Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se çdokush e pëlqen mënyrën se si luan ekipi i Pep Guardiolas.

“Kampionët luajnë mijëra herë më mirë se Real Madridi. Është mirë për t’u parë kur luan Barcelona. Çdokush është i joshur nga ky lloj i futbollit dhe kualitetet teknike. Ne duhet të kënaqemi”.

“Manuel Pellegrini ka qenë në Real Madrid për vetëm tre muaj dhe merriton më shumë kohë për të kompletuar filozofinë e tij”, ka thënë holandezi në prag të derbit spanjoll.
Menaxheri gjeneral i Realit të Madridit, Jorge Valdano, ka lëshuar një ‘thumbim’ në drejtim të Barcelonës në prag të takimit derbi, El Clasico.

Valdano pranon se Barcelona luan futboll më të mirë, por thotë se atyre iu ka kushtuar ’20 vite’ të fillojnë të luajnë një stil të tillë.

“Barca vërtet tregon një futboll shumë të mirë, e vërtetë, dhe mbase është periudha më e mirë të cilën e kalojnë në historinë tyre. Por, atyre iu ka kushtuar 20 vite për të arritur këtë pjekuri kolektive”.

“Ne kemi pasur nevojë për vetëm katër muaj për të arritur kulmin e tabelës dhe është e padrejtë të krahasojmë se ku janë këto dy ekipe për momentin. Po, ne kemi pasur probleme me lojën atraktive, por ende po fitojmë. Dhe e kemi bërë këtë pa Cristianon”, ka thënë Valdano.
Në prag të derbit El Clasico që zhvillohet nesër në Nou Camp, Xavi Hernandez thotë se Reali i Madridit është viktimë e suksesit të Barcelonës.

“Ata kanë një filozofi tjetër, por unë e preferoj tonën”, ka thënë Xavi pasi është kërkuar të krahasojë dy klubet spanjolle.

“Tash, Madrid është viktimë e lojës tonë dhe e suksesit tonë. Ata kanë harxhuar shumë para pas triumfeve tona. Për momentin, ata po ia dalin mirë pasi ata janë mbi ne në tabelë“.

“Ne duhet të kemi shumë respekt për Madridin, pasi ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Dhe rezultati 2-6 është histori”, ka thënë Xavi.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka deklaruar edhe vetë se ai dëshiron të largohet nga ekipi italian.

31-vjeçari është i pakënaqur te Milani këtë sezon dhe është i gatshëm të largohet madje që në janar. Ai planifikon bisedime me zëvendëspresidentin Adriano Galliani.

“Nuk jam djalosh i ri në mëhallë. Kur jam mirë dua të luaj. Nuk mund të pres që kjo të ndodhë vetëm kur dikush tjetër lëndohet. Nuk jam i lumtur. Nuk është në rregull. Do të flas me Gallianin dhe do të shohim se çfarë vendimesh mund të merren”, ka thënë Gattuso.
Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka thënë qartas se sulmuesi italian Luca Toni duhet të kërkojë një klub të ri.

Sulmuesi ka qenë i parrehatshëm në ekip që kur holandezi Van Gaal arriti në stolin e ekipit gjerman dhe duket se mosmarrëveshjet mes tyre tashmë kanë arritur kulmin.

“Ai është një prej atyre që tha se dëshiron të largohet, andaj duhet të fillojë të kërkojë klub të ri. Vendimi përfundimtar pa dyshim do të merret nga klubi, por unë do të kem ca ndikim në këtë po ashtu”.

“Të gjithë lojtarët i kanë shanset e tyre, por ata duhet të përgjigjen ndaj kërkesave të Bayernit, ashtu që ata të mund të konsiderohet si profesionistë të vërtetë”, ka thënë Van Gaal.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka kritikuar paraqitjen e ekipit të tij në humbjen e mesjavës nga Barcelona.

Barca ishte pa yjet si Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic, por mposhti mysafirët me rezultat 2-0.

