Mesfushori ofensiv i Juventusit, Diego, ka lëvduar momentin e mirë të Bianconerëve dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të kenë qëndrueshmëri në rezultate.“Kemi shumë besim për ndeshjet e radhës. Mund ta arrijmë Interin, duhet të besojmë te vetvetja. Dimë si të luajmë futboll dhe mund të arrijmë objektivat tona”.
“Interi është kundërshtari ynë për Scudetto. Dëshiroj të fitoj më Juventusin, qoftë titullin (e Serie A) qoftë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Diego për Tuttosport.
Milani po kthehet dalëngadalë në formën më të mirë, tashmë ka zënë pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë më pak se lideri Inter, ndërsa trajneri Leonardo Araújo thotë se Rossonerët kanë mundësi për ta fituar Scudetton.“Scudetto? Është një fjalë që ka qenë gjithmonë në fjalorin tonë, të shohim nëse do të mund ta fitojmë këtë sezon”.
“Jemi të penduar për humbjet që kemi pësuar në fillim, por ne kemi respekt dhe duhet të vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Leonardo për Tuttosport.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se është qind për qind i sigurt se skuadra e tij do të kthehet në garë për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.“Mund ta shikoni tabelën dhe nuk ka shumë, shumë diferencë. Gjëja kryesore për mua është se duhet të analizojmë pozitën tonë dhe të pyesim vetveten- ‘Si mund të përmirësohemi?’”.
“Duhet të vazhdojmë të angazhohemi dhe pas një ose dy muajsh, jam qind për qind i sigurt se do të jemi lartë në tabelë dhe do të jetë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Benitez për The Sun.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, John O’Shea, mendon se Djajtë e Kuq është dashur të fitojnë në ndeshjen e të dielës kundër Chelseat.Blutë dolën fitues përballë kampionit në fuqi duke e mposhtur me rezultat minimal në ndeshjen e zhvilluar në Stamfrod Bridge.
“Ne i urrejmë humbjet dhe e dimë se tash duhet të kemi një periudhë të shkëlqyer. Na ka mbetur një shije e hidhur, por shpresoj se do ta tejkalojmë atë”.
“Jo shumë skuadra shkojnë në Stamford Bridge dhe dominojnë. Fatkeqësisht nuk morëm atë që merituam”, tha O'Shea për MUTV.
Më 14 dhe 18 nëntor do të zhvillohen dy ndeshjet e barashit ndërmjet Bosnje Hercegovinës dhe Portugalisë, ndërsa sulmuesi boshnjak Edin Dzeko e ka bërë të qartë se përfaqësuesja e tij do të bëjë gjithçka për të siguruar kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
“Kuptohet, portugezët do të startojnë si favoritë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer me një përvojë të madhe, megjithatë kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi shans. Janë dy ndeshje dhe ne do të japim gjithçka”.
“Është përballje me dy takime, dhe nëse mund të kthehemi prej tyre me rezultat modest, gjithçka është e mundur”.
“Ajo që është në favorin tonë është uniteti dhe vendosmëria jonë si ekip. Jemi një grup vëllezërish, dhe po përshtatemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë Dzeko për fifa.com.
“Kuptohet, portugezët do të startojnë si favoritë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer me një përvojë të madhe, megjithatë kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi shans. Janë dy ndeshje dhe ne do të japim gjithçka”.
“Është përballje me dy takime, dhe nëse mund të kthehemi prej tyre me rezultat modest, gjithçka është e mundur”.
“Ajo që është në favorin tonë është uniteti dhe vendosmëria jonë si ekip. Jemi një grup vëllezërish, dhe po përshtatemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë Dzeko për fifa.com.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka premtuar se rikthimi i tij nga lëndimi do të jetë sensacional.Ikona bardhezi ka munguar gjatë këtij sezoni si pasojë e lëndimeve, ndërsa edhe përkundër se është rikuperuar ai është lënë të pushojë dhe të përgatitet mirë për t’u rikthyer, ndërkohë që kthimi i tij pritet të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Udineses më 22 nëntor.
“Ka qenë një pritje e gjatë, mirëpo jam përgatitur pa ruajtur asnjë pikë energjie. Po bëhem më mirë dita ditës dhe kam një të ardhme të shkëlqyer përpara”.
“Do të jem më i mirë se më parë, më i kompletuar. Kam vullnet për të rifilluar dhe do të vazhdoj të shënoj”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.
Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti, beson se Interi do ta fitojë Scudetton edhe këtë sezon.“Liga italiane është gjithmonë e vështirë, por është ende e hapur. Sido që të jetë, Interi është skuadra më e fortë”.
“Jose Mourinho është një trajner i shkëlqyer i cili transmeton gjëra të rëndësishme te lojtarët e tij”, ka thënë Spalletti.
Roma ka konfirmuar se mesfushori Daniele De Rossi duhet t’i nënshtrohet operacionit kirurgjik, pasi e ka thyer ashtin mollëzor gjatë ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Interit.“De Rossi ka thyer ashtin e djathtë mollëzor dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike sot (të hënën)”, shkruan në faqen zyrtare të Romës.
Pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjike, mesfushori italian do të mungojë edhe në dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses së tij, kundër Holandës dhe Suedisë.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Cristiano Ronaldo, nuk është i gatshëm të luajë për Portugalinë në takimin e play-offit të Kupës Botërore, kundër Bosnjës.Ronaldo është përzgjedhur nga Carlos Queiroz, pavarësisht se është duke u rikuperua nga lëndimi në nyje.“Lojtar është në rikuperim. Mjekët tanë i kanë hapur dyert e klubit për Portugalinë të vijë dhe ta shohë gjendjen e lojtarit. Sidoqoftë, ne do t’iu dërgojmë një raport. Mendoj se lojtari ka nevojë për qetësi, pasi të gjithë jemi duke i dhënë ankth atij”, ka thënë Valdano.
