Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, është njëri nga lojtarët që do t’u mungojë Bluve në vitin e ardhshëm gjatë Kupës së Afrikës, mirëpo ai thotë se skuadra do të vazhdojë suksesin edhe në mungesë të afrikanëve.Essien (Gana), Salomon Kalou dhe Didier Drogba (Bregu i Fildishtë) dhe John Obi Mikel (Nigeria)- janë lojtarët kyçë të cilët do t’i mungojnë Chelseat në fillim të vitit 2010 për të qenë të pranishëm në Angola ku do të zhvillohet Kupa e Afrikane e Kombeve.“Siç e dini ne kemi një skuadër të madhe dhe ata mund t’ia dalin edhe pa ne, dhe shpresoj që ata të vazhdojnë me fitore derisa ne do të mungojmë”.“Dua ta përfaqësoj vendin tim dhe nuk mund të ndryshojmë asgjë sa i përket kësaj, duhet ta pranojmë dhe të përfundojmë ndeshjet me përfaqësueset, ndërsa pastaj do të kthehemi në klubet tona për të vazhduar punën”, ka thënë Essien për BBC Sport.
Mbrojtësi i Barcelonës, Maxwell, ka deklaruar se është i lumtur në Camp Nou, përkundër se do të dëshironte të luajë më shumë për Blaugranët.Ai është i vendosur të vazhdojë angazhimin e tij dhe ta bindë trajnerin Pep Guardiola se ai meriton një vend në formacionin bazë të katalunasve.“Shpresoj që të jem gjithmonë në dispozicion (të trajnerit). Fatmirësisht, jam në formë të mirë fizike dhe jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, dhe gjithnjë mundohem të jap më të mirën nga vetja kur ai vendos të më inkuadrojë mua”.“Shpresoj të vazhdoj me këtë formë dhe jam i lumtur- megjithatë dua të luaj- kjo është e kuptueshme. Secili lojtar stërvitet dhe bën gjithçka që është e mundur për të luajtur, por unë i respektoj vendimet e trajnerit dhe Abidal po luan shumë mirë”, ka thënë ish-lojtari i Interit për AS.
Holanda nuk mund të llogarisë në shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Arjen Robben, në ndeshjen miqësore të të shtunës kundër Italisë.Që nga lëndimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, Robben ende nuk po arrin të rikuperojë formën e plotë të tij, dhe kjo është arsyeja që ai është tërhequr nga përfaqësuesja. NOS njofton se trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë vendimin se është më mirë që Robben të kthehet në Munih për të pushuar duke qenë se ai ende nuk është i gatshëm për lojë.
Robert Pires ka reaguar ndaj kritikëve të cilët mendojnë se pas moshës 30-vjeçare lojtarët nuk janë në gjendje të luajnë në formën e tyre më të mirë.“Kur një lojtar mbush 31 ose 32 vjet, duket se ai do t’i jep fund futbollit, por ata që mendojnë ashtu gabojnë, sepse futbollisti asnjëherë nuk harron si ta kontrollojë topin dhe si ta mposhtë portierin”. “Për mua mosha nuk ka rëndësi. Secili njeri njeh trupin e vet dhe fatmirësisht unë nuk kam pasur lëndime këtë sezon”. “E di se çdo vit shtesë është më i vështirë, por derisa koka ime është mirë, trupi im reagon. Jam i kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat, por e di se nuk do të mund të luaj përgjithmonë”, ka thënë anësori i Villarrealit për Marca.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, mendon se Juventusi është skuadër më e fortë se zikaltrit, por dallimi ndërmjet tyre është se Nerazzurrët nuk dorëzohen kurrë.“Juventusi është shumë më i fortë se Interi. Mirëpo ne nuk dorëzohemi kurrë, dhe për këtë arsye tejkalojmë klasin dhe teknikën e tyre”, ka thënë Materazzi për Tuttosport.Sa i përket Kampionatit Botëror, mbrojtësi italian duket se nuk ka shpresa që Lippi do ta ftojë, prandaj ka thënë se do t’i kushtojë më shumë rëndësi skuadrës së tij.
