Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të reja duke e mposhtur Racing Santanderin me rezultat prej 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain në pjesën e parë(22’). Me pikët e reja, Mbretërit pozicionohen në vendin e parë, së paku derisa Barcelona të zhvillojë ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
Lojtarët e Sevillas i gëzohen golit të parë të shënuar nga Diego Perotti. Ka vazhduar forma e dobët e Atletico Madridit edhe në javën e 11-të të La Ligas. Kryeqytetasit janë mposhtur si mysafirë të Deportivo La Corunas me rezultat 2-1.
Edhe pse të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Sergio Agueros (3’), ata nuk arritën ta ruanin epërsinë, pasi që vendasit përmbysën rezultatin me golat e Colotto (20’) dhe Guardado (90’). Me rezultat të ngjashëm, Sevilla ka shënuar fitore si mysafir i Tenerifes, duke vazhduar me formën e mirë dhe tashmë është barazuar me pikë me Real Madridin, që po zhvillon ndeshjen kundër Racing Santanderit.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Evertonit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Old Trafford.
Darren Fletcher i kaloi vendasit në epërsi (35’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq shënuan edhe dy herë, me anë të Michael Carrick (67’) dhe Luis Antonio Valencia (76’) për të grumbulluar tri pikë të reja. Pas kësaj fitoreje, United kthehet në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Arsenali që të shtunën u mposht nga Sunderlandi.
Pas barazimit kundër Romës, kampioni i Italisë në fuqi, Inter, i është kthyer fitores në Serie A duke e mposhtur Bolognan me rezultat 3-1.
Nerazzurët ishin mysafirë në stadiumin Stadio Dall'Ara nga arritën të nxjerrin tri pikë të plota. Diego Milito shënoi golin e parë për zikaltrit (22’), por pas vetëm një minute, Marcelo Zalayeta barazoi rezultatin. Pa përfunduar pjesa e parë (42’), SuperMario Balotelli riktheu avantazhin e mysafirëve, ndërsa në pjesën e dytë (72’) Esteban Cambiasso shoi shpresat e vendasve për barazim duke shënuar golin e tretë. Me këtë fitore Interi distancohet edhe më shumë në krye të tabelës dhe pret gabimin e Juventusit apo Milanit për t’u ndier edhe më komod në vendin e parë.
Golashënuesi i vetëm në ndeshje, Darren Bent. Skuadra e Sunderlandit ka vazhduar me formën e mirë ndaj skuadrave të kreut të Ligës Premier duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal prej 1-0.
Pas barazimit kundër Manchester United dhe pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar Lorik Cana, ka viktimizuar edhe Topçinjtë. I vetmi gol në ndeshje u shënua pas një gjuajtje nga këndi, me ç’rast me një ‘gjysmë-vole’ Darren Bent mposhti portierin Almunia (71’).
Dy nga golashënuesit, Michael Essien dhe Florent Malouda. Chelsea ka vazhduar me fitore edhe në javën e 13-të të Ligës Premier duke mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat prej 4-0.
Serinë e golave e filloi Florent Malouda në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa Michael Essien me dy golat e tij (12’ dhe 22’) vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, 3-0, në favor të Bluve. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Joe Cole (56’) pas një pasimi të Kalou. Me këtë fitore, Chelsea përforcohet edhe më shumë në krye të tabelës, duke qenë se Arsenali u mposht nga Sunderlandi, ndërsa Manchester United ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen kundër Evertonit.
Skuadra e Werder Bremenit ka shënuar fitore të lartë prej 6-0 si mysafir i Freiburgut në ndeshjen e zhvilluar në Badenova Stadion.