Barcelona dhe Real Madridi mund të futen sërish në garë, pasi raportohet se Bayern Munich është i gatshëm ta shesë mesfushorin Franck Ribery.Rënia e formës së francezit dhe forma e dobët e Bayernit e kanë bërë gjigantin gjerman të fillojë të kërkojë blerës në Evropë për Riberyn.Sport shkruan se Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City janë në mesin e klubeve të cilat janë të gatshëm të ofrojnë nga 35 milionë euro për francezin.Pasi transferimi i tij në Madrid dështoi gjatë verës, Ribery ka bërë vetëm shtatë paraqitje me ekipin e parë të Bayernit këtë sezon dhe ka vuajtur nga lëndimi në gju.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka fajësuar mesfushorin e Interit, Patrick Vieira, për përplasjen tij me Daniele de Rossi, në takimin e mbrëmshëm.Mesfushori italian De Rossi pati çarje të mollëzës në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në Giuseppe Meaza.“Falë Patrick Vieira, De Rossi ka nevojë për operacion. Ai shpesh kërcen me bërryl të ngritur, por në Angli ai do të dërgohej jashtë loje për këtë”, ka thënë Ranieri.
Ylli i Real Madridit, Kaka, ka thënë se ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcorcon ende nuk ka përfunduar.Në ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në Bernabeu, Reali duhet të përmbysë deficitin prej 4-0 nga ndeshja e parë për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm të Kupës, dhe Kaka beson se kjo mund të arrihet.“Për krenari dhe historinë e Real Madridit ne duhet ta fitojmë këtë takim. Fitorja në derbi na ka dhënë shumë motiv për të bërë rikthim”, ka thënë Kaka.
Forma e mirë e sulmuesit të ri Pedro e ka bërë menaxhimin e Barcelonës të rimendojë planet për të angazhuar sulmuesin e Manchester Cityt, Robinho.Barcelona planifikon të bisedojë me zyrtarët e Cityt më vonë gjatë kësaj jave në Abu Dhabi për një transferim të brazilianit në muajin janar.Por forma e shkëlqyeshme e Pedro ka bërë që trajneri Pep Guardiola t’i thotë drejtorit sportiv Txiki Begiristain të bëjë një pauzë në bisedimet për Robinhon.Pedro shënoi dy herë në fitoren e të shtunës ndaj Real Mallorcas dhe forma e tij ka tërhequr edhe vëmendjen e përzgjedhësit të kombëtares spanjolle Vicente del Bosque, që mund ta ftojë atë për Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010.
Sulmuesi i Interit, kamerunasi Samuel Eto'o, thotë se klubi italian nuk do të jetë i fundit për të.Ish-sulmuesi i Barcelonës, dëshiron ta mbyllë karrierën e tij përsëri në Spanjë, por te Mallorca.“Dua të përfundoj në Mallorca. Është një vendim i cili vjen nga zemra”, ka thënë Eto’o.Real Mallorca ishte klubi ku Eto’o filloi karrierën si senior, pasi nënshkroi si huazim nga Real Madridi kur ishte tinejxher.
Pavarësisht humbjes në Chelsea, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ata po largohen nga Stamford Bridge me moralin e fitores.Goli kontrovers i shënuar nga John Terry i solli tre pikët e plota ekipit të Carlo Ancelottit, pavarësisht se lojën më të mirë gjatë 90 minutave e bëri ekipi mysafir.“Ishte Manchester United atë që pashë sot. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe sot ishte një rikujtim se ne jemi shumë të mirë. Ne jemi kritikuar së fundi nga shumë njerëz, por kjo nuk na ka frenuar”.“Tash kemi një qëllim, një qëllim të madh: duam ta fitojmë këtë ligë. Dhe maja nuk është e paarritshme, sigurisht”, ka thënë Ferguson.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ai mund të luajë shumë më mirë se sa që luan aktualisht.Spanjolli shënoi gol në fitoren 4-1 të Arsenalit ndaj Wolves, i cili ishte goli i nëntë i tij i sezonit.“Pasi shënoj gola duket sikur luaj mirë, por mua nuk më duket kështu. Ndoshta në vitet tjera e kam pasur të njëjtën pozicion, por nuk kam shënuar gola”.“Nuk mendoj se ishte paraqitja ime më e mirë kundër Wolves, por shënova gol dhe dukej më ndryshe. E di si t’i vlerësoj paraqitjet e mia dhe ku duhet të përmirësohem”, ka thënë Fabregas.
Roma ka arritur të nxjerrë një pikë të rëndësishme si mysafir i kampionit në fuqi, Inter, duke barazuar në Giuseppe Meazza.Kryendeshja e javës së dymbëdhjetë në Serie A, e zhvilluar ndërmjet Interit dhe Romës, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Të parët në epërsi kaluan Giallorrossët me anë të Mirko Vucinic (13’), i cili shënoi me kokë në portën e Julio Cesar, ndërsa me epërsi minimale të Romës përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Jose Mourinho bëri ndryshime në skuadër duke inkuadruar Mario Balotellin dhe Wesley Sneijderin, që rezultoi si intervenim pozitiv. Me të filluar pjesa e dytë (48’), Nerazzurët barazuan rezultatin me anë të sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o. Mirëpo deri në fund të ndeshjes, as njëra e as skuadra tjetër nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare dhe me rezultat të barabartë përfundoi takimi. Pas javës së dymbëdhjetë, Interi vazhdon të kryesojë në Serie A me diferencë prej pesë pikësh nga Juventusi, ndërsa Roma mban vendin e katërmbëdhjetë me 15 pikë, aq sa kanë Chievo dhe Udinese dy pozita më lartë.

















