Alessandro Del Piero (djathtas) u kthye nga lëndimi. Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Udineses në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Fabio Grosso (51’), i cili mposhti portierin Andanovic pas një krosimi të Martin Caceres. Me këtë fitore, Zonja e Vjetër ruan pozitë e dytë, me pesë pikë më pak se Interi dhe dy më shumë se Milani. Lajm i mirë për tifozët bardhezi ishte rikthimi në fushë i ikonës Alessandro Del Piero, i cili edhe pse nuk shfaqi formën e tij më të mirë, pritet të jetë i gatshëm në javët në vijim.
Menagjeri gjeneral i Bayern Munchen Uli Hoeness ka përsëritur se Chelsea ka bërë një ofertë gjatë verës prej 65 milion eurosh plus Bosingwan për Riberyn, ofertë të cilën e ka refuzuar vetë ai.
Hoeness insiston se Bayern nuk do të mbetet i kënaqur me më pak se 100 milion euro, dhe se për këtë gjë vendos ai dhe jo Ribery.
“Ne ende nuk kemi pranuar një ofertë prej 100 milion eurosh. Oferta më e mirë erdhi prej Chelseat : 65 milion euro plus Jose Bosingwa.”
“Ne kemi pranuar oferta dhe prej 76 dhe 80 milion eurosh.”
“Ribery kurrë nuk erdhi dhe kurrë nuk më tha se do të largohet për një shumë të caktuar.”
“Ai gjithnjë na thotë se do të dëshironte të shkoj në Real Madrid, por nëse do të dëshironim ta mbanim nuk do kishte problem.”
“Shitja e tij, kurrë nuk erdhi në konsideratë.”
“Sidoqoftë, ne dëshirojmë të krijojmë ndjenjën e të arriturit diçka këtu në Munchen.”
“Nëse ai nuk e sheh këtë potencial tonin, ai mund të largohet. Nëse Bayern thotë JO, Franck Ribery qëndron.”
Jermain Defoe shënoi pesë gola. Tottenham Hotspur ka shënuar fitore shumë të lartë kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në White Hart Lane, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 9-1.
Serinë e golave e filloi Peter Crouch në minutën e nëntë dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, brenda shtatë minutash Jermain Defoe shënoi het-trik (51’, 54’ dhe 58’), ndërsa në këtë periudhë, Wigani shënoi golin e nderit me anë të Paul Scharner (57’). Aaron Lennon ngriti epërsinë në 5-1 (64’), ndërsa sërish në skenë u paraqit SuperDefoe, i cili shënoi dy gola të tjerë (69’ dhe 87’) për të ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të golave personal në këtë ndeshje. Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Chris Kirkland shënoi autogol (88’), ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), Niko Kranjcar vendosi rezultatin përfundimtar prej 9-1 në favor të Spursave.
Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Arsenalin.
Manuel Friedrich dhe Mario Gomez në një përballje. Ndeshja kryesore e javës së 13-të në Bundesliga është zhvilluar të dielën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit, takim i cili përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1.
Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gomez në minutat e para të ndeshjes (8’), mirëpo mysafirët shumë shpejtë e barazuan rezultatin (14’) me golin e Stefan Kießling. Pas kësaj pike të fituar, Leverkuseni rikthen pozitën e parë me një pikë më shumë se Werder Bremeni, ndërsa Bayerni mban pozitën e shtatë me pikë të barabarta me Wolfsburgun.
Autori i golit të parë për Milanin, Clarence Seedorf Rosonerët kanë marrë pozitën e dytë të tabelës së Serie A duke mposhtur Cagliarin në një ndeshje që solli plot shtatë gola, të cilën Milani e fitoi me rezultat 4-3, takim ky i zhvilluar në San Siro.
Mesfushori holandez Clarence Seedorf hapi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë, por mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan pas katër minutash tjera me anë të Alessandro Matri.Fati ishte në anën e Cagliarit edhe një herë, kur Andrea Lazzari çoi në epërsi mysafirët pas 30 minutash lojë. Por rosonerët u rikthyen në ndeshje shpejt dhe shënuan edhe dy gola tjerë që në pjesë të parë.Ishte Marco Boriello ai që barazoi rezultatin shtatë minuta para pauzës mes pjesëve (38’), me Alexandre Pato që i dha epërsinë ekipit vendas dy minuta më pas (40’).Ronaldinho shtoi në 4-2 epërsinë e rosonerëve duke shënuar nga penaltia në minutën e 62-të, derisa golin e shtatë të ndeshjes e shënoi Nene pas shtatë minutash tjera, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-3.Me tre pikët e reja Milani merr pozitën e dytë në tabelë, me 25 pikë, shtatë më pak se Interi që mban kreun. Juventusi, që tash ndodhet në pozitën e tretë, mund të ringjitet një vend më lartë nëse mposht Udinesen në derbin e mbrëmjes, që zhvillohet në Olimpico to Torinos.