“Ekipi as që u pa në fushë dhe duhet ta themi këtë. Të martën ekipi ynë ishte superior ndaj spanjollëve (sa i takon lojtarëve). Nuk ka kurrfarë problemi me Mourinhon. Ai e ka besimin tim të plotë. Ka qenë një udhëtim i pa vlerë“, ka thënë Moratti.
Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka nënshkruar marrëveshje të re me kampionin e Evropës dhe Spanjës, Barcelonën.

Siç ka konfirmuar Barcelona këtë mëngjes, Iniesta ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2015 dhe po ashtu përfitimet e tij janë rritur.

Mesfushori e ka vazhduar marrëveshjen për një vit, nga 2014 deri në 2015, ndërsa në kontratën e tij e ndryshuar është edhe klauzura blerëse e cila tash kap shifrën prej 200 milionë euro.

Pas Iniesta, Carles Puyol dhe Victor Valdes, është radha për t’u diskutuar marrëveshja e re me Gerard Pique.
Sulmuesi i Tottenhamit, Peter Crouch, beson se këtë sezon Spurs do të mund të arrijnë te një vend i cili dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e kaluar Tottenhami e shkatërroi Wiganin duke e mposhtur me rezultat të pabesueshëm, 9-1, që ka ngitur besimin te djelmoshat e trajnerit Harry Redknapp.

Peter Crouch beson se këtë sezon ata mund ta thyejnë katërshen e madhe dhe të plasohen në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Nëse nuk mund të nxirrni vetëbesim nga kjo ndeshje, atëherë nuk e di se nga ku mundeni. Ishte një ndeshje në të cilën secili dëshiron të luajë“.

“Vetëm duhet të vazhdojmë kështu dhe do të jemi në top katërsh. Të gjithë besojmë se kemi kualitet të mjaftueshëm për ta bërë këtë, por nuk dëshirojmë të flasim shumë, duam ta tregojmë atë në fushë“, ka thënë sulmuesi anglez.
Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Gibbs, do të jetë rreth tre muaj jashtë fushës për shkak të një lëndimi të këmbës.
Gibbs u lëndua gjatë ndeshjes së Ligës së kampionë vekundër Standard Liege të martën dhe të dhënat e fundit thonë se ai do të qëndrojë jashtë fushe për rreth tre muaj.

Për shkak të lëndimit të Gael Clichy, ky duhej të ishte momenti i duhur që Gibbs të tregojë veten dhe të përfshihet në klub, por ky lëndim vjen në momentin më të padëshiruar.

Sigurisht Armand Traore do të jetë mbrojtësi i majtë i Arsenalit për takimin e të dielës kundër Chelseat, që zhvillohet në Emirates Stadium.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se është në pikëpyetje paraqitja e William Gallas në ndeshjen e të dielës kundër Chelseat.
Gallas ka lëndim në nyje që megjithatë nuk është shumë problematik, por ka edhe problem me syrin që është arsyeja kryesore për dyshimin e tij.

“Paraqitja e Gallas është e dyshimtë, për fat të keq nuk mund të them se ai do të luajë. Nyja do të bëhet mirë, por syri është ende shumë, shumë i pezmatuar”, ka thënë Wenger
Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, i ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga Old Trafford.
Mediat shpesh kanë spekuluar për një largim të serbit nga Anglia, ku si destinacione të mundshme janë përmendur Barcelona dhe Milani.

“Kam nder që jam pjesë e këtij klubi për aq shumë vite dhe nëse do të mund të isha një prej shtyllave mbi të cilat do të ndërtohet ekipi i ri, do të jem shumë i kënaqur”.

“Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem dhe të luaj në vend tjetër. Janë njerëz tjerë që flasin ose shkruajnë këtë. Nuk dua të flas më shumë, pasi nuk mund t’i ndaloj njerëzit të spekulojmë”, ka thënë Vidic.
Valencia është në kërkim të një fubtiollisti i cili do ta zëvendësojë David Villan, futbollist i cili pritet të largohet nga klubi spanjoll madje që në janar.
Villa ëshët një prej futbollistëve më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, por edhe çimi i tij duhet të jetë mjaft i lartë.

