Cristiano Ronaldo, Real Madrid - SportiSot Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se dhimbja nuk do ta ndalojë atë që të jetë i pranishëm në Camp Nou për të zhvilluar mega-derbin ‘el Clasico’ kundër Barcelonës më 29 nëntor.
“Kanë kaluar gjashtë javë prej kur kam zhvilluar ndeshjen e fundit dhe ‘po vdes’ për të luajtur”. “Mund ta duroj dhimbjen dhe dëshiroj të luaj kundër Barcelonës. ‘JO’ nuk është opsion”, është cituar portugezi nga Marca.
Mesfushori kosovar, i cili verën që shkoi u transferua për 5.5 milionë euro nga Marseille te Sunderlandi, u rendit pas mbrojtësit të Arsenalit, Tomas Vermaelen, dhe mesfushorit të Liverpoolit, Alberto Aquilani, pas votimit të 20 trajnerëve të klubeve elitare në ishull.
Me paraqitjet mbresëlënëse në 13 javët e para të kampionatit anglez, 26-vjeçari ka fituar jo vetëm simpatinë e stafit teknik dhe tifozëve të Sunderlandit, por edhe të teknikeve në të gjithë Ligën Premier. Potenciali i Canës është parë në shumë ndeshje të këtij sezoni, sidomos në përballjet kundër skuadrave të mëdha, dhe jo rrallë herë është përfshirë në formacionet më të mira të javëve në kampionatin anglez.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se skuadra e tij do ta mposhtë Interin qoftë ai në lojë ose edhe nëse mungon.
Dy skuadrat takohen të martën mbrëma në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcës i nevojitet fitore për të qenë më pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt. Argjentinasi u lëndua në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe ende nuk është e sigurt pjesëmarrja e tij në dy ndeshjet e rëndësishme të katalunasve, kundër Interit (Liga e Kamionëve) dhe kundër Real Madridit (La Liga). “Do të vazhdojmë tutje. Është fat i keq që kjo ndodhi tani, sepse unë gjithmonë ëndërroj të luaj në këto ndeshje të mëdha. Nëse nuk luaj, nuk ndryshon asgjë, sepse ne jemi një skuadër fituese dhe do të jemi të suksesshëm”. “Kushdo qoftë në fushë, të mos harrojmë se ne jemi Barca dhe kemi skuadër të madhe’, ka thënë Messi për El Mundo Deportivo.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, thotë se bashkëvendësi i tij Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe mungesa eventuale e tij në takimin e nesërm, do të jetë një hendikep i madh për Barcelonën.
Për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Atletic Bilbao, Leo Messi është i pasigurt për takimin e nesërm kundër Interit dhe Milito beson se mungesa e tij do të jetë lehtësim për ekipin e tij. “Pa dyshim Messi është lojtari më i mirë në botë, ai është lojtari më vendimtar në botë. Leo mundet i vetëm t’ia sjellë fitoren ekipin në çdo moment, pasi ai nuk lojtar i zakonshëm”, ka thënë Milito.
Walter Zenga bëhet trajneri i fundit në Itali që shkarkohet nga detyra, pasi presidenti i Palermos, Maurizo Zamparini, e ka humbur durimin dhe ka vendosur ta shkarkojë atë.
“Klubi i futbollit Palermo, dëshiron të publikojë se trajneri i ekipit të parë, Walter Zenga, është liruar nga detyra e tij. Klubi dëshiron ta falënderojë Zengan në punën e tij dhe i dëshiron më të mirë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. Mbrëmë, drejtori sportiv i klubit italian paralajmëroi se Zenga do të largohet nga kreu i klubit pas fillimit të dobët të sezonit nga ana ekipit sicilian. Mediat italiane spekulojnë se ish-trajneri i Lazios, Delio Rossi si edhe ish-trajneri i Sienës, Mario Beretta, janë favoritë për ta pasuar Zengan në Palermo.
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se takimi i nesërm kundër Interit ëshë më i rëndësishëm se takimi kundër Real Madridit dhe shton se ata janë të ‘obliguar’ të fitojnë kundër nerazurëve.
Laporta ndjen se një mossukses i mundshëm ndaj Interit mund të çojë edhe në eliminim të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, ndërsa në La Liga ka edhe shumë për t’u luajtur. “Për mua takimi i nesërm është shumë më i rëndësishëm se ai kundër Real Madridit, pasi kampionati është i gjatë dhe ka kohë ta kompensojmë atë që kemi humbur, por nesër duhet të fitojmë”, ka thënë Laporta. “Mua më duket se jemi të obliguar ta fitojmë, pasi në të kundërtën me siguri do të jemi të eliminuar”, ka shtuar spanjolli.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mbështetur një ftesë për kapitenin e Romës, Francesco Totti, për t’u rikthyer në kombëtaren italiane.
Totti u rikthye në fushë pas gati një muaj mungese për të shënuar hat-trick në fitoren e djeshme prej 3-1 të Romës ndaj Barit, të zhvilluar në Olimpico.

