Rusia ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Sllovenisë në ndeshjen e parë të barashit, për një vend që çon në Afrikën e Jugut.Ndeshja e zhvilluar në Luzhniki Stadium i takoi përfaqësueses vendase, e cila nuk nxori edhe rezultat aq të mirë duke llogaritur se ndeshjen tjetër do ta zhvillojë si mysafir. Diniyar Bilyaletdinov kaloi rusët në epërsi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (40’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë (52’). Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Nejc Pecnik shënoi për Slloveninë, për të mbajtur gjallë shpresat e përfaqësueses së tij për përmbysjen e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet se do të braktisë zikaltrit dhe për t’u rikthyer në Ligën Premier, duke u shprehur i inatosur me shtypin anglez.Mourinho është cituar nga The Times duke thënë se është i gatshëm të bëjë një hap përpara në karrierën e tij, ndërsa mediat britanike sugjeruan se portugezi planifikon ta zë vendin e Sir Alex Ferguson te Manchester United. Mirëpo, trajneri ka shpjeguar gjithçka duke thënë se ai e do Interin dhe do të jetë trajner i klubit derisa kontrata e tij të jetë valide.
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka nxjerrë barazim pa gola në përballjen miqësore kundër Estonisë.Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të barabartë me raste të pakta, ndërsa këtë e dëshmon edhe rezultati. Duhet përmendur se në fund të ndeshjes (87’), Estonia mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Piiroja me karton të kuq. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe, e ka shfrytëzuar këtë takim si parapërgatitje për fazën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.
Ruud van Nistelrooy nuk dëshpërohet nga situata e tij te Real Madridi, porse ai është i vendosur që ta rikthejë vendin e tij në formacionin bazë.“Do të mundohem, do të jap gjithçka për të luajtur. Nëse kjo nuk mjafton, atëherë do të shohim në fund të sezonit, por unë do të bëj gjithçka të rikthehem”. “Dua të përfundoj te Real Madridi ashtu siç fillova, ndërsa gjendja ime fizike është çelësi i kësaj”, është cituar nga Marca sulmuesi holandez.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka njoftuar se tashmë ai e di se cilët do të jenë shumica e lojtarëve që do ta përfaqësojnë Italinë në Kampionatin e ardhshëm Botëror që do të mbahet verën që vjen në Afrikën e Jugut.Megjithatë, Lippi tha për Rai Sport se dera është ende e hapur edhe për disa lojtarë, duke llogaritur edhe lojtarët e përfaqësueses U-21.s Mediat italiane vazhdimisht bëjnë presion te Lippi që ta ftojë në përfaqësuese sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, mirëpo trajneri ende nuk ka vendosur një gjë të tillë. Po ashtu, çështje e nxehtë në futbollin italian është edhe mundësia e rikthimit të Farncesco Tottit (Roma) dhe Alessandro Nestas (Milan), duke mos lënë anash edhe legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili mund ta ketë rastin e fundit për ta përmirësuar imazhin e tij në përfaqësuese.
Ekipi i LA Galaxy ka gjetur rrjetën dy herë në vazhdimin e ndeshjes përballë Houston Dynamo, për të shënuar fitore 2-0 në finalen e Konferencës Perëndimore dhe për të siguruar vend në finalen e MLS Kupës.Mesfushori anglez David Beckham ndihmoi ekipin për të shënuar fitoren, pasi në minutën e 104-të harkoi nga gjuajtja e lirë, pas të cilës mbrojtësi Greg Berhalter shënoi në rrjetën e Houston.Landon Donovan pas pesë minutave tjera vulosi kualifikimin e LA Galaxy për në finale, kur ishte i saktë nga pika e bardhë, që ishte edhe goli i 17-të i tij në ligë.LA Galaxy tash do të presë finalistin që do të dalë nga Konferenca Lindore në mes të Chicago Fire dhe Real Salt Lake.Jo vetëm që u desh të mposhtë Houston, por Galaxy u detyra të kalojë edhe dy ndërprerje të energjisë elektrike të cilët ndodhën në Los Angeles, për shkak të së cilës i gjithë stadiumi ishte në terr për rreth 36 minuta.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka mohuar thëniet se rivali spanjoll Real Madrid është në krizë.Madrid është vetëm një pikë prapa Barcelonës në tabelën e kampionatit spanjoll, derisa ata po ashtu ndajnë kreun e grupit C të Ligës së Kampionëve së bashku me Milanin.“Nuk mund të bisedoni për krizë në këtë nivel. Është e vërtetë se ata dështuan kundër Alcorcon, por ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, që di se si t’i fitojë ndeshjet. Ndoshta kanë nevojë të adaptohen”, ka thënë Valdes.
Carmelo Anthony ka shënuar 25 pikë në ndeshjen të cilën Denver Nuggets e fitoi me rezultat 105-79 ndaj Los Angeles Lakers.Për t’u hakmarrë për humbjen në finalet e Konferencës Perëndimore të sezonit të kaluar, Nuggets shkatërruan Lakersat, veçanërisht në çerekun e tretë në të cilin dominuan me 29-8.Bynum shënoi 19 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Bryant po ashtu shënoi 19 pikë për Lakers, që tash kanë shtatë fitore dhe dy humbje këtë sezon. J.R. Smith shënoi 20 pikë për Denver në fitoren e shtatë të sezonit, përkundër tre humbjeve.