Kapiteni Francesco Totti ka shënuar tre gola për të ndihmuar ekipin e tij, Roma, të shënojë fitore me rezultat 3-1 në Olimpiko, në takimin e javës së 13-të të kampionatit italian ndaj Barit.
Totti kishte munguar për afro një muaj për shkak të lëndimit dhe në rikthimin e tij dëshmoi se vërtet Roma është e mangët pa të.Italiani shënoi së pari nga penaltia në minutën e 6-të të ndeshjes, pasi portieri mysafir faulli sulmuesin Mirko Vucinic. Pas tetë minutash tjera, Totti dyfishoi epërsinë për vendasit duke shënuar nga gjuajtja e lirë, për ta vulosur fitoren pas më pak se gjysmë ore lojë, me golin e tij të tretë (28’), një gol fantastik nga kapiteni i gialorosëve.I vetmi gol i mysafirëve, në fakt ishte autogol nga vendasit, pasi Marco Andreolli dërgoi topin në rrjetën e gabuar kur kishin mbetur edhe 17 minuta deri në fund të kohës së rregullt të ndeshjes.Me tre pikët e reja Roma ngjitet në pozitën e dhjetë, me 18 pikë, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm, që mban pozitën e 9-të.
Sir Alex Ferguson beson se Brazili është një kombëtare shumë më kualitative se sa Anglia dhe se pikërisht ata do ta fitojnë kampionatin e ardhshëm botëror.
“Nuk mund të shoh ndonjë përfaqësuese tjetër përveç Barzilit. Ata do të jenë përfaqësuesja e cila do të jetë vështirë të fitohet. Duhet vetëm të mendoni në futbollistët të cilët mund të gjenden në atë përfaqësuese, të gjithë janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.“Sezonin e kaluar, në Ligën e Kampionëve kishte 103 brazilianë dhe vetëm 15 anglezë. Më shumë skocezë janë në Ligën e Kampionëve se anglezë”, ka thënë Ferguson për Mail on Sunday.Anglia humbi me rezultat minimal 1-0 në miqësoren kundër Brazilit javën e kaluar.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është ndarë i kënaqur me lojën e ekipit të tij në fitoren e mbrëmshme minimale, 1-0, ndaj Racing Santander në Santiago Bernabeu.
Gonzalo Higuain ishte autori i golit të vetëm të fitores, tre pikët e të cilës e pozicionojnë Realin në maje të tabelës së La Liga, për të parën herë këtë sezon.“Ne goditëm shtyllën dy herë. Jam i kënaqur me tre pikët dhe me sigurinë tonë në mbrojtje. Është gjithmonë vështirë të rikthehesh pas 15 ditësh”.“Ne patëm një eliminim të vështirë nga Kupa e Mbretit dhe ekipi u përgjigj në mënyrën më të mirë”, ka thënë Pellegrini.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka shpjeguar se pse ai e zëvendësoi autorin e njërit prej golave, Mario Balotelli, në pjesën e dytë të lojës, në fitoren e Arbëmshme prej 3-1 ndaj Bolognas.
“Ne fituam duke luajtur mirë, pa probleme dhe e merituam rezultatin. Balotelli kishte një pjesë të parë normale, humbi një gol dhe shënoi një tjetër. E zëvendësova në pjesën dytë pasi ai kishte karton”, ka thënë Mourinho.“Përvoja më mëson se disa lojtarë mund t’i kontrollojnë emocionet kur kanë kartonë, por Mario gjithmonë luan në mënyrën e njëjtë, andaj preferova të mos rrezikoj të luaj me 10 lojtarë”, ka shtuar portugezi.
Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i bindur se ekipi i tij do të arrijë të përfundojë sezonin në mesin e katërt ekipeve më të mira të Ligës Premier.
Pavarësisht barazimit ndaj Manchester Cityt, Benitez thotë se nuk ka nevojë për panik.“Ne do të përfundojmë në top katër kur të rikthejmë lojtarët e lënduar. Kishim një ditë tronditëse me lëndime. Glen kishte probleme që në stërvitje, pastaj humbëm Agger dhe Babel”.“Kishim probleme njëri pas tjetrit. Duhej të shfrytëzonim lojtarë të cilët nuk janë stërvitur me ekipin, por megjithatë arritëm të shënojmë të parët”, ka thënë Benitez.
Chelsea mund të detyrohet të presë edhe më shumë që trajneri i kombëtares ruse, Guus Hiddink të rikthehet.