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kërkuar nga trajneri i Italisë, Marcello Lippi, që ta përfshijë në skuadrën e Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.“Unë në Afrikën e Jugut? Unë kam qenë atje, por do të më pëlqente të shkoja sërish”.“Me qenë se kam qenë pjesë e përfaqësueses së Italisë, ende mendoj se jam në skuadër”, ka thënë 35-vjeçari për Il Corriere Dello Sport.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Ricardo Kaka, duket tërësisht lojtar tjetër që nga transferimi te Real Madridi.“Sa e di unë Real Madridi nuk punon sa duhet në nivelin e kondicionit. Dhe për këtë arsye një lojtar si Ricky- i cili është ndërtuar duke u stërvitur vazhdimisht- ai ka probleme”.“Te Milani, Kaka është mësuar të stërvitet edhe atëherë kur kishim dy ose tri ditë të lira”.“Ky Kaka i Real Madridit nuk është i njëjti Kaka të cilin e kemi njohur”, ka thënë Gattuso për Corriere della Sera.
Jorge Valdano sërish shihet si opsion për të pasuar Manuel Pellegrinin në pozitën e trajnerit të Real Madridit.Sipas sportives spanjolle Sport, Menaxheri Gjeneral i Realit, Valdano, është kandidati kryesor për të pasuar kilianin nëse ky i fundit dështon të përmirësojë rezultatet.Presidenti i klubit Florentino Perez nguron të sjellë ndonjë emër të ri nga jashtë dhe dëshiron që Valdano të marrë këtë detyrë, edhe pse argjentinasi nguron në këtë drejtim.
Mesfushori i Bordeaux, Yoann Gourcuff, thotë se ai ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën.Gourcuff ka shkëlqyer për kampionin e Francës, që kur u largua nga Milani vitin e kaluar, por ai thotë se ka një ambicie tjetër përtej klubit francez.“Barcelona sigurisht! Në 10 ose 15 vitet e kaluara ky ekip ka qenë më i afërt me futbollin tim ideal. Është mrekulli që ata e konfirmuan stilin me fitore në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gourcuff.“Të gjithë lojtarët në këtë ekip duhet të jenë më se të kënaqur që luajnë një futboll të tillë së bashku. Është ekipi më i mirë për momentin. Ende jam larg për të qenë i gatshëm të luajë për Barcelonën, veçanërisht me mesfushën e tyre të tashme... Por, po, jam i afërt me stilin e lojës së tyre”, ka shtuar francezi.
Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Guti, mund të kalojë te Interit në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të janarit.Guti është i pakënaqur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe me drejtuesit e Realit, pasi u përplas me kilianin tre javë më parë, pas humbjes në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Alcorcon.Tash, Corriere dello Sport shkruan se Guti është në kontakt me ish-bashkëlojtarin e tij Wesley Sneijder, duke u interesuar për Interin dhe mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Italisë në muajin janar.Presidenti Massimo Moratti ka qenë i interesuar të nënshkruar me spanjollin edhe më parë, por për të nuk ka qenë i interesuar trajneri Jose Mourinho.
Phoenix Suns kanë shënuar 75 pikë në gjysmën e parë të takimit ndaj New Orleans Hornets, të cilin e mposhtën me rezultat 124-104.Amare Stoudemire shënoi pikët më të larta për Suns, 21 gjithsej, ndërsa Grant Hill kontribuoi me 18 pikë. MVP i dyfishtë i NBA-së, Steve Nash, shënoi vetëm 12 për Suns, të cilët po shijojnë fillimin më të mirë të sezonit me tetë fitore dhe vetëm një humbje.Chris Paul realizoi 26 pikë për Hornets, ndërsa Emeka Okafor përfundoi ndeshen me 13 pikë.
