Mësohet se Tottenham Hotspur ka rikthyer interesimin te sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, të cilin dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Tuttomercatoweb.com njofton se Spursat janë të gatshëm t’i ofrojnë 15 milionë euro Milanit për të fituar shërbimet e sulmuesit holandez, i cili nuk ka mundur të përshtatet në San Siro. Huntelaar u transferua te Milani gjatë afatit kalimtar veror nga Real Madridi, ndërsa nuk ka mundur të sigurojë vend në formacionin e trajnerit Leonardo pasi që nuk ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij.
Udinese do të luajë pa sulmuesin kryesor, Antonio Di Natale, në ndeshjen e vështirë kundër Juventusit që do të zhvillohet pas dy javësh.
Lojtari është suspenduar për një ndeshje moslojë për shkak të reagimit të tij në ndeshjen e vikendit që shkoi kundër Fiorentinas. Përveç Di Natales, në javën e trembëdhjetë në Serie A nuk do të luajnë edhe: Marius Stankevicius (Sampdoria), Cristian Raimondi (Livorno), Salvatore Aronica (Napoli), Andrea Cossu (Cagliari), Cristiano Doni and Tiberio Guarente (Atalanta), Omar Milanetto (Genoa), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Alessandro Nesta (Milan).
Ivan Cordoba thotë se trajneri i Interit, Jose Mourinho, sillet si prind për sulmuesin Mario Balotelli dhe për këtë arsye shpesh e kritikon atë.
“Mourinho është si baba për Balotellin, ai po mundohet ta drejtojë në rrugë të drejtë”. “Mario duhet të kuptojë se duhet të luajë për skuadrën dhe jo vetëm për vete, Mario ka kualitete të jashtëzakonshme, ndërsa Mouronho dëshiron që ai t’i shfaqë ato më shpesh”, ka thënë mbrojtësi zikaltër për Italia 7 Gold.
Sulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se blaugranët kanë respekt për Interin, por megjithatë ata do të fitojnë ndaj nerazurëve.
Kampioni i Evropës është duke u përballur me probleme në grupin F, kur kanë mbetur edhe dy raunde deri në fund të takimit, dhe mund t’i komplikojë gjërat nëse nuk shënon fitore ndaj Interit në rundin e pestë të ndeshjeve të fazës grupore të Ligës së Kampionëve si dhe kundër Dinamo Kievit në takimin e fundit.Derbin përballë Interit, Barcelona do ta zhvillojë më 24 nëntor në Camp Nou dhe Messi thotë se ata kanë respekt të madh për nerazurët, por do të arrijnë te tri pikët.“Kemi respekt për Interin, por ne nuk kemi frikë. Pas pikëve të humbura në takimin me Rubin kemi nevojë të fitojmë. Të gjithë mendojnë vetëm për takimin me Interit, ndeshje e cila befas u bë e rëndësishme për ne”, ka thënë Messi.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, thotë se e ardhmja e sulmuesit brazilian Robinho është në Eastlands.
Braziliani, i cili aktualisht është jashtë fushe për shkak të lëndimit të nyjës, vazhdimisht është lidhur me një kalim në Barcelona, por Mark Hughes thotë ai është pjesë e planeve të tij dhe se nuk do të largohet.“Jam shumë i qartë dhe Robinho duhet ta ketë shumë të qartë se e ardhmja e tij është në City. Nuk ka arsye të mendojmë se kjo do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Tregimet vijnë nga njerëz që janë jashtë klubi dhe flasin për situatën e Robinhos edhe pse nuk kanë kurrfarë informate të vërtetë”, ka thënë Hughes.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, është kundërpërgjigjur ndaj thënieve se ai është i pakënaqur me rolin e tij në ekip këtë sezon.
Francezi këtë sezon ka mbetur nën hijen e të riut në formë Pedro dhe përforcimit të verës, Zlatan Ibrahimovic.“Gjëja më e rëndësishme është Barcelona, jo Henry, Pedro, ose Messi... Ne duhet të fitojmë ndeshjet dhe të gjenerojmë pikë”.“Për mua, gjëja më e rëndësishme është se Barcelona fiton. Nëse pas gjithë kësaj unë kam shans të shënoj dhe të ndihmoj grupin, atëherë do të jetë edhe më mirë”, ka thënë francezi.
Njëshi i Juventusit, Diego, është i kënaqur me golin e tij në fitoren ndaj Atalantas dhe beson se sërish është duke dëshmuar vlerat e tij.
“Më kanë munguar golat, është e vërtetë. Është e rëndësishme për mua të rikthehem në listën e golashënuesve, por më e rëndësishme është nëse ne fitojmë”, ka thënë Diego për Tuttosport.“Unë nuk jam këtu vetëm për të shënuar gola. Kjo është detyrë e Trezeguet dhe Amauri dhe ata janë shumë të mirë në këtë. Unë nuk jam sulmues”, ka shtuar braziliani i cili i kushtoi 23 milionë funte Juventusit.
Sulmuesi spanjoll i Fenerbahce, Dani Guiza, thotë se ai dëshiron të rikthehet në kampionatin spanjoll të futbollit.
Ish-lojtari i Real Mallorca dëshiron të rikthehet në vendlindjen e tij që në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po arrin të rehatohet në Stamboll.“Kam vendosur të shkoj në shtëpi. Nuk jam i lumtur në Turqi dhe ishte gabim që erdha këtu. Kam pranuar oferta nga disa klube, por dëshira ime është të rikthehem në Spanjë për të vazhduar karrierën time”, ka thënë Guiza./
Steve Nash ka shënuar 21 pikë dhe ka bërë 20 asistime derisa ekipi i tij Phoenix Suns vazhdon fillimin e mbarë të sezonit duke mposhtur së fundi me rezultat 119-115 Philadelphia 76ers.