“Ky është vendim i trajnerit. Megjithatë, Totti është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe pa dyshim se duhet të jetë në kombëtare”, ka thënë Galliani.
Fabio Grosso është i ngazëllyer që ka shënuar golin e fitores për Juventusin në takimin e mbrëmshëm ndaj Udineses që u zhvillua në Olimpico të Torinos.

Ky ishte goli i parë i mbrojtësit italian për Juventusin, që nga transferimi i tij nga Olympique Lyon gjatë kësaj vere dhe ishte vendimtar për tre pikët e reja.

“Ky gol më ka dhënë shumë emocione, veçanërisht pasi na dha tre pikë. Pas golit doja menjëherë ta përqafoja Caceres pasi ai ishte gjysma e tij. Nuk ishte një ndeshje e bukur, e dimë se mund të luajmë më mirë, por sonte më e rëndësishme ishte të fitojmë”.

“Fitorja na lejon të qëndrojmë afër Interit. Ne jemi ende prapa, por e dimë se kemi çdo shans për t’ia dalë mirë dhe për ta fituar kampionatin”, ka thënë Grosso.
David Beckham dhe ekipi i tij LA Galaxy kanë humbur në penalti ndaj Real Salt Lake, që fitoi kampionatin e parë në Major League Soccer të Amerikës.

Galaxy kaloi në epërsi katër minuta para fundit të pjesës së parë përmes Mike Magee, por Salt Lake barazoi në minutën e 64-të kur Robbie Findley shënoi nga afërsia.

Pas kohës shtesë pa gola, ndeshja shkoi në penalti. Beckham shënoi penaltinë e tij, por kapiteni i Galaxy, Landon Donovan, ishte në mesin e atyre që humbën, derisa Salt Lake fitoi 5-4 për ta fituar titullin e ligës amerikane, vetëm katër vite pasi u kyçën aty.

Beckham, i cili mori tre injeksione në gjurin e djathtë para ndeshje, ka thënë se Salt Lake e kishin merituar këtë sukses.

“Ata merituan të jenë këtu dhe merituan të fitojnë sonte në fund”, ka thënë mesfushori anglez, i cili që nga muaji janar do të rikthehet në kampionatin italian, sërish te Milani.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se nuk duhet të bëhet panik në prag të takimit të nesërm të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Kampioni evropian në fuqi, ende nuk e ka të garantuar kalimin në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve dhe nuk mund të lejojë të mposhtet nga Interi në takimin e nesërm.

“Ne nuk kemi dyshime. E dimë se duhet ta bëjmë këtë. Ne do të dalim me dëshirë dhe ambicie në fushë. Rezultatet ndonjëherë nuk dalim siç duam, por e dimë se Barca-Inter është një finale dhe do të luajmë sikur të ishte e tillë”, ka thënë Puyol.
Ylli i Real Madridit, Kaka, thotë se Barcelona nuk është favorit për derbin El Clasico që zhvillohet këtë vikend në Camp Nou.

Braziliani pranon se Barcelona luan futbollin më atraktiv, por thotë se kjo nuk i bën ata favoritë për ndeshjen e madhe.

“Barcelona luan më mirë se ne pasi ata kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo e bën dallimin, kuptimi mes lojtarëve ka nevojë për më shumë kohë”, ka thënë Kaka.

“Andaj Barcelona luan më bukur, por ne jemi më të mirë. Ne jemi liderë. Nuk mendoj se Barcelona është favorite, ne jemi liderë dhe ata janë në telashe”.

