Liverpooli raportohet se është duke planifikuar të ofrojë 10 milionë funte për të marrë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Eduardo da Silva.
Sipas News of the World, 26-vjeçari brazilian me nënshtetësi kroate është i pakënaqur që ende nuk i ofrohen kushte më të mira në Emirates.Kontrata e tij ka vetëm edhe 18 muaj deri në fund dhe Rafa Benitez është i alarmuar nga mundësia për të marrë Eduardon, duke qenë i etur të forcojë opsionet sulmuese.Eduardo shihet nga Benitez si mbulim i përkryer për sulmuesin aktual Fernando Torres.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, thotë se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është më i miri me të cilin ai ka luajtur.
“Kam pasur nderin të luaj me disa prej lojtarëve më të mëdhenj. Në United e kisha Cristianon në ekip dhe e kam Messin në kombëtare. Por, një i cili më pëlqen më së shumti është Wayne Rooney”.“Ai është shumë komplet, plus ne ndajmë të njëjtën orgjinë përulëse, duke pasur parasysh se ajo që ai ka përjetuar duke u rritur në Liverpool ishte edhe më e durueshme se e imja në Fuerte Apache!", ka thënë Tevez.
Trajnerit të Argjentinës, Diego Maradona, i është ndaluar për dy muaj çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin dhe është dënuar me 25.000 franga zvicerane, për shkak të reagimit të tij pas kualifikimit në Kampionatin Botëror 2010.
Përfaqësuesja e Argjentinës siguroi kuliafikimin automatik për Kampionatin e ardhshëm Botëror duke e mposhtur Uruguain muajin e kaluar, ndërsa i shumëkritikuari Maradona, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, reagoi duke i ofenduar kritikët dhe gazetarët, ndërsa më pastaj kishte refuzuar të kërkojë falje. Këto komente e detyruan FIFA-n të hulumtojë veprimet e Maradonas, dhe të dielën ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës i ndalohet të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me futbollin nga 15 nëntor 2009 deri më 15 janar 2010. Maradona ishte i pranishëm të dielën në Cyrih kur iu shqiptua ndëshkimi, ndërsa komiteti i FIFA-s e ka paralajmëruar se nëse e përsërit të njëjtën gjë, ndëshkimi do të jetë më i madh. Sido që të jetë, fatmirësisht ky vendim nuk do ta pengojë 49-vjeçarin që ta drejtojë Argjentinën gjatë Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka mohuar se ai ka thënë se dëshiron të rikthehet në kampionatin anglez.
“Jam takuar me gazetarin shumë kohë më parë për një libër të dedikuar për Sir Alex Ferguson. Nuk e kam diskutuar këtë temë me këtë gazetar, por kam folur vetëm për rolin e trajnerit në vende të ndryshme që e karakterizon karrierën time profesionale”.“Kam përmendur dallimet historike dhe kulturore dhe jo preferencat personale. E kam bërë vetëm për të lartësuar përvojën e Sir Alex Ferguson në Manchester United. Siç mund të lexoni kam thënë se e dua Interin, jam i lumtur në Inter dhe jam duke ndërtuar këtu. Ky është realitet dhe kjo është e vetmja që do të them deri në fund të kontratës time me klubin”, ka thënë Mourinho.“Jam i zhgënjyer që nderimi im për Sir Alex Ferguson është shfrytëzuar në pjesë për mediat tjera dhe mbi të gjitha me një shtrembërim krejtësisht tjetër”, ka shtuar portugezi.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, është hedhur në kërkim të sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.
Barca dëshiron të realizojë një marrëveshje shkëmbimi me Interin për përfaqësuesin e kombëtares U21 të Italisë, duke e ofruar mesfushorin Yaya Toure si shkëmbim.Balotelli edhe publikisht është fjaluar me trajnerin Jose Mourinho dhe mund të jetë në rrugë për largim nga Giuseppe Meazza. Ndërkohë, edhe agjenti i Toure tha javën e kaluar se klienti i tij mund të largohet nga Camp Nou që në janar. Dhe një shkëmbim mes dy lojtarëve është në agjendën e Barcelonës.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ai mund t’i bëjë ballë presionit në klubin mbretëror.