Barcelona, Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City, janë lidhur me një transferim të spanjollit.

“Largimi i Villa do të varet nga ajo nëse do të gjejmë një zëvendësim adekuat për të. Për momentin klubi punon në këtë drejtim, por këtë vendim nuk e kam unë. Valencia gjithmonë do të jetë një ekip i madh dhe nuk do të varemi nga një ose dy futbollistë”, ka thënë trajneri Unai Emeri.
Sipas mediave italiane, klubet më të mira evropiane janë të interesuar seriozisht për shërbimet e Juan Manuel Vargas.
Fiorentina mund të jetë e kënaqur nga forma momentale dhe progresi në Ligën e Kampionëve, por Viola vazhdon të shqetësohet nga interesimi shumë i madh i ekipeve më të mëdha evropiane për yllin e klubit, Vargas.

26-vjeçari peruan, i cili luan përgjatë gjithë krahut të majtë, mund të thuhet se për momentin është futbollisti më i mirë i Fiorentinës. Për të Viola i pagoi 12 milionë funte kipit të Cattania kur e transferoi verën e kaluar, pasi më herët shiti Filipe Melon te Juventusi për një shumë dyfish më të madhe.

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United raportohet se janë të gatshme të ndajnë rreth 25 milionë funte për Vargas. Megjithatë nëse Fiorentina do të vendosë ta shesë apo ta mbajë mbetet të shihet deri në fund të sezonit.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, nuk e ka mohuar mundësinë për të kaluar në kampionatin spanjoll.
Mediat në Itali gjithnjë e më shumë spekulojnë se besimi në mes të presidentit të Interit, Massimo Moratti, dhe trajnerit Jose Mourinhos, tashmë është thyer.Interi pati një paraqitje të dobët kundër Barcelonës, pas të cilës u paraqiten dyshime për aftësitë e trajnerit portugez për t’ia sjellë trofeun aq shumë të dëshuruar, atë të Ligës së Kampionëve, këtij klubi.Mediat spanjolle shkruajnë se destinacioni i ardhshëm i Mourinhos, nëse ai shkarkohet nga Interi mund të jetë Real Madridi.“Isha trajner në Angli, tash jam në Itali. Kush e di nëse një ditë do të jem trajner në Spanjë?”, ka thënë Mourinho për gazetën portugeze Record.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, mendon se Rafael Benitez është personi i duhur i cili do të mund ta nxjerrë në dritë ekipin anglez.
Torres ka besim në Benitez edhe krahas dyshimeve nga mediat në kualitetet e spanjollit, pas eliminimit të të kuqve nga Liga e Kampionëve dhe paraqitjeve të dobëta në Ligën Premier.“Benitez ka treguar se është personi i duhur për ta çuar Liverpoolin përpara. Tash është koha të gjithë të të jemi të bashkuar, që nga menaxheri deri te personi më së paku i rëndësishëm i stafit profesional, pasi të gjithë dëshirojmë t’i bëjmë të lumtur fansat fantastik me lojën tonë”.“Duhet të jemi të bashkuar dhe të përfundojmë sa më lartë që është e mundur në tabelën e Ligës Premier. Jam i bindur se në fund do të përfundojmë në top katërshe”, ka thënë Torres.
Kapiteni i Chelset, John Terry, mendon se blutë ende nuk e kanë gjetur formën më të mirë në Ligën e Kampionëve edhe krahas asaj që pa probleme e kanë siguruar pozitën e parë në grup.
Chelsea të mërkurën mposhti me rezultat minimal në fushë mysafire portugezët e Portos dhe siguroi pozitën e parë në grupin D një rund para përfundimit të fazës grupore. Por Terry mendon se Chelsea mund të përmirësohet ende.“Ende nuk kemi kaluar në shpejtësinë më të madhe në Evropë. Ende ka hapësirë për përmirësim. Për momentin, mënyra në të cilën luajmë dhe vetëbesimi të cilin e kemi, mund vetëm të na çojë në kahe pozitive. Mund të punojmë më mirë dhe të gjejmë zgjidhje për gabimet të cilat i kemi bërë”, ka thënë Terry.
Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, e ka përjashtuar sulmuesin Antonio Cassano nga ekipi që do të jetë pjesë e Kampionatit Botërorë, Afrika e Jugut 2010.
Mediat italiane një kohë të gjatë kanë bërë presion që Antonio Cassano të fitojë thirrje nga ekipi kombëtar, por Lippi i ka injoruar shkrimet e tyre. Strategu italian ka vendosur që tash të ‘sigurojë’ se Cassano nuk do të jetë pjesë e Botërorit.