Sulmuesi i Chelseat nuk është shembull vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, pasi futbollisti ka dhuruar plot 3 milionë funte për të ndërtuar një spital.Sipas Daily Mail, Drogba është duke pritur shumën të cilën do ta marrë nga Pepsi, ku është zgjedhur fytyrë e re e kompanisë.Burime të afërta me klubin kanë thënë se do të ketë edhe një donacion tjetër të madh nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, si përkrahje personale për Drogban.Projekti i ndërtimit të spitalit do të realizohet në vendlindjen e Drogbas, Bregun e Fildishtë.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Klaas-Jan Huntelaar nuk është për shitje.Holandezi është lidhur me një largim nga San Siro në muajin janar, pasi dështoi të tregojë veten që kur arriti nga Real Madrid gjatë verës. Por Galliani thotë se holandezi është pjesë e ekipit dhe nuk diskutohet për shitjen e tij.“Huntelaar? Ai është një pjesëtar i ekipit, si të gjithë lojtarët e tjerë”, ka thënë Galliani.
Mesfushori holandez Clarence Seedorf e ka mirëpritur lajmin se mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, do të rikthehet sërish te Milani në janar.“Ai është një kampion dhe mendoj se kampionët e vërtetë kanë qëllimet e tyre dhe shohin drejt realizimit dhe këtë ai është duke e bërë në karrierën e tij”.“Ai ka bërë disa zgjidhje të vështira, ai ka kaluar momente të vështira, siç kemi kaluar të gjithë ne, por në fund, puna e palodhshme të paguhet dhe ai është një punëtor i madh dhe është një profesionist i shkëlqyeshëm, dhe nuk ka dyshim se ai do ta bëjë këtë edhe një herë kur të rikthehet në Milan”, ka thënë Seedorf.
Lucas Leiva thotë se atij i duhet së paku një ditë të qetësohet pas një loje të zhvilluar me Liverpoolin.“Pas një ndeshje zakonisht nuk mund të fle. Sigurisht jam i lodhur, por është shumë vështirë të mbylli sytë. Nëse humbasim, ndjenja është edhe më e keqe, pasi mendoni se çfarë mund të kishit bërë më ndryshe”, ka thënë Leiva.“Ende jeni i pushtuar nga emocioni i ndeshjes. Keni nevojë për kohë të qetësoheni dhe lëshoheni nga e gjitha”, ka shtuar braziliani.
Trajeri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai pëlqen njerëzit, ushqimin, kulturën dhe jetën në Londër.“Më pëlqen këtu dhe gjithmonë gjeni ushqim të mirë. Peshk të mirë, mish të shijshëm qengji dhe po ashtu, ndonjëherë edhe stek”, ka thënë Capello.“Jeta është tërësisht ndryshe nga jeta e një trajneri klubesh. Por keni më shumë kohë të lirë dhe jam në një vend të shkëlqyeshëm për të kaluar kohën e lirë. Londra është ideale. Po kaloj kohën duke përcjellë muzikale. Këtu i bëjnë në mënyrë të habitshme, si edhe koncertet dhe muzikën”, ka shtuar italiani.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar trofeun “Alfredo Di Stefano”, të cilin e ka pranuar gjatë një ceremonie të të mërkurës mbrëma.Trofeun argjentinasit ia dorëzuan Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona, ndërsa lojtari është shprehur i ngazëllyer që dy idhujt e tij ia dorëzuan këtë çmim.
“Jam më krenar se kurdoherë që jam pranë Maradonas dhe Di Stefanos dhe jam shumë i lumtur me atë që ma kanë dhënë”, ka thënë Messi për Marca.
Ky trofe jepet nga një juri e caktuar nga Marca për lojtarin më të mirë në futbollin spanjoll, për arritjet në La Liga, Copa del Rey, në garat kontinentale dhe Superkupën, ndërsa ndër të nominuarit ishin edhe Xavi, Diego Forlan dhe Andres Iniesta.
