Mysafirët shënuan vetëm njëherë në pjesën e parë (33’) me anë të Hugo Almeida, ndërsa pesa golat tjerë i realizuan në pjesën e dytë. Në minutat e para të pjesës së dytë, Marko Marin (55’) dhe sërish Hugo Almeida (57’), ngritën epërsinë në 3-0. Tre golat tjerë u shënuan nga Mesut Ozil (67’), Naldo (73’) dhe Markus Rosenberg (82’). Me këtë fitore, Werderi ka marrë kreun e tabelës me pikë të barabarta me Bayer Leverkusen, që të dielën e zhvillon derbin e javës së 13-të kundër Bayern Munichut. Fitore të lartë ka shënuar edhe Hoffenheimi, që si mysafir e ka mposhtur 1. FC Cologne me rezultat prej 4-0. Schalke ka mposhtur Hannoverin me rezultat 2-0, ndërsa derbi i parë i kësaj jave, i zhvilluar ndërmjet Stuttgartit dhe Herthas, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku ka shënuar dy gola brenda tetë minutash për të ndihmuar ekipin e tij Nurnbeng të shënojë fitore me rezultat 3-2 në takimin në udhëtim ndaj ekipit kampion të Gjermanisë, Wolfsburg.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte pikërisht kosovari që theu rezultatin 10 minuta në pjesë të dytë, duke çuar në epërsi mysafirët (56’). Vendasit reaguan shpejt duke barazuar pas vetëm tre minutash me anë të Ashkan Dejagah (59’).Por, as Bunjaku nuk e zgjati shumë dhe pas vetëm edhe pesë minutash tjera riktheu epërsinë për Nurnberg. Kampionët barazuan sërish me anë të Grafite, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt, por tre pikët për mysafirët i vulosi Peer Kluge në kohën shtesë të ndeshjes.
Autori i golit të barazimit për Liverpoolin, Yossi Benayoun Liverpooli nuk ka arritur të shënojë fitore as në takimin e sotëm të cilin e zhvilloi përballë Manchester Cityt në Anfield, duke marrë vetëm një pikë pas barazimit 2-2.
Të kuqtë ishin ata të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Martin Skrtel katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes, pas një harkimi nga gjuajtja e lira të kapitenit Steven Gerrard.Por ‘qytetarët’ u rikthyen në lojë, duke shënuar dy gola brenda dhjetë minutash për të përmbysur rezultatin. Së pari Emmanuel Adebayor barazoi në minutën e 69-të, para se Simon Ireland t’ua sjellë avantazhin mysafirëve shtatë minuta më pas (76’).Por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin pas vetëm një minute tjetër, me anë të golit të shënuar nga Yossi Benayoun.Barazimi është i dyti këtë sezon për Liverpoolin, që tash mbledh 20 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa City gjendet një pozitë më lartë me 21 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Mesfushori kosovar Valon Behrami edhe një herë ka deklaruar se ai do t’i qëndrojë besnik klubit të tij aktual, West Ham United.
Behrami së fundi është lidhur me një rikthim në Itali në fund të këtij sezoni, ku për të janë të interesuar Roma dhe Juventusi.“Kam parë shumë shkrime në gazeta në lidhje me mua dhe se në fund të sezonit dua ta ndryshoj klubin, ose gjëra të tilla. Vetëm dua të them se këto nuk janë të vërteta. Kurrë nuk i kam thënë”.“Çdo herë kur flas, them se dua të qëndroj këtu, e shoh të ardhmen time vetëm në West Ham. Vetëm dua të sigurohem se gjithçka është e qartë. Mendoj se jam një person i drejtpërdrejtë. Gjithmonë them çfarë mendoj”, ka thënë shqiptari me nënshtetësi zvicerane.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai është një psikolog kur është fjala për sportin.
“Jam psikologu më i mirë sportiv. Jam më i mirë se ata me të cilët kam folur. Ata kanë njohuri teorike, derisa e imja është praktike”, ka thënë Mourinho gjatë konferencës javore të Interit.“Kam punuar në futboll gjithë jetën dhe e di se psikologët më të mirë sportiv janë vetë trajnerët”, ka shtuar portugezi.
Trajneri holandez, Guus Hiddink, raportohet se është i gatshëm të rikthehet te Chelsea, pas dështimit për të kualifikuar kombëtaren ruse në Kupën Botërore.