“Më vjen keq për Cassano, ai është një djalosh shumë i mirë, por unë kam idetë e mia, edhe nëse paraqitet ndonjë situatë e jashtëzakonshme”, ka thënë Lippi.

“Të gjithë thonë se unë jam kokëfortë dhe arrogant, por e meta ime e vërtet është që jam i kuptueshëm. Tifozët dhe gazetat janë si partitë politike, secili e ka kandidatin e tyre për kombëtare”.

“Arsyeja se pse nuk jap shpjegim për zgjedhjen time, është se kjo do të krijojë edhe situata të tjera. Kam idetë e mia personale”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Liveproolit, Javier Mascherano, edhe pse vuan për eliminimin nga Liga e Kampionëve, tash ka kthyer vëmendjen e tij kah fitoret në ndeshjet tjera.
“Të gjithë në klub jemi shumë të zhgënjyer, ndjenja është e pakëndshme. Liga e Kampionëve është një garë e veçantë për ne, por u eliminuam, andaj duhet të vazhdojmë më tej”.

“Tash jemi në një garë tjetër dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë. Nuk do të jetë problem për motivim. Motivim është vetë fakti që luan për Liverpoolin”, ka thënë mesfushori argjentinas.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrota, është i vetëdijshëm se rosonerët luajnë më vështirë në shtëpi, por nuk e di se cila është arsyeja për këtë.
Milani luan keq në Ligën e Kampionëve në San Siro, pasi nga tre ndeshjet e zhvilluara nuk ka arritur ta fitojë asnjërin, për ndryshim nga ndeshjet në udhëtim ku ka 100% sukses.

“Ndjejmë lodhje pasi, krahas çdo respekti për Marseille, ne kishim dy ditë më pak. Ata luajtën në fillim të vikendit dhe ne të dielën. Në pjesën e dytë kjo ishte vendimtare. Ata ishin më të freskët dhe më aktiv. Por ne mund të jemi të kënaqur pasi jemi më afër fazës së ardhshme”, ka thënë Zambrota.

“Nuk mund të kuptoj se pse luajmë më vështirë në San Siro, por po ashtu është e vërtetë se merituam ta fitojmë Zurichun këtu. Por do të fitojmë në Zvicër dhe do të kualifikohemi”, ka shtuar ish-lojtari i Barcelonës.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, nuk është ndarë i kënaqur me lojën e Real Madridit në ndeshjen kundër Zurichut.
Mbretërit mbrëmë shënuan fitore minimale 1-0 ndaj ekipit zviceran, me golin e Gonzalo Higuain, por Pellegrini nuk është i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij në prag të ndeshjes së madhe kundër Real Madridit, El Classico, që zhvillohet këtë vikend në Nou Camp.

“Jemi të shqetësuar pasi nuk luajtëm ashtu siç dëshiruam. Nuk luajtëm teknikisht ashtu siç dëshirova. Por në anën tjetër në mbrojtje ishim të shkëlqyeshëm. Na mungonte kreativiteti, lëvizshmëria dhe ca fati. Kishim raste por nuk shënuam”, ka thënë kiliani.