovës kemi shpalljen e ekipit me të mirë të Kosovës për vitin garues paraprak. Takimi u zhvillua sipas sistemit të Davis Cup, pra me katër përballje individuale dhe një në konkurrencën e çifteve. Në takimin e parë u takuan Zahir Rama nga Prizreni dhe Jeton Hajdari nga Prishtina. Ishte një takim shumë i fortë ku pati mjaft kthesa në rezultat. Setin e parë e fitoi bindshëm Jeton Hajdari. Por, tenisti prizrenas Zahir Rama u këndell dhe beri kthim në rezultat duke fituar setin e dytë me rezultat 6-2. Seti i tretë dhe vendimtar ishte jashtëzakonisht interesant. Në fund Zahir Rama ia morri shërbimin Jeton Hajdarit në gemin vendimtar kundërshtarit të tij duke e përbyllur setin e tretë me rezultat 6-4. Në përballjen e dytë u takuan Behar Kurteshi nga Prishtina dhe Gurash Hasani nga Prizreni i cili enkas për këtë takim udhëtoi nga Gjermania për të i ndihmuar klubit të tij drejt titullit të më të mirit në Kosovë. Gurashi karrierën e tij profesionale në tenis është duke e vazhduar në klubin e tenisit Palmengarten në Frankfurt të Gjermanisë. Ky takim përfundoi me rezultat 2 me 0 me sete në favor të tenistit prizrenas Gurash Hasanit 6-3 dhe 6-2.
Sfida më interesante dhe vendimtare e ditës ishte ajo e konkurrencës së çifteve ku me të vertetë u zhvillua një luftë e madhe për secilin poen dhe ku të gjithë tenistët treguan vetëmohim maksimal duke i dhënë shikueseve pjesëmarrës një takim cilësor dhe dramatik deri në poenin e fundit. Se sa ishte i fortë ky takim tregon edhe rezultati ku të gjitha setet u vendosën në ‘tie break’. Çifti prizrenas Zahir Rama dhe Gurash Hasani për një nuancë ishin më të mirë se Granit Bajraliu dhe Behar Kurteshi duke fituar me rezultat 7-6, 6-7 dhe 10-8. Me këtë fitore klubi i tenisit Wmbledon nga Prizreni udhëhoqi me 3-0 dhe siguroi fitoren vendimtare drejt titullit të kampionit ekipor të Kosovës. Dy takimet tjera u zhvilluan sa për prestigj. Besart Halimi nga Prishtina triumfoi ndaj Burim Bytyqit nga Prizreni me rezultat 6 : 4, 2 : 1 ndërprerje për shkak të lëndimit të tenistit prizrenas dhe në fund Granit Bajraliu fitoi ndaj Durim Morinës 6-0, 6-0. Kryetari i Federatës së tenisit të Kosovës Shkelzen Domi ia dorëzoi kupën kryetarit të klubit më të mirë të tenisit për vitin 2009 Wimbledon nga Prizreni, Jeton Hadërgjonaj.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka nënvizuar rëndësinë që ka ndeshja e të martës mbrëma kundër Milanit në San Siro, duke thënë se të zgjedhurit e tij do të sulmojnë që nga fillimi i ndeshjes.“Do të jetë një ndeshje ndërmjet dy skuadrave të mëdha me lojtarë të shkëlqyer. Është shumë me rëndësi për ne që të sigurojmë tri pikët, dhe ne do t’i kërkojmë ato nga minuta e parë”. “Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe ta rikthejmë vendin e parë (në grup), megjithatë përsëri do të na mbetet që t’i fitojmë edhe dy ndeshjet tjera të fazës së parë (fazës grupore)”, ka thënë kiliani për faqen zyrtare të Los Blancos.
Skuadra e Milanit ka konfirmuar se mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, do të kthehet në San Siro nga afati kalimtar i janarit.34-vjeçari kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Rossonerët duke lënë përshtypje me paraqitjet e tij, ndërsa tani faqja zyrtare e Milanit ka konfirmuar se anglezi do të transferohet sërish në formë huazimi dhe do të jetë në dispozicion të kuqezinjve nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mesfushori anglez dëshiron të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Anglisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, ndërsa kushti që ia ka vënë Fabio Capello është që të luajë në një skuadër evropiane.
