Holandezi është lidhur me një rol të drejtorit teknik në Chelsea, pas dështimit për të kualifikuar Rusinë në Kupën Botërore. Megjithatë, ai tash përmendet si një opsion për të pasuar trajnerin aq shumë të kritikuar të Argjentinës, Diego Maradona.“Kjo nuk do të ishte ide e keqe, apo? Ne njihemi mirë, dhe kjo madje do të më bënte të qeshur kur mendoj për këtë. Por unë kam kontratë me Rusinë, e cila e mbulon periudhën e Kupës Botërore”, ka thënë Hiddink në një intervistë të fundit.
Cleveland Cavaliers kanë vazhduar fitoret, kësaj here duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat 97-91.
MVP i sezonit të kaluar në NBA, Le Bron James udhëhoqi me pikë te ekipi vendas, 32, derisa Mo Williams ndihmoi me 18 pikë. Fitorja ishte e 10ta këtë sezon për Cavaliers krahas katër humbjeve. Shaquille O'Neal mungoi edhe për ndeshjen e gjashtë radhazi për vendasit.Philadelphia dështoi tmerrësisht në çerekun e katërt duke shënuar vetëm 4 nga 23 tentimet për gjuajtje. Lou Williams shënoi 22 dhe Thaddeus Young 21 për 76ers, që tash kanë pesë fitore dhe tetë humbje këtë sezon.
Fitorja me rezultat 4-0 e Chelseat ndaj Wolves është dëshmi se ata nuk kanë nevojë të blejnë në muajin janar, thotë menaxheri i klubit Carlo Ancelotti.
Michael Essien shënoi dy herë brenda 10 minutash, pasi Florent Malouda kishte çuar blutë në avantazh që në minutat e para të ndeshjes. Joe Cole kompletoi fitoren e thellë të Chelseat, që shënoi një rekord të ri prej 12 fitoresh të njëpasnjëshme në shtëpi.Ancelotti duket i ngazëllyer nga paraqitja e ekipit të tij që ishte pa lojtarët kryesorë si Deco, Frank Lampard, Michael Ballack dhe Didier Drogba.“Kjo ndeshje tregoi se ne jemi në një pozitë shumë të mirë, pasi kishim shumë lëndime para kësaj ndeshje. Por loja jonë ishte e njëjta. Ne nxorëm disa lojtarë të rinj në këtë ekip dhe në janar nëse e ruajmë këtë gjendje, nuk është e patjetërsueshme të blejmë lojtarë të tjerë. Ka shumë lojtarë të rinj dhe do t’i shfrytëzoj ata në të ardhmen këtë sezon”, ka shtuar Ancelotti.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me paraqitjen dhe golin e shënuar nga Darren Fletcher në fitoren e djeshme ndaj Evertonit.
Gjatë 12 muajve të fundit reputacioni i Fletcher është vetëm në ngritje. Ferguson është i vetëdijshëm për aftësinë e bashkëvendësit të tij, por goli i djeshëm e ka befasuar. “Darren është një lojtar që përmirësohet. Çdo vit ne kemi parë se niveli i lojës së tij shkon lart e më lartë dhe ende vazhdon kështu”.“Por duhet të them se nuk e kam pritur këtë gol. Ishte vërtet shumë mirë i shënuar”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se në mesin e topçinjve nuk ka panik, pas humbjes së djeshme ndaj Sunderlandit.
Arsenali mbrëmë u mposht me rezultat minimal 1-0 në fushë të Sunderlandit, duke humbur edhe vendin e dytë të tabelës, ku tash ngjitet Manchester United. Arsenali mbetet tetë pikë prapa Chelseat, por Wenger nuk shqetësohet për këtë“Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar. Nuk kam pritur që ata të humbin pikë kundër Wolves, aspak. Është shumë më ndryshe kur keni pauzë ndërkombëtare dhe pastaj luani në fushë të huaj”.“Mendoj se ka një dallim të madh. Nëse ne do të kishim luajtur në shtëpi ndaj Sunderlandit, mendoj se do ta kishim fituar ndeshjen”, ka shtuar Wenger.
Lionel Messi dhe Carlos Gurpegui në një luftim për top. Blaugranët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në udhëtim te Bilbao.
Takim i zhvilluar në stadiumin San Mames, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Kataluansit kaluan të parët në epërsi me golin e Dani Alves të shënuar në minutën e 54. Vetëm disa minuta pas inkuadrimit në lojë, Gaizka Toquero barazoi rezultatin (63’) pas një pasimi të gjatë me kokë të Llorentes. Ky barazim e zhvendos Barcelonën në pozitën e dytë me një pikë më pak se Real Madridi, që pas fitores minimale kundër Racing Santanderit ka marrë kreun në La Liga.