“Klubet e mëdha i kanë ciklet e tyre. Në një aspekt Reali do të fitojë shumë, shumë gjëra”, ka shtuar braziliani.
Amare StoudemirePhoenix Suns ka shkatërruar ekipin e Detroit Pistons duke e mposhtur me rezultat 117-91, për të ruajtur kështu rekordin e përkryer të tyre në shtëpi.

Amare Stoudemire shënoi 21 pikë dhe Steve Nash 20 të tjera për Phoenix, të cilët barazohen me Orlando dhe Atlanta me numrin e fitoreve të shënuara këtë sezon. Jason Richardson shënoi 17 pikë, ndërsa Nash kontribuoi edhe me nëntë asistime.

Fillimi perfekt i sezonit për Phoenix në ndeshjet në shtëpi këtë sezon (5-0), kurrë nuk u kërcënua nga Pistons, të cilët humbën ndeshjen e pestë radhazi.

Charlie Villanueva dhe DaJuan Summers secili shënuan nga 13 pikë për Pistons, të cilët ishin pa Richard Hamilton dhe Tayshaun Prince. Detroit tash ka pesë fitore dhe nëntë humbje.
Sipas mediave angleze, Chelsea planifikon të dërgojë ofertë në muajin janar në drejtim të Bayern Munichut për të marrë shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery.

The Sun shkruan se klubi nga Stamford Bridge do të ofrojë shumë rekorde për një transferim në Britani, 45 milionë funte, për francezin.

Klubi gjerman dje bëri të ditur se ata tashmë kishin refuzuar një mega-ofertë nga Chelsea për Ribery. Në anën tjetër Real Madrid besohet të ketë arritur një marrëveshje me Ribery, që ai t’i bashkohet klubit spanjoll gjatë verës së ardhshme.

Por burime të afërta me Ribery, 26-vjeçar, thonë se Chelsea i ka ofruar atij një kontratë të vlefshme 172 mijë funte në javë, që është rreth 1 milionë funte më shumë në vit se Reali.

Menaxheri i bluve, Carlo Ancelotti, i ka thënë pronarit Roman Abramovich se klubi mund të mbijetojë efektin e ndalimit të transferimit gjatë verës, nëse nënshkruan me dy lojtar në muajin janar.

Si rezultat i kësaj, Chelsea dëshiron të harxhojë afro 100 milionë funte në këtë afat kalimtar.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai e ka ditur se Jermain Defoe do të bëhet yll që kur ky ishte 14-vjeçar.
Defoe dje shënoi pesë gola për Spurs në fitoren e thellë prej 9-1 ndaj Wigan Athletic dhe Redknapp nuk ka nguruar ta lavdërojë sulmuesin.

“Jermain është një përfundues i shkëlqyeshëm. Ai është i mprehtë para golit. Nëse i jepni gjysmë shansi, ai bën hapësirë dhe e dërgon atë prapa rrjetës. Golat të cilët ai i shënoi në fitoren 5-1 ndaj Hull ishin të shkëlqyeshëm, por ai këtë e bën që nga mosha 14-vjeçare”.

“Ne e morëm atë në West Ham në moshën 15-vjeçare dhe ai ishte një makineri golash. Ai e bënte atë çdo të shtunë”, ka thënë Redknapp.

Trajneri anglez ka thënë edhe se kjo duhet të jetë një rikujtim për Fabio Capellon ta përfshijë sulmuesin në ekipin që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.
Sipas stafit mjekësor të Katalunasve ylli i Barcelonës Lionel Messi mund të shërohet nga lëndimi i tij dhe të kthehet në përballjen e Barcelonës me Real Madrid.
Argjentinasi pësoi një lëndim në këmbë gjatë barazimit të Barcelonës kundër Atletico Madrid 1-1 në San Mames. Në fillim u besua se Messi do ta humbiste ndeshjen kundër Inter por edhe kundër Real Madridit.
Megjithatë, mjekët e klubit kanë kryer analiza të reja dhe kanë deklaruar se lëndimi nuk është serioz siç është menduar në fillim, dhe se Messi do të luaj në El Clásico por mund të paraqitet edhe në ndeshjen kundër Inter.
Përpos Messi të lënduar të tjerë janë edhe Ibrahimovic, Toure dhe Rafael Marquez.