Kiliani është në Santiago këtë vikend duke pushuar dhe është pyetur nga gazetarët lokal për situatën në të cilën ndodhet.“E di se në Madrid ka gjithmonë presion, por kritikat nuk ndikojnë në mua aspak. Kam kaluar pesë vite në Villarreal dhe mund të shoh se çfarë nuk ka funksionuar me Fabio Capello dhe Bernd Schuster”.“Është shumë problem të jesh subjekt i këtyre pyetjeve. Por nuk di asgjë për kritikat pasi nuk i lexoj gazetat, por shtypi gjithmonë ka qenë kërkues me Real Madridin”, ka thënë Pellegrini.
Sipas mediave angleze, ekipi i Manchester United në muajin janar do të bëjë ofertë në vlerën e 15 milionë funteve për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munichut, Philipp Lahm.
Sir Alex Ferguson po përballet me probleme në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pasi Garry Neville për shkak të lëndimit ka humbur në numër të madh të ndeshjeve dhe trajneri është lodhur duke rrotullar disa lojtarë në këtë pozitë në mes të cilëve Rafael, John O’Shea dhe Wes Brown.Rafael shihet si një pasues i Neville, por sipas Mirror, Ferguson dëshiron ta angazhojë 25-vjeçarin gjerman, i cili do të ishte mentor i të riut brazilian.Thuhet se edhe Lahm mendon për largim nga Bayern, pasi u dënua për shkak se kishte shprehur publikisht dyshimet e tij për metodat e Louis van Gaal. Po ashtu Bayerni është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe kjo mund të jetë edhe një stimulim më shumë për të për t’u larguar.Mirror thotë se oferta e United to të arrinte shifrën e 15 milionë funteve, dhe se Ferguson dëshiron ta përfundojë marrëveshjen para fillimit të Kupës botërore, për të shmangur rritjen e çmimit të lojtarit si dhe konkurrencën.
Sipas mediave në Angli, Guus Hiddink, ka refuzuar dy oferta të mira për punë, pasi dëshiron të rikthehet në Ligën Premier verën e ardhshme.
Përzgjedhësi i kombëtares ruse, i cili kaloi pesë muaj të shkëlqyeshme në Chelsea si menaxher i përkohshëm, është në prag për të udhëhequr një ekip për të gjashtën herë në një Kupë Botërore.Hiddink ka ofertë nga Federata Ruse e Futbollit për të vazhduar në kreun e kombëtares, por strategu holandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Ai po ashtu ka pohuar se ka refuzuar një ofertë nga PSV, pasi sipas Mirror planifikon të rikthehet në Ligën Premier.“E ardhmja ime është ende e paqartë dhe nga 18 nëntori mund të jem i lirë. Jam i përkëdhelur që Rusia më ka dhënë mundësinë të nënshkruaj marrëveshje të re dhe të mbetem me ta deri në vitin 2012. Por unë nuk dëshiroj t’i kushtoj shumë vëmendje ofertës në Rusi për momentin”, ka thënë Hiddink.
LeBron James ka ndihmuar Cleveland Cavaliers t’i bëjnë ballë valës sulmuese të Utah Jazz duke shënuar tetë pikët e fundit që i sollën edhe fitoren 107-103 ekipit të tij.
James, i cili përfundoi ndeshjen me 21 pikë, ndihmoi edhe me nëntë asistime dhe gjashtë kërcime, duke mposhtur personalisht 8-4 ekipin kundërshtar në 52 sekondat e fundit.Fitorja është e katërta radhazi për Cleveland, dhe e shtata në përgjithësi, përkundër tre humbjeve. Mo Williams shënoi po ashtu 21 pikë ndërsa JJ Hickson, 20.Te Utah udhëhoqi Carlos Boozer me 25 pikë dhe 12 kërcime, derisa Eric Maynor shënoi 24 pikë.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, mund të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy muaj pasi ka lënduar gjurin në barazimin e mbrëmshëm të Holandës ndaj Italisë në Pescara.