Sipas Guardian, Hiddink dëshiron të rikthehet te Chelsea në rolin e drejtorit teknik. Holandezi tha dje se do të zbulojë planet për të ardhmen e tij që në muajin e ardhshëm. Ai ka kontratë me federatën ruse deri në fund të qershorit 2010, por burime thonë se holandezi me siguri se do të largohet dhe do të marrë detyrë në Chelsea.“Ai do të rikthehet dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë nëse diçka nuk shkon në rregull. Lojtarët e Chelseat e dëshirojnë atë. Ai tashmë ka qenë në klub dhe është në gjendje ta bëjë këtë sërish”, ka thënë burimi i afërt me holandezin.
Ylli i Cleveland, LeBron James, ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 40 gjithsej, për të ndihmuar Cavaliers të shënojnë fitore 105-95 ndaj Indiana Pacers.
James kontribuoi edhe me nëntë kërcime dhe shtatë asistime për Cavaliers, të cilët ua shkaktuan Pacers humbjen e dytë radhazi. Qendra e Cleveland, Shaquille O'Neal, ka munguar edhe në ndeshjen e katërt radhazi, për shkak të lëndimit.Danny Granger shënoi 19 pikë dhe nëntë kërcime, derisa Dahntay Jones shënoi 17 pikë për Pacers.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka shprehur admirimin e tij për yllin e Liverpoolit, Fernando Torres, në prag të takimit të sotëm derbi mes dy ekipeve, që zhvillohet në Anfield.
Dje u zbulua se trajneri i Redsave, Rafa Benitez, kishte hedhur poshtë një ofertë të vlefshme plot 70 milionë funte të ardhur nga City për sulmuesin spanjoll.“Shpresoj se ai nuk do të luajë kundër nesh, pasi është një sulmues i jashtëzakonshëm. Mënyra se si ai ishte në gjendje të vijë në Ligën Premier dhe të ketë ndikimin që ka, tregon gjithçka”.“Kam thënë shumë kohë më parë se më vështirë është për sulmuesit e huaj të kenë një ndikim të menjëhershëm në Ligën Premier pasi është shumë e re për ta”, ka thënë Hughes.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se sulmuesi Pippo Inzaghi duhet të presë të shohë nëse ai do të fitojë marrëveshje të re.
Veterani tashmë nuk është fillestar i rregullt nën drejtimin e trajnerit të ri Leonardo dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.“Çdokush kontrata e të cilit skadon në qershor 2010 do të duhet të presë pranverën. Në këtë datë do të shohim se ku është Milani. Duhet të jemi një siguri të plotë se do të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Galliani.
Ronaldinho thotë se ai ndjehet mirë për karrierën e tij në Milan falë ndikimit të trajnerit Leonardo.
Milani ende është shtatë pikë prapa liderit të ligës, Interit, por disa ekspertë ende mendojnë se rosonerët mund të jenë sfidues për titull.“Është vështirë, shumë vështirë. Por jam i lumtur kur gjërat shkojnë më ngadalë. Është lehtë të punosh me Leonardon, pasi ai din se si më pëlqen të stërvitem dhe si të luaj”, ka thënë braziliani.
Eric Abidal Një lajm jo i mirë vjen për Barcelonën pasi që raportohet se mbrojtësi i Barcelonës Eric Abidal vuan nga gripi i derrit H1N1 dhe se këtij ju bashkangjit dhe Yaya Toure.
Blaugranët tani konfirmojnë se mesfushori i Bregut Të Fildishtë e ka kontraktuar virusin nga kolegu i tij, duke thënë se lojtarët ishin shprehur se nuk ndjeheshin mirë.
Gripi i derrit H1N1 e ka goditur fuqishëm La Ligan javëve të fundi, me trajnerin e Athletico Madridit Quique Sanchez Flores dhe shumë lojtarë të Ossasunas të infektuar me virusin.