Jason Richardson shënoi më së shumi, 29 pikë, për Suns, të cilët tash kanë shtatë fitore përkundër një humbjeje dhe renditen në maje të tabelës së Konferencës Perëndimore së bashku me LA LAkers.Andre Iguodala kryesoi te 76ers me 24 pikë, derisa Marreese Speights kontribuoi me 20 pikë, derisa Philadelphia pësoi humbjen e katërt të sezonit, krahas tre fitoreve.
Liverpooli është ende në garë për titullin e Ligës Premier, sipas menaxherit të kësaj skuadre, Rafa Benitez.
Pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 2-2 ndaj Birmingham City, Benitez ka refuzuar të pranojë se gjasat e ekipit të tij për të fituar titullin kanë marrë fund, edhe pse ata tashmë janë 11 pikë prapa liderit, Chelseat.“Ne kemi treguar kur kemi fituar gjashtë ndeshje radhazi më herët, se çfarë mund të bëjmë. Dhe ishim nën presion kur e mposhtëm Manchester United. Ekipi nuk është duke luajtur keq”, ka thënë spanjolli.
Në kolumnën e tij të shkruar për The Sun, legjenda e Arsenalit, Ian Wright, thotë se titulli i Ligës Premier tashmë është në duart e Chelseat, dhe varet vetëm nga blutë.
“Pasi u mposht në Stamford Bridge gjatë të dielës, Manchester United nuk mund të lejojë të humbë edhe një ndeshje tjetër këtë sezon. Por Chelsea madje mund të shmangë humbjen kur do të udhëtojë në Old Trafford, ashtu siç duhet të shtyhet me United gjatë gjithë sezonit”.“Pesë pikë janë shumë për një klub me kualitetet e Chelseat, pasi ju nuk mund të mendoni ata të dështojnë kundër Blackburnit, Hull Cityt, dhe të tjerëve. Po, ata kanë pasur rrëshqitjen e tyre, kundër Villa dhe Wigan”“Kjo ka treguar se ata kanë nevojë të shtrëngohen dhe mos pritni më të humbasin në vende si këto gjatë këtij sezoni”, ka shtuar Wright.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është duke menduar të heqë dorë nga e ardhmja e tij me kombëtaren.
Ibrahimovic tashmë është lashtë takimit miqësor me Italinë për shkak të lëndimit, të cilin e pësoi në fitoren 4-2 të Barcelonës ndaj Real Mallorca.Megjithatë mund të ndodhë që mungesa me kombëtaren e Suedisë të bëhet e përhershme pasi ai është duke menduar të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.“Ai ka dyshime për të ardhmen e tij me kombëtaren. Kam folur me Zlatan dhe deri sa ai të marrë vendimin, unë nuk do ta ftoj në skuadër. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të kesh zemrën në atë çfarë bën”, ka thënë menaxheri i ri i Suedisë, Erik Hamren.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se pavarësisht fitores, ata treguan ‘shumë respekt’ për Manchester United.
Edhe pse blutë tashmë kanë kaluar 14 orë dhe dy minuta që kur kanë pranuar të vetmin gol të sezonit në Stamford Bridge, Terry nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e të dielës.“Ishte një ndeshje e palidhur dhe të dyja ekipet treguam shumë respekt për njëri-tjetrin. Ne vërtet kemi luajtur mirë në shtëpi këtë sezon dhe duhej të kishim sulmuar më shumë”.“Por bëmë atë që duhej bërë, ruajtën rrjetën e paprekur kundër një ekipi të klasit dhe siguruam edhe tre pikë të tjera”, ka thënë Terry.
Mbrojtësi Juventusit, Giorgio Chiellini, ka lëvduar kapitenin e skuadrës bardhezi, Alessandro Del Piero, pikërisht në ditëlindjen e tij.
“Të hënën kapiteni ynë Alessandro Del Piero ka mbushur 35 vjet, dhe unë dëshiroj t’ia dërgoj urimet më të sinqerta”. “Ai është një shembull për të gjithë ne, jo vetëm si lojtar por edhe si person”, ka thënë Chiellini për faqen zyrtare të Juves. Gjatë këtij fillimsezoni, Del Piero ka pasur probleme me lëndimet dhe nuk ka mundur të luajë, ndërsa rikthimi i tij do të ndodhë pas dy javësh kundër Udineses.
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim përballë Birminghamit në ndeshjen e fundit të javës së dymbëdhjetë në Ligën Premier.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të David Ngog (13’), mirëpo mysafirët arritën ta përmbysin këtë epërsi pa përfunduar pjesa e parë. Christian Benitez barazoi rezultatin (26’), ndërsa Cameron Jerome kaloi Birminghamin në epërsi (45’+3). Barazimin Të Kuqve ua siguroi i kthyeri nga lëndimi, kapiteni Steven Gerrard, i cili shënoi nga pika e bardhë (71’).
Njëri nga lojtarët kryesorë të Milanit, Ronaldinho, ka krahasuar klubin e tij me kampionin e Europës Barcelonën, duke lavdëruar progresin e rosonerëve.
“Askush nuk luan në Itali si ne, me tre sulmues – jemi si Barcelona.”
“Mendoj se ky ekip i Milanit mund të shkojë përpara. Mund të arrijmë shumë larg. Të tjerët duhet të kenë më shumë kujdes.”
“Jam vërtet i lumtur. Jam duke luajtur mirë dhe kështu është dhe skuadra.” Deklaroi Ronaldinho për La Gazzeta dello Sport.