Ish-trajneri i Chelseat, Luis Felipe Scolari, thotë se Reali i Madridit duhet t’i japë më shumë kohë trajnerit Manuel Pellegrini.Scolari, i cili tash është në drejtim të ekipit uzbek Bunyodkor, është një prej emrave të mëdhenj të cilët përmenden si pasues të Pellegrinit te klubi spanjoll. Por braziliani thotë se Pellegrini ka nevojë për më shumë kohë për të treguar vlerën e tij.“Do t’i thosha Realit se ata duhet t’i japin Pellegrinit mundësinë të tregojë atë që tashmë ka bërë në Villarreal. Nëse Madrid dëshiron ta fitojë ligën dhe të jetë një ekip i shkëlqyeshëm, ata duhet t’i përmbahen planit. Nuk mund të ndryshoni trajnerin çdo katër ose pesë muaj, sepse keni humbur një ndeshje”, ka thënë Scolari.
Mesfushori spanjoll Juan Mata ka arritur marrëveshje të re me Valencian.21-vjeçari ka pranuar një ngritje të dukshme të pagës por kohëzgjatja e kontratës ka mbetur po e njëjta, pa vazhdim, ashtu siç ka mbetur e pandryshuar edhe klauzula e lëshimit të tij, 90 milionë euro.Marrëveshja do të thotë se anësori ende është i kontraktuar nga klubi deri në vitin 2012, andaj klubet të cilat thuhet se janë të interesuar për lojtarin, si Liverpool dhe Barcelona, do të vazhdojnë të përcjellin situatën.“Ky është çmimi për dy sezonet e shkëlqyeshme të cilat ai i ka zhvilluar në klub,. Ne jemi të kënaqur pas takimit të fundit”, ka thënë babai dhe agjenti i lojtarit, Juan Manuel.
Kampioni i ri i Formula 1, Jenson Button ka vizituar fabrikën e McLarenit gjatë të premtes, duke nxitur spekulimet se ai mund të largohet nga Brawn GP për t’u bashkuar me ish-kampionin Lewis Hamilton.“Pasi sapo kishte arritur në aeroportin Heathrow, Jenson bëri një ndalim në Woking për të na dhënë një përshëndetje të shpejtë”, ka thënë zëdhënësi i McLarenit.Ai ka konfirmuar se 29-vjeçari britanik ka bërë një shëtitje në fabrikë dhe është takuar me drejtorin e ekipit të McLarenit, Martin Whitmarsh.Button është pa kontratë me skuterin e Brawn, të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë, por jo me çfarëdo çmimi.
Dy rivalët e Serie A, Juventusi dhe Milani, janë futur edhe në një garë tjetër, për të marrë shërbimet e anësorit të pakënaqur të Manchester United, Nani.Sipas The Sun, gjigantët italian janë duke përcjellë situatën e portugezit, i cili së fundi sulmoi menaxherin Sir Alex Ferguson.
Juve është e gatshme të transferojë Nanin që në afatin kalimtar të janarit dhe do të mundohet të arrijë një marrëveshje huazimi me një opsion për ta blerë atë në fund të sezonit me një shumë prej afro 15 milionë funtesh.
Në anën tjetër, edhe Milani është duke menduar të dërgojë ofertë për lojtarin në fund të sezonit, për të zëvendësuar David Beckham, sapo huazimi i tij gjashtëmujor nga LA Galaxy të mbarojë.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është kënaqur me ekipin e tij, dhe thotë së djelmoshat e tij janë të nënvlerësuar.Benitez thotë se lëndimet po i shkaktojnë shumë probleme ekipit të tij, por është i bindur se kur të rikthehet secili, Liverpooli do të rikthehet në formën më të mirë.
“Ne kemi një skuadër më të mirë se që mendojnë njerëzit. Është pyetja e kthimit të disa lojtarëve kyç. Mund të shihni në barazimin e Birminghamit se me Glen Johnson dhe Steven Gerrard ne krijonim aq shumë raste. Kualiteti ekziston në ekip”, ka thënë trajneri spanjoll.
Sulmuesi braziliani Robinho thotë se ai është i lumtur në Manchester City.Braziliani është lidhur me një transferim te Barcelona në afatin kalimtar të janarit, por lojtari ka thënë se është i lumtur në Angli.
“Jam shumë i lumtur me klubin tim. Njerëzit flasin shumë, por e vërteta është se unë përpiqem të jem në gjendje të luaj sërish. Është e rëndësishme që të bëj një punë të mirë për klubin, ashtu që të mund të ruaj për vendin tim”,
“Babai im më përfaqëson mua dhe babai im kurrë nuk ka dhënë intervista. Nuk dua të futem në probleme me askënd”, ka shtuar Robinho rreth spekulimeve që e lidhin me Barcelonën.
Lionel Messi ka reaguar ndaj spekulimeve se atij i pëlqen më shumë të fitojë trofe me Barcelonën sesa me Argjentinën, duke thënë se do t’i jepte të gjitha medaljet me klubin nëse do ta fitonte Kupën e Botës me gauçosët.“Asgjë nuk krahasohet me një trofe të Kupës së Botës. Ka njerëz që thonë se mua nuk më bëhet vonë për fanellën e Argjentinës, mirëpo nuk është ashtu”. “Nëse nuk do të më interesonte fanella, nuk do të luaja dhe nuk do të bëja aq shumë udhëtime”. “Unë e dua atë dhe e dua më të mirën, dhe sikurse çdo argjentinas dëshiroj ta fitoj Kupën e Botës. Ndjehem mirë kur luaj për vendin tim”. “Do të jepja gjithçka për të fituar Kupën e Botës, do të ishte gjëja më e madhe për mua dhe Argjentinën”. “Kam pasur fatin të arrij shumë gjëra të rëndësishme në nivel klubesh, por do t’i këmbeja të gjitha ato me Kupën e Botës”, ka thënë Messi për TyC Sports.
