Van Persie u zëvendësua pas vetëm një çerek ore lojë, pas një përplasje me Giorgio Chiellini. Trajneri holandez Bert van Marwijk ka thënë se Van Persie ka dëmtuar ligamentet, megjithëse të dhënat e sakta do të publikohet gjatë ditës së sotme.“Diagnoza e parë është një dëmtim i keq i gjurit. Ne presim rezultatet e rrezeve X nga spitali. Është gjë e tmerrshme për Robin dhe një gjë jo e mirë për Holandën dhe klubin e tij”, ka thënë Van Marwijk.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se është duke kërkuar mbrojtësin e Fiorentinës, Juan Manuel Vargas.
Sipas El Mundo Deportivo, Perez nuk është i kënaqur me paraqitet e ekipit aktual dhe ka urdhëruar Menaxherin Gjeneral, Jorge Valdano, të përshpejtojë planet e afatit kalimtar të verës, për t’i realizuar disa prej tyre në janar.Mbrojti i Violas, Vargas, është një prej emrave në agjendën e klubit mbretëror, së bashku me mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna, dhe sulmuesin e Valencias, David Villa. Edhe ylli i Manchester United, Wayne Rooney, së fundi raportohet se është në planet e Perez.
Sulmuesi meksikan Carlos Vela është në prag të nënshkrimit të kontratës së re me Arsenalin.
Agjenti i lojtarit, Eduardo Hernandez, ka zhvilluar negociata të suksesshme me drejtuesit e topçinjve ditëve të fundit rreth një marrëveshje të re.Kontrata e tashme e sulmuesit skadon në vitin 2011 dhe ueb faqja e ‘topçinjve të rinj’ raporton se gjithçka tash është përfunduar për Velan, i cili së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate.
Mbrojtësi belg Thomas Vermaelen thotë se forma e tij me Arsenalin, vetëm se do të bëhet më e mirë me kalimin e kohës.
Belgu ka shkëlqyer dhe ka krijuar një partneritet të kënaqshëm me William Gallas te klubi anglez. Por ai ende nuk është i kënaqur me lojën e përgjithshme të tij dhe mendon se mund të bëhet edhe më i fuqishëm.“Nuk jam i kënaqur ende, ka përmirësime të cilat mund t’i bëj. Mësoj nga lojtarët tjerë dhe nga stafi drejtues dhe dua të përmirësohem çdo ditë. Jam shumë i lumtur me fillimin tim, por gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj të luaj kështu, dhe ne ende jemi herrët në sezon”, ka thënë belgu.
Mesfushori kosovar Valon Behrami është duke dashur të largohet nga West Ham United.
Behrami i ka bërë këto komente në prag të takimit të djeshëm miqësor në mes të Zvicrës dhe Norvegjisë.“E di se njerëzit në West Ham kanë besim në mua Ndoshta një ditë do të luaj për një klub më të madh. Megjithatë, për ta bërë këtë, duhet të arrij kulmin e aftësive të mia”, ka thënë Behrami.“Unë vetëm e luaj futbollin tim nga dita në ditë. Nuk ka kuptim të flas për të ardhmen time të largët, kur nuk e di se çfarë mund të ndodhë nesër”, ka shtuar shqiptari. Për Behramin janë të interesuara një varg klubesh evropiane, në mesin e të cilave edhe Juventus dhe Roma nga Serie A dhe Arsenali nga Liga Premier.
Kapiteni i Chelseat dhe i kombëtares angleze, John Terry, thotë se ai nuk është i turpëruar nga humbja e djeshme ndaj Brazilit.
