Franca ka arritur të sigurojë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror duke barazuar përballë Irlandës në Stade de France të Parisit me rezultat 1-1.Në ndeshjen e parë, Les Bleus fituan me rezultat minimal si mysafirë të Irlandës në Croke Park, dhe dukej se do ta kishin shumë lehtë në ndeshjen e kthimit pasi luanin si vendas. Mirëpo nuk ndodhi ashtu. Mysafirët krijuan avantazh në minutën e 33-të me anë të Robbie Keane dhe e mbajtën këtë epërsi deri në fund të kohës së rregullt, prandaj u deshën vazhdimet për t’u caktuar se kusht do të shkonte në Botëror. Në vazhdime, Franca u tregua më efikase duke shënuar me anë të William Gallas (103’), i cili pranoi një top nga 'dora' e Thierry Henry për ta barazuar rezultatin.
Ky gol ishte i mjaftueshëm që Franca të kualifikohej në Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohen verën që vjen në Afrikën e Jugut.
Përfaqësuesja e Sllovenisë ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2010, falë golit të shënuar në terren mysafir në ndeshjen e parë të barashit kundër Rusisë.Në përballjen e parë, të zhvilluar në Luzhniki Stadium të Moskës, Rusia fitoi me rezultat prej 2-1, ndërsa në ndeshjen kthyese, sllovenët shënuan fitore prej 1-0 për të qenë pjesë e skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Njeriu që dërgoi Slloveninë në Afrikën e Jugut ishte Zlatko Dedic, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 44. Duhet përmendur se nga minuta e 67-të, rusët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Aleksandr Kerzhakov me karton të kuq. Ndërsa në fund të ndeshjes (90’) edhe Yuri Zhirkov u përjashtua nga ndeshja.
Në të dyja ndeshjet e barashit për një vend në Kampionatin Botëror, Portugalia ka shënuar fitore minimale përballë Bosnje-Hercegovinës, për të siguruar një vend në Afrikën e Jugut.Me rezultat prej 1-0, portugezët fituan në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Estadio da Luz të Lisbonës, ndërsa me të njëjtin rezultat mposhtën boshnjakët edhe në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Bilino Polje të Zenices. Golin e vetëm për Portugalinë sonte e shënoi Raul Meireles (56’), i cili shfrytëzoi një pasim të Nanit. Pas golit të pësuar boshnjakët duhej të shënonin tri herë për t’u kualifikuar, ndërsa deri në fund të ndeshjes ata nuk arritën të ndryshonin asgjë. Dhe kështu, Portugalia do të jetë në Kampionatin Botëror 2010.
Përfaqësuesja e Greqisë ka shënuar fitore si mysafir i Ukrainës për të siguruar vizën për në Kampionatin Botëror 2010.Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Athinë, helenët e mposhtën Ukrainën në Donbass Arena në Donetsk me rezultat minimal për të zënë një vend në Afrikën e Jugut. Heroi i grekëve këtë mbrëmje ishte Dimitris Salpingidis, i cili në minutën e 31-të shënoi golin e vetëm në ndeshje që ishte edhe goli kualifikues. Është kjo hera e parë që nga viti 1994 që grekët janë pjesë e një Kampionati Botëror.
Ish-kampioni i botës në Formula 1, Kimi Raikkonen, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më prestigjioze automobilistike, pasi që nuk ka mundur të gjejë një skuderi të përshtatshme.Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thënë për BBC Sport se klienti i tij ishte munduar të arrinte një marrëveshje me McLarenin, mirëpo drejtuesit e kësaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kërkuar 30-vjeçari. Robertson ka thënë se aktualisht klienti i tij është duke kërkuar të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në ‘rally’, edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Agjenti i Raikkonen, ka thënë se piloti megjithatë do të kthehet në Formula 1 në vitin 2011, për të tentuar ta fitojë Kampionatin Botëror.
Kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, nga sezoni i ardhshëm do të vozisë krahas Lewis Hamiltonit, pasi që ka nënshkruar për McLarenin.Njoftimi për këtë transferimi është bërë të mërkurën, me ç’rast McLareni do të ketë pilotët më të mirë në dispozicion. “Edhe pse e fitova Kampionatin Botëror me Brawn GP sezonin që shkoi- dhe nuk do ta harroj kurrë këtë- isha i vendosur që ta vendosja veten para sfidave të freskëta”. “Lewis është një pilot i talentuar, i cili ka siguruar respektin e të gjithë pilotëve të Formula 1, dhe jam sigurt se ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri”, ka thënë Button.
Pas mungesës në dhjetë ndeshje të Real Madridit, pritet që Cristiano Ronaldo të filloje nga minuta e parë në ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou.Më 29 nëntor dy gjigantët spanjollë do të takohen në kështjellën e Barcës për të zhvilluar derbin ‘el Clasico’, ndërsa Marca njofton se superylli portugez do të jetë në fushë nga fillimi i ndeshjes. Mjekët e Ronaldos thonë se trajtimi i nyjës po përparon me sukses, ashtu që anësori portugez pritet të luajë që në ndeshjen kundër Cyrihut në Ligën e Kampionëve.
