“Nëse jemi të kompletuar ne jemi po aq të mirë sa ata. Ne iu japim shumë merita atyre, por ndeshja ishte miqësore mbi të gjitha. Ishte vështirë të bësh presion. Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi”, ka thënë Terry.“Brazili është një ekip shumë i mirë, por ne duhet të shikojmë në fuqinë tonë dhe kualitetin tonë. Ne mund ta krahasojmë atë me ekipet më të mëdha në botë. Ata kanë dobësitë e tyre si çdo ekip tjetër. Me të gjitha forcat mendoj se ne do t’i kishim mposhtur ata”, ka shtuar anglezi.
Festa e portugezëve Portugalia ka arritur të fitojë me rezultat minimal përballë përfaqësueses së Bosnje-Hercegovinës, në ndeshjen e parë të ‘play-ff’-it, ku këto dy kombëtare garojnë për një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, i cili shënoi me kokë në minutën e 31-të. Deri në fund të ndeshjes, boshnjakët patën disa raste për ta barazuar rezultatin, dhe ndoshta epilogu real i këtij takimi do të kishte qenë barazimi, pasi që mysafirët disa herë e goditën shtyllën, por nuk qenë me fat të shënojnë. Sido që të jetë, ndeshja e kthimit që do të zhvillohet në Zenicë do të vendosë se cila nga këto dy përfaqësuese do ta sigurojë vizën për në Afrikën e Jugut.
Festa e Nicolas Anelka dhe Florent Malouda. Franca ka shënuar fitore minimale si mysafir i Irlandës duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të vizës për në Afrikën e Jugut.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Croke Park, ndërmjet Irlandës dhe Francës, përfundoi me rezultat prej 1-0 në favor të mysafirëve. Të vetmin gol për Les Bleus e shënoi sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka (72’). Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për të zgjedhurit e Raymond Domenech, kur dihet që ndeshjen kthyese do ta zhvillojnë para tifozëve të vet.
Festa e spanjollëve. Përfaqësueset gjigante të futbollit botëror, Spanja dhe Argjentina, janë përballur në ndeshjen miqësore të të shtunës mbrëma në Vicente Calderon.
Kampioni në fuqi i Evropës ka dalë fitues përballë skuadrës nga Amerika Latine duke e mposhtur me rezultat prej 2-1. Hero i spanjollëve në këtë përballje ishte mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili shënoi të dy golat e vendasve. Alonso shënoi golin e parë që në minutën 15-të, për t’ia dhënë avantazhin ‘Furisë së Kuqe’ dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, u akordua penallti në favor të Albicelestëve, të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi (61’). Mirëpo, gjyqtari akordoi penallti edhe për vendasit, dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Xabi Alonso (86’), i cili ia solli fitoren Spanjës. Në një takim tjetër miqësor janë ndeshur Italia dhe Holanda që kanë barazuar pa gola.
Një përballje ndërmjet Konstantinos Katsouranis dhe Andriy Shevchenko. Greqia nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në terren të vet në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it kundër Ukrainës.
Greqia dhe Ukraina u ndeshen të shtunën mbrëma për ta zhvilluar ndeshjen e parë të barashit, për një vend në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit rezultati ishte po ai i fillimit të ndeshjes. Ky rezultat nuk është i favorshëm për helenët të cilët do të jenë mysafir të ukrainasve, të cilët në terren të vetin janë shumë më të fortë.
Autori i golit të fitores për Brazilin, Nilmar - SportiSot. Anglia ka treguar një paraqitje të dobët duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Brazili në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit.
Pas një pjese të parë pa gola, rezultatin e theu Nilmar me të filluar pjesa e dytë, që ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Brazili pati edhe një rast tjetër për shënim, kur Nilmar u ndalua në zonën e rreptësisë nga portieri Ben Foster, por Luis Fabianon nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (56’).Fabio Capello kishte një sërë mungesash në formacionin e parë përfshirë edhe Rio Ferdinand, John Terry, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, në mesin e të tjerëve, dhe shiriti i kapitenit i takoi Wayne Rooneyt.Në ndeshje patën rastin ta dëshmojnë veten edhe Darren Bent dhe Shaun Wright Philips, por asnjëri nuk shkëlqeu me Anglinë që tregoi pak kërcënim në